• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare do te benit per njeriun e zemres?

Rozana

Anëtar i ri
Anëtar
May 6, 2010
Postime
20
Pikët
0
Vendndodhja
prishtina
do beja cdo gje te mundur dhe te pa mundur,do jepja cgjithcka qe ta shihja gjithmin aq te lumtur sa isha sot``love````love````love``
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

me duket se eshte hap kjo tem po ska gje je e re do mesohesh :p

tema: gjithcka do kisha be :)
 

God'o

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 7, 2010
Postime
173
Pikët
0
Vendndodhja
Ireland
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

Kaq e lumtur paska qen kjo vajza sa gjysmat e shkronjave i ka ngren dhe gjysmat e koheve dhe trajtave i paska len rruges ahahaaaaa
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

Nese ai ben per mua pak une dhe nje here dupllo per ate si ajo paguj nje mer dy :)
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Doni të jeni të lumtur? Një paketë me këshilla


Doni që të jeni përherë të gëzuar dhe të kaloni ditë të lumtura? Natyrisht që sekretin e kësaj nuk e ka gjetur askush që ka jetuar në këtë botë, por ama studiues të veçantë janë përpjekur të hulumtojnë se cilat janë rrugët e duhura që të afrojnë drejt kësaj.

Ja se ç’këshilla konkrete jep një formulë e shpërndarë në miliona njerëz në botë, për të patur sa më shumë gëzim në ditët tuaja dhe që bilanci i jetës të jetë më shumë lumturi, sesa dëshpërim apo trishtim...

Mos e krahaso jetën tënde me të të tjerëve. Nuk keni idenë sa kanë hequr ata për të arritur deri aty. Mos krijo mendime negative për gjërat që nuk mund t'i kontrollosh. Në vend të kësaj investoje energjinë tënde në momentin pozitiv të tanishëm. Mos tejkalo. Mbaji kufijtë e tu. Mos e merr veten shumë seriozisht. Askush nuk e merr. Mos e humb energjinë tënde të çmuar në thashetheme. Ëndërro më shumë kur je zgjuar. Lakmia është e përkohshme. Ti i ke të gjitha që të duhen. Harroji gjërat nga e kaluara. Mos ia kujto partnerit gabimet e tij / saj të së shkuarës. Kjo do të shkatërrojë lumturinë tuaj të momentit. Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar duke i urryer të tjerët. Mos i urrej njerëzit. Bëj paqe me të kaluarën tënde që të mos e dëmtosh të tashmen.

Askush nuk është i detyruar për lumturinë tënde, përveç teje. Realizoje jetën sikur ajo të jetë shkollë dhe ti të jesh këtu për të mësuar.. Problemet janë thjesht pjesë të programit mësimor që shfaqen dhe zhduken sikur mësimet e algjebrës, por mësimet që mëson do të mbesin përjetë. Buzëqesh dhe qesh më shumë. Nuk ke nevojë ta fitosh çdo argument. Pajtohu me mospajtimin. Shoqëria: Kontaktoje familjen tënde sa më shpesh. Çdo ditë jepju nga diçka të tjerëve. Fali të gjithë për gjithçka. Vendi yt i punës nuk do të mërzitet për ty kur të jesh sëmurë. Miqtë e tu po. Mbaje kontaktin me ta. Bëj gjërat e duhura!

Lirohu nga çdo gjë që nuk është e nevojshme, nuk është e bukur dhe që nuk të jep kënaqësi. Cilado situatë, e mirë ose e keqe, do të ndryshojë. Pavarësisht se si ndihesh, ngrihu, vishu dhe duku. Më e mira ende nuk ka ardhur. Kur zgjohesh në mëngjes i gjallë, falënderoje Zotin për këtë. Brendësia jote duhet të jetë gjithmonë e lumtur, prandaj bëhu i/e lumtur.
 

Arianiti

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 16, 2010
Postime
96
Pikët
0
Përgjigje e: Doni të jeni të lumtur? Një paketë me këshilla


doni që të jeni përherë të gëzuar dhe të kaloni ditë të lumtura? Natyrisht që sekretin e kësaj nuk e ka gjetur askush që ka jetuar në këtë botë, por ama studiues të veçantë janë përpjekur të hulumtojnë se cilat janë rrugët e duhura që të afrojnë drejt kësaj.

Ja se ç’këshilla konkrete jep një formulë e shpërndarë në miliona njerëz në botë, për të patur sa më shumë gëzim në ditët tuaja dhe që bilanci i jetës të jetë më shumë lumturi, sesa dëshpërim apo trishtim...

