• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare mund te jete me e vlefshme se sa jeta njerezore ?

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Paraja ?

Fuqia ?

Rrespekti ?

Biznesi ?

Dashuria ?

Sa vlejne te gjitha keto perderisa njerez ne çdo moment japin jeten apo vriten . Duke degjuar per masakra e luftera dhe shume jeteve qe jane humbur te konsideruara te parendesishme per arsye jo te vlefshme .

Sa vlen jeta njerezore per ju dhe deri ku do te sakrifikonit per te shpetuar nje jete njerezore ? Jini te sinqerte aq sa mundeni .
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Cfare mund te jete me e vlefshme se sa jeta njerezore ?

Paraja ?

Fuqia ?

Rrespekti ?

Biznesi ?

Dashuria ?

Sa vlejne te gjitha keto perderisa njerez ne çdo moment japin jeten apo vriten . Duke degjuar per masakra e luftera dhe shume jeteve qe jane humbur te konsideruara te parendesishme per arsye jo te vlefshme .

Sa vlen jeta njerezore per ju dhe deri ku do te sakrifikonit per te shpetuar nje jete njerezore ? Jini te sinqerte aq sa mundeni .
Të jem i sinqert, dy gjëra më interesojn. Respekti dhe dashuria, të tjerat mund ti plotësoj duke pasur nga pas këto dy kushte në jetë.

Tani nuk di nga t'ia nisë dhe për çfarë. Më lart fola për veten, më interesojn dy pikat: Dashuria dhe respekti.

Daniel, specifikoje më mirë dhe jepi një riformulim temës! Sepse e marrim në aspektin personal dhe jo me një gamë të gjerë diskutimin.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Cfare mund te jete me e vlefshme se sa jeta njerezore ?

Ne teme mund te flitet per te dy nivelet , si ne ate personal ne kuptimin qe njerezit kryejne vetevrasje apo vdesin nga nje arsye e caktuar , si ne ate shoqeror pasi luftera lindin e mbyllen per interesa ekonomike , ndikim ushtarak dhe perfitim te pasurive , me mijera e miliona jete te humbura .

Kur thuhet se jeta e njerezve nuk ka çmim ndersa ne te vertete mesa duket sa me i varfer eshte vendi aq me pak ka vlere jeta e njeriut qe jeton aty ?

Ka njerez qe nuk merren me historikun e lufterave e ndaj mund te flasin edhe ne jeten e tyre teksa shohin njerezit ne sy se sa vlen jeta njerezore .

Ndryshe eshte te vdesin 1 mije vete diku ne bote e te kemi degjuar shifren ne lajme e ndryshe eshte te vdese nje i aferm i vetem apo nje i panjohur perpara syve tane nga vdekje jo natyrale .
 

Jolene

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,105
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Cfare mund te jete me e vlefshme se sa jeta njerezore ?

Paraja ?

Fuqia ?

Rrespekti ?

Biznesi ?

Dashuria ?

Mendoj se pa jeten sdo ishin te mundura kto mesiper.

Deri tani sme ka ndodhur te jem para nje situate qe te vendos ne cfare menyre duhet te sakrifikoj.

Dashuria duhet te ishte ne vend te pare e renditur.
 

ediplus

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 23, 2010
Postime
134
Pikët
0
Vendndodhja
Me kembe ne toke
Përgjigje e: Cfare mund te jete me e vlefshme se sa jeta njerezore ?

Per mendimin tim asgje nuk eshte me e vlefshme se jeta e njeriut.
Si jan ber njerzit sot jeta e njeriut vlen aq sa ke ne xhep (dmth. ta marin jeten dhe per nje telefon apo varse floriri)
 

orkidea

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 18, 2009
Postime
215
Pikët
0
Vendndodhja
n'ajer
Përgjigje e: Cfare mund te jete me e vlefshme se sa jeta njerezore ?

