• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

per kalem shartimi nuk di cfare te te them... nuk e kam pare ndonjehere madje as ta degjoj nuk e kam degjuar nga njerez qe jane marr me aso punesh.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

per kalem shartimi nuk di cfare te te them... nuk e kam pare ndonjehere madje as ta degjoj nuk e kam degjuar nga njerez qe jane marr me aso punesh.
...
Ndoshta e njeh me fjalë tjetër, por për këtë bëhet fjalë.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

une e di cka eshte {sh[a,o,u]rt[e,u,i]mi}, por nuk di kujte i thone >kalem< ne kete pune.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

une e di cka eshte {sh[a,o,u]rt[e,u,i]mi}, por nuk di kujte i thone >kalem< ne kete pune.

Ajo qe eshte midis dy gishtave quhet KALEM ne kete pune.

Dhe te fotua tjeter, te nenshartesa (qe mund te jete Gorice), jane futur dy KALEMA si mbishartese (qe mund te jene Dardha).
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

I je afruar shume, pa diskutim, pervec nje saktesimi...qartesisht thirsty nuk del nga thate, sepse sic e dime anglishtja ka huazuar nga latinishtja dhe jo direkt nga shqipja.
duhen pare marrdheniet e kesaj te fundit me shqipen.
fjala terra.
ne dialektin e vjeter osco(oskan) thuhet teerum, galet-->tir, pra del nja rrenja tars=thare(shqip), got--->thaurs, gjermanisht--->durs-t, dhe anglisht--->thirsty.

italisht terra, padiskutim e ka marre nga latinishtja torreo, qe do te thote thare.

Dante Alighieri ka perseritur te njejten ide la gran secca(thatesire e madhe) per te thene "la terra".

kurse secco-secca(it)=i, e thate, lidhet me sabbia=rere, pra vend ku ka pak lageshtire.

pra duket qarte qe torreo(lat) lidhet direkt me thare(shqip) dhe jo me secco qe kemi ne italisht.

sete(it) duket qe lidhet me etje(shqip)

Interesant, kjo sete(it), dhe qe e lidh me Etjen. Kur mendova fjalen thirsty me that me shkoj mendja edhe tek eat dhe etje. Por nuk i lidha dot perfundimisht sepse Eat eshte te hashe dhe Etje te pish. Megjithese si vepime nuk jan shume larg nga njera tjetra.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

kalem shartimi;

E mbaj pak mend, që këtë prejardhjen e kalem, ma ka shpjeguar njëherë dikush (emrin e personit po ta shkruaj në rep meqë njiheni, se po e përmenda këtu në temë ka rrezik të më "vrasë" :D), nisur nga një fjalë latine calamus, por nga shpjegimi që i bëri në tërësi, mendonte që në të vërtetë është fjalë e vjetër shqipe, dhe shtonte gjithashtu duke qenë në përputhje edhe me këtë që thotë Ajnej tani që nuk është as turke.
Meqë s'e mbaj mend shumë qartë të gjithë shpjegimin, e kështu duke mos dashur të bëj ndonjë gabim, mund edhe ta pyesësh vetë personin që ta përmenda mbi shpjegimin në tërësi, sepse vërtetë e shpjegonte bukur dhe ishte shpjegim që të bindte.

Kjo puna e fjalëve të vjetra shqipe (si dhe ky rasti) që më pas përvetësohen nga të tjetët - duke i shfaqur si të tyret, më ngjan me një shpjegim që i ka bërë Ajnej, një herë fjalës "llozhë" tek teori konspirative në fsh, lidhur me fjalën shqipe "loze" :)
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

turqelish Kalem - shqip lapsi
nuk eshte turqisht, eshte helenishte e vjeter, κάλαμος- kalamos, e huazuan latinet calamum, ne italisht eshte il calamo, ne gjermanishten e vjeter eshte halam, ne te rene eshte halm. etc etc.

ne shqip, eshte kallam(bime), kalem(mjet per te shkruar).