Mos e krahaso jetën tënde me të të tjerëve. Nuk keni idenë sa kanë hequr ata për të arritur deri aty. Mos krijo mendime negative për gjërat që nuk mund t'i kontrollosh. Në vend të kësaj investoje energjinë tënde në momentin pozitiv të tanishëm. Mos tejkalo. Mbaji kufijtë e tu. Mos e merr veten shumë seriozisht. Askush nuk e merr. Mos e humb energjinë tënde të çmuar në thashetheme. ëndërro më shumë kur je zgjuar. Lakmia është e përkohshme. Ti i ke të gjitha që të duhen. Harroji gjërat nga e kaluara. Mos ia kujto partnerit gabimet e tij / saj të së shkuarës. Kjo do të shkatërrojë lumturinë tuaj të momentit. Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar duke i urryer të tjerët. Mos i urrej njerëzit. Bëj paqe me të kaluarën tënde që të mos e dëmtosh të tashmen.

Askush nuk është i detyruar për lumturinë tënde, përveç teje. Realizoje jetën sikur ajo të jetë shkollë dhe ti të jesh këtu për të mësuar.. Problemet janë thjesht pjesë të programit mësimor që shfaqen dhe zhduken sikur mësimet e algjebrës, por mësimet që mëson do të mbesin përjetë. Buzëqesh dhe qesh më shumë. Nuk ke nevojë ta fitosh çdo argument. Pajtohu me mospajtimin. Shoqëria: Kontaktoje familjen tënde sa më shpesh. çdo ditë jepju nga diçka të tjerëve. Fali të gjithë për gjithçka. Vendi yt i punës nuk do të mërzitet për ty kur të jesh sëmurë. Miqtë e tu po. Mbaje kontaktin me ta. Bëj gjërat e duhura!

Lirohu nga çdo gjë që nuk është e nevojshme, nuk është e bukur dhe që nuk të jep kënaqësi. Cilado situatë, e mirë ose e keqe, do të ndryshojë. Pavarësisht se si ndihesh, ngrihu, vishu dhe duku. Më e mira ende nuk ka ardhur. Kur zgjohesh në mëngjes i gjallë, falënderoje zotin për këtë. Brendësia jote duhet të jetë gjithmonë e lumtur, prandaj bëhu i/e lumtur.
shume e vertet.
 

Noe

V.I.P
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
7,793
Pikët
113
Përgjigje e: Doni të jeni të lumtur? Një paketë me këshilla

Lumturia e vertete eshte dashuria qe japim dhe marrim .
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...




Statistikat kanë filluar të "çmenden". Ato flasin gjithnjë e më shumë për një numër të madh rastesh të martesave që përfundojnë në ndarje.
Shumë njerëz pohojnë se duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në zgjedhjen e shokut të jetës së tyre. Pas njëzet vjet martese njerëzit i mendojnë dhe i gjykojnë situatat me gjakftohtësi. Kështu ata zbulojnë se një pjesë e madhe e jetës së tyre përbëhej nga gabime, mungesa dhe faje të cilat nuk ishin marrë në konsideratë. Dhe, papritur, kaq vite të jetës bashkëshortore shndërrohen në një të kaluar të largët.

Në ditët e sotme, fakti i një ndarjeje nuk përbën ndonjë lajm të veçantë. Ndarjet janë bërë thuajse një rutinë e zakonshme, e përditshme. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është se ndarjet në martesat me një jetëgjatësi të madhe janë bërë diçka e shpeshtë kohët e fundit. Është e vështirë të kuptohet se si dy njerëz që kanë jetuar 20-30 vjet së bashku, të vendosin të ndahen. Por s'ke ç'bën. Pavarësisht nga arsyet, shkaqet që çojnë në një ndarje të tillë, tashmë është fakt i pakundërshtueshëm se numri i divorceve në martesat afatgjata rritet vazhdimisht, me ritme të çmendura. Ku do të shkojë vallë?!

Shkaqe që shtyjnë në ndarje

Të shumta janë arsyet që mund të shtyjnë një martesë afatgjatë në ndarje. Një prej tyre është rrënimi fizik i marrëdhënies, për shkak të kalimit të kohës. Kur vetë çifti nuk përpiqet ta rinovojë këtë marrëdhënie, natyrisht që do të vijë monotonia dhe më pas shkatërrimi. Mënyra me të cilën u ndërtua lidhja në të kaluarën përbën një arsye që mund të çojë në ndarje pas shumë vjetësh martese. Nuk ekzistonte gjithnjë në shoqëri liria për të zgjedhur shokun e jetës.



