• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare do te kuptojme me fjalen Agnosticizem

Status
Temë e mbyllur.

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Ateizmi agnostik dhe teizmi agnostik

Agnosticizmi si term buron prej trajtës greke "a = pa" dhe "gnosticizëm = dijshmëri" ose "gnosis = dije", pra në zbërthim të drejtpërdrejtë kuptimor: mos-dijshmëri, të mospasurit dije.

Ma radhën e vet kjo mosdije:

1)- Përqendrohet rreth disa pikëpamjeve teologjike dhe metafizike si "mbinatyra, zoti, etj."
2)- Përbën një qëndrim mbi njohshmërinë e subjektit me të cilin merret dhe nuk merr fare pozicion rreth besimit ose jo në këtë subjekt.

Agnosticizmi pohon se subjektet teologjiko-metafizike janë të panjohura dhe diku dhe të panjohshme për njeriun, ndaj dhe ai nuk e shqetëson veten me dijen rreth tyre, duke pezulluar përfundimisht gjykimin për kuptimin a vërtetësinë e këtyre subjekteve.

Si qëndrim rreth njohshmërisë së subjekteve teologjike, agnosticizmi shtrihet në të dy qëndrimet rreth besimit në "zot", pra, dhe në ateizëm (mosbesim) dhe në teizëm (besim).

Ateizmi agnostik nuk di asgjë rreth "zotit", "mbinatyrës" dhe subjekteve të tilla relevante për termin dhe gjithashtu nuk beson në "zot", "mbinatyrë" e subjekte të tilla te panjohura. Ky qëndrim bën pjesë në kategorinë e gjerë të ateizmit implicit.

Teizmi agnostik gjithashtu nuk di asgjë rreth "zotit", "mbinatyrës" etj. duke pohuar për më tej se këto subjekte janë të panjohshme për mendjen e njeriut, por sakaq beson në "zot", "mbinatyrë" e subjekte të panjohura, ndaj dhe përfshihet në teizëm.
 
Status
Temë e mbyllur.
Top