pra kallam ne shqip eshte fjale e vjeter, kalem eshte njesoj me turqishten kalem.

ne gjuhet europiane i ka te dyja kuptimet vetem nje fjale, pra bime, dhe mjet per te shkruar.
---------------------------------------------------------

perdorej tek shkrimi kuneiform( scrittura cuneiforme), pra ne tavoleta argjile te njome shkruhej me nje cope kallami...ose tek papiruset egjiptiane apo pergamenat ose dhe shume vone edhe ne leter, duke e ngjyer copen e kallamit me boje.

kallami eshte perdorur nga egjiptianet qe nga shekulli i IV para krishtit, e megjithate mbetet fjale helene, perderisa nuk dime si e quanin egjiptianet.


attachment.php
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

llozhe, del nga helenishtja logium=logeium, pra nga logos, ne italisht logge, anglisht lodges etc.

ka lidhje me fjalet, dhe me te folurit, jo me lojra e me loz, ose perndryshe ikim ne ha merr ik:p

tip tribune, ne antikitet ndertese e hapur qendronte mbi kollona.

ne Firenze ndertoheshin ne majen e pallateve, si shenje nobiliteti-fisnikerie.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Unë as me qëllim të keq me i bë gjërat lëmsh nuk nisem, por si për dreq ndodh që më keqkuptojnë. Meqë u kalua tek llozhë tani në lidhje me fjalën loze, s'ishte fjala në kuptimin loze-luaj (harrova ta shkruaj me ë dhe jo e), por me një fjalë të vjetër nga Veriu i Shqipërisë, që për fat të keq janë harruar... ose lënë mënjanë mbase edhe me qëllim!
Baptist (Ajnej) e ka sqaruar me goxha kuptim këtë fjalë të vjetër, kur po flitej për kuptimin e fjalës llozhë. Nisur nga natyra e temës ku po trajtohej (meqë po flitej për llozha masonësh) dha këto përgjigje që për mendimin tim janë me shumë vlerë:

Te ne perdoret shprehja Loze Masone, ose Lloze, dhe e ka kuptimin e pjeses se gigjes se rrushit, rremit qe ndahet nga rrenja ne nje dege te vecante, loze bostani, loze pjeperi loze kungulli loze rrushi. Qe jane bime pak me reperezentative per kuptimin e fjales, Lloze, ose Loze eshte nje dege qe ndahet heret qysh ne rrenje, ne kete kuptim shprehen kosovaret kur e permendin lozen masone.
dikush tjetër i kthen përgjigje:
Dmth Lloze apo Loze eshte tamam dege?

Sepse ky eshte dhe njeri nga kuptimet e tjera qe ka fjala llozhe ne Shqiperi. Dege (ne rastin me te sakte perdoret si dege per shoqate, pra dege shoqate). Interesant qe perdoret per hardhine pasi kur krijuan grupimet e para qe ne kohen e Babilonise, simbolika qe kishin fillimisht ishte ajo e hardhise se rrushit.

Baptisti e sqaron më tej:


Duke lënë mënjanë epitetin e llozhës (jo masonësh e ku di unë se s'ka rëndësi epiteti këtu) më shumë u ndala tek një fjalë shqipe e vjetër por e harruar, ndërkohë që nëse trajtohet më tepër, mund të dali shum kuptimplotë; kuptohet nëse ne shqipot i lëmë mënjanë ironirat ndaj njëri tjetrit - mgjs e pamundur të ndodhi kjo e fundit.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

E kerkova ne fjalorin shqip, -fatkeqsisht aty nuk gjindet fare.


