• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
TOKIO- Japonia është goditur sot në mëngjes nga një tërmet me magnitudë 8.9 gradë të shkallës rihter, një ndër 10 tërmetet më të fuqishme në 150 vitet e fundit, ndërsa një cunam dallgët e të cilit arrinin lartësinë 10 metra është përplasur në brigjet e qytetit Sendai, kryeqendra e prefekturës Mijagi, në veri perëndim të Japonisë. 30 minuta me vone nje tjeter termet eshte regjistruar.

Bilanci i viktimave për momentin ka arritur në 1000 të vdekur, dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Bilanci është provizor dhe ndryshohet minute pas minute. Gati të gjithë viktimat kanë gjetur vdekjen nga shembjet e ndërtesave, si shembja e një shtëpie pushimi në Fulushima, ku gjetën vdekjen 5 persona. Ndërsa agjencia e lajmeve Reuters informon se një anije me 100 persona në bord është përfshirë nga Cunami. Sipas kompanisë "Tohoku Electric Power", rreth 4,4 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në verilindje të Japonisë. Agjencia japoneze e lajmeve njofton zhdukjen e një treni të dytë. Rrezik nga clirimi i avujve radioaktivë pas dëmeve në centalin bërthamor të Fukashimas.

CENTRALI NË FUKUSHIMA, RREZIK AVUJSH RADIOAKTIVË
Ora 21:40- Centrali bërthamor në Fukushima, ku tërmeti ka shkaktuar probleme serioze në sistemin e ftohjes së reaktorëve, mund të clirojë avuj radioaktivë. Lajmi u publikua nga agjencia Kyodo. Në orët e fundit, qeveria japoneze urdhëroi evakuimin e 3 mijë njerëzve që jetojnë në zonën afër stacionit.

TËRMETI NË JAPONI UL ÇMIMIN E NAFTËS
Ora 21:20- Tërmeti në Japoni ka shkaktuar rënien e çmimeve të naftës nën 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në më shumë se një javë."Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë ndjeshëm pasi pjesë të konsiderueshme të rafinerive në Japoni janë mbyllur për shkak të tërmetit dhe cunamit", citon agjencia Reuters zyrtarët lokalë. Japonia është njëra nga importueset më të mëdha të naftës në botë.

NJË TËRMET TJETËR 6,6 BALLË GODET BREGUN PERËNDIMOR
ORA 20:50- Një tërmet tjetër i fortë 6,6 ballë ra sot rreth orës 4:00 të mëngjesit (e premte 19:00 GMT) në prefekturën Niigata, në veriperëndim të Japonisë, në anën e kundërt të bregdetit të Paqësorit tashmë i shkatëruar nga një tërmet dhe një cunami. Lëkundjet u ndjenë në Tokio si dhe në shumë prefektura të qendrës së Japonisë. Më të fortat u regjistruan në zonën malore Nagano, afër Niigata-s, mësohet nga të dhënat e agjencisë meteorologjike.

PAPA SHPREH NGUSHËLLIME PËR FAMILJET E VIKTIMAVE
Ora 20:30- Papa Benedikti i XVI u shpreh ''thellësisht i tronditur për pasojat tragjike të tërmetit dhe cunamit në Japoni, dhe shpreh një mbështetje dhe solidaritet për familjet e viktimave, thuhej në një telegram të dërguar në emër të Papës nga kardinali Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Tarcisio Bertone presidentit të Konferencën Ipeshkvnore të Japonisë.

ZHDUKET NJË TREN TJETËR
Ora 19:00- Një tren i dytë me dy vakona u zhduk pas cunamit në prefekturën Iëate në verilindje të Japonisë. Lajmi është bërë publik nga agjencia vendase e lajmeve Jiji, e cila nuk ka specifikuar nëse bëhet fjalë për një tren mallrash apo pasagjerësh.

AGJENCIA JAPONEZE KYODO: MBI 1000 TË VDEKUR
ORA 18:26- Tërmeti shumë i fortë dhe cunami që goditën sot verilindjen e Japonisë ka të ngjarë të kenë shkaktuar vdekjen e më tepër se 1 000 personave, njoftoi agjencia japoneze e shtypit Kyodo

REGJISTROHEN EDHE 6 GODITJE TË TJERA TËRMETI NË JAPONI
ORA 18:00- Tronditjet e tërmetit vazhdojnë në Japoni. Deri tani raportohen edhe 6 lëkundje të tjera, njëra prej të cilave me magnitudë 6,1, raporton Instituti i Gjeofizikës të Amerikës. (USGS)

TËRMETI GODET KILIN
Ora 17:50- Një tërmet me magnitudë 5,1 tronditi Kili verior në këto momente. Nuk është raportuar për dëme apo të plagosur, por mësohet se epiqendra e tërmetit është regjistruar në rajonin e Antofagasta, 1,300 km në veri të Santiago.

