• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Charles Bukowski

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,342
Pikët
113
Vendndodhja


Ka lindur ne Andrenach ne Gjermani me 16 gusht te vitit 1920.
Pas dy vjetesh nga lindja e tij e gjithe familja emigron ne Amerike.
Ata vendosen ne Los Anxhelos,ku Bukowski qendroi gjithe jeten.
E gjithe jeta e tij eshte e shkruar ne libra.
Emri i tij i plote eshte Henry Charles Bukowski Jr..,por ate thjesht e therrisnin Henk .
Ka vdekur me 9 mars te vitit 1994 nga leuçemia ne San Pedro.
Eshte autori i 34 vellimeve poetike dhe i tre romaneve dhe nje skenari filmi.
Henk njihet si nje dner themeluesit e rrymes Underground.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,342
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Charles Bukowski

Brenga e nje manushaqeje te heshtur

Brenga e nje manushaqeje te heshtur s’eshte per mua.
Une e di se shume pleq tani kane oren e çajit,
Kurse me pare shijonin grumesite ere ndyra te Trockit.
Gota e vogel me wisky qendron nen driten elektrike.
Ja kjo eshte e gjitha
Miza fluturimin ndal mbi doren time.
Ska gje kjo eshte vetem nje dore.
Por i prokupuar jam nga pamundesia e te qenit njeri.
Nuk mundem.Ne Grejp Fruit shoh bomben atomike.
Pema ime mi fekondon eshtrat e perlotura.
Çfare thua ?Miza!
Miza ec e jake ben nen diell
E veshur me te linjta.
Tregon kofshet.Vaginen tregon.
Trendafilet roze rriten si fashistet.
Ne goje si tatuazh me eshte ngjitur miza
E cila rugeve te Parisit mban doreza heminguejane.
Dehem kur duhet te fle dhe fle kur duhet te dehem,
Asnjehere nuk vendosa dot me veten rregull.
Te isha me i mençur
Me shume ide do te kasha.
Miza mu largua.
Ne llogarine time hidhi harxhimet e telegramit
Moj mize,nese deshiron te kthehesh serisht .
Mizat jane me te keqia se grate
Miza eshte e tille qe shume here
Ia ka hapur syte henes.
Me e poshter se Miki Mausti apo Carli Caplini.
Gervishti batanijen qe mbaja mbi koke
Shetit lart e poshte nen driten e verdhe
Si te vishte corapet deri ne gju.
Leviz per te gjetur pushken loder
Kruajtesen e dhembeve,apo nje kocke akulli.
Bajge!Papritur milingonat fillojne ulerimen.
Pas koke,ne qafë milingona…
Do te doja dikush te ma lepinte por
Kur?Kush?Dreqi e di se kush dhe kur.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,342
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Charles Bukowski

Kur e hodha tufën me të holla

Dhe të thashë;ti shumë mirë
Të gjitha tezeve të tua pasanike,gjithë dajallarëve,
Gjyshërve dhe prindërve
Dhe gjithë naftën tënde të flliqur
Dhe gjithë oqeanet
Dhe rosat e egra
Dhe bizonët
Dhe gjithë shtetin e Teksasit,
Që do të thotë bashkë me krra-krratë e sorrave
Dhe shëtitjet tuaja të mbrëmjeve të shtuna
Dhe bibliotekat dyzuese
Dhe artistët tuaj pederastë
Dhe revistat javore
Dhe macet tuaja llafazane
Dhe gjithë parapagimet për Uajtin
Ti marrësh dhe thjesht ti hedhësh baby!
Unë sërisht mund ti siguroj
Njëzet e pesë dollarë për kitarën
Dhe tridhjetë dollarë për ngjyruesin e flokëve
Ku t’i fsheh qimet e bardha.
Mund të këndoj edhe ndonjë këngë.
Jo harroje këtë
Nuk këndoj sikur të paguajn edhe lypsarët.
Kjo është më mirë se pritja e vdekjes
Dhe naftës që vret roast e egra

* * *

Në rregull endacak,tha ajo,qëroju!
Çfarë – thashë unë
Dil,e shfryve dufin tënd të fundit,
Jam e lodhur nga veset e tua prej Djalli.
Gjithmonë sillesh si personazh i O’Nillit.
Por unë jam krejt tjetër baby,çfarë të bej?
O.k ndryshe je.
O Zot si ndryshe!Mos e përplas derën kur të shkosh.
Por unë i dua paratë e tua baby.
Nuk më ke thënë asnjëherë se më do.
Çfarë kërkon ti,mashtrues apo dashnor?
Ti nuk je as njëri e as tjetri.Përjashta rrugaç!
Por unë baby…!
Ktheju O’Nillit!

