• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Coperz!

Zhuzhu

V.I.P
Anëtar
Sep 22, 2020
Postime
885
Pikët
93
Në fakt herët ose vonë,janë disa gjëra që nuk i shmang dot. Ashtu si nuk shmanga dot unë shikimin e syve të tu,që më përpinë. Rrufeshëm më rrëmbeve,më tërhoqe pas vetes sikur doje të më thoje:”më përket”. Për një moment u ndjeva prehu yt,që nuk e merr mundimin as të rezistoj,sepse ndihet i pafuqishëm. Ky ishte impakti im i parë me ty. Disa gjëra nuk i shmang dot,ose nuk do që ti shmangësh,sado që ti e di shumë mirë që do jetë deri sfilitse. Po po,të duash ashtu si dua unë,është një torturë më vete. Unë nuk dua që dashurinë ta zër kurrë gjumi,sepse kam frikë se nuk zgjohet më. Është ajo ndjenja e pasigurisë që të pushton,kur mendon se mund të shuhet zjarri në një natë te ftohtë dhjetori me borë,kur je jashtë.Unë dua dashurinë ta puth,ta ledhatoj,ta xhelozoj,të bertas,të ulëras e pastaj ta puth përsëri. Nuk dua kurrë që ajo të dremis sado pak. Unë dua ndryshe edhe ti e di shumë mirë. Të jesh me mua është e vështirë,sepse unë nuk do të lë kurrë të mendosh për diçka tjetër.E di,jam xheloz. Jam xheloz edhe për pikat e shiut që të prekin fytyrën edhe për gjethet e vjeshtës që lehtë të bien mbi flokë edhe për dritën e diellit që të detyron të mbyllësh sytë. Unë dua që fytyrën tënde ta prek vetëm unë,flokët e tu të ngatërrohen vetëm në gishtrinjtë e mi e sytë ti mbyllësh vetëm kur të puth unë. Kështu jam unë,i vështirë të më duash......
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
16,900
Pikët
113
"Ti je këtu, në këtë planet të shkëlqyer, i pajisur me këtë fuqi të mrekullueshme për të krijuar jetën tënde! Nuk ka kufij për ato që mund të krijosh për Veten, sepse aftësia jote për të menduar është e pafundme. Por nuk mund të krijosh jetën e të tjerëve, nuk mund të mendosh për ta;dhe nëse përpiqesh t`u imponosh të tjerëve mendimet e tua, vetëm do të tërheqësh forca të ngjashme drejt Teje. Prandaj, lëri të tjerët të krijojnë jetën që duan."
~ Rhonda Byrne ~
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
16,900
Pikët
113
"I ngopuri nuk mund ta marrë me mend se ka dhe të uritur... Ç'është njeriu! S'kishte faj mbretëresha Maria-Antuaneta, kur tha:
- 'Budallenjtë! Pse s'hanë biskota, po kërkojnë bukë?! ' - për të uriturit e Parisit, kur demostronin para pallatit duke thirrur: 'Bukë! Bukë!' Ku ta dinte ajo se kishte një popull të tërë që vdiste për kafshatën e gojës. Ajo s'kishte faj... Po faji më i madh është i atyre që dalin nga uria dhe, si ngopen në kurriz të të uriturve, harrojnë... "



~ Petro Marko ~
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
8,823
Pikët
113
Genti(@Passion), nuk i lexova të gjitha...por do të mundohem të lexoj sa më shumë....deri në fund...
Janë vërtetë Zopërza të bukura shpirtrore.
Unë mbase nuk mund ti mbaj mend të gjitha sa lexova, por shpirti po, pasi është mjaftueshëm i ushqyer tani për një kohë të gjatë...:)
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
16,900
Pikët
113
Cezari: Brutus, ka disa burra, pamja e të cilëve është e tillë që janë si mermer: zemërimi nuk i bën të skuqen, as nuk zbehen nga frika. I tillë ka qenë vizioni juaj për shumicën e viteve që ju kam njohur. Megjithatë, vonë kam kuptuar se jeni të shqetësuar. Po të ishe një njeri si Mark Anthony, pasionet e të cilit janë si vërshimi i detit, unë nuk do të shënoja pamjen tënde të ndryshuar. Por unë e di që ju jeni një stoik, dhe jo i prirur për t'u lëkundur nga emocionet marramendëse të kohës. Çfarë ju shqetëson?
Brutus: Emocione marramendëse? Uroj që edhe ju të mos ndikoheni aq shumë prej tyre.
Cezari: Çfarë kuptoni me këtë?
Brutus: Cezar, më dhemb ta them këtë, duke pasur parasysh sa kohë ju kam respektuar. Por respekti im bazohet në lavdinë dhe nderin që keni fituar për Romën. Ju nuk jeni një njeri që keni luftuar thjesht për hir të reputacionit të saj. Më tregoni a është e vërtetë siç tha Casca, që ju u ofrua kurora për të qenë mbret i Romës nga turma?
Cezari: 'Eshtë e vërtetë. Por çfarë rëndësie ka kjo?
Brutus: Siç kisha frikë!
Ai tha se me çdo ofertë refuzimi juaj u dobësua.
Cezari: Çfarë është kjo marrëzi? Unë nuk mund të diktoj se si sillet zhurma e turmes ndaj meje. Kështu ata më kërkojnë të jem mbret dhe të më japin një kurorë. Të nesërmen ata do të bëjnë të njëjtën gjë me një prej tyre, dhe do ta quajnë "Jove" dhe do ta ngrenë mbi supet e tyre si një zot...duke u tallur. Unë nuk kam më shumë kontroll mbi veprimet e tyre sesa dobësia ime.
P Kabo