MË SHUMË VIKTIMA NË JAPONI, TV ASHAI: 337 TË VDEKUR
ORA 17:28- Nga ora në orë ndryshojnë edhe të dhënat për numrin e viktimave në Japoni. Sipas Televizionit vendas TV Ashai kanë vdekur rreth 337 përsona, ndërsa 531 të tjerë janë të zhdukur.

RRITET BILANCI I VIKTIMAVE NË JAPONI
Ora 16:43- Ritet bilanci i viktimave në Japani. Nga tërmeti shkatërrues, raportohen deri në këto momente rreth 310 viktima. Policia vendase raporton edhe për 350 të humbur, ndërsa 544 të tjerë janë të plagosur. Bilanci i viktimave nuk përfshin ende kufomat e gjetura në plazhin e Sendai.

PESË TRONDITJE TË REJA NË JAPONI
Ora 16:20- Pesë tronditje e 5.5 ballë të shkallës righter kanë tronditur përsëri bregun lindor të Japonisë me intensitet të shpejtë. Kjo u raportua nga USGS, Instituti Amerikan i gjeofizikës.

FUKUSHIMA, URDHËR EVAKUIMI PËR 6000 BANORË
Ora 16:00- Autoritetet japoneze kanë lëshuar urdhra evakuimi për 6000 banorët e zonës së centralit bërthamor në Fukushima, të dëmtuara nga tërmeti. Disa trupa të forcave të vetëmbrojtjes, emri i ushtrisë japoneze, me veshjen mbrojtëse nga aksidente bërthamore, janë dërguar në vend për të verifikuar situatën. Ujërat e ftohjes së objektit bërthamor kanë rënë në një nivel shqetësues, por edhe pse nuk ka njoftime për rrjedhje radioaktive, një kamion i pajisur me materialin e duhur për rivendosjen e normalitetit mbërriti menjëherë në vend, njoftuan agjencia e shtypit Xhixhi dhe qeveria e cila shtoi rreth orës 04:30 GMT se la situata është nën kontroll. As kompania "Tohoku Electric Power", që shfrytëzon centralin e Onagawa-s dhe atë të Fukushimas (në veri të Tokios, nuk ka zbuluar probleme radioaktive. Rreth 11 reaktorë kanë ndërprerë automatikisht punën gjatë tërmetit, njoftoi Ministria e Industrisë. Ndërsa, centrali më i madh, Kashiwazaki-Kariwa, në prefekturën qendrore Niigata, më larg nga epiqendra, vazhdon të jetë në gjendje pune. Sipas kompanisë "Tohoku Electric Power", rreth 4,4 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në verilindje të Japonisë.

DALLGË DY DERI KATËR METRA PRITEN NË POLINEZINË FRANCEZE
Ora 15:50- Dallgë dy deri katër metra priten në arkipelagun e ishujve Markizë, në Polinezinë franceze, në Oqeanin Paqësor, ku autoritetet po bëhen gati të japin një alarm për cunami, njoftuan autoritetet lokale në Papeete. Alarmi për cunami do të jepet zyrtarisht nesër në orën 04:30 (sot 14:30 GMT) në Polinezinë franceze, njoftoi Komisariati i Lartë i Republikës. Sirenat do të ndihen në zonat e ekspozuara për t'i njoftuar banorët të ngjiten në zonat e larta.

CUNAMI DREJT HAVAIT, UJI NËPËR RRUGË
Ora 15:30- Cunami i shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 8,9, që goditi sot Japoninë ka arritur në ishujt Havai. Sipas dëshmitarëve të cituar nga CNN uji ka përmbytur tashmë rrugët e disa ishujve. Imazhet e para që vijnë nga ishujt e Paqësorit, ku akoma është natë, tregojnë se valët janë më të forta se zakonisht, por pa forcë shkatërruese. Në arkipelagun e Havait aeroportet janë mbyllur dhe rajonet bregdetare janë evakuuar plotësisht, sipas pamjeve filmike të shfaqura nga tv, që po vazhdojnë një transmetim të pandërprerë, ndërkohë që për dëme ende nuk flitet me shifra të sakta.

