• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfar konsideroni me fjalen ''TABU''

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Une them se cdo gje qe quhet e paprekshme dhe qe ndalohet te cenohet a te zihet ne goje. Ka lidhje te ngushte me te moralshmen ne shoqerite e mbyllura ,ku cdo veprim i ndermare do te analizohet-komentohet nqs eshte shkelur rregulli i heshtur i respektimit te tabuve apo jo. Pra flitet per nje fenomen X i cili nuk ka shtrirje dhe mirkuptim nga te gjithe ,ne nje kohe e ne nje vend te caktuar..


Qka eshte per ju Tabu ? cilat gjera jan per ju Tabu ?
 

T3chn1cal

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 6, 2011
Postime
78
Pikët
0
Përgjigje e: Cfar konsideroni me fjalen ''TABU''

Tabu !! Huhhh
Vet jeta qe shqiptari ka esht vet Tabu e nuk di se si ta cilesosh me sakt se kush esht tabu e kush jo. Fjala tabu per ne shqiptaret nis qe ne momentin qe nje shqiptar lind dhe vazhdon me te deri ne vdekje. Bile bile dhe kur ham buk per ne esht dicka tabu. Tabu-ja do vazhdoj me ne deri ne fundin e botes sepse vendi ku ne kemi lindur esht vet tabu!
 

bomber

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 4, 2010
Postime
142
Pikët
0
Përgjigje e: Cfar konsideroni me fjalen ''TABU''

tabute perfshijne kufizimet ne seksin,vdekjen, ndalesat ne diete(per arsye fetare,haram apo hallall si i quajn keta muslimanet).zakonet sociale etj etj s'po zhgjatem shume.
ne shqiperi tabute jane te shumta dhe te forta akoma.
psh, komplimenti eshte nje tabu akoma ne shqiperi, ta ilustroj me nje shembull banal.
nese nje femre te huaj i ben nje kompliment te sheh me admirim, ose te pakten te falenderon, ne shqiperi nuk eshte cudi te hash shpulla.
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Cfar konsideroni me fjalen ''TABU''

Tabu eshte per mua gjithcka qe eshte jashe normave morale dhe shoqerore.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Cfar konsideroni me fjalen ''TABU''

Vec dy postime nder te tjerat qe lexova , mendoj se jane afer temes...
Tabu-ja - kuptimin e se ciles edhe Puffe_ e ka thene qarte disi, ne perkufizim te tij eshte : Ndalimi per te bere, kryer nje veprim te caktuar, per te zene ne goje nje fjale, per te perdorur nje send, etj qe fillimisht "zbatohej" nga fiset primitive dhe qe nuk duhej te shkelej, sepse sipas bestytnive, shkelja ndeshkohej nga fuqite e mbinatyrshme,,,
Tani perdoret rendom...edhe pse larg atij perkufizimi...

Nuk kam ndonje mendim tani se cfare Mund te Jete Tabu per mua nese do i pergjigjesha pyetjeve ne fillim te temes.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Cfar konsideroni me fjalen ''TABU''

Dicka qe duhet shkel. Nje rregull qe duhet prish.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,880
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Ndërkaq unë në një moment ( nga përvoja jetësore ) kam thënë:

Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat/ temat tabu

Temat tabu i krijojnë njerëzit që kanë faje. Ky grup njerëzish për të fshehur të metat e veta krijojnë/urdhërojnë dicka që s’duhet të flitet - tabu, që mos të bisedohet e mos të ketë fërkime rreth gabimeve e lëshimeve të tyre që të shumtën e herës janë shumë të mëdha.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,880
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Tabu nuk eshte shqip Demke
Ke të drejtë, por nuk kemi fjalë përkatëse në gjuhën shqipe për të zëvendësuar këtë fjalë. Ndoshta fjala ndalesë, ndalim ( MOS FOL! MOS E PËRMEND!) do të mund të përdorej por nuk e përmbush plotësisht kuptimin e kësaj fjale, në konetekstin që ne e përdorim.

Ja kuptimi i fjalës TABU

TABU f. sh.
1. etnogr. gjuh. Ndalim për të kryer një veprim
të caktuar, për të zënë në gojë një fjalë, për të
përdorur një send etj., që zbatohej te fiset
primitive (ose që zbatohet edhe sot te disa
popuj në gjendje fisnore) dhe që nuk duhej të
shkelej, sepse, sipas besëtytnive, ndëshkohej
nga fuqitë e mbinatyrshme; veprimi, sendi a
fjala, që ndalohej a ndalohet në këtë mënyrë.
Vuri dorë në një tabu. Ishte bërë tabu.
2. fig. libr. Diçka që quhet e paprekshme, që
ndalohet të cenohet a të zihet në gojë. Fjalë
tabu. Është bërë tabu.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,108
Pikët
113
Te kesh dicka per gjynah apo te mbash dicka per gjynah ishte shprehja e gjyshes time per te zevendesuar fjalen TABU.

Psh: Babi n'a thoshte gjithmone se e lire eshte kripa ne Durres POR e shtrenjton qeraja e rruges. Ndaj te hedhesh kripen eshte TABU.
Gjyshja thoshte eshte gjynah te hedhesh kripen.

Shikon ngjashmeri ketu ti Masha?