Asgje**
Nese jeton je i realizuar (mendim individual :p )
Nuk ia vlen te sakrifikosh jeten perpara asnjeres nga alternativat e mundshme
Sakrifikoj thjeshte per jetet qe kam sjell vete* ne jete*
 

LOST

1- Get out before sunrise!
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
3,088
Pikët
113
Pizza !
Pergjigje injorante apo jo ?!

Mos e merrni kaq seriozisht kete ceshtje, nuk eshte objektive.

Shijoni jeten me emocion, kjo eshte e rendesishme.
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
19,662
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Pizza !
Pergjigje injorante apo jo ?!

Mos e merrni kaq seriozisht kete ceshtje, nuk eshte objektive.

Shijoni jeten me emocion, kjo eshte e rendesishme.
Cna the pse na e bëjnë malore atëhere!!!!
Si?
1-I paketojn në kuti katrore
2-I bëjnë në formë rrethore
3-Duhet i hamë në forma 3 këndore?
 

LOST

1- Get out before sunrise!
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
3,088
Pikët
113
Cna the pse na e bëjnë malore atëhere!!!!
Si?
1-I paketojn në kuti katrore
2-I bëjnë në formë rrethore
3-Duhet i hamë në forma 3 këndore?
Sepse keshtu eshte jeta ... ?
 

Ajana87

V.I.P
Anëtar
Nov 26, 2013
Postime
8,550
Pikët
113
As edhe Jeta nuk eshte e vlefshme kur vjen fundi.
Po te ishte Jeta e vlefshme, do te blihej me para,
Do te sherohej me dashuri,
Do te cmohej ne baz respektit.

PPs. Ne te gjithe jetojm sespe duhet jetuar, nuk e zgjodhem vet.
 

Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
2,171
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Jete kane edhe prostitutat, edhe deputetet edhe diktatoret e Shqiperise. Nuk e kuptoj nga na doli jeta vlere absolute ne nje bote me 7 miliarde --aq me teper kur njeriu ia fut njeriut (ne emer te lirise dhe jetes) me keq se kafsha.

Per mua vlera absolute jane gjerat qe zgjasin pertej jetes se individit. Te tilla jane morali, qellimet dhe krijimtaria.

Nese une fjala bie i nxjerr gjoksin pushkes qe mos te behem gore e sulltanit te radhes, une krijoj nje vlere absolute dhe u them 6.999.999.999 njerezve te tjere qe nuk jetoj ne planet instinktivisht, por jetoj si zot i vetes. Nese une po ashtu ve nje qellim qe permbushet nga puna ime, nga puna e kalamajve te mi dhe e niperve te mi, pasi une kam vdekur, une serish i tregoj humanitetit qe nuk jetoj instinktivisht por jam nje lloj zoti. E njejta gje ndodh edhe kur njeriu krijon.

Te jetosh vetem per te ngrene dhe per te bere seks, ok.... do kalosh mire nja 10 vjet, por vetem aq ama.

Nuk ka asgje te vecante ne nje jete kafsherore. Vetem mendja e ben njeriun vlere absolute, gjer ne momentin kur koha te zhbeje gjithe humanitetin… se jashte humanitetit nuk ka vlera dhe as quhen vlera gjerat qe i kemi te njellojta me kafshet.
 

ricky_ch

*************
Anëtar
Feb 16, 2015
Postime
941
Pikët
93
Për atë se nuk vlerësohet ajo që duhet të vlerësohet,
jemi ashtu si jemi. Në anën tjetër: jo do të shkojmë
në Mars jo gjetiu, por unë them se nëse akoma vazhdohet
kështu do të shkojmë vetëm në RRS.
Nuk kuptoj vërtetë se si njeriu me gjithë intelektin që
ka, sa poshtë ka ra: ecën mbi kufoma sikur të jetë
diçka normale. Me një fjalë, jemi akoma në një situatë
ku "nobody gives a shit" për jetën e njeriut. Mjerim!
 
Top