• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cila jane 20 puthjet me te bujshme?

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Puthjet mes njerezve te famshem ndodhin çdo dite, por disa prej tyre qe kane ndodhur ne jeten reale ose ne ekranin e televizonit kane mbetur ne kujtesen tone.


Disa per arsyen se jane shume skandaloze, disa sepse jane romantike, e disa per arsye te tjera.

Puthja nuk eshte thjesht nje puthje. Ajo eshte ne te vertete nje medium, me shume se nje mesazh.

Romaket kishin tre lloje puthjesh: te miqesise, te dashurise dhe te pasionit. Nderkohe, ne kultura te ndryshme puthjet kane forma nga me te ndryshmet. Ashtu si percjellese dashurie, puthjet mund te mbartin te kunderten.

Ato mund te nenkuptojne tradhtine, siç eshte puthja e vdekjes se mafies. Puthjet mund te jene dhe ironike, Mata Hari u fryu nje puthje atyre qe e ekzekutuan perpara se ta vrisnin. Puthja e dashurise eshte qendra e aktit te puthjes. Per shekuj me radhe puthja ka qene sinonim i alkimise se dashurise. Ajo ka zgjuar Bukuroshen e Fjetur dhe i ka kthyer bretkosat ne princer.

Ne nje balade skoceze, nje njerke e lige e kthen vajzen e dukes ne gjarper, por heroi, Kempion, e puth ate tre here dhe ajo kthehet ne formen e saj njerezore. Ne nje tjeter, njerka e kthen sherbetoren ne peme limoni dhe ajo qendron ne oborr per dhjete vjet, derisa djali i mbretit puth rrenjet e pemes. Puthjet e rrembyera mund te jene te pademshme dhe shpesh shfaqen si romantike, siç eshte ajo e Morganes.

Por ato mund te jene gjithashtu dhe me pasoja te renda. Ne shekullin e 19-te nje burre ne Napoli puthi nje grua kunder vullnetit te saj dhe gjykata e ndaloi qe t’i afrohej asaj me shume se 50 kilometra. Ne vitin 1837, ne Britanine e Madhe nje zoteri i quajtur Thomas Saverland u perpoq te puthte Caroline Neeton.

Duke kundershtuar levizjen e Saverland, Caroline Newton, e cila nuk ishte aspak e interesuar ne zoterine ne fjale i kafshoi atij hunden. Nuk behet fjale per nje kafshim te thjeshte, por Newton i shkeputi “agresorit” nje pjese te hundes. Thomas Saverland e hodhi ne gjyq, por gjykatesi e shpalli ate te pafajshme duke deklaruar se “kur nje burre puth nje grua kunder deshires se saj, asaj i lejohet qe te kafshoje hunden e tij, nese deshiron”.

Jake Gyllenhaal dhe Heath Ledger

Si Jack dhe Ennis ne “Brokeback Mountain”
U be e famshme si puthja mes dy homoseksualeve ne nje prej filmave me te diskutuar nga regjisori Ang Lee.

Michael Jackson dhe Lisa Marie Presley

Puthja mes kengetarit te famshem dhe Lisa Marie Presley ndodhi ne vitin 1994 ne ndarjen e çmimeve te MTV-se.

Clark Gable dhe Vivien Leigh


Si Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara
eshte nje nder puthjet me te famshme ne historine e kinematografise puthja mes Butler dhe O’Hara

Demi Moore dhe Patrick Swayze

Si Molly Jensen dhe Sam Wheat ne filmin “Shpirti”
Puthja u be e famshme sepse vinte nga pertej botes. I vdekuri qe ngjallet per te puthur gruan e tij te bukur.

Tobey Maguire dhe Kirsten Dunst


Si Njeriu Merimange dhe dhe Mary Jane
eshte bere puthja me e famshme sepse Njeriu Merimange ishte me koke poshte kur puthi bukuroshen Mary Jane.

Halle Berry dhe Adrien Brody


Puthja mes aktores seksi dhe Adrien Brody ndodhi ne vitin 2003 gjate ndarjes se çmimeve “Academy Awards”.

Ryan Gosling dhe Rachel McAdams


Dy aktoret u perpoqen te rikrijojne ne jeten reale skenen nga filmi “Notebook” si Noah dhe Allie dhe ia dolen mbane.

Britney Spears dhe Madonna


Eshte pa dyshim nje prej puthjeve me te famshme ne historine e spektaklit. Kengetarja e famshme qe puth nje kengetare tjeter te famshme ne ate kohe.

Drew Barrymore dhe Justin Long


Si Erin dhe Garrett
Dree Barrymore dhe Justin Long e nisen puthjen e tyre ne skenen e filmit ku dhe u njohen, per te vazhduar dhe ne jeten reale.

“Lady & the Tramp

Kjo eshte nje nder puthjeve me te famshme ne histori dhe vetem qente kukulla mund te bejne nje fytyre te tille te paharrueshme.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,912
Pikët
113
Përgjigje e: Cila jane 20 puthjet me te bujshme?

Madonna Spears ishte show.
Adrien Brody ishte origjinal,Halle Berry nuk e ze gjumi dhe sot;))
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Cila jane 20 puthjet me te bujshme?

do ishte mire tna i jepnit me image llojet e puthjeve :D
Demi Moore dhe Patrick Swayze

Si Molly Jensen dhe Sam Wheat ne filmin “Shpirti”
Puthja u be e famshme sepse vinte nga pertej botes. I vdekuri qe ngjallet per te puthur gruan e tij te bukur.
Kete do vecoja sepse e kam pare filmin :)
 

Fehmikaciu

Saratoga...
Anëtar
May 9, 2013
Postime
6,338
Pikët
0
Vendndodhja
Prishtinë
Përgjigje e: Cila jane 20 puthjet me te bujshme?

Xhek Nikolsoni me Romi Shnajderin ne filmin POSTIERI VETEM NJE HER TROKET..nuk qenkan ne liste...lere fare se spaskan haber per puthje te bujshme..
 
Top