GJENDEN RRETH 300 KUFOMA NE PLAZHIN SENDAI
Ora 14.50 Mes 200- 300 kufomash janë gjetur në një plazh të Sendait në Ishullin Honshu, në veri lindje të Japonisë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia japoneze Jiji.

KALIFORNI, EVAKUIMI I BRIGJEVE I MUNDSHEM
Ora 14. 40 Tsunami që u shkaktua nga tërmeti 8.9 ballë që goditi Japoninë mund të detyrojë autoritet e kalifornisë të evakuojnë brigjet ku pritet të vijë një cunam dallgët e të cilit mund të shkojnë nga disa centimetra në 2 metra. Zona më e goditur mund të jetë ajo e veriut.

OBAMA: SHBA GATI TE NDIHMOJE JAPONINE
Ora 14: 22 Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi sot se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Japoninë."SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë popullin japonez në këtë moment shumë të vështirë. Miqësia dhe aleanca mes dy kombeve tona është e patundur'', theksoi presidenti amerikan në një komunikatë. ''Së bashku me Michellen i shprehim ngushëllimet më të sinqerta popullit japonez, veçanërisht atyre që kanë humbur të dashurit e tyre'', theksoi ai.

TRENI ZHDUKET PAS KALIMIT TE CUNAMIT
Ora 14:00 Një tren i cili ishte në shërbim në zonën bregdetare të prefekturës së Mijagit në Japoninë verilindore rezulton i zhdukuar pas kalimit të cunamit. Lajmi bëhet i ditur nga policia japoneze, e cila për momentin nuk bën të ditur numrin e pasagjerëve që mund të ndodheshin në bordin e trenit në momenin e kalimit të cunamit. Në momentin kur ka rënë tërmeti 8.8 gradë i shkallës rihter,treni ishte në lëvizje në linjën që lidh qytetin Sendai me Ishinomaki.

OFUNATE, 300 SHTEPI FSHIHEN NGA FAQJA E DHEUT
Katastrofa e shkaktuar nga tërmetet dhe tsunami sa vijnë e bëhen më të dukshme. Vetëm në një qytet, në Ofunate, janë fshire nga faqja e dheut, 300 shtepi bën të ditur agjencia e lajmeve “Jiji”. Bilanci i fundit i raportuar nga policia ka arritur në 60 të vdekur dhe 56 të humbur.

ONAGAWA FIKET ZJARRI NE CENTRALIN BERTHAMOR
Ora 13.29 Autoritetet japoneze kanë thënë se kanë nisur të shuajnë zjarrin në centralin bërthamor Onagawa, në prefekturën, Miyagi. Lajmi bëhet i ditur nga Aiea e cila saktëson se është në pritje të informacioneve precise mbi ftohjen e reaktorit.

REVOKOHET ALARMI NË TAIVAN DHE NË ZELANDËN E RE
Ora 13.00 Revokohet alarmi Cunami në Zelandën e Re i shkaktuar si pasojë e tërmetit me magnitudë 8.8 ballë, e cila 6 orë më parë goditi verilindjen e Japonisë. Lajmi bëhet i ditur nga site online i BBC i cili po ndjek drejtpërdrejt zhvillimin e ngjarjeve. Alarmi Cunami saktëson BBC rrin në fuqi për vendet e tjera e pellgut të Paqësorit.

TERMETI NDER ME TE RENDIT NE 150 VITE
Ora 11. 40 Tërmeti me magnitudë 8.9 që goditi sot në mëngjes Japoninë është një ndër 10 tërmetet më të fuqishme në 150 vitet e fundit.Mediat raportojnë për 29 të vdekur, ndërsa vazhdon të mbetet alarmi për tsunam në të gjithë oqeanin paqësor. Paralajmerimi per tsunami eshte dhene ne 19 shtete.

Viktimat kryesisht janë në prefekturën Fukushima, në veri të Tokios, ku 4 milionë shtëpi janë pa energji dhe 5 persona kaë gjetur vdekjen nga shembja e një shtëpie pushimi.Qeveria garanton se nuk ka pasur rrjedhje radiokative nga centralet bërthamore. Termeti eshte pasuar nga nje lekundje tjeter vetem 30 minuta dhe me vone eshte regjistruar nje lekundje e trete me magnitude 6.7 balle ne det, prane Tokios.

