• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cila eshte lista e librave, qe secili prej nesh duhet patjeter t'i lexoje?

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,525
Pikët
113
Pershendetje,

Po diskutoja me nje mikun tim shkrimtar/poet sot dhe shkoi biseda te nje liber qe nuk e kisha lexuar, gje per te cilen me kritikoi ashper. lol

A keni ju nje liste te librave qe cdo njeri duhet patjeter t'i lexoje para se te vdesi dhe nese po, cfare perfshin kjo liste?

P.S. E hapa temen te letersia por nuk do te thote qe keto libra te jene vetem letrare por mund te jene te cdo fushe.
 
utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
611
Pikët
0
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Cfare do te thote te mesosh? Grumbullim njohurie? Apo transformim i saj ne dicka reale ? Te mesosh do te thote qe te vesh gjera ne rafte? ...Hodha nje sy nga bibloteka ime, aty ka shume vepra qe me kishin kushtuar aq shume per t`i blere, per t`i lexuar, per t`i nenvizuar. Aty eshte personaliteti im, formimi im, mesuesit e mi te vertet. ...te mbushesh hapsirat boshe! P.C
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,680
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Pershendetje,

Po diskutoja me nje mikun tim shkrimtar/poet sot dhe shkoi biseda te nje liber qe nuk e kisha lexuar, gje per te cilen me kritikoi ashper. lol

A keni ju nje liste te librave qe cdo njeri duhet patjeter t'i lexoje para se te vdesi dhe nese po, cfare perfshin kjo liste?

P.S. E hapa temen te letersia por nuk do te thote qe keto libra te jene vetem letrare por mund te jene te cdo fushe.
nuk kam listë , por mendoj se ja vlenë nëse i lexoni keto vepra letrare..

- Lev Tolstoj - Lufta dhe paqja
- Hermann Hesse - Sidarta
- Ismail Kadare - Prilli i thyer
- Fjodor M. Dostojevski - Krimi dhe denimi
- Irving Stone - Etje për jetë
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,558
Pikët
48
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Homeri.
Shekspiri.
Kant.
Balzak.
Tolstoi.
 
Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
16,723
Pikët
113
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Ne fakt une nuk e kam nje liste te tille, por mund te keshilloj librat qe mua me kane lene mbresa dhe mendoj se duhen lexuar.

Katedralja e Parisit dhe Viti '93 i Hugos.

Krim e ndeshkim, Vellezerit Karamazov dhe Idiotin e Dostojevskit.

Gjenerali i ushtrise se vdekur te Kadarese.

Me ka lene mbresa edhe nje roman i nje autori qe jo te gjithe e njohin.
Cifutka e Toledos e Feuchtwanger (s'di t'ja shqiptoj emrin prandaj i bera copy-paste).
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,319

Odisea e nje Dedektivi: Ngjarje te Jetuara> Vol I & II. nga Agim Hamiti. Po deshe ta coj une ne PDF!!!

Sa i perket literatures Boterore:

Shopenhour : Essays and aphorisms (haritime dhe aforizma)

Franc Kafka ose versioni i Ovidit: Metamorphosis (Metamorfoza)

Nitzsche: Thus spoke zarathustra (Foli Zarathustra)

Per mendimin time tani per tani Odisea e nje Dedektivi duhet te marri prioritet. Eshte teper aktual dhe informative, per gjarjet dhe ceshtjen shqipetare ne pergjithesi.
 
mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 19, 2010
Postime
1,013
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

viktor hygo
ismail kadare
balzak
aleksander dymas (konti i montekristos mbetet per mua nje nder librat me te arritur)
pablo neruda
Paulo Coelho te gjithe librat e tij pa perjashtim. une adhuroj kete shkrimtar
 
