Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Ma mori mendja që, o do thoje helenishe ose latinishte, s'u ndahesh këtyre dyjave; herë me njërën / herë me tjetrën.

S'është fare e rastësishme ngjashmëria, por është thjesht llogjike dhe, ta kam thënë edhe më parë që për mendimin tim gabon kur, i bie shkurt menjëherë kuptimit të një fjale. Sepse, tullë, si vegël pune, mjete pune etj... pra mjet që përdoret për të krijuar/ndërtuar diçka me një funksion/qëllim të caktuar. Mos e shih gjithmonë sipërfaqësisht, sepse kur qoftë edhe një simbol i vetëm, bie fjala, do jo pak por 7 trajtime të ndryshme që japin një kuptim të vetëm e të plotë, merre me mend sesa do Fjala. E para ishte Fjala, s'ka ngelë kot kjo :)

Po mirë, se m'u kujtua një fjalë tjetër nga kjo që po bisedojmë, psh fjala tru, edhe kjo helenishte apo latinishte është?
 
problemi eshte se tulles i thone brick, dhe qe vjen nga gjermanishtja bricke, pra a broken piece me rrenje break.
ta them dhe tool se nga vjen, por s'ja vlen me bla bla kot fare.

nuk eshte faji im nese ndertimet me tulla me te hershme ne europe u perkasin heleneve.

tulla lidhet me tuvlo(τούβλο).

ps. dhe toolbar eshte shqip:p

Po mirë, se m'u kujtua një fjalë tjetër nga kjo që po bisedojmë, psh fjala tru, edhe kjo helenishte apo latinishte është?
dhe kete fjale patjeter e kane huazuar anglezet nga ne per ti dhene kuptimin i-e vertete, that's so true:p
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Ti vazhdon mos të kuptosh se ku dua të dal unë, më duket, se s'shpjegohet ndryshe...

Unë të them shqip, që tullë, ka kuptimin e një mjeti pune, që përdoret për të ndërtuar diçka me qëllim të caktuar, dhe ne shqipot e kemi si me kuptim të përgjithshëm, po ashtu e kemi cilësuar këtë mjet duke e përveçuar më pas. Ndërsa ata që e kanë tool, e kanë të përgjithshme, se domosdo e kanë të huazuar dhe, për fjalën tullë duhej të përdornin një fjalë tjetër si të tyre që është brick.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

ti dil ku te duash e shko nga te kesh qejf

tool (n.)
O.E. tol "instrument, implement," from P.Gmc. *tolan (cf. O.N. tol), from a verb stem represented by O.E. tawian "prepare." The ending is the instrumental suffix -l (e.g. shovel). Figurative sense of "person used by another for his own ends" is recorded from 1660s. Slang meaning "penis" first recorded 1550s.

eshte fjale slang. origjinalisht i thoshin penisit, sinonim i dick, cock etc

dhe ne shqip ndonjehere per zhargon ne per te thene penis, themi ato veglat, apo allatet:p
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Secili ka të drejtë të mbajë mendimin e tij, por ata banalitetet e bisedës, e dini mirë që s'i kam shumë qejf.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Secili ka të drejtë të mbajë mendimin e tij, por ata banalitetet e bisedës, e dini mirë që s'i kam shumë qejf.
nese ti quan banal Etymology Dictionary eshte problemi tend.-bla-

nuk po i shkruaj me asnje lloj tendence, po sjelll cfar eshte e njohur nga perpiluesit mothertongue te ketij fjalori, qe sigurisht e dine anglishten mjaft me mire se une, se ti, dhe se gjith forumi.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Lëri 'gërricjet' e kota: jo problemi yt apo i imi, se kur flas seriozisht në një temë, i shmangem personalizimeve. As të tha njeri që po flet me prirje të tilla, por e devijove tërësisht idenë që unë kisha në atë që po thoja.
Meqë arriti biseda deri këtu, secili le të mbajë mendimin e vet, dhe jemi në rregull.