El
 

Xhenet

Amoureus ❤️♥️
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
4,533
Pikët
113
Vendndodhja
Ne mes endrrave dhe realitetit
Kur isha e vogel mund te theme deri 11 vjeqe,kam menduar qe kam linde, (jam dal) nga cicatrices de l'anppandicite qe kishte mami, edhe kesaj i thuhet tabou ?
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
19,662
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Kur isha e vogel mund te theme deri 11 vjeqe,kam menduar qe kam linde, (jam dal) nga cicatrices de l'anppandicite qe kishte mami, edhe kesaj i thuhet tabou ?
Hahahhahaha e pse i thuhet tabu apo e kishe te ndaluar ta shikoje cfare e kishe -qesh-

Ska lidhje ajo qe ke sjell ti @Xhenet me fjalen

TABU f.
  1. etnogr. gjuh. Ndalim për të kryer një veprim të caktuar, për të zënë në gojë një fjalë, për të përdorur një send etj., që zbatohej te fiset primitive (ose që zbatohet edhe sot te disa popuj në gjendje fisnore) dhe që nuk duhej të shkelej, sepse, sipas besëtytnive, ndëshkohej nga fuqitë e mbinatyrshme; veprimi, sendi a fjala, që ndalohej a ndalohet në këtë mënyrë. Vuri dorë në një tabu. Ishte bërë tabu.
  2. fig. libr. Diçka që quhet e paprekshme, që ndalohet të cenohet a të zihet në gojë. Fjalë tabu. Është bërë tabu.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,880
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Te kesh dicka per gjynah apo te mbash dicka per gjynah ishte shprehja e gjyshes time per te zevendesuar fjalen TABU.

Psh: Babi n'a thoshte gjithmone se e lire eshte kripa ne Durres POR e shtrenjton qeraja e rruges. Ndaj te hedhesh kripen eshte TABU.
Gjyshja thoshte eshte gjynah te hedhesh kripen.

Shikon ngjashmeri ketu ti Masha?


El
Jo. Tabu ishte aso kohe te thoshe: mungon edhe kripa, sepse Partia sederleshe ( e dktatures ) te konsideronte armik te Partise po te thoshe mungon kjo a ajo.

tabu dmth eshte te mos guxosh ta permenesh nje te vertete!
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,108
Pikët
113
Jo. Tabu ishte aso kohe te thoshe: mungon edhe kripa, sepse Partia sederleshe ( e dktatures ) te konsideronte armik te Partise po te thoshe mungon kjo a ajo.

tabu dmth eshte te mos guxosh ta permenesh nje te vertete!
Te paska ndryshuar stili i te shkruarit Bac Ademi.

Te thuash fjalen KANCER eshte taboo ndaj i themi edhe qoftelargu.

Taboo nuk eshte frika te permendesh nje te vertete POR frika nga dicka qe nuk eshte nen kontroll te askujt.

Mallkimi ose nemja e dikujt duhet te jete TABU per mendimin tim. Keshtu n'a ka mesuar gjyshja.

I vetmi mallkim qe ka dale nga goja ime eshte fjale "pocaqi" apo "ndyresire".


Elle
 

ricky_ch

*************
Anëtar
Feb 16, 2015
Postime
944
Pikët
93
Konkretisht, tabu është diçka ndaj se është edhe turp.
Psh. është turp të flas babi me vajzën, dhe nëna me djalin
për diçka që i përket seksit., sidomos ca udhëzime para martesës...,
ose nëna e lan çunin, deri tek nje moshë, por mandej është tabu.
Andaj kemi si pasojë "incestin"... Mendoj, se diçka e tillë
është e mirë, jo se cënohet liria e dikujt, por që shoqëria jonë
mos të dalë jashtë binarëve "së normales"...
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,108
Pikët
113
Incesti duhet t'a kete origjinen tek familjet e izoluara ose qe jetojne larg botes njerezore. Kjo per arsye te ndryshme.

Sapo me solle ndermend filmin Crimson Peaks. Ne kete film protagonistet kryesore jane nje moter e nje vella te cilet jetojne ne nje shtepi e cila ka qene dikur shume e hijshme. Ata vrasin nenen e tyre qe eshte abuzuese dhe duke qene larg cdo rruge kalimi ata kryejne marrdhenie incesti midis tyre. Motra e dashuron shume te vellane dhe eshte xheloze kur ky i fundit bie ne dashuri me nje bjondinke te bukur.

Ai, faktikisht, bie ne dashuri me bjonden dhe martohet me te. Por duke patur frike se mos motra e tij vret gruan e tij ai e siguron qe ai e ben nje gje te tille per interes parash. Gruaja e tij e ka babane shume te pasur dhe ata duan te rregullojne shtepine e tyre.

Te keshilloj t'a shohesh. Eshte film i bukur por nuk eshte per ata qe e kane zemren e dobet.


Elle
 

Xhenet

Amoureus ❤️♥️
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
4,533
Pikët
113
Vendndodhja
Ne mes endrrave dhe realitetit
Hahahhahaha e pse i thuhet tabu apo e kishe te ndaluar ta shikoje cfare e kishe -qesh-

Ska lidhje ajo qe ke sjell ti @Xhenet me fjalen

TABU f.
  1. etnogr. gjuh. Ndalim për të kryer një veprim të caktuar, për të zënë në gojë një fjalë, për të përdorur një send etj., që zbatohej te fiset primitive (ose që zbatohet edhe sot te disa popuj në gjendje fisnore) dhe që nuk duhej të shkelej, sepse, sipas besëtytnive, ndëshkohej nga fuqitë e mbinatyrshme; veprimi, sendi a fjala, që ndalohej a ndalohet në këtë mënyrë. Vuri dorë në një tabu. Ishte bërë tabu.
  2. fig. libr. Diçka që quhet e paprekshme, që ndalohet të cenohet a të zihet në gojë. Fjalë tabu. Është bërë tabu.
E di domethenjen e fjales tabu Viking, ishte shaka nga ana ime
 

Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
14,585
Pikët
113
epo ja...do te besh dicka edhe se ben, sepse e di qe do gjykohesh per keq, edhe e le fare. ?
 
Top