* * *

Shkova qetësisht dhe derën nuk e përlasa.
Atë që duan ato, mendova,është indani prej druri,
I cili flet por nuk shan,
As nuk qëndron pranë zjarrit.
Por do të plakesh edhe ti vogëlushe,atëherë
Më pranë jelekut do e kërkosh “indianin”.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,342
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Charles Bukowski


NË RRUGË

Më ndalë njëri e më thotë:´Më keni ndihmuar, të mbahem këto dy vitet e fundit.
Kurrë s´më ka shkuar mendja se do të takohemi…´
´Faleminderit´, i them. ´Mirëpo, kush do të më ndihmojë mua që të mbahem?´
Sa herë që shtroja këtë pyetje, merrja çdo herë nga një buzëqeshje sa për mirësjellje.
Megjithatë kjo është një pyetje e mirë.
Atyre kurrë s´iu shkon mendja, që unë ndoshta tri herë brenda javës më vete mendja tek vetëvrasja.

Ata kanë lexuar disa nga librat e mia, dhe kjo u mjafton atyre.
Mirëpo unë shkruaj vetëm për atë që ndodh.
Të njejtën edhe ta lexoj-nuk mundem.

CH.B. ´VDEKJA ËSHTË e KOTË´ ´99, Köln
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,763
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Charles Bukowski

Charles Bukowski , i kam lexue disa romane te tij ... probleme , sex edhe alkohol ... një nga shkrimtaret ma te preferuar ...kah fundi i viteve 80-a e kam pa edhe filmin Barfly
ku rolin e Bukowskit e luan Mickey Rourke ... shum film i mirë , e tregon jeten e Bukowskit ..
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,342
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Charles Bukowski

Jam i lodhur duke par fytyra femrash të rrethuara nga botox .Gjinj të tejmbushur, të copëtuar nga konkurrenca, prapanica të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit...
Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja.
Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,342
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Charles Bukowski

A mos e kam marrë udhën e vdekjes vdekje ?
mos vallë kjo makinë do të më japë fund
ndërkohë që as alkooli, gratë dhe skamja
s’kanë mundur të ma bëjnë ?

po Whitmani, a mos po qesh me mua
që andej nga varri i vet ?
po Creeley, a thua mërzitet gjë ?

a janë hapësirat mirë ?

po unë ?

po Ginsbergu, a do të ulërasë ?

qetësomi pra frikat !

më jep pak fat !

më jep frymëzim !

më jep forcë të vazhdoj !

jam sërish i virgjër.

një i virgjër 70 vjeç.

mos m’i dhjes numrat, makinë

ose po.
se mos i bëhet vonë kujt.

më fol pak, makinë !

mund të pijmë bashkë.
të bëjmë qejf.

mendo për të gjithë ata që do të më urrejnë përpara këtij
kompjuteri.

do t’i shtojmë me të tjerët
dhe do të vazhdojmë
pa u lodhur.

është fillimi pra
dhe jo
fundi.
_________

Charles Bukowski- Me të mallkuarit
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Charles Bukowski

Meqe e kam pike te dobet Bukun.... Kjo pjese esht gjeniale!!!

Nga Charles Bukowski
Përktheu në shqip Sokol Çunga
Cass-i ishte më e vogla dhe më e bukura nga pesë motrat. Cass-i ishte gruaja më e bukur e qytetit. Gjysëm indiane, me trup të zhdërvjellët dhe të pazakontë, një trup gjarpërush dhe përvëlues, me sy që përputheshin në mënyrë të përsosur me të. Cass-i ishte zjarr i lëngësht në lëvizje. Dukej si një shpirt i burgosur brenda një forme që nuk e nxinte dot. Flokët i kishte të zinj, si mëndafsh dhe përdridheshin sa andej-këndej, siç përdridhej dhe trupi i saj. Zakonisht humorin e kishte ose shumë të mirë, ose shumë të keq. Nuk kishte gjendje të ndërmjetme për Cass-in. Thoshin se ishte e çmendur. Vetëm torollakët e thoshin këtë. Torollakët s’kishin për ta kuptuar kurrë Cass-in. Për burrat ajo ishte thjesht një makinë seksi dhe nuk shqetësoheshin në ishte e çmendur apo jo. Dhe Cass-i vallëzonte dhe flirtonte, puthte burrat, por veç për një çast a dy, sepse kur vinte puna për t’ia hedhur Cass-it, Cass-i kishte gjetur një mënyrë për të rrëshqitur, duke i shmangur burrat.

