• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Chromebook

Artin

V.I.P
Anëtar
Jun 9, 2020
Postime
192
Pikët
63
Siç e thashë dhe në një temë tjetër, së fundmi bleva një Chromebook dhe është pervoja e pare me këtë sistem operativ. Në thelb ky është një Android, por pak më i përparuar dhe ka një tastierë fizike.

Për momentin jam i kënaqur me të. Është i vogël, i lehtë, plus nuk bën zhurmë, se nuk ka ventilatorë për freskim. Por ka dhe të këqija, se nuk merr çdo lloj programi. Për shembull Microsoft Word nuk e pranon, merr vetëm versionin 365 online, gjë që nuk më pëlqen.

Jam kureshtar të di nëse ka dhe të tjerë në forum që përdorin chromebook, e nëse po, çfarë programesh përdorin apo sugjerojnë për të shkruar. Unë i kam provuar disa në Play Store, por janë gjithë reklama dhe nuk më pëlqejnë.
 

﴾®﴿

🖤
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
388
Pikët
28
Vendndodhja
🏴‍☠️
ta gezosh

 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
3,038
Pikët
113
Ne fillim te pyesje e pastaj e blije...


p.s. parimi I i shopping-ut
 

Artin

V.I.P
Anëtar
Jun 9, 2020
Postime
192
Pikët
63
Ne fillim te pyesje e pastaj e blije...


p.s. parimi I i shopping-ut
Nuk e mora pa pyetur fare, jo. Kërkova dhe mora goxha informacion para se ta blija, por kjo puna e Microsoft Word më shpëtoi. Duke qenë se versioni i tij për android është falas dhe punon në telefon, kujt ia merrte mendja se në Chromebook nuk do te punonte. Me sa duket ka konkurrence te madhe mes Windows dhe Chromebook dhe prandaj i bejne keto marifete.
 
Top