• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Po, e vertete dardanishtja eshte dialekt i nje gjuhe paneuropiane, ...

..dhe anglosaxonet jane dardanet e sotem, qe po vazhdojne ate qe nisi Aenea (NJE-JA , Njeshi).
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

A është shqip fjala bujarë, sikurse p.sh. bujarët shqiptarë.... Nëse po atëherë pse kjo fjalë gjindet në shumicën e gjuhëve sllave në formën bojari, kur ne dimë shumë mirë se ata fjalët e huazuara nga shqipja i dredhojnë dhe përkthejnë sa që është shumë e vështirë që të gjindet gjeneza e një fjale.

Fjala bujar \ bojar eshte fjale e derivuar, nuk eshte se i takon ndonje gjuhe te caktuar ne vecanti. Eshte nje fjale e zhvilluar ne mesjeten e hereshme te fazave me te erreta te komuniteteve krishtere. Te cilat bashkoheshin/bazoheshin ne kishkun, apo buallin. Shtresa disimilatesh te banoreve nga ish qyteterimi romak, te cilet lidheshin me buallin me pare se me kaun. Ani qe sot ndonjehere gabimisht u referohemi me fjalen kaurr, ekonomia e te cileve bazohej ne buaj e bollica nuk ka ndonje aspekt etnik. Fjala kish\e rrjedh pikerisht nga fjala kishk. Keta lloj emrash eshte prakitikisht e pamundur te percaktohen gjuhesisht.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

o Lali, buj,bujk, bujtine,buan, jane fjale te asaj rrace super te lashte,njerez te ashper te dale nga parahistoria,ku ne nje vend vikingu dhe albani ishin vellezer.

Është fjala për shtresën shoqërore gjatë mesjetës "bujarët" të cilët gjithashtu edhe quhen fisnikët, e cila fjalë mua më duket më shqip se sa "bujarët" (fisnikët) që në të vërtet po thuajse nuk kanë asgjë të bëjnë me bujarin (zemërgjerësinë). Si shtresë shoqërore gjatë mesjetës ky emërtim mundë të gjindet deri te stepat e Moskës, gjë që bënë të dyshosh për prejardhjen e kësaj fjale, kur dihet shumë mirë ndikimi sllavë në gjuhën shqipe.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

shqip...gjuha

latinisht...lingua...por forma me e vjeter eshte dingua

e cila konfrontohet me irlandisht tenge(gjuhe kelte) dhe anglisht tongue.

anglishtja i ka te dyja format, language(forma latine, me e re) dhe tongue( forma latine me e vjeter, dingua)

ne arberisht ka qene glua.

ndoshta forma me e vjeter ka qene ajo shqipe(une kete besoj), si forme me e shkurter.

pra glua...L e vjeter e shqipes behet J, si tek bila-bija....bila e gjejme dhe tek dialekti mesap ne puglia.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

bila nga e cila padiskutim rrjedh figlia(italisht), sepse gjendet dhe ne variantin bilia(ne mesapisht).

te pakten kemi nje fjale mesapo-ilire te dokumentuar mire, dhe para-latine.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Në një studim nga njê filolog i njohur britanik, gjeta disa fjalë që janë edhe ne gjuhên shqipe por nuk do e kisha besuar se janë më kuptim të huaj, këtu po i permendim vetëm disa prej tyre;

fjala;
=sofer=nga gjuha hebreje....do e sjellim edhe kuptimin e plotë, t mundohemi njëherë nag ana jonë ta spjegojmi ...
=kulle=kulla...kullat...kutim i huaj ?
=Burri=burrë,kuptim nga herbereje= "bar" ...?
=çetta= kuptim i huaj, kaçakë në shqip apo rrembyes ?
=gardhi= për rrethimin mbrojtës nga thuprat...shqip; mbrojtëse ?
=iku= shkoj, vajti, cila do ishte mê e drejtë nê shqip ?
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Keto te meposhtmet nuk jane huazime ,per te tjerat sjam i sigurt.

kulle=kulla,Burri=burrë,gardhi=,iku= shkoj,
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Keto te meposhtmet nuk jane huazime ,per te tjerat sjam i sigurt.

