• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cilat ushtrime i përgjigjen personalitetit tuaj?

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Të gjithë e dimë se ushtrimet trupore janë të shëndetshme, por një numër i madh nuk i praktikon ato rregullisht. Ata që fillojnë të merren me to, shpejt heqin dorë. Pse? Për shkak të zgjedhjes së gabuar të ushtrimeve. Ekspertët thonë se jo të gjithëve u përshtatet forma e njëjtë e ushtrimeve trupore. Pikërisht për këtë shkak, njerëzit shumë shpejt heqin dorë nga ushtrimet. Profesori Ken Boks nga Universiteti i Bristolit, thotë se ushtrimet trupore që nuk janë në përputhje me personalitetin e personit të caktuar, mund të ndikojnë negativisht në vetëbesimin e tij. Disa personave u përshtatet vrapimi, të tjerëve sportet ekipore. Pra, varet nga personaliteti i secilit person. Çfarë ju përshtatet juve?

Personat dominues dhe agresivë
Personave agresivë u sugjerohet ngjitja në bjeshkë. Personat agresivë dhe dominues nuk janë për sportet ekipore.
Bëhet fjalë për personat, për të cilët karriera është më e rëndësishmja dhe janë të dhënë pas garimit të tepruar, kështu që nuk do të duhej të zgjedhin sporte ekipore. Personat e tillë kanë shpirt aventuristi dhe i pëlqejnë aktivitetet e pazakonta. Ekspertët për ta sugjerojnë sporte solo, siç janë vrapimi, por zgjidhja më e mirë do të ishte ngjitja në bjeshkë, sepse kjo përfshin garimin me natyrë. Për personat e personalitetit të tillë, natyra është i vetmi kundërshtar i denjë.

Personat e tërhequr
Personat e tërhequr më së miri ndihen në shoqëri të njerëzve që i njohin, sepse janë të mbrojtur dhe të sigurt. Këtyre ekspertët u këshillojnë sporte ekipore. Posaçërisht u sugjerohen ushtrimet në palestra me persona të tjerë, sepse në këtë mënyrë mund të mundin turpin. Ushtrimet në palestër do të forcojnë vetëbesimin e tyre, por do t’u ndihmojnë edhe në formësimin e trupit të tyre. Shkuarja e rregullt në palestër do t’u ndihmojë që të arrijnë kontakte të reja shoqërore.

Personat e lodhur dhe pasivë
Personat të cilëve gjithmonë iu mungon energjia nuk janë përtacë, por nuk janë mjaftueshëm të motivuar. Ata fillojnë të ushtrojnë, por shumë shpejt heqin dorë. Për t’u motivuar, duhet të zgjedhin sporte ekipore. Pse? Ekspertët thonë se ata mund të motivohen nga të tjerët, kështu që kur nuk kanë vullnet për të ushtruar, marrin motivim nga të tjerët. Pasi çdo gjë në jetë është çështje shprehie, ushtrimet trupore do të kalojnë në shprehi, kështu që bëhen pjesë përbërëse e jetës së tyre. Përveç trupit të bukur, do të kenë edhe përplot energji, ndërsa për të gjitha këto meritore është zgjedhja e duhur e ushtrimeve trupore.

Personat narcisinë
Personat, që mund t’i karakterizojmë si narcisinë, bëjnë kujdes për trupin e tyre. Për ata është e rëndësishme që të jenë më të mirët në gjithçka, pra edhe në ushtrimet trupore. Pikërisht për këtë, ekspertët i këshillojnë që të zgjedhin sportin, i cili jo domosdo do t’u shërbejë për formësimin e trupit dhe për garim, por edhe për argëtim të mirë. Zgjedhja e vërtetë për personat e tillë është shëtitja apo vozitja me biçikletë. Një formë e tillë e ushtrimeve trupore do t’ua përmirësojë aftësitë fizike, por edhe do t’i nxisë të përqendrojnë vëmendjen edhe në personat e tjerë përreth tyre.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Cilat ushtrime i përgjigjen personalitetit tuaj?

Pra per shume tipa/karaktere njerezish paska vetem dy lloje sportesh: ajo ekipore dhe sporti solo. S'qenka gje, s'paska shumellojshmeri! :p
 
Top