P.S.-Meqë tani e pashë që e ke bërë më vonë këtë ndryshimin:
dhe kete fjale patjeter e kane huazuar anglezet nga ne per ti dhene kuptimin i-e vertete, that's so true
Disa edhe ta marrin me shaka, si edhe rasti yt, pak rëndësi ka për mua, por ne shqiptarët kur duam të tregojmë diçka që për ne është e vërtetë themi: "me tërë mend". Psh, "me tërë mend e kishe këtë që the?" Pra që ka kuptimin, "e ke me të vërtetë" Nga kjo me tërë mend, secili nga ne e di që për të menduar përdorim trurin, apo jo? Ndryshe se ka edhe filozofë që shkojnë më tej në këtë pikë, por s'po hallakatem më shumë në filozofira te tepërta.
Kur flasim për Mendjen, menjëherë krijojmë mendimin e trurit (TRU), pra jo më kot edhe kur duam të themi diçka që për ne është e vërtetë, themi: me tërë mend.
Kush do të kuptojë ku e kam fjalën e kupton, kush do bëjë lojra kot apo tallje të pavend, punë për të.
Për vete i qëndroj besnike kësaj që thashë.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

ne s'po bejme duel ketu, cili fiton.

vetkenaqsia eshte e kote.

ja mbush dot mendjen botes qe tool(eng) del nga tulle(shqip)???!!!

te dhashe indikacion te qarte me ke lidhet fjala tulle, aty ka vend per diskutim, nga ata qe marrin vesh. e kane marre helenet nga ne apo ne nga helenet, apo helenet dhe iliret, traket, kishin te njejten gjuhe(sigurisht kishte shume dialekte), sepse sipas te gjitha gjasave, keshtu ka qene.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Lëri 'gërricjet' e kota: jo problemi yt apo i imi, se kur flas seriozisht në një temë, i shmangem personalizimeve. As të tha njeri që po flet me prirje të tilla, por e devijove tërësisht idenë që unë kisha në atë që po thoja.
Meqë arriti biseda deri këtu, secili le të mbajë mendimin e vet, dhe jemi në rregull.

P.S.-Meqë tani e pashë që e ke bërë më vonë këtë ndryshimin:
Disa edhe ta marrin me shaka, si edhe rasti yt, pak rëndësi ka për mua, por ne shqiptarët kur duam të tregojmë diçka që për ne është e vërtetë themi: "me tërë mend". Psh, "me tërë mend e kishe këtë që the?" Pra që ka kuptimin, "e ke me të vërtetë" Nga kjo me tërë mend, secili nga ne e di që për të menduar përdorim trurin, apo jo? Ndryshe se ka edhe filozofë që shkojnë më tej në këtë pikë, por s'po hallakatem më shumë në filozofira te tepërta.
Kur flasim për Mendjen, menjëherë krijojmë mendimin e trurit (TRU), pra jo më kot edhe kur duam të themi diçka që për ne është e vërtetë, themi: me tërë mend.
Kush do të kuptojë ku e kam fjalën e kupton, kush do bëjë lojra kot apo tallje të pavend, punë për të.
Për vete i qëndroj besnike kësaj që thashë.
ti qendroi besnike asaj qe mendon, kurse une kam hasur qe true(engl) lidhet me tree(eng), pra dru ne shqip..."steadfast as an oak."
ne welsh eshte drud, ne irlandishten e vjeter eshte dron , gjuhe kelte qe te dyja, dikur iliret dhe keltet ishin prane, shembulli me i mire jane panonet, te cilet kane qene ne fakt kelto-ilire.

meqe doli dhe fjala mendje, ka te njejten etimologji me mentem(lat), mente(it), mind(eng).

ps. druidet:D

oak-knower

thoshte Plini i vjeter

pra lidhet direkt me fjalen shqipe dru.

ps 2.

churchill ka qene nje druid modern.

ps3.

do me akuzojne per masoneri:p

ps4

meqenese i ke qef keto temat me misticizem.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

