• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cila eshte dashuria e vertet???!

clizia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 17, 2009
Postime
298
Pikët
0
Vendndodhja
ne zemren e dikujt
Cila mendoni se mund te quhet dashuri e vertet:
-te dashurosh pa pyetur per asgje,te besh cdo cmenduri per te pa menduar se neser mund te zhgenjehesh,te shpresosh qe ai/ajo do te jete prane teje ne cdo sek te jetes,mos kesh turp ti thuash qe nuk rri dot pa te...
-Apo te dashurosh duke menduar per te nesermen,te japesh dashurine me pikatore nga frika se mos zhgenjehesh,mos ta japesh veten se e do keshtu asaj nuk do ti "rritej mendja",,,,???????
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

Me fal czilia por a thua e ke veten ne dore per ti bere gjerat sipas ketyre dy skemave qe ke dhene ti? Nuk te ka qelluar ty te gjendesh ne te dyja rastet?
Mua po, dhe sinqerisht ka fituar dhe humbur ne te dyja rastet.
 

clizia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 17, 2009
Postime
298
Pikët
0
Vendndodhja
ne zemren e dikujt
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

une ne fakt, po te nisemi nga eksperienca personale i kam ndare sh mire gjerat si me thike, njeher ne jeten time ka qene qe kam ndjekur pa u mendouar shume per konseguencat, qe ateher ndjek sh rregullin e dyte, mos te them qe se besoj fare se behem sh e ngurte. s'besoj se ngaterrohen te dyja, ose ke nje drejtim ose tjetren, eshte njesoj si te thuash besoj ne zot nuk besoj, ska rruge pjo, nuk eshte logjike.
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

Por mos harro qe dashuria eshte dicka subjektive qe nuk e ke ne dore dhe nuk mundet te jesh racional gjithnje.. PO te ishte kaq e thjeshte, te gjithe do te kishim zgjedhur vetem njehere dhe me llogjike te plote..
 

clizia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 17, 2009
Postime
298
Pikët
0
Vendndodhja
ne zemren e dikujt
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

kush tha qe nuk ka njerez qe e bejne kete?? eshte subjektive menyra si njeriu dashuron gjithashtu dhe ai zgjedh, por mendoj se nje nga te dy rastet eshte, zemren ose logjiken, varet ke pyet
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

Ky eshte mendimi yt dhe e respektoj. Mbas disa vitesh ndoshta na bie rasti qe te riflasim per kete teme dhe do te isha kurioz te degjoja mendimin tend.:)
 

clizia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 17, 2009
Postime
298
Pikët
0
Vendndodhja
ne zemren e dikujt
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

ne fakt pas disa vitesh une do jem plak, keshtu qe ato qe thashe jane eksperienc me sh sesa teori, nejse secili i bazon zgjedhjet e tij ne disa ligje personale, ska ndonje gje te gabuar :)
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë:

1-ta shpërblesh urrejtjen me dashuri!

2-pranimi i të pamundesis

3-thënia-unë isha gabim;)
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

ne fakt pas disa vitesh une do jem plak, keshtu qe ato qe thashe jane eksperienc me sh sesa teori, nejse secili i bazon zgjedhjet e tij ne disa ligje personale, ska ndonje gje te gabuar :)
Kujdes mi shpirt se me keto qe po thua po te imagjinoj me nje shkop dore dhe me gjirin qe te varet deri tek barku..ha ha ha ha
Ma ha mendja qe je akoma shume e re dhe pas disa vitesh do te jesh thjesht pak me e vjeter (a thua se kemi zgjihje tjeter) por gjithnje e afte per ti dhene mundesi zgjedhjeje vetes midis dy situacioneve te mesiperme:)
 

Emirjola

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 9, 2010
Postime
150
Pikët
0
Vendndodhja
verdalle!
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

un personalisht nga vetja jeme jam tip qe sado qe hapem me dike prap mbaj rezerva dhe nuk bej cdo gje per dashurin jam tip i ftohet ne shum raste me veten dhe me partnerin!!me pelqen shum te zgjedh rrugen e dyte deri me sot e kam bere si do te ndodhi ne te ardhmen nuk e di!!por jam perball me shum raste te tjera qe ndodhin si ne rastine pare gje qe e kam pare tek shoqnia jeme ambientet ku un jetoj dhe pse un pervete nuk e praktikoj si menyre!!!un mendoj se dashuria lind nga fakti se ndjehesh mire me 1 person dhe 2palet kan interesa te perbashketa per njeri tjetrin jo interesa materiale gjithmon...por interesa duke filluar nga pelqimi i tyre,ndjehen mire ne publik qe jan me krah me 1 person si ai qe shoqerohen me te,ju pelqen cdo gje qe ben partneri i tyre,ju hapen dyert per cdo gje kudo nga fakti qe kan ne krah dike si ai person qe dua,jan plotesisht te lumtur me faktet qe gjestet e personit qe kan ne krha jan te duahurat e konceptojn cdo gje perfekte me ate qe kan ne krah..etj etj kto gjana dmth qe i pasqyrojne njeri tjetrit disa tipare te perbashketa qe kan!!por jo qe jan gjithmon te gatshem te vetsafrifikohen per tjetrin!!varet nga momenti,ambienti dhe nga personi sa jep nga vetja per te tjeret dhe sa merr nga te tjeret per veten!!mua me pelqen te alternoj zemren dhe mendjen sebashku seps enese nuk ndodh keshtu mund dhe te zhgenjehesh shum ne te ardhmen!!mendimi jem!
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

Te morrsha te ligat mendimit tend.
Jam dakort: duhet ti alternosh kur ke mundesi (shpesh ne keto pune nuk e ke veten ne dore..)
 