Të motrat e akuzonin se e shpërdoronte bukurinë, se nuk e përdorte mendjen aq sa duhej, por Cass-i kishte mendje dhe shpirt; pikturonte, vallëzonte, këndonte, krijonte sende prej argjile dhe, kur njerëzit lëndoheshin qoftë në trup, qoftë në shpirt, Cass-it i dhembte zemra për ta. Mendjen e kishte thjesht ndryshe; mendja e saj thjesht nuk ishte praktike. Të motrat e kishin zili se Cass-i tërhiqte burrat e tyre, dhe pastaj zemëroheshin, pasi u dukej se nuk i përdorte siç duhej. E kishte zakon të tregohej e ëmbël me më të shëmtuarit; të ashtuquajturit burra të pashëm e acaronin: “S’kanë këllqe”, thoshte, “janë qullacë. Le të mbahen fort pas llapave të veshit, të vogla dhe të përkryera, pas hundës me formë të bukur… vetëm sipërfaqe, aspak brendi…”. Kishte një temperament që ngjasonte me çmendurinë, kishte një temperament që disa e quanin çmenduri. I ati kishte vdekur nga alkooli, kurse e ëma ia kishe mbathur, duke i lënë vajzat vetëm. Vajzat kishin shkuar tek ca të afërm, të cilët i kishin çuar në një manastir. Manastiri ishte vend i trishtuar, më shumë për Cass-in, sesa për të motrat. Vajzat e kishin zili Cass-in dhe Cass-it i ishte dashur të kacafytej me shumicën e tyre. Përgjatë krahut të majtë kishte të prera brisku që i kishte marrë duke u mbrojtur në dy zënie. Kishte dhe një shenjë të përhershme përgjatë faqes së majtë, por ajo shenjë jo vetëm që nuk ia pakësonte bukurinë, po dukej sikur ia nxirrte më në pah. E takova në West End Bar disa net pasi e kishin liruar nga manastiri. Meqenëse ishte më e vogla, e kishin liruar të fundit nga motrat. Thjesht, hyri brenda dhe erdhi u ul pranë meje. Me ç’dukej isha mashkulli më i shëmtuar i qytetit dhe kjo, ndoshta, mund të ishte një arsye.

– Pije, – e pyeta.

– Sigurisht, pse jo.

Nuk po them se kishte ndonjë gjë të pazakontë në bisedën tonë atë natë, gjithçka vinte nga ndjesia që më jepte Cass-i. Më kishte zgjedhur mua, dhe kaq. Pa u shtyrë nga askush. I pëlqente pija që po pinte dhe piu shumë gota. Nuk dukej se e mbushte moshën për të pirë alkool, megjithatë i shërbyen. Ndoshta kishte dokumente false, nuk e di. Sidoqoftë, sa herë që kthehej nga tualeti dhe ulej pranë meje, ndjeja një farë krenarie. Nuk ishte vetëm gruaja me e bukur e qytetit, por dhe gruaja më e bukur që kam parë ndonjëherë. I shkova dorën rreth belit dhe e putha.

– A të dukem e bukur, – më pyeti.

– Po, sigurisht që je e bukur, po ka diçka tjetër… diçka tej pamjes…

– Zakonisht njerëzit më akuzojnë se jam e bukur. Vërtet mendon se jam e bukur?

– E bukur nuk është fjala e duhur, nuk të shkon dhe aq për shtat.

U zgjat për nga çanta e saj. Mendova se donte të merrte shaminë. Por që andej nxori një gjilpërë të gjatë kapelash. Përpara se ta ndalja, e kishte ngulur gjilpërën e gjatë në hundë, nga njëra anë në tjetrën, shi sipër flegrave. Ndjeva neveri dhe tmerr. Ajo më vështroi dhe qeshi: “Po tani, a të dukem e bukur? Po tani, si të dukem?” Ia hoqa gjilpërën që andej dhe i vura shaminë time përmbi vendin e gjakosur. Disa vetë, përfshi dhe banakierin, e kishin parë ç’ndodhi. Banakieri u afrua:

– Shiko, – i tha Cass-it, – po lëvize dhe një herë, të flaka përjashta. Dhe dramatizmat e tua kemi mangët këtu!

– Shko qiu, – ia ktheu ajo.