shoku_tanku

I am the chosen one
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
27,741
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Behet fjale per letersi artistike apo vepra historike,monografi vepra studimore e me the e te thashe?Po te jete per letersi artistike ne baze te dijeve te mija modeste qe kam ne kete fushe do tiu keshilloja autore si Tomas Man mali magjik eshte nje kryeveper,apo edhe i biri Claus Man ka bere nje perle te titulluar Mefisto.Rruga e veshtire drejt njohjes,flet per jeten dhe vepren e piktorit spanjoll Fransisko Goya e shkruar nga nje shkrimtar gjerman emri i te cilit nuk po me kujtohet.Vilet e zemerimit e Stainbekut.Apo kryevepra si lufta dhe paqja,ana karenina te Tolstoit,zonja bovari e Floberit,asgje e re nga fronti i perendimit apo tre shoke te Remarkut.xha gorioi,iluzione te humbura te Balzakut,krimi i silvester bonarit te Anatol Fransit,njeriu qe qesh i Hygoit apo tituj shume popullore si robinson kruzo i Defose,plaku dhe deti i Hemingueit,shvejgu i Cvajkut,don kishoti i Servantesit,djemte e rruges pal i Molnarit,koperfildi i Dikensit apo goja e kalit i Xhojs Kerit,dekameroni i bokacios dhe satirikoni i mucit,procesi i Kafkes,odin mondvalseni,stina e stineve,fshati mbi shtate kodrina te Trebeshines,nata e ustikes,hasta la vista te Markos,pse e Spases,Lumi i vdekur i Jakov Xoxes,goditja e burrit e Neshat Tozajt,kronike ne gur e Kadarese,shkelqimi dhe renia e shokut zylo e Agollit,e dhjetra e dhjetra tituj te tjere qe per momentin te me falni por nuk me kujtohen...
 
Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,904
Pikët
113
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Na ishte nje here - Vellezerit Grimm :D
Idioti - Dostojevskij (pasi lexon Dost. nuk je me i njejti njeri)
Tregime humoristike - Anton Cechov
I huaji - Alber Kamy
Gjuetari i balonave - Khaled Hossein
Madamme Bovary - G. Flaubert..

Keto me vijne ne mendje per momentin..:\
 
shoku_tanku

I am the chosen one
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
27,741
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Gjuetari i balonave eshte nje veper shume e bukur robbery,me behet qefi qe e ke lexuar.
 
mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 19, 2010
Postime
1,013
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Gjuetari i balonave eshte nje veper shume e bukur robbery,me behet qefi qe e ke lexuar.
shumi i bukur padyshim por shume shume e forte si histori..nuk e di por kam vuajtur shume kur e kam lexuar kete liber..

nje tjeter qe ja vlen me te vertete te lexohet eshte Venuto al mondo i Margaret Mazzantinit. nuk e di nese eshte i perkthyer ne shqip por ju siguroj qe eshte shume i forte si liber. me pelqen shume kjo shkrimtare, arrin te shpreh fare mire natyren njerzore ne librat e saj. jane te paket shkrimtaret qe arrijne te bejne kete gje.
 
Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
16,723
Pikët
113
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Une do sygjeroja Biografi njerzish te shquar. Ka gjithmon dicka qe mund te mesosh.
Ti peshku psh c'ke lexuar?
Sa i perket Gjuetarit te balonave une nuk jua keshilloj, histori qe te ben te qash por nuk eshte kryeveper.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
9,413
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Une kam lexuar Danten, por nuk po ja gjej dot shtepin.
Prandaj nuk e kam kuptuar kurre!
 
Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
16,723
Pikët
113
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Une i di shtepine, por s'e kam lexuar asnjehere. :p
Me verte, c'biografi keshillon?
 
Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
16,723
Pikët
113
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Nitzsche: Thus spoke zarathustra (Foli Zarathustra)
Nuk e kisha vene re sinqerisht qe me kishe keshilluar Così parlò Zarathustra. Sapo e lexova. Shume i bukur por i veshtire...
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Cila eshte lista e librave qe cdo nje nga ne duhet patjeter te lexoje?

Libri që duhet lexuar është vetëm njëri, po nuk ia them emrin.

Nga lista e librave artistikë që mund të lexohen, më ka tërhequr vëmendjen një i vogël me rreth 150 faqe. "Një hero i kohës sonë" nga Lermontovi.

Tipave që u pëlqejnë librat me tema dashurie, sidomos zonjushave, ua këshilloj ta lexojnë sepse aty do të gjejnë diçka ndryshe nga librat e zakonshëm.

Me sa kuptova, ishte një jetëpërshkrim i vetë shkrimtarit, që vdiq në moshë të re, 27 vjeç.
.
 
Top