• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Chelsea tregon unazën e fejesës

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Chelsea më në fund ka treguar unazën e saj të fejesës. Ish bija e njeriut të parë të Amerikës – e cila lajmëroj në nëntor se ajo i kishte premtuar fejesë Marc Mezvinsky – ka treguar unazën e saj të fejesës, e cila ishte e diamantit, gjatë premierës së shfaqjes në Broardway, “Promises, Promises”
.

Chelsea (30) ka arritur në këtë shfaqje me shtaga pasi në fillim të këtij muaji ka thyer këmbën. Ajo pritet që të martohet gjatë verës.

Nëna e nuses, që është Sekretare e Shtetit Amerikan, Hillary Clinton, ka thënë më parë se martesa e vajzës së saj do të mbahet në një ambient familjar. Do të jetë një dasmë private”, kishte thënë ajo për CNN në dhjetor. “Do të këtë të ftuar vetëm të afërm dhe shokë të Chelsea”.

Mezvinsky (32) është djali i ish konresmenit Ed Mezvinsky nga Ioawa dhe gruas së tij Marjorie Margolies-Mezvinsky nga Pennsylvania. Gazetat kishin shkruar më parë se Chelsea ka kërkuar një kaucion prej rreth 10 milion dollarësh nëse Marc prish martesën e tyre, apo e tradhton atë.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top