Banakieri u kthye nga unë:

– Bën mirë ta kesh kujdes.

– Do të rrijë mirë, – thashë.

– Është hunda ime, bëj ç’të dua me të.

– Jo, – thashë, – më lëndon mua.

– Kur unë shpoj hundën, të dhemb ty?

– Po, më dhemb, me gjithë mend e kam.

– Në rregull, nuk e bëj më. Gëzohu!

Më puthi, më shumë duke u zgërdheshur, me shaminë tek hunda. Kur erdhi ora e mbylljes, u nisëm për në shtëpinë time. Duke biseduar filluam të pinim birrën që kisha në shtëpi. Atëherë kuptova se ishte njeri plot ëmbëlsi dhe dashamirësi për të tjerët. E jepte veten pa e kuptuar. Në të njëjtën kohë kapërcente pas, në vende të egra dhe pa kuptim. Ishte skizofrene. Një skizofrene e bukur dhe shpirtërore. Ndoshta ndonjë burrë, diçka, kishte për ta shkatërruar përgjithmonë. Shpresoja të mos isha unë. U shtrimë dhe, pasi shova dritën, Cass-i më pyeti:

– Kur do, tani apo në mëngjes?

–Në mëngjes, – i thashë dhe i ktheva shpinën.

Në mëngjes u çova dhe bëra dy kafe, njërën ia solla në shtrat. Qeshi.

– Je i pari burrë që nuk pranon ta bësh natën.

– Nuk ka gjë, – thashë, – nuk kemi pse ta bëjmë fare.

– Jo, prit, dua ta bëjmë tani. Prit sa të freskohem pak.

Shkoi në banjë. Doli pas pak, dukej e mrekullueshme, flokët e gjatë i shkëlqenin, sytë dhe buzët i shkëlqenin, shkëlqente e gjitha… E shfaqte trupin qetësisht, si diçka të mirë. U fut nën çarçafë.

– Afrohu, djalosh i ëmbël.

U futa nën çarçafë. Puthte me dëshirë, por pa u ngutur. I lashë duart të përshkonin gjithë trupin e saj, ia shkova nëpër flokë. Hyra mes saj. Ishte e ngrohtë dhe e ngushtë. Fillova të lëvizja ngadalë, duke dashur të zgjaste. Sytë e saj vështronin drejtpërdrejt të mitë.

– Si e ke emrin, – e pyeta.

– E ç’dreq ndryshon, – pyeti.

Qesha dhe vazhdova. Pastaj u vesh dhe e çova me makinë deri tek bari i një nate më parë, por e kisha të vështirë ta hiqja mendjen prej saj. E kisha pushim atë ditë, ndaj fjeta deri në orën 2 pas dreke. Më vonë u çova dhe lexova gazetën. Isha në vaskë kur ajo hyri me një gjethe të gjerë në dorë – një vesh elefanti.

– E dija se do ishe në vaskë, – tha, – prandaj të solla diçka për të mbuluar atë gjënë, djalosh xhungle.

E hodhi veshin e elefantit për nga unë.

– Nga e dije se do isha në vaskë?

– E dija.

Pothuaj çdo ditë Cass-i vinte kur unë isha në vaskë. Në kohë të ndryshme të ditës, por rrallë gaboi, dhe gjithmonë sillte gjethen e elefantit. Pastaj bënim dashuri. Një ose dy herë më mori në telefon natën dhe m’u desh t’i paguaja garancinë për ta nxjerrë nga burgu, ku e kishin rrasur se kishte qenë tapë dhe kishte bërë sherr.

– Bijtë e kurvave, – thoshte, – vetëm se të qerasin ca gota dhe kujtojnë se kanë të drejtë të të futen nën brekë!

– Po pranove një të qerasur, i hapur telashe vetes.

– Kujtoja se interesoheshin për mua, jo vetëm për trupin tim.

– Mua më intereson edhe ti, edhe trupi yt. Me ç’ma ha mendja, shumica e burrave nuk shikojnë tej trupit tënd.

U largova nga qyteti për gjashtë muaj, u enda lart e poshtë, pastaj u ktheva. Kurrë s’e harrova Cass-in, megjithëse patëm bërë një farë zënke. Nuk më rrihej në qytet. Kur u ktheva, mendova se kishte ikur nga qyteti dhe, pasi kisha nja gjysmë ore që rrija në West End Bar, ajo hyri dhe u ul pranë meje.

– Me ç’po shoh, qenke kthyer, maskara.

