Përgjigje e: Cila është prejardhja e "Kësaj" fjale?
Shoku nuk e ke thithur fare muabetin.
Ti ke nje menyren tende te botkuptimit ne kete fushe. Une kam fushepamjen time. Une nuk e di kush eshte ai me i sakti, por qe te kuptohemi kur flasim po mundohem te shpalose ate qe une kam si harte ne koke kur flasim per gjuhet dhe prejardhjen e tyre. Me lejo te bej nje hyrje per te futur ne brendesi te asaj qe po mundohem te te shpjegoj.
Gjuhet kan lindur si nevoje e njerzve per te komunikuar. Ato ne fillim kane qene te varfera ne fjale dhe me pas pergjat marshimit evolutiv te njeriut dhe ndryshimit e rritjes se nevojave te tije kane evoluar e ndryshuar edhe gjuhet.
Pra gjuha jone, nuk na ka rene nga zoti e gateshme, ajo ka lindur dhe eshte zhvilluar si gjithe gjuhet e tjera. Nese e imagjinojme rrugen qe ka pershkuar gjuha jone ne kohe deri sa ka arritur deri tek ne, me nje drejtez, ne nje pike imagjinare te kohes te kesaj drejteze ne e kemi quajtur gjuha pellazge. Pak me vone ne nje pike tjeter imagjinare nga kjo drejtez eshte shmangur nje gjysme drejtez qe e kemi quajtur gjuha Helene qe ka vazhduar rrugen e saj per hesap te vete. Me pas akoma ajo Latine dhe ndoshta edhe gjuha jone. Pra ne as u kemi marre e as na kane marre dy gjuhet e tjera, thjesht kemi ngjashmeri se burojme nga i njejti burim. Pra kemi rrenje te njejta, por deget jan zhvilluar per hesap te vet.
Mund te thuash, qe shqipja si nje dege e drejtperdrejt e pellazgjishtes, mund ti afrohet me shume asaj, sepse eshte me pak e perpunuara ne shekuj dhe me pak e devijuara nga trungu meme pellazgjik, se gjuhet si motra, qe kane te njejten prejardhje, si Latinishtja dhe Greqishtja.
Pra qe te kuptohemi kur flasim, greqishtja dhe latinishtja nuk i kane marre asgje shqipes, por pellazgjishtes. Thjesht gjuha shqipe eshte varianti me i afert i pellazgjishtes se hershme qe jeton akoma. Prandaj kur i hulumtojme me kujdes keto gjuhe duket sikur ato i kane marre shqipes. Por ne te vertet ato jane si ne, dege te nje peme gjuhesore vetem se gjate rruges evolutive ato kan evoluar e jane transformuar dal nga dal deri sa kane arritur ne formen ne te cilen i njohim ne sot. Pra ato jane po aq pallazgjike sa edhe ne, vetem se ne kemi fjetur dhe nuk kemi evoluar dhe i ngjajme me teper trungut meme.
Pra nuk mund te thuash qe greqishtja, apo latinishtja na kan marre ne, por thjesht kane evoluar si rezultat i emancipimit kulturoror te trevave ne te cilen ato jane folur. Prandaj shkurt muabeti neve nuk na ka marre asnjeri asgje, sepse ne nuk kemi krijuar ndonje variant kulturor, ne thjesht kemi qene ne gjume. Mirpo sa me e zhvilluar eshte Shoqeria aq me e zhvilluar behet edhe gjuha, qe kekon t'i pergjigjet nevojave te saj. Ne shoqeri te zhvilluara lindin fenomene, koncepte, vegla, ide, pune te reja qe kerkojne pasqyrimin ne gjuhe me fjale te reja. Mbi te gjitha lind letersia qe dyfishon dhe trefishon numrin e sinonimeve dhe i ndane fjalet edhe sipas nuancave. Keshtu qe vertet Shqipja dhe Latinishtja e Greqishtja mund te kene rrenje te njejta por keto te fundit e dyfishuan dhe e trefishuan masen dhe cilesin e tyre.
Qe te vijme tek pika mbi "i", edhe turqia ka gjuhen e saj. Edhe ajo ka marrshimin e saj evolutiv. Ajo kur erdhi ne Evrope ishte gjuhe e pa zhvilluar dhe kishte mungesa ne mbulimin e fenomeneve, koncepteve, profesioneve, veglave, ideve... me fjale te reja. Keshtu qe krijoi fjale te reja, por edhe adoptoi fjale te gateshme.
Tani ti si mendon, cila gjuhe kishte ne ate kohe fjalor me te pasur qe mbulonte nevojat e kesaj gjuhe te re?
Cilado, qe te kete qene gjuha ,ajo, nuk besoj se quhej Gjuha Shqipe.