MOSKE, EVAKUOHEN 11 MIJE RUSE NGA ISHUJT KURILI
Ora 11:10 11 mijë qytetar rusë janë evakuar nga ishujt Kurili pas alarmit për Tsunami, i shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm i regjistruar në Japoni. Lajmi bëhet i ditur nga Interfax. Edhe autoritete Filipinase, Hawai, dhe ishujt Mariane kanë urdhëruar evakuimin e zonave prnë brigjeve të paqësorit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka konfirmuar se në disa ishuj ka dallgë më të mëdha

KRYEMINISTRI: RUANI QETESINE
Ora 10:30 Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan bën apel për të ruajtur qetësinë dhe të ndjekin me vëmendje të gjitha indikacionet që do të serviren në vazhdim. Deklarata u bë pak para se Kryeministri të hynte në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë ka thënë se tërmeti dhe Cunami mund të ketë shkaktuar dëme të pallogaritshme.

ALARMI PER CUNAMI GATI NE TE GJITHE PAQESORIN
Ora 09:00 Alarm për Cunami është shtrirë edhe brenda Oqeanit Paqësor, nga Siberia dhe Ishujt Kurili në Rusi, deri në Hawai dhe në jug të Filipineve në Papua-Nuova Guinea, duke kaluar më pas në Marianne dhe Mikronesia. Një cunami 4 metra ka goditur dhe ishullin Honshu, të arkipelagut japonez.

MBYLLEN DY IMPIANTE BERTHAMORE
Ora 08: 45 Dy impiante bërthamore japoneze në brigjet e oqeanit Paqësor janë bllokuar automatikisht menjëherë pas tërmetit. ANSA informon se janë ndaluar dhe metrotë dhe trenat. Në aeroportet Narita dhe Haneda kanë ndërprerë fluturimet për të verifikuar gjëndjen e pistave. 4 milionë banorë të Tokios kanë mbetur pa drita.
(s.g/m.a/e.m/BalkanWeb)
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=VopzGcBkfnE&feature=related"]http://www.youtube.com/watch?v=VopzGcBkfnE&feature=related

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=Lgw8Pa52wKw&feature=related"]http://www.youtube.com/watch?v=Lgw8Pa52wKw&feature=related
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Dihet se Japonia gjithmone i ka kushtuar vemendje te veqante mbrojtjes nga termetet. Kjo per arsye se gjendet ne nje pozicion te papershtatshem, ne mes te dy pllakave tektonike, dhe ka qene gjithmone e ekspozuar nga termetet.

Sot, perveq termetit, ndodhi edhe cunami, si rezultat i zhvendosjes se pllakave tektonike me epiqender ne oqeanin Paqesor. Dallget arriten laresine deri ne 10 metra dhe mund te shihet ne video se cfare deme sollen ato.


Zoti i ndohmofte ata njerez.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Ajo qe m'pane syte sot vetem neper filma e kisha pa.
Tragjedi e modhe ,por ajo qe te shqetson me shume eshte qe natyra sa vjen e me e eger po bohet. Jom kurioz ca u bo me at tipin ke ura kur dallget po vershonin dhe po merrnin gjithcka perpara??

Rrofte sistemi alarmit me funksional n'bote qe evakuoi pjesen me te madhe te popullsise ,se te ishte noi ven si shqiperia ishim gdhi si peshq nen uje.
 

[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
12,445
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Pupupupu..gjenaf...tmerr.....dhe me parashikime kjo gje vjen aq shpejt qe as nuk ke kohe te thuash uf....ngushellime per ata qe humben jeten dhe kurajo per te tjeret .... :((
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