I porosita një pije. Pastaj e vështrova. Kishte veshur një fustan me qafë të gjatë. S’e kisha parë kurrë të vishte diçka të tillë. Poshtë çdonjërit sy kishte të ngulura dy gjilpëra me koka të qelqta. E vetmja gjë që dukej ishin kokat e gjilpërave, kurse tehet zhdukeshin në fytyrën e saj.

– Të marrtë dreqi, ende përpiqesh ta shkatërrosh bukurinë tënde, hë?

– Jo, është modë, gomar.

– Ti je e çmendur.

– Më ka marrë malli për ty, – tha.

– Ke ndonjë tjetër?

– Jo, nuk kam tjetër. Vetëm ty. Mirëpo, kam filluar të jepem me para. Çmimi është një dhjetëshe. Kurse për ty, falas.

– Hiqi ato gjilpëra.

– Jo, është moda.

– Po më bën të mërzitem.

– Me gjithë mend e ke?

– Dreq o punë, po, me gjithë mend e kam.

Cass-i i hoqi gjilpërat ngadalë dhe i futi në çantë.

– Pse bën pazar me bukurinë tënde, – e pyeta. – Pse nuk e pranon siç të është dhënë?

– Sepse njerëzit mendojnë se është gjithçka kam. Bukuria nuk është gjë, nuk ka për të mbetur. S’e ke idenë sa me fat je që je i shëmtuar, pasi nëse njerëzit të kanë për zemër, ti e di se kjo ndodh për arsye të tjera.

– Në rregull, – i thashë, – jam me fat.

– Nuk dua të them se je i shëmtuar. Njerëzit mendojnë se je i shëmtuar, dhe aq. Ke fytyrë magjepsëse.

– Rrofsh!

Pimë dhe nga një gotë tjetër.

– Me se po merresh, – më pyeti.

– Asgjë. S’po bëj gjë. S’më tërheq asgjë.

– As mua. Po të ishe grua, mund të shiteshe për para.

– S’ma merr mendja se do ia dilja të kisha kontakte me aq shumë të panjohur, është punë rraskapitëse.

– Ke të drejtë, është rraskapitëse, gjithçka është rraskapitëse.

U larguam bashkë. Njerëzit në rrugë vazhdonin t’ia ngulnin sytë Cass-it. Ishte grua e bukur, ndoshta më e bukur se kurrë. Arritëm në shtëpinë time, hapa një shishe verë dhe ia shtruam bisedës. Gjithmonë na shkonte biseda fjollë. Ajo fliste, unë dëgjoja, pastaj flisja unë. Biseda jonë thjesht rridhte, pa u tendosur. Dukej sikur bashkë zbulonim të fshehta. Kur zbulonim ndonjë të fshehtë të bukur, Cass-i qeshte pa fund me atë të qeshurën e saj si askush tjetër. Ishte si gëzim që dilte nga zjarri. Gjatë bisedës u puthëm dhe u afruam pranë njëri-tjetrit. Pasi u nxehëm, vendosëm të shkonim në shtrat. Ishte ky çasti kur Cass-i zhveshi fustanin me qafë të gjatë dhe i pashë atë shenjën dhëmbë-dhëmbë dhe të shëmtuar përqark qafës. Ishte e gjerë dhe e trashë.

– Budallaqe, – thashë që nga shtrati, – të marrtë dreqi, ç’ke bërë?

– E provova një natë me një shishe të thyer. Nuk po të pëlqej më? A jam ende e bukur?

E tërhoqa në shtrat dhe e putha. U largua prej meje dhe qeshi.

– Ca burra më paguajnë dhjetëshen, pastaj unë zhvishem dhe ata nuk kanë më dëshirë. Unë mbaj dhjetëshen. Është shumë zbavitëse.

– Po, – i thashë, – s’po e mbaj dot të qeshurën… Cass, kurvë, të dua… boll e shkatërrove veten; je gruaja më e gjallë që kam njohur ndonjëherë.

U puthëm përsëri. Cass-i po qante pa zë. Ndjeja lotët. Flokët e gjatë dhe të zinj shtriheshin pranë meje si flamur vdekjeje. Shijuam njëri tjetrin, bëmë dashuri dalë nga dalë, një dashuri melankolike dhe e mrekullueshme. Në mëngjes Cass-i ishte çuar dhe po përgatiste mëngjes. Dukej e qetë dhe e gëzuar. Këndonte. Unë qëndrova në shtrat dhe shijoja gëzimin e saj. Më në fund erdhi tek unë dhe më shkundi:

– Çohu, plehër! Hidhi një ujë të ftohtë fytyrës dhe pallës, dhe eja të shijosh gostinë.

