• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cruz në pjesën e katërt të “Piratëve të Karaibeve”

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Aktorja spanjolle fitues e Oscarit, Penelope Cruz, do të luajë me Johnny Depp në pjesën e katër të serialit filmik “Piratët e Karaibeve”, deklaroi producenti Jerry Bruckheimer për MTV News.


Ajo do të jetë dashuria e re e kapitenit Jack Sparrow, që luhet nga Johnny Depp”, tha Bruckheimer, i cili më parë ka marrë çmimin për vepër jetësore.

Pjesa e tretë e serialit për aventurat e Jack Sparrow, “Piratët e Karaibeve: Në fund të botës”, ka fituar më shumë se një miliard dollarë në gjithë botën, duke arritur në vendin e katërt të listës së filmave më fitimprurës.

Incizimi i vazhdimit të katërt i “Piratëve nga Karaibet” do të fillojë në qershor të këtij viti, ndërsa shfaqja në kinema do të fillojë në maj të vitit të ardhshëm. Penelope Cruz (36) ka fituar çmimin Oscar për aktoren më të mirë mbështetëse për rolin në filmin “Dashuri në Barcelonë”.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top