LOZE f.
1. bot. Dredhë hardhie, kungulli etj. Loze hardhie (rrushi). Lozet e kungullit.
Lozet e fasuleve.
2. Guzhmë. U këput lozja.
3. fig. bised. Lloj, farë, racë. Loze e keqe.
* Lëshoi loze shih te LËSHOJ.

http://www.fjalori.shkenca.org/
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

O IKTHUS, ajo pjesë që citove, është për gigjë që nuk po e gjente Ajnej në fjalor. Ajnej, mendon se lozë ka zëvëndësuar një fjalë edhe më të hershme që është fjala gigjë, por në fund të fundit unë them pse të përjashtohet idea që lozë është shqipe, duke qenë se është goxha e vjetër dhe të huajt nuk e kanë 'lozë' si ne psh :D Gjss, edhe fjalën lozë, unë me të rrallë e kam dëgjuar; madje kam përshtypjen se përveç pjesës Veriore të Shqipërisë, s'besoj se përdoret shumë nga pjesa tjetër.

Sidoqoftë hamendësime ngelen, por thjesht mua më pat pëlqyer trajtimi që i ka bërë, prandaj e mbaja mend veç me një të lexuar :)
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

nuk eshte muhabet rrushi, ka te beje me logos, pra vend ku flitet, e ku fjalosesh, e ku mbahen fjalime, zakonisht nje ndertim me kollona ne lartesi. i ngjashem me tempujt.
ne mos nje lloj tempulli.
qe me kohe u modifikua si ndertim, si funksion etc, llozhat e masoneve jane te reja, vete masonet nuk shkojne me larg se viti 1390 me "Regius Manuscript", pra as hyjne fare ne kete mes.

ndersa teorite konspirative jane bullshits reptilianesh dhe agarthash apo hollow earth:p ...tip david icke

dhe baza alienesh ne antarktidehaha, qe tek forumi i dhjere i albushit eshte full.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

LOZE f.
1. bot. Dredhë hardhie, kungulli etj. Loze hardhie (rrushi). Lozet e kungullit.
Lozet e fasuleve.
2. Guzhmë. U këput lozja.
3. fig. bised. Lloj, farë, racë. Loze e keqe.
* Lëshoi loze shih te LËSHOJ.

http://www.fjalori.shkenca.org/
po mer lal por s'ka asnje lidhje me llozhat si ndertesa, apo si grupim.

hyjne tek agronomia keto muhabete.

ose ja futim ha merr ik.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

llozhe, del nga helenishtja logium=logeium, pra nga logos, ne italisht logge, anglisht lodges etc.

ka lidhje me fjalet, dhe me te folurit, jo me lojra e me loz, ose perndryshe ikim ne ha merr ik:p

tip tribune, ne antikitet ndertese e hapur qendronte mbi kollona.

ne Firenze ndertoheshin ne majen e pallateve, si shenje nobiliteti-fisnikerie.

lŏgēum , i, and lŏgĭum , ĭi, n., = λογεῖον and λόγιον,
I. that part of the stage on which the actors spoke, the pulpitum

Me duket mjaft e sakte.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

E mirë tërhiqem, s'më kushton gjë, ashtu e lëmë. Sidoqoftë, kur po flasim për prejardhje fjalësh, duhet pasur parasysh që s'po flitet në kuptimin e rëndomtë agronomie e ma the ta thashë, por duhet pasur parasysh që kanë ardhur si rrjedhojë e një simbolikë që mbart, dhe jo thjesht agrikulturë; se po ta trajtonim ashtu do ishte njëlloj sikur për disa kuptime të lashta kur flasim për to, të marrim të mirëqënë edhe Mitet fjalë për fjalë, pa u bazuar në kuptimin e fshehtë që mbartet pas tyre; besoj se u tregova e qartë në këtë pikë.

Sa për llozhë në kuptimin e grupim, psh nga e lashta ishte dhe kjo:
Interesant qe perdoret per hardhine pasi kur krijuan grupimet e para qe ne kohen e Babilonise, simbolika qe kishin fillimisht ishte ajo e hardhise se rrushit.
Kjo sa për të sqaruar për herë të fundit, qëndrimin mbi simbolikën që na sjellin fjalët në të vërtetë.

E dyta, muhabet s'është fjalë shqip, më bukur ngjan bisedë në vend të një fjale të panevojshme 'muhabet' që ka tjetër kuptim.
 
Back
Top