Atë ditë e çova në plazh. Ishte ditë jave, vera nuk kishte ardhur ende mirë, prandaj gjithçka ishte e braktisur deri në përsosmëri. Endacakët e plazhit kishin hapur shtrojat e veta nëpër lëndinat mbi gungat e rërës dhe flinin. Ca të tjerë ishin ulur nëpër stolat e gurtë dhe kalonin shishen dorë më dorë. Pulëbardhat endeshin në ajër, të shkujdesura, por disi të hutuara. Zonja plaka, rreth të shtatëdhjetave apo të tetëdhjetave, rrinin ulur në stola dhe diskutonin për shitje pronash të patundshme të lëna trashëgimi nga bashkëshortët kohë më parë, të vrarë nga qetësia dhe marrëzia e mbijetesës. Por, mbi të gjitha, kishte paqe në ajër; ecëm pa folur midis të shtrirëve nëpër lëndina. Thjesht e ndenjura bashkë sillte një ndjesi të mirë. Bleva dy sanduiçë, ca patate të skuqura dhe pije, u ulëm në rërë dhe hëngrëm. Pastaj e mbajta Cass-in në krahë dhe fjetëm bashkë ndonjë orë. Pothuaj ishte më bukur se të bëje dashuri. U lëshuam të dy bashkë, krejt lirshëm. Kur u zgjuam u kthyem në shtëpinë time dhe unë përgatita darkën. Pas darke i sugjerova Cass-it të jetonim bashkë. Ajo qëndroi për një kohë të gjatë pa lëvizur, duke më shikuar, pastaj tha lehtë: “Jo”. E çova me makinë tek bari, e qerasa me një pije dhe dola. Të nesërmen gjeta punë si punëtor parkingu në një fabrikë dhe punova gjatë gjithë javës. Isha tepër i lodhur dhe nuk kisha fuqi të endesha vërdallë, megjithatë atë të premte mbrëma shkova tek West End Bar. U ula dhe prita për Cass-in. Orët kalonin. Si isha dehur mirë, banakieri më tha: “Më vjen keq për të dashurën tënde”.

– Çfarë, – e pyeta.

– Më vjen keq, nuk e dije?

– Jo.

– Vetëvrasje. E varrosën dje.

– E varrosën, – pyeta. Ngjante sikur nga çasti në çast ajo do të kalonte pragun dhe do të hynte brenda. Si kishte mundësi të kishte vdekur?

– E varrosën motrat.

– Vetëvrasje? Nuk dua ta teproj me pyetje, por, mos di gjë si?

– Preu fytin.

– Kuptoj. Ma mbush dhe një gotë.

Piva deri sa u mbyll. Cass-i ishte më e bukura nga pesë motrat, ishte gruaja më e bukur e qytetit. Arrita ta çoja makinën deri në shtëpi dhe vazhdoja të mendoja se duhej të kisha ngulur këmbë më shumë atë natë, në vend që të kisha pranuar atë “jo”. Gjithçka tregonte se ajo donte. Thjesht, unë isha treguar tepër i papërgatitur, dembel, shumë i papërqendruar. Meritoja vdekjen time dhe të sajën. Isha qen i poshtër. Jo, pse t’ua hedhim fajin qenve? U çova, gjeta një shishe vere dhe piva me gllënjka të mëdha. Cass-i, vajza më e bukur e qytetit kishte vdekur në moshën 20 vjeçare. Përjashta dikush i ra borisë së makinës. I binte fort dhe me ngulm. Lashë shishen poshtë dhe ulërita: “Të marrtë dreqi, bir kurve, pusho!” Nata vazhdonte të vinte dhe unë nuk bëja dot asgjë
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,342
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Charles Bukowski

Shpresa të sëmur. Ndonjëherë është mirë të mos e kesh, të paktën e di që nuk ke për tu bregosur për asgjë, apo të bësh figurë të keqe në mes të njerëzve, të cilët nuk interesohen fare për ty. Duket që ata nuk dinë asgjë për ty. Por, ti ke investuar emocionet, idetë, dëshirat, pak dashuri etj...
Vrite shpresën, dhe mbase keshtu do të ndihesh më mirë .
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,405
Pikët
113
Përgjigje e: Charles Bukowski