kulle=kulla,Burri=burrë,gardhi=,iku= shkoj,
Po edeh une e di dhe e kam ditur edhe kam menduar deri sot se ishin fjale shqipe por "miu"
sot ti gjënê tê gjithat dhe e tregon se ka ose ngjjshmeri ose fjale te huazuara por nuk do thote s e nuk i moren nga shqipja edhe te tjeret, rumania dacia, jane afer, nuk ishim aqë large dhe njerzit keto fjale ne kohna te vjetra me siguri i kane huazuar fjalet nga interesi i tregtis, qe ne asnjemenyre nuk mund te themi nese e gjejmi nje fjale te huaj ne, nuk duhet te mendojmi mendjehere se kane ardhur edhe njerzit nga ai vende apo ai popull, per mua jane huazime interesi.. e asgje tjeter.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Si na qenka gj-ja gabim?! G-ja në gj-ja janë dy tinguj të ndryshëm. Në qoftë se do të kishte humbur tingulli g dhe të ishte zëvendësuar me gj, atëherë mund të flitej për humbje, por përkundrazi gjuha është pasuruar. Kemi g, gj, gi, dhe g-j. Kjo e fundit si te shmangje, që the ti.

Në qoftë se ti ke probleme me shqiptimin dhe nuk e shqipton dot gj-në, ky është problemi yt. Ç'faj kanë ata që i shqiptojnë të gjitha?

Megjithatë nuk është ndonjë gjë e madhe, ti thuaj edhe giak në vend të gjakut, se ne të kuptojmë edhe ashtu, por në qoftë se dëshiron ta flasësh gjuhën letrare siç duhet, atëherë merr disa CD me shqipe të pastër dhe dëgjoji. Duke i dëgjuar dhe duke u praktikuar, dalëngadalë do të arrish t'i shqiptosh edhe ti.

Me intereson te di si e shqipton apo lexon ti fjalen shmangje?
 
Une mendoj se ti ke nevoje te mesosh se si lexohet nje fjali e thjeshte, pastaj te mesosh se si lexohet nje fjali e perbere, e tek pastaj te mesosh se si lexohet nje paragraf i tere, qe ne fund te arrish te mesosh se si lexohet nje artikull, ashtu qe ne fund te dish cfare ke lexuar, c'kuptim ka ajo qe ke lexuar, cilat jane mesimet qe ke nxjerr nga informatat e konzumuara, dhe si mund ti universalizosh ato ashtu qe te kesh dobi prej tyre edhe ne te ardhmen.

Por kjo eshte rruge e gjate per t'u kaluar ne kete moshe. Sidoqofte me mire vone se kurre. Per fillim, mjafton t'i bashkosh fjalet ne mendimin e shtruar me shkrim ashtu si jane dhene njepasnje e ne koherence sintaksore te semantikes qe ato perbejne. Dhe te mos besh me keso verejtjesh inekzistente e qesharake pa asnje lidhje kuptimore me ato qe ke lexuar.

Mik i dashur, une shqiptoj shume me shume tinguj tashme edhe te zhdukur te gjuhes shqipe se qe ti mund te imagjinosh. Meso te lexosh ate qe te thote artikulli e jo ate qe thote mendja jote per te.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

"gj" eshte tingull i ri ne shqip.
dhe nuk eshte ndonje zotesi e madhe te shqiptosh kete tingull te korruptuar.
bie dakord me cka shkruar Ajnej siper.
dime qe ne arberisht "gj" nuk ka ekzistuar, nuk ekziston as sot ne dialektin e arberesheve te italise, qe presupozohet te jete dialekt tosk(por me shume elemente gege).

ketu nuk po diskutohet gjuha letrare shqipe, diskutohet prejardhja e fjaleve.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

2. Nese ajnej e shkruan me aineas mund te kesh thene: ai-i-yni;
Nese e shkruan me aeneas, mund te kesh thene: lundertari, ose edhe te dyja.

Besoj se forma e vjeter yne ka qene oon > jon dhe se yne eshte i mevonshem. Õn, ne kete forme lidhet me gjermaniket,P.Gmc. *ons 'our' dhe yne eshte i mevonshem.E larguar pak ne kuptim eshte edhe yonah 'e shtepise' ne sanskrit.Fonema J ne fillim te fjales eshte produkt i zhvillimeve te diftongjeve njesoj si te aap_jap,aam_jam etj.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Po fjala "ungjill" ?
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

eu-aggelion(helenisht)...lajm i mire.

ku eu-mire dhe aggelia-lajm.

keshtu eshte pranuar boterisht.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Po germaniket c'hyne ketu?!!
C'pune kemi ne me ta[?!] -hic nunc kjo pune more djal.
 
Back
Top