• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ciljeta për pushime me të dashurin

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
E shpreh edhe vetë tek të gjithë miqtë që tashmë është shumë e lodhur nga koncertet dhe normalisht pak ditë pushimi i duhen patjetër.


Ndonëse nga ana tjetër e di shumë mirë që kjo gjë është pothuajse e pamundur, pasi ftesat për koncerte i ka të njëpasnjëshme. Koncerti i saj i fundit ka qenë ai në Ulqin ku Çili ka elektrizuar të gjithë atmosferën më performancat e saj.

Megjithatë përpara pak ditësh ajo është kthyer nga disa ditë qëndrimi në Vlorë, ku veç punës gjatë mbrëmjeve ka bërë marrë edhe rreze gjatë paraditeve. Në këto pushime ajo nuk ka qenë krejt e vetme, pasi veç grupit shoqëror që gjithmonë e shoqëron (grupi i bizeleve), ajo ka pasur me vete edhe të dashurin e saj.

“Më në fund pushime…qejf o qejf me dashurinë time\”, shkruan ajo pak ditë më parë në profilin e saj në Facebook për të gjithë miqtë të cilët nisin nga urimet dhe i thonë të kalojë ditë të bukura e të shplodhet sa më shumë.

Por, përsëri Çili e di mirë që koncertet për të nuk përfundojnë këtu. Fluks për të ka në sezonin e dimrit e jo më në verë kur ditët janë mirë të përllogaritura…(Bluetooth)



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top