• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare do i thonit ne sy njeriut te zemres?

Heshtje

V.I.P
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
3,928
Pikët
113
Medito ti
se e une frymezim po marr `dance`

Mrekulli

Mrekulli, ke emrin grua, edhe nënë, edhe bijë
Se mer flakë edhe ndriçon si të ishe një shkëndijë
Në një vatër ku po digjet dru i jetës pambarim
E thëngjijtë mbeten ndezur që tani në amëshim.

Mrekulli ke emrin vajzë kur në ëndërr më del shpesh
Me ca flokëra të gjata që i kreh pasqyrës thjesht
Edhe loz bukur të ardhmen sepse jetë është pak magji
Kush e di o Zot çfarë bëhet Zot i madh më thuaj ti.

Mrekulli ke emrin femër, kur e sheh dalldisesh shumë
E pastaj të del në ëndërr kur je zgjuar dhe në gjumë
Dhe i del përballë gjithë botës veç ta kesh përkrah gjithmonë
Sepse gjysmë jemi lindur edhe një u bëmë më vonë.

Mrekulli ke emrin ëngjëll e mbështjellë me vel pa ngjyrë
Sa përgjunjemi të gjithë kur të shohim në fytyrë
E të mbajmë brënda në gji të jesh Shën Maria vallë
Se nëse s'do ishe ti, njërëzia s'do ish gjallë.

Sot e kam emrin Fatmir !`dance`

F Gj
Une i bie ta kem emrin Fatlume 🙄🙄...
Sdq jo per te qene pinjolle, po Fatmiro mduket se mke ngatrru
 

Buzeqeshje

E Bekuar
Anëtar
Oct 3, 2010
Postime
9,880
Pikët
113
Po bie serish ne dashuri me ty me shum se cdo here me shume se 11 vite me pare. Jemi rritur bashke. Kohet e veshtira qe kaluam e po kalojm na kan lidhur si kurr me pare.
 
Top