Peshkaqeni, asnjeri nuk perpiqet ti mohoje kerkujt, kendveshtrimin e tij per gjerat, pavaresisht se analiza e mesiperme, ka pak te beje me postimin tuaj te meparshem. Persa i perket analizes suaj, jane dy gjera qe une nuk bie dakort:
E para, eshte lehtesia me te cilen ti arrin ne emertimin e parashqipes si pellazgjishte. Sadoqe duken romantike, pellazget jane nje mister i madh, emri i te cileve permendet shkaraz ne nje literature mesjetare(per mendimin tim me besueshmeri afer zeros) dhe per te cilet nuk dihet pothuajse asgje.
E dyta, eshte lehtesia me te cilen ti barazon karakterin vernakular te shqipes me ate te gjuheve qe s'jane provuar nga askush, qe te jene te tilla, si ajo latine dhe greke(per te cilen une mendoj se ishte forma e hershme e te pares). Nese shqipa ka
lindur nga nje gjuhe vernakulare, duke evoluar ne vater, latinishtja dhe greqishtja jane
krijuar prej te njejtes, ne bodrumet e manastireve para dhe protokristiane, qe kane qene te vetmet institucione ku percillej dija dhe liturgjia. Ky eshte nje dallim thelbesor por fatkeqesisht pak njerez e kuptojne plotesisht.
Nuk e di sa e kupton ti gjuhen, por nuk huazohet fjala ne kohen e kryer te thjesht.
Une gramatiken e gjuhes e kuptoj mire dhe jo vetem ate te shqipes, bile jam ne gjendje te bej analiza shume te veshtira dhe per gjuhe tjera, te gjalla dhe te vdekura. Ja disa prej tyre:
http://arberiaonline.com/viewforum.php?f=82
http://arberiaonline.com/viewtopic.php?f=82&t=24
por nuk huazohet fjala ne kohen e kryer te thjesht.Shoh-pe
Peshkaqeni, eshte mire te mos perdorim padijen per sulm. Per dijenine tende, folja (me)
pa, nuk perfaqson thjeshte kohen e shkuar te foljes shoh, kjo eshte e vlefshme vetem per gjuhen letrare. Rrokja-folje
pa,
eshte ajo qe eshte perdorur ngahera si paresore dhe mesa duket e vetme, ne dialektin kryesor te shqipes, ne ate geg dhe fuzioni i saj, ne format e brendaeptuara te analogeve te saj dialektore shoh(e tashme)--pa_she(e shkuar), tregon per unitetin e gjuhes shqipe, si element thelbesor i kultures se nje kombi te vetem.
Eshte po kjo folje pastaj, nga e cila formohen dhe emra qe kane te bejne me shikimin:
pamje---pa + mje
Keto jan karagjozlliqe.
Ajo qe huazohet nga nje gjuhe ne nje tjeter eshte rrenja.
Kjo nuk eshte aspak e vertete, grupi kryesor i huazimeve, ne te gjitha gjuhet, perbehet nga fjalet qe huazohen 'in block', sidomos per termat sendeve dhe zhvillimit. Gjuha nuk mund te qemtoj rrenjen ne nje huazim dhe shpeshhere nuk zoteron as mekanizmin per ta bere kete, sepse nuk ka nevoje ta beje kete. Gjuha ka nevoje per termin e plote, qe do te mbushte boshllekun qe ajo ka per te.
C'eshte kjo mani qe keni me rrokezimet. Rrokezoni nje fjale, gjeni ndonje rrokje dhe filloni fantazoni. Fjalet jane identike dhe kane kuptime te ndryshme edhe brenda nje gjuhe te vetme...
Sepse rrokjet peshkaqen, bartin kuptimet me elementare dhe me te qendrushme ne fjale. Kombinimi i tyre, mund te na jap nje rezultat kuptimor te gjurmueshem, mjafton te ndjekesh metodologjite e duhura te semantikes dhe te gjuhesise krahasuese.
Qepe emer qepa qe hame
Qep folje qep kur qepim
Prania e homonimeve ne gjuhe, nuk do te thote, qe duhet te heqim dore nga gjurmimi i semantikes duke u mbeshtetur tek tingujt apo rrokjet kuptimbartese.
...ateher c'mund te themi per dy gjuhe te ndryshme. Keto jane thjesht koncidensa.
Kur koincidencat behen ca si shume, atehere nuk jane me te tilla, per me teper nuk duhet njohuri e madhe, per te dalluar ngjashmerine e shumte ne numer midis fjaleve te gjuheve te ndryshme. Pastaj nuk duhet te behemi radikale dhe te mohojme lidhjet, per shkak te formave paksa te ndryshme. Psh me qe jemi te forma, askush nuk duhet te mohoj lidhjen e :
formë(shqip) me μορφή(gr)
Ketu ngelet per te pare vetem, kush morri nga kush dhe nese kane te njejtin burim(sic thua ti dhe une e pranoj), kush i qendron me prane atij.
Une kam shume per te thene, por kjo eshte teme shume e gjere.