• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare temperamenti keni ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Shumica prej jush, mos them te gjithe shpesh here keni menduar per ate se cfare karakteri dhe temperamenti posedoni. Do tentoj ne keto dy shkrime ne vijim t`ju sqaroj pak a shume se c`temperamenti posedoni.
Njerezit ne gjenerale mendojne se personat me temperamente te kunderta nuk mund te jene cift i gezuar dhe harmonik. Por jeta konfirmon se temperamentet e kunderta e mbushin njera tjetren, dmth ajo qe njeri temperament e ka, tjetri nuk e ka dhe keshtu krijohet nje rreth gati perfekt.
Edhe nqs nuk u besoni psikologeve kur tentojne t`ju sqarojne, mundet te pakten te lexoni dic me teper per klasifikimin e temperamenteve qe ata kane be.
Secili nga ne ka ardhur ne kete bote me temperament te caktuar, ne te shpeshten e rasteve trashegimi nga prinderit pra si dicka gjenetike.
Psikologet thojne se ekzistojne kater tipe te temperamentit dhe ate:
Temperament sangvinik, kolerik, melankolik dhe flegmatik.

Shikoni nga shkrimi qe vijon se ne c`kategorie hyni dhe njerezit perreth jush.
Ndoshta do ju ndihmoj pak a shume:).

Sangviniku eshte emocional, i sinqerte, optimist dhe din t`i gezohet jetes. Me shume udhehiqet nga ndjenjat se sa nga arsyeja. E posedon artin e ralle per t`u ndjere i gezuar. Shume komunikues, ai don qe me te gjithe te ndaj momentet e gezimit dhe hidherimit. Asnjehere nuk i mungojne shoke. Mangesite me te medha jane vullneti i vogel dhe disciplina e pamjaftueshme.


Koleriku
eshte aktiv, i gjalle, me vullnet te forte, i lire dhe i pavarur. Cdohere ka mendim personal dhe eshte i gatshem ta shpreh. Ka natyre aktive e cila nuk ndalet perpara pengesave. Nuk eshte person qe shpreh simpati dhe nuk eshte empatik (dmth nuk ngushellon). Shpesh here i pakenaqur, zakonisht nga ato qe e rrethojne. Shume shpejte nevrikoset-perplas dyert, i fut tavolinave me boks, shtyp sirenen e automobilit etj etj. Mos konsideroni se do kete vemendje te madhe per sendet qe i ben.

Melankoliku eshte i talentuar, gati per t`u sakrifikuar, senzitiv, me disponim qe lehte nderohet. I don te tjeret dhe kerkon ta duan. Kur kerkon shoqeri, preferon te tjeret te marrin hapin e pare. Kur planifikon dicka, i parashikon pengesat deri ne detaje. Per dallim nga koleriku optimist, nuk beson shume ne lumturine e vete. Ka te zhvilluar shume sensin e responsibilitetit.

Flegmatiku eshte i qete, pa brenga, me nerva te trasha. Duket se asgje nuk mund te nxjerr nga balansi. Por nder masken e jointeresimit shpesh here fshehen ndjenja te vrullta.Si prej zjarrit iken nga iniciativa, te cfare do lloji qofshin ato dhe gjithmone gjen ndonje justifikim.
Nga karakteri eshte egoist-kujdeset vetem per veten, problemet e tjereve nuk e interesojne. Asnjehere nuk zihet, por eshte inatci i madh.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

Temperament ......sangukolerflegma,
uff as vete s'e di
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

Koleriku eshte aktiv, i gjalle, me vullnet te forte, i lire dhe i pavarur. Cdohere ka mendim personal dhe eshte i gatshem ta shpreh. Ka natyre aktive e cila nuk ndalet perpara pengesave. Nuk eshte person qe shpreh simpati dhe nuk eshte empatik (dmth nuk ngushellon). Shpesh here i pakenaqur, zakonisht nga ato qe e rrethojne. Shume shpejte nevrikoset-perplas dyert, i fut tavolinave me boks, shtyp sirenen e automobilit etj etj. Mos konsideroni se do kete vemendje te madhe per sendet qe i ben.

pak a shum me pershtatet vetem se un si bie tavolinat box(se me prishet maniqyri ;))..i fus grusht atij qe me acaron lol
 

Jolene

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,002
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Titulli: Cfare temperamenti keni ...

Shumicen e kohes jam e qet, por po me po me preke ne tela prek fitilin e dinamitit :)

Koleriku eshte aktiv, i gjalle, me vullnet te forte, i lire dhe i pavarur. Cdohere ka mendim personal dhe eshte i gatshem ta shpreh. Ka natyre aktive e cila nuk ndalet perpara pengesave. Nuk eshte person qe shpreh simpati dhe nuk eshte empatik (dmth nuk ngushellon). Shpesh here i pakenaqur, zakonisht nga ato qe e rrethojne. Shume shpejte nevrikoset-perplas dyert, i fut tavolinave me boks, shtyp sirenen e automobilit etj etj. Mos konsideroni se do kete vemendje te madhe per sendet qe i ben.

nuk me pershtatet 100% por afrohet.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

Jam melankolike :(
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,209
Pikët
83
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

Me temperament , emocional por gjithmone pa kalu vijen e kuqe ku futen skicofrenet :d
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
68,785
Pikët
113
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

Kolerik......
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,745
Pikët
113
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

Me te keqijat e te gjitha llojeve te temperamenteve.
 

atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,082
Pikët
0
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

Cabernet sauvignon...si rrush dmth.
 

drague

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
31,942
Pikët
113
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

me mire jo komshi
 

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
6,076
Pikët
113
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

Koleriku eshte aktiv, i gjalle, me vullnet te forte, i lire dhe i pavarur. Cdohere ka mendim personal dhe eshte i gatshem ta shpreh. Ka natyre aktive e cila nuk ndalet perpara pengesave. Nuk eshte person qe shpreh simpati dhe nuk eshte empatik (dmth nuk ngushellon). Shpesh here i pakenaqur, zakonisht nga ato qe e rrethojne. Shume shpejte nevrikoset-perplas dyert, i fut tavolinave me boks, shtyp sirenen e automobilit etj etj. Mos konsideroni se do kete vemendje te madhe per sendet qe i ben.
Ja një përshkrim i imi nga një njeri tjetër ...
 

Prishtinasi

V.I.P
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
2,692
Pikët
113
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

Ja një përshkrim i imi nga një njeri tjetër ...
Jo bre Onyx ,s`je ti.

Kolerik asht njeri i smute.
E kemi pas nji shef jahudi,kolerik ka qene.
Nja tri femna (kolege) i kam pa tue qajt prej tij.
Disa meshkuj,kolege, i kam pa ne siklet te madh prej tij.
Po,po edhe une jam cakarrue njiher fort keq me te...se ky i smuti nuk qe mesue me guxue kush me ia kthye fjalen.
Ndodhi e m`u drejtue rrepte,se nji dite perpara per arsye private nuk shkova ne pune...e ia ktheva ne te njejtin ton.Ai u pre njiher... dhe e mbylli deren...koleget me kane tregue ma vone se jan shkepe tue qeshe me "dialogun" tone.
Shkurt,dy dite perpara pata sigurue vend pune ne tjeter firme(kompani) dhe nuk e rrujta fare.
Ky ka qene kolerik , s`ka pas njeri ne repart qe nuk u ngatrrue me te.
 

Fierakja

___________
Anëtar
May 5, 2014
Postime
10,616
Pikët
113
Përgjigje e: Cfare temperamenti keni ...

Emri temperamentit qe mbaron me "iku".
 
Top