Shumë femra detyroheshin prej familjeve të tyre ose nga rrethanat e jetës, të martohen me një burrë të caktuar me të cilin bënin fëmijë dhe vazhdonin jetën me të mirat dhe të këqijat që mund të sillte një marrëdhënie e tillë. Në rastet më të shumta çifti jeton me të gjitha problemet që i paraqiten në jetë, dhe në çastin kur çlirohet nga detyrimet ndaj fëmijëve, d.m.th kur fëmijët kanë arritur moshën e pjekurisë, vendosin të ndahen, duke realizuar në këtë mënyrë qoftë edhe pas shumë viteve, dëshirat dhe ëndrrat që mbetën të shtypura për kaq kohë.

Një arsye mjaft e zakonshme që mund të çojë një martesë afatgjatë në ndarje i detyrohet ekzistencës së një personi të tretë, një të dashure ose një të dashuri. Sigurisht tradhtia në martesë dëshmon për problemet që ekzistojnë në martesë, si dhe mungesës së kënaqësisë së bashkëshortit ose të bashkëshortes. Kështu që nuk janë të pakta gratë dhe burrat që kanë tradhtuar njëri-tjetrin. Ndërsa ekziston edhe një kategori femrash që shkojnë deri në ndarje pa dashur ta pranojnë tradhtinë.

Një tjetër arsye tepër e thjeshtë për të cilën ndahen çiftet rëndon mbi vetë çiftin, me zgjedhjet e gabuara dhe sipërfaqësore që mund të bëjnë për shkak të një dashurie momentale si dhe tërheqjes seksuale të çastit. Është e vërtetë që kur dy njerëz dashurohen nuk gjykojnë me qartësi dhe kur pasion i bie gradualisht ndërgjegjësohen për situatat dhe problemet të cilat jua bëjnë të vështirë bashkëjetesën. Shumë njerëz pohojnë se duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në zgjedhjen e shokut të jetës së tyre.

Pas njëzet vjet martese njerëzit i mendojnë dhe i gjykojnë situatat me gjakftohtësi. Kështu ata zbulojnë se një pjesë e madhe e jetës së tyre përbëhej nga gabime, mungesa dhe faje të cilat nuk ishin marrë në konsideratë. Është fakt se marrëdhëniet dashurore si dhe filozofia që fshihet pas tyre nuk mësohet në asnjë shkollë. Njerëzit i drejtohen njëri- tjetrit pa qenë në gjendje t'u vënë kufij gjërave. Një marrëdhënie dashurie është një organizëm i gjallë që nuk zhvillohet vetëm, ai ka nevojë për mbështetjen e të dy personave ose të dy bashkëshortëve. Dhe më në fund ajo që sjell fundin tek një lidhje është padituria dhe mungesa e të resë.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

- Njerëzit i drejtohen njëri- tjetrit pa qenë në gjendje t'u vënë kufij gjërave

- Dhe më në fund ajo që sjell fundin tek një lidhje është padituria dhe mungesa e të resë.


Une ne fushatat sensibilizuese ndaj problemit gjithmone e kam vendosur theksin ne keto dy pika .
 

Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
17,825
Pikët
113
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

te shkrijne fare keto artikujt si ky me lart :D
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,826
Pikët
113
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

Okay vellezer dhe motra?????
Pergjigje e veshtire.
Ju se keni problem fare!
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,826
Pikët
113
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

Perveç Puffes dhe Noellag tjeret e paskan knaq me postime .lol
Noellag ka qene nje idiot me 2010 qe gjuante pula,te pakten Lumi eshte aktual.Por ska mashkull qe te mposht ty,drejt???
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

Nuk ka e nuk do lindi kurre Sistem.

Mire je ti , se si shum te ngaterruara i ke mendimet ?!
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,826
Pikët
113
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

Gjithe te mirat Beaute.
Kta loqet enderrojne.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

Tashi un se di me ke e ke , dhe ku do me dale po sidoqofte e kushdoqfoshin le te enderrojn se falas e kan.

Paçim Sistem.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
18,181
Pikët
113
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

Te beja ate cf sdi te bej (dhe kjo eshte gje sakrifice) si psh te gatuaj..
Dhe pastaj te shijoj ate buzeqeshjen e tij vesh e me vesh :p
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Cfar do te benit per njeriun e zemres.

Varet ne ç'rrethana. Mund te beja shume si dhe asgje..:)
 
Top