lajm i hidhur
ngushellime
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Nuk e di pse une nuk besoj se ky cunami ka te beje me pllakat tektonike
vertet ne vitet qe jetojme cdo gje mund te ndodhe nga dora e nejriut
gjyna per ata njerez te mjere cju kane pare syte
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Nuk e di pse une nuk besoj se ky cunami ka te beje me pllakat tektonike
vertet ne vitet qe jetojme cdo gje mund te ndodhe nga dora e nejriut
gjyna per ata njerez te mjere cju kane pare syte
Ky mund te jete nje dyshim me vend.
Nese jo nga pllakat tektonike, atehere mund te flasim per teori konspirative. Nese flasim per teori konspirative duhet te dijme se jane vetem supozime deri ne momentin qe nuk vertetohen ato.
Thone se diku ne SHBA gjendet nje baze ne te cilen eshte ndertuar dhe po testohet nje arme moderne e cila do te ndryshonte teresisht menyren e tanishme te te luftuarit.
Pra, luftat e se ardhmes do te behen nepermjet katastrofave natyrore te shkaktuara nga vet dora e njeriut.
Arma quhet HAARP dhe mund te gjenden te dhena edhe ne internet. Mjafton nje kerkim ne google dhe do te gjeni shenime te mjaftueshme lidhur me kete arme.

p.s.Keto jane teori konspirative dhe si te tilla nuk ben te meren seriozisht, e sidomos ne kete teme.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Per HAARPIN kam degjuar dhe une. Po pse pikerisht amerikanet do e tenstonin ne japoni? Dhe jo ne iran ,rusi ,korea veriut etc ku mardheniet jane te kqija? Sme duket si pune HAARPI kjo ,por thjesht nje fatkeqsi natyrore.
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Ky mund te jete nje dyshim me vend.
Nese jo nga pllakat tektonike, atehere mund te flasim per teori konspirative. Nese flasim per teori konspirative duhet te dijme se jane vetem supozime deri ne momentin qe nuk vertetohen ato.
Thone se diku ne SHBA gjendet nje baze ne te cilen eshte ndertuar dhe po testohet nje arme moderne e cila do te ndryshonte teresisht menyren e tanishme te te luftuarit.
Pra, luftat e se ardhmes do te behen nepermjet katastrofa natyrore te shkaktuara nga vet dora e njeriut.
Arma quhet HAARP dhe mund te gjenden te dhena edhe ne internet. Mjafton nje kerkim ne google dhe do te gjeni shenime te mjaftueshme lidhur me kete arme.

p.s.Keto jane teori konspirative dhe si te tilla nuk ben te meren seriozisht, e sidomos ne kete teme.
Nuk desha te shkruaj gjate
por ajo dora e njeriut qe shkruajta me siper ka te beje pikerisht me kete qe sa po shkruajte.....
edhe per termetin ne HAITI degjohet se dicka e tille ka ndodhur
gjyna si do qe te jete
nese ky cunami do te kishte ndodhur ne shqiperi ose ne kosove nuk do kishte mbetur as nje fije floku shqipetar
shikoni se cfare shtet i forte qe eshte
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Per HAARPIN kam degjuar dhe une. Po pse pikerisht amerikanet do e tenstonin ne japoni? Dhe jo ne iran ,rusi ,korea veriut etc ku mardheniet jane te kqija? Sme duket si pune HAARPI kjo ,por thjesht nje fatkeqsi natyrore.
Keto jane me plan nuk hidhen ne llotari
thua se ne rusi do ishte me e kollajshme?
Pse ...?Pa mendo se sa lek do fitohen nga te gjitha punimet ,firmat,bangat amerikane qe do ngrihen nga themelet atje?
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Per HAARPIN kam degjuar dhe une. Po pse pikerisht amerikanet do e tenstonin ne japoni? Dhe jo ne iran ,rusi ,korea veriut etc ku mardheniet jane te kqija? Sme duket si pune HAARPI kjo ,por thjesht nje fatkeqsi natyrore.
Edhe une mendoj se eshte fatkeqesi natyrore, por meqe anetarja me larte shprehu dyshime....e solla si mundesi.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Edhe une mendoj se eshte fatkeqesi natyrore, por meqe anetarja me larte shprehu dyshime....e solla si mundesi.
------------------------------------------
Po shtoj edhe diqka edhe pse jashte temes.
Maredheniet, qe ne shiqim te pare mund te duken te mira, ne mes te Amerikes dhe Japonise ne realitet nuk jane edhe aq te mira. Amerika ka kryer sulm me bombe atomike mbi Japonine gjate luftes se dyte boterore dhe ata qe e njohin me mire mentalitetin dhe karakterin e popullit japan dyshojne se heret a vone, nese do t'iu ofrohet mundesia,...do ta zhduknin komplet Ameriken nga faqja e dheut.
Kto jane teori konsipartive. Nuk besoj se ka vend te flasim per hakmarrje ,amerikanet kerkuan falje per bomben e hiroshimes dhe japonia e fali. Mardheniet midis ktyre dy vendeve jane te mira. Aq me teper kur e mendon qe japonia ne teknologji eshte nje superfuqi ,nuk mendoj se do rrezikonte njeri te perdorte HAARPER kundrejt tyre pasi heret a vone do zbulohej.
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Kto jane teori konsipartive. Nuk besoj se ka vend te flasim per hakmarrje ,amerikanet kerkuan falje per bomben e hiroshimes dhe japonia e fali. Mardheniet midis ktyre dy vendeve jane te mira. Aq me teper kur e mendon qe japonia ne teknologji eshte nje superfuqi ,nuk mendoj se do rrezikonte njeri te perdorte HAARPER kundrejt tyre pasi heret a vone do zbulohej.
Ne postimin paraprak e fshiva qellimshem paragrafin e dyte sepse e dija se do te na largonte nga tema.
Une nuk pajtohem me ju kur thuani se japanet kane pranuar kerkimfaljen amerikane dhe jane mjaftuar me aq. Jo vetem japaneve por, te jesh i bindur se, edhe gjermaneve, po t'iu vie rasti ndonjehere do ta zhduknin nga faqeja e dheut Ameriken.
Prandaj e kane te ndaluar prodhimin apo mbajtjen e bombes atomike.
p.s. mos te dalim nga tema.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Amerika o Urban nuk eshte shqiperia me 28 mije km katror siperfaqe qe te zhduket aq kollaj. Jetojme ne brezin e trete mbas luftes 2-te boterore dhe as gjermanit as japonezit nuk i intereson zhdukja amerikes. Kto 2 vende kane dekada qe mendojne vetem per mirqenie. Boll me luftra. Po nejse ,spo dal me shume nga tema.
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Rreziku nuklear, në centralin bërthamorë në Fukashima

