• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Chrome OS megjithatë këtë vit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Sistemi operativ i Google për kompjuterë netbook megjithatë do të mund të arrinte në treg deri në fund të këtij viti, por në version eksperimental për zhvillues dhe entuziastë.
Google pohon se sistemi operativ Chrome OS do të gjendet në shpërndarje para fundit të këtij viti. Ata të cilët kishin shpresuar për paraqitjen komerciale të netbookëve me këtë sistem (të emëruar ChromeBooks) gjatë dhjetorit do të mbesin duarthatë, pasi që deri në fund të këtij viti do të ofrohet vetëm versioni i ashtuquajtur preview apo beta (eksperimental).

Megjithatë, ekziston mundësia e lansimit të pajisjeve me versionin e hershëm të Chrome OS gjatë këtij viti, e madje ndoshta edhe nën emrin tregtar të Google. Kompania më herët ka deklaruar se me Androidin synon në pajisjet të cilat udhëhiqen me ekran të ndjeshëm në prekje (telefonat e mençur dhe kompjuterët tablet), derisa Chrome OS do të rezervohet për kompjuterët me tastierë fizike.

Përkundër kësaj, janë të mundura edhe versionet e kompjuterëve tablet me këtë sistem operativ, e kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Google Eric Schmidt ka paralajmëruar paraqitjen zyrtare të shumë pajisjeve me Chrome OS gjatë disa muajve të ardhshëm.
 
Top