E di si është një punë? Ne jemi mësuar me atë idenë që, madhështinë, lashtësinë etj etj ta shohim gjithmonë me sytë nga tjetri; ose më mirë na kanë detyruar të mendojmë në këtë mënyrë, brenda kornizave të tilla. Kjo jep pasojën e vet, që nga ndikimi i të tjerëve, ngadalë e ngadalë do kalosh te një lloj vetndikimi që për çdo gjë do priresh gjithmonë ti vetë tashmë, të hedhësh sytë nga tjetri dhe jo nga vetja. Dmth, se na qenka latinishtja bie fjala, e dokumentuar se ashtu ta kanë paraqitur të tjerët... po sikur një ditë prej ditësh, të dilte ndonjë "dokumentim" që të tregon që shqipja është më e vjetër? Ahhh po... do jetë ndonjë shaka me siguri, se s'ka mundësi shqipja...
M'u kujtua kur një herë, tek një temë në fsh tek tema e Diellit si zot, që e kam shpjeguar atë dorën e misterve që ishte gjetur në Vaun e Dejës dhe foton e baaorar me guroren si kult i Diellit, që janë shqiptare, por trajtimin që unë i bëra e thashë që e mora si bazë nga libra të huaj, autorët e të cilëve në lidhje me këto simbole dhe rituale të tilla - i mbanin si të tyret dhe shumë të lashta, madje të vëllazërive të lashta fare. (Meqë ra fjala, s'e di se kujt i doli punë ta fshinte atë shkrim fiks pas 2 muajsh, sepse moderatori i atij nën forumi agnostik - nuk e ka bërë, por punë për të, s'i kam për herë të parë ndodhira të tilla prej "personazhesh të tipit Zorro" që i kam si hije :p)
Tani rastësisht u gjendën në vendin tonë; rastësisht këto rituale janë trashëguar në vetdijen e popullit tonë deri në ditët e sotshme? Apo do thuash se e kemi kopjuar, sepse kështu është më kollaj të llogjikohet.
E njëjta linjë mendimi, vlen edhe për fjalët që po bisedojmë në temë..
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

cili eshte baaroar, s'me kujtohet ky.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

baaorar është Dalan, por që më pas e ndryshoi nickun.
.....
Atë shpjegim të detajuar e dhashë më 9 korrik të këtij viti, por avulloi pas 2 muajsh.
Kjo s'ka shumë rëndësi tani, por rëndësi ka që mos të shohim më veten tonë si të ulët para të tjerëve, ngaqë kemi qenë të shtypur historikisht, por ka ardhur koha të ngrejmë kokën si na takon dhe mos jemi më nën ndikimin e vetëm të asaj që na thonë, ngaqë na e detyrojnë të tjerët të mendojmë si duan ata...
 
..........................................................................................................

Albanese……………..Tulla
Rusisht ,……………. Кирпич ..qirpiç
Bullgar……………….тухла…..Tuhla
Finland……………….tiili
Grek............................ τούβλο….Touvlo
Islande……………….múrsteinn.....
Latinisht..................... lateres
Maqedon...................... тули tyli
Polak…………………..cegła
Suedia........................... tegel
Turqia............................ tuğla

Ndo kush mund dhe te "thartohet",por sme rr. fort .Ketu mund (per ndo nje Kapiten Ha- mer- ik)ka diçka te thjesht per ta pare me nje sy tjeter konceptin e "Veza apo Pula".Ketu flitet per ate qe i kishte te Dy a.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Ndersa per TRU,kush esht ajo qe ruajti apo ruan çdo gje?????
Arabet e quajn me ate qe ua dha...LA-AL

Lebes
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Peshkop ose Episkop.
 
Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?

Se pari, ne kemi fjale shqip per cdo orendi. Kjo do te thote se ne mos qofshin shqip kane alternative shqipe, si psh, dritare, shtrat etj.

Se dyti, po habitem qe turqit kane kapacitet aq te thelle etnik sa ne u kemi huazuar e ata jo. Nuk me kujtohet ndonje etni Turke historikisht. Popullate qe jeton ne Turqi ka me bollek. Dhe gjuha e tyre eshte amalgame e disa gjuheve.

Se treti dhe me e rendesishmja, disa nga keto fjale qe po i mendoj shpejt e shpejt jane shqip. Pershembull, tentzere ne greqisht eshte ajo gjeja ku zihen. Po dyshoj tek fjala dyshek, jo per gje, por se kemi nje binjakezim te saj me dysheme e me radhe.
 
Nuk di turqisht.Po kam "pershtypjen" se nje shqiptar po te shkoj te flej nje nat ne shtepi turke,nuk ka nevoje per perkthyes.(persa i perket,ushqimit e sendeve shtepiake)
Diskutimet e tjera jane histori tjeter.Shqipja e sotme ka aq shume fjale turqisht..qe fillon sot e nuk mbaron dot as neser.
 
Back
Top