• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Chrome OS për TV dhe tablet?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Shumë entuziast të teknologjisë për një kohë të gjatë kanë pritur të shohin se çka do të bëjë Google me sistemin e saj operativ Chrome OS, ndërsa duket se pritja e tyre nuk do të jetë e kotë, pasi që Google me të vërtetë ka disa plane interesante për Chrome.
Sipas New York Times, Google do ta lansojë sistemin e saj operativ Chrome OS në një kompjuter netbook para fundit të këtij viti, ndërsa thuhet se kompjuteri i ri netbook do të vijë në treg me logon e Google, i cili gjithsesi se do të prodhohet nga një palë e tretë, dhe jo nga vetë Google.

Në anën tjetër, merret vesh se Google ka edhe disa plane tjera për Chrome OS, njëri nga të cilat është përshtatja e këtij sistemi operativ për televizor dhe kompjuter tablet.

Linus Upson, njëri ndër përfaqësuesit e kësaj kompanie ka thënë se Google fillimisht do ta projektojë këtë sistem operativ në kompjuterin e ri netbook, ndërsa në një të ardhme të afërt, i njëjti do të përdoret edhe në televizor dhe kompjuter tablet.
 
Top