14 shator 2021


:)
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
16,900
Pikët
113
MARTHA RIVERA-GARRIDO
(Republika Domenikane, 1960)


NËSE DIKUSH
Nëse dikush të thotë se të do, shikoje me vëmendje në sy. Dhe në sytë e tij të qashtër ke për të parë dy pemë të përflakta, si dy vatra të ndezura. Atëherë, do ta ndiesh mishin tënd si të jetë prej bime, këmbët do të të duken si prej rëre dhe emri yt si i bërë prej balte që të ka ngecur në fyt.
Nëse dikush të thotë se të do, do të tronditesh nga pakohësia e tmerrshme e fjalëve; nuk ke për ta kuptuar nëse qe natë apo ditë kur të erdhi ajo rrufe, nëse mbaje në duar një zog apo një peshk, nëse ishte një engjëll apo ishte era ajo që po të shtrëngonte fytin. Gjithsesi, po ajo forcë ka për të të shpëtuar.
Shiko përpara, hapja gjoksin dritës apo dhimbjes. Nxirre zemrën jashtë dhe hesht.
GJITHÇKA TJETËR ËSHTË E KOTË
Jam fondamentaliste në dashuri:
në mënyrë dogmatike besoj se dy trupa të zhveshur pranë njëri- tjetrit,
kanë të drejtë për çdo gjë, për të vrarë dhe për të vdekur, për të prekur dhe për të penetruar,
për të thithur dhe për të kafshuar, për të heshtur ose ulëritur,
për të qeshur dhe për të qarë, për t’u çakërdisur përgjithmonë ose për t’u zhdukur nën pluhur.
Gjithçka, absolutisht gjithçka që jemi,
mund të mbetemi në një shtrat ose në një poezi, :)
dhe kjo është ajo që ka të bëjë me jetën.

Gjithçka tjetër është e kotë.



Përktheu nga spanjishtja Bajram Karabolli
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
16,900
Pikët
113
RABINDRANATH TAGORA
(Kalkuta, 1861 - Santiniketan, 1941)
FILLIMI
Nga vija unë, kur më takove? - pyeti djali të ëmën.
Ajo, duke e shtrënguar fort në gjoks, qaj e qesh njëherazi, iu përgjigj:
- Oh, dashuria ime, je fshehur në zemrën time si një mall i madh! Je në kukullat e lojërave të fëmijërisë time dhe, kur, çdo mëngjes, unë bëja imazhin e Zotit me baltë, bëja dhe nuk zhbëja ty; ti ishe në altar, me Perëndinë e shtëpisë sonë dhe duke e adhuruar Atë, të adhuroja ty; ti ishe në të gjitha shpresat e mia dhe në të gjitha dashuritë e mia. Ti ke jetuar në jetën time dhe në jetën e nënës time, ti je krijuar shekull pas shekulli, brenda shpirtit të pavdekshëm që drejton shtëpinë tonë.
Kur zemra ime e adoleshencës hapi fletët e saj, rreth saj pluskoje ti, si një aromë; pastaj, ëmbëlsia jote e butë mbushte trupin tim të ri, ashtu si drita para se dielli të dalë, në Lindje. Dashuria e parë e qiellit, vëlla me dritën e agimit, zbrite në botën time, në lumin e jetës time dhe, më në fund, qëndrove në zemrën time... Çfarë frike misterioze më kaplon, kur të shikoj ty, bir, që duke qenë gjithçka për mua, je bërë imi. Dhe sa frikë se mos të humbasë! Prandaj, të shtrëngoj kaq fort në gjoks! Oh! Po ç’është kjo magji që, në krahët e mi të brishtë, më ka sjellë thesarin e botës?
DHURATA
Bir, dua të të jap një dhuratë, sepse jeta na tërheq zvarrë. Fati do të na ndajë, dhe dashuria jonë do të harrohet.
E di se do të ishte tepër naive të besosh që mund të blej zemrën tënde me dhuratat e mia.
Jeta jote është ende e re dhe rruga jote e gjatë. Pi një gllënjkë nga butësia që të ofrojmë, pastaj kthehu dhe shko në anën tonë.
Ti ke lojërat e tua dhe shokët e tu dhe e kuptoj që të mos na i kushtosh as kohën dhe as mendimet e tua.
Por ne, për shkak të pleqërisë, kujtojmë të kaluarën, për të gjetur në zemrën tonë atë që duart tona e kanë humbur përgjithmonë.

Lumi rrjedh shpejt dhe, duke kënduar, shkatërron të gjitha pengesat që i dalin përpara. Por mali i palëvizshëm e shikon me dashuri, kur lumi kalon, dhe ruan kujtesën e tij.



Në shqip Bajram Karabolli
 
Top