Kryeministri i Japonisë ka deklaruar gjendjen e "emergjencës nukleare" pas fikjes së disa reaktorëve nga gatitja e tërmetit. 11 reaktorë në 4 stacionet nukleare janë fikur automatikisht por zyrtarët kanë thënë se 1 reaktor për ftohjen e ujit ka dështuar një procesin e fikjes automatike. Në bazë të ligjit japonez, duhet deklaruar gjendje emergjence nëse sistemi i ftohjes nuk funksionon. Në total, Japonia ka 55 reaktorë të cilët prodhojnë 1/3 e energjisë elektrike për vendin.


Në një kohë kur ndërtuesit e centraleve kanë thënë se ato janë ndërtuar për t'i rezistuar tërmeteve më të forta në histori, shkencëtarët japin rrezikun se duhet bërë akoma më shumë për të mos rrezikuar siç po ndodh tashmë në Japoni. Problemi në centralin bërthamorë në Fukashima lindi pas një problemi tek sistemi ftohës i një radioaktori. Qeveria japoneze bëri thirrje për evakuime. Ndërkohë operatori elektrik në Tokio ka dhënë alarmin se presioni në reaktorin nr.1 në këtë central rrezikon të çojë në rrjedhje nukleare. Kjo po ndodh pasi reaktori nuk kanë energjinë e nevojshme për të bërë bllokimin e centralit për arsye sigurie.


Nëse reaktorët nuk do të marrin energjinë e nevojshme në një kohë të shkurtër mund të rrezikohet rrjedhja. Centrali bërthamore kërkon energji për të mbajtur aktiv sistemin e ftohjes. Zyrtar të Japonisë kanë thënë se po punohet për mbajtjen në punë të sistemit të ftohjes në mënyrë që të shmanget rreziku i rrjedhjes.

shekulli.com

p.s. Endri, do te deshiroja qe te ishte ashtu siq thua edhe ti.
Jam i prirur qe ta shoh realitetin me nje doze skepticizmi.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,395
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Sot në mëngjes kur e pash këtë ngjarje u befasova dukej vërtet si filmi 2012 dhe e pabesushme, sinqerisht më erdhi shumë keq ! uroj që gjendja atje të përmisohet sa më shpejtë.
 

Kryqi

Kristianizues
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
66
Pikët
0
Vendndodhja
Moske
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Tmerr...... .
Le t'i lutemi Zotit te lehtesoje dhimbjet e njerezve ne ato zona!
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Cunami shkatërron Japoninë, më shumë se 1 mijë viktima

Cfare do te thote: "Teori Konspirative" ne shqip? :S
 
Top