Emirjola

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 9, 2010
Postime
150
Pikët
0
Vendndodhja
verdalle!
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

un mendoj te kunderten qe cdo gje e ke vete ne dore!!!!por varet si e menaxhon jeten tende !!!varet dhe sa deshir ke me i alternu gjanat me u ba eksplurues ne jete!!varet sa i afte je me lendu dike se ne momentin qe merr vesht 1 gje qe nuk ashte shum mire thu a ok kshu ashte puna ti me ke rrejt mu,un po shkoj pergjithmon pa kthim mrapa,pa e mendu se sa mund te lendohet tjetri qe ka ba gjithca per ty,varet nga personaliteti i njeriut,dhe nga fortesia qe e perben ate perbrenda atij njeriut te qeshur, te bute mund te ndodhet 1 bishe qe se ke pare kurr me pare!!!hahahahhaa ndryshimi i personalitetit ne situata te ndryshme!
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

Njeriu ne jete nje here dashuron , e perpara se te arrije deri aty sa te thote *te dua* duhet te jet vertet i sigurte ne vendimet qe mer **ti diktoje lidhjet spontane & terheqjen sekuale me te vetmen *dashuri*..
 

Emirjola

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 9, 2010
Postime
150
Pikët
0
Vendndodhja
verdalle!
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

e ke shum gabim sex mund te jete pjes e partnereze dhe kur ata nuk e dojn njeri tjetrin!!apo mudn te kete cifte qe duhen shum dhe pa arrit plotesisht momenti i duhur qe te dy partneret e ndjejne te kryejne marrdhenie nuk shkojn bashk!!dashuria ka lidhje me cdo gja qe ti munesh me ken gati me ba per partnerin dhe ai per ty!!okk bindu per kto qe po tham!!
 

malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

ajo qe zgjat ne kohe.
 

Perla

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 10, 2010
Postime
104
Pikët
0
Vendndodhja
Città Alta
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

Cila mendoni se mund te quhet dashuri e vertet:
-te dashurosh pa pyetur per asgje,te besh cdo cmenduri per te pa menduar se neser mund te zhgenjehesh,te shpresosh qe ai/ajo do te jete prane teje ne cdo sek te jetes,mos kesh turp ti thuash qe nuk rri dot pa te...
Eksperienca te tilla kalojne adoleshentet, e nuk mund te quhet dashuri por ndjekie e instikteve te moshes. Nje i rrutur i mendon mire hapat qe hedh dhe sesa larg keto hapa mund ta çojne (nese kerkon aventura pastaj, eshte çeshtje tjeter) .

-Apo te dashurosh duke menduar per te nesermen,te japesh dashurine me pikatore nga frika se mos zhgenjehesh,mos ta japesh veten se e do keshtu asaj nuk do ti "rritej mendja",,,,???????
Te duash me kufinj dhe limite, nuk do te thote te mos duash, por te respektosh veten. Vetja eshte me e rendesishme se çfaredo lloj dashurie, e fakti qe tregon racionalitet ne nje lidhje te ben te ndihesh e sigurte per te nesermen. Nqs dy njeres ndjejne , nuk kane nevoje ta shprehin me fjale, jo per çeshtje turpi, por e thjeshte... do i humbiste vlera asaj ndjenje . Llafet ikin i merr era dhe bashke me to "vdesin dashurite" !!!
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

kush tha qe nuk ka njerez qe e bejne kete?? eshte subjektive menyra si njeriu dashuron gjithashtu dhe ai zgjedh, por mendoj se nje nga te dy rastet eshte, zemren ose logjiken, varet ke pyet
---Ne dashurine e vertrete pyetet zemra -----Ndaj dhe dashuria quhet PUNE ZEMRE --------\
----Nje filozof i lashtesise ka thene :---Ne dashuri ndiq rugen e zemres , nese do te jesh i lumtur me pastaj..."----------Dhe ka plotesisht te drejte , sipas meje .----
------ Sepse si i thone asaj qe :--- ZEMRA KA ARSYET E VETA QE ARSYEJA NUK I NJEF --------
--Dhe nga ana tjeter nqs ti nuk ndjek zerin e zemres por ndjek zerin e arsyes --atehere gjate jetes ti do kerkosh ....dashnore ( uf kjo fjale me keput me dysh..loool),sepse nuk te lezeri i zemres--dhe ajo e dashura do te behet me a afert se gruaja --------Kjo pastaj do coje ne shkaterim te jetes bashkeshortore
--------------Kete teme trajton edhe nje Film serial ketu ne USA --dhe ajo e dashura e personazhit kryesor thote keto fjale tamam te goditura gruas se te dashurit te saj :--
--".....Ti ke gishtin me unazen e tij, por une kam......zemren e tij..."-----------Dhe nqs tjetra apo tjetri te ka vjedhur zemren, ajo te ka vjedhur cdo gje, enderrat, mendjen , cdo gje dhe ti gjithe diten e ke mendjen tek ...DASHNORJA ,dhe te neveritet gruaja,......te behet si ne nje film italian me Alberto Sortin ku ai kishte rene ne dashni ( po te forte ama lol) me komshijen dhe kur shikonte gruan e tij , e perfytyronte sikur po e zjente ne kazanin qe zjente robat ajo.....lol ---
----------Pra mesimi mendoj une nga vjen qe nga lashtesia ---
------ :--Ne dashuri ndiqet ruga e zemres ,ne cdo gje tjeter ndiqet ruga e arsyes---
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Cila eshte dashuria e vertet???!

dashuria e vertete eshte dashuria pa kushte pa paragjykime , pa paramendime, eshte dashuria e marre ashtu sic vjen..
 
Top