Jam i lodhur duke par fytyra femrash të rrethuara nga botox .Gjinj të tejmbushur, të copëtuar nga konkurrenca, prapanica të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit...
Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja.
Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta.
Se kam lexuar ndonjehere,por sa te verteta ka ne ato fjale``16``
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Charles Bukowski

Bukovski mbi të shkruarit

Keshtu pra, ti deshiron të bëhesh shkrimtar?
Nëse nuk të vjen si një shpërthim nga brendësia
pa marrë parasysh asgjë,
mos e bëj atë punë!
Nëse nuk të vjen pa të pyetur fare
nga thellësi e zemrës, mendjes, gojës
rropullive të tua
mos e bëj !
Nëse do të të duhet të ulesh
e të qëndrosh me sytë ngulur për orë të tëra
mbi ekranin e kompjuterit
apo përkulur mbi makinën e shkrimit
duke kërkuar fjalën e duhur,
kjo nuk është punë për ty !.
Nëse do e bësh për para apo për famë,
lëre atë punë.
Nëse do e bësh
për të pasur gra në shtratin tënd,
as mos mendo të shkruash !
Nëse do të të duhet të ulesh mbi të
e ta shkruash dhe ta shkruash dhe ta rishkruash përsëri,
më mirë lëre atë punë.
Nëse të duket e vështirë
vetëm duke e menduar,
mos e bëj!
Nëse përpiqesh të shkruash si dikush tjetër,
mos u merr fare me të shkruarën.
Nëse ulesh aty
dhe pret që shkrimi të gjëmojë jashtë teje
dhe pret e pret dhe ai nuk del,
merru më mirë me diçka tjetër.
Nëse shkruan që sëpari t’ia lexosh të dashurës ,
të dashurit, gruas apo prindërve
ose një tjeter njeriu kushdoqoftë
ti nuk je akoma gati.
Mos u bëj si shumw shkrimtarë,
si mijera njerëz që e quajnë veten shkrimtarë
mos u bëj i zymtë, i mërzitshëm
dhe i shtirur,
mos u konsumo duke dashuruar vetveten
Bibliotekat e botës gogësijnë përgjumshëm
mbi tipa të këtij lloji.
Mos i shto ata më shumë.
Mos u merr fare me atë punë.
Për sa kohë që nuk të ka shpërthyer
nga thellësia e shpirtit tënd
si një raketë,
për sa kohë që
të qëndruarit indiferent karshi saj
nuk të bëjnë të çmëndesh apo të vrasësh veten
a dikë tjetër,
mos u merr me atë punë !
Për sa kohë që dielli brenda teje
nuk t’i ka djegur akoma rropullitë
mos e bëj .
Kur vërtet të jete koha
dhe nëse je ti ai i zgjedhuri,
ajo do të ndodhë vetë
Dhe do të vazhdojë e do të vazhdojë
derisa të vdesësh ose derisa
ajo të vdesë brenda teje.
Nuk ka asnjë mënyrë tjetër
dhe kurrë nuk ka pasur.
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Charles Bukowski

I vetem me cdokend

Mishi mbulon kockat
dhe nje mendje fusim brenda tyre
e nganjehere edhe nje shpirt,
dhe grate vazo thyejne mureve
ndersa burrat
dehen
dhe asnje nuk gjen
tjetrin
por vazhdojne kerkimin
brenda dhe jashte shtreterish
zhgrryre.
mishi mbulon kockat
dhe kerkon
me shume se
mish.
asnje shans i mbetur:
te gjithe ne carkun e
te njejtit fat.

asnje ndonjehere nuk e gjeti
tjetrin.

qyteti zymtesi mbushur
vendi i plehrave mbushur
cmendinat mbushur
spitalet mbushur
varrezat mbushur

asgje tjeter
s'te mbush.
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Charles Bukowski

Liria

ai piu vere tere naten
e 28-te, me ate ne mendje.
menyra si ajo ecte, si fliste, si dashuronte,
menyra si ajo i rrefente gjera qe dukeshin te verteta
por qe nuk ishin, dhe ai njihte ngjyrat e
cdo veshjeje te saj
edhe kepucet - i njihte formen dhe harkun
e seciles take
ashtu si edhe kemben formezuar nga ajo.

dhe ajo ishte akoma jashte e kur ai u kthye
edhe ajo do te ish kthyer bashke me kuterbimin e vecante
dhe vertete
ajo u kthye ne 3 te mengjezit
e ndyre si nje dose e perllangur se ngreni
dhe
ai nxorri nje hanxhar
dhe ajo uluriti
pas murit te dhomes mbeshtetur
sidoqofte akoma e bukur
pavaresisht duhmes se dashurise
dhe goten e veres e mbaroi.

ky fustan i verdhe
i preferuari i tij
dhe ajo uluriti perseri

dhe ai rrembeu thiken
dhe zbertheu rrypin
dhe u zhvesh para saj
dhe koqet e tij preu

dhe i mbajti ne duar
si kajsi
dhe i flaku
ne koshin e banjes
dhe ajo vazhdoi ulurimen
ndersa dhoma u perskuq

ZOT...O ZOT
CFARE KE BERE ?

dhe ai qendroi atje me 3 peshqire
mes kofsheve te tij
shkujdesur tashme nese ajo iku apo
qendroi
ne te verdha apo jeshile veshur
apo pa asgje

dhe me njeren dore duke u mbajtur e me tjetren
duke u ngritur ai mbushi nje tjeter gote me vere.


P.S ..... fantastike !!!!
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Charles Bukowski

Mbi vetmine!

Nuk jam ndier ndonjëherë i vetmuar. Kam qënë në një dhomë--Jam ndier vetëvrasës. Kam qënë i dëshpëruar. Jam ndier i tmerruar, i tmerruar përtej gjithckaje, por nuk kam ndier ndonjëherë që një person tjetër të hyjë në atë dhomë dhe të mund të sherojë atë që mua më bezdis, apo çfarëdo numri njerezish të hyjnë në atë dhomë.

Me fjalë të tjera, vetmia është diçka që nuk më ka bezdisur ndonjëherë sepse gjithmonë kam pasur një padurim për të qenë vetëm. Eshtë të qënit në ndonjë festë, ose në një stadium plot me njerëz që festojne diçka, që mund të më ndjellë vetmi. Do të citoj Ibsenin, " Burrat më të fortë janë më të vetmuarit " . Nuk kam menduar ndonjëherë që " epo, nje bjonde shume e bukur do vijë këtu, do ma jape, do më fërkojë dhe topet, dhe do ndihem mirë " Jo, ajo nuk ndihmon. E ke parasysh turmën tipike “ Uau, eshte e premte mbrëma, çfarë do bësh ? Do rrish ulur aty? ” Hmm, po. Sepse nuk ka asgjë atje jashtë. Eshtë budallallëk. Budallenj duke u englendisur me të tjerë budallenj. Leri te budallepsen. Nuk më ka bezdisur ndonjëherë ndjenja e të vërshuarit atje jashte ne natë. Fshihesha ne bare, sepse nuk doja të fshihesha ne fabrika. Kjo është e gjitha. Të më falin milionat, por kurrë nuk kam qënë vetëm. Më pëlqen vetja ime. Jam forma e argëtimit më e mirë që kam. Le të pimë më shumë verë tani !

:d
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Charles Bukowski

I paperseritshem , nje nga mendjet me origjinale qe ka njohur historia !!!

Super ''legen'' :p
Tani, nje nga mendjet me origjinale, diskutojme se nuk besoj se eshte ai maja...

Ai kishte rene ne dashuri me njeren, çdo gje shkoi si mos me keq dhe tha: "Ne djall çdo gje po pi vetem whiskey, nuk punoj e po ha veze te gatuara me menyra te ndryshme...:D"
Perveç ketij thjeshtesimi ironik, doja te thoja se C.B ka kapacitetin te pershkruaj ne menyre shume te dhunshme dhe kjo, mbet ne mendje.
Nje mendim tjeter qe kam per te eshte se ai ka shkruar shume ne nje periudhe te trazuar ndjenjash, sidomos "dashurore" dhe i ka percjelle lexuesit deshiren per te qene i lire, pa ndjenja, pa ndjesi dhe ndjeshmeri pasi keto te fundit po i turbullonin jeten dhe nuk e benin te lumtur.

Bukowsk-in e kam lexuar sepse kisha degjuar te flitej per te. Nuk them se nuk meson prej Bukowskit, por shpesh - here kupton qe ai ka derdhur vrer dhe krijimtaria e tij eshte thjesht nje shpetim prej asaj qe ai po jetonte. Kjo me ben t'a shikoj veten, si lexuese, ne rolin e psikologes...:S...
Ky eshte mendimi im ne baze te librave qe kam lexuar te ketij autori.

Per te perfunduar nuk do i shtrengoja doren apo te hiqja kapelen siç do e beja per autore te tjere.
 
Top