• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dëshifrimi i alfabetit latin nëpërmjet shqipes

Velthinal

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 20, 2010
Postime
4
Pikët
0
DESHIFRIMI I ALFABETIT LATIN

Alfabetët Grekë e Latinë janë në të vërtetë alfabete pellazgë. Ata janë quajtur të tillë për shkak se grekët dhe latinët (të cilët gjithashtu ishin pellazgë) dolën fitimtarë në luftërat ndërtribale e më gjerë, përqëndruan në duart e tyre pasuri kolosale (kryesisht ar), bazën financiare e cila stimuloi lindjen e qytetërimit Helen dhe te perandorise Romake; ishin të talentuar në organizimin uhtarak e shtetëror duke ju dhënë epokave kur ata shkëlqyen –emrin e tyre. Emrin e tyre morën gjithashtu edhe alfabetet të cilat në të vërtetë ishin produkte të qytetërimit pellazgjik. Kjo duket qartë nëse deshifrojmë këto alfabete. Deshifrimi i alfabeteve është i lidhur ngushtë me deshifrimin e mbishkrimeve Etrusko-Pellazge. Të deshifrosh një alphabet do të thotë të interpretosh kuptimin që kanë emërtimet e fonemave të tij.
Hartuesit e alfabeteve e kanë vendosur emërtimin e fonemave jo pa qëllim. Emri i çdo foneme i tregon studiuesit të alfabetit, se shqiptimi i fonemës është identik me mënyrën si ajo shqiptohet në fjalën që përdoret si emër i saj. Afërmendsh se fjalët që përdoren si emra fonemash janë zgjedhur të tilla që të njiheshin (të fliteshin) nga një komunitet i madh njerezish. Pra emrat e fonemave janë fjalë te gjuhës së folur në kohën e hartimit të alfabetit. Kështu, emrat e fonemave të alfabetit grek, janë fjalë të mirënjohura nga komuniteti greko-pellasg. Ky alfabet jo vetëm ishte më cilësor se ai fenikas, pasi përfshinte edhe zanoret, por edhe emrat e fonemave u ndryshuan që të ishin të kuptueshme për komunitetin pellazg që popullonte Ballkanin. Hartuesit e alfabetit, nuk kanë lënë të shkruar se çfarë përfaqësonte ‘alfa’, çfarë ‘bêta’ etj., sepse këto ishin fjalë shumë të njohura në atë kohë dhe hartuesve nuk ju shkonte mendja se këto fjalë mund të harroheshin nga i gjithë komuniteti. Po kështu edhe etrusko-latinët, ja dolën të hartojnë një alfabet më cilësor dhe më gjithëpërfshirës se ai grek, vendosën si emra fonemash fjalët më të folura e më të njohura të gjuhës pellasge që flitej në të tre gadishujt (Italik, Ballkan, Azi Minore). Edhe ata nuk kishin pse të sqaronin më tej se çkuptim kishin fjalët: ‘a’, ‘bi’, ‘çi’, ‘di’, etj., sepse këto fjalë njiheshin dhe fliteshin nga i gjithë komuniteti pellazg që popullonte këtë territor të gjerë. Pasi kemi provuar se gjuha pellazge është ‘rezervuari’ nga burojnë gjuhët greke e latine, ne mund ti drejtohemi kësaj gjuhe, nëse aty mund të gjejmë kuptimin e fjalëve që përdoren si emra fonemash në alfabetët Grek dhe Latin. Të mos harrojmë se, qoftë alfabeti Grek qoftë ai Latin, janë hartuar në kohët kur qoftë greqishtja, qoftë latinishtja, kanë qenë dialekte të gjuhës pellasge, të dyja këto gjuhë, kanë qenë në hapat e para të formësimit si gjuhë mëvehte.

Le të fillojmë me alfabetin latin:

Për fjalën ‘ha’ në gjuhën pellasge përdoreshin fjalët, ‘al’, ‘a’ dhe ‘ha’, nga të cilat në shqipen e sotme përdoren fjalët ha, aj dhe rrallë edhe fjala a. Fjala e sotme ‘aj’ ka qenë shqiptuar ‘al’. Kjo sepse nga deshifrimet e mbishkrimeve të lashta kemi parë që elementi 'l' përdoret shpesh ne vend të j-së së shqipes së sotme (edhe në mbishkrimin e akropolit Amatho në Qipro edhe pothuaj në të gjitha mbishkrimet e tjera Etruske, Trake etj.). Nga kjo gjykoj se fjala e shqipes së sotme aj ka qenë shqiptuar al. Në gjuhën Fenikase kjo fjalë shqiptohej ‘ah-al’ (ose ‘ak-al’).
Etrusko-latinët kanë zgjedhur fjalën ‘a’ si emërtim të fonemës ‘a’.
Dialekti latin i gjuhës etruske, në kohën kur është hartuar alfabeti i parë latin, shihet qartë që ka qenë i ngjashëm me dialektin gegë të shqipes së sotme (në të vërtetë alfabeti Latin nuk është veçse alfabeti Etrusk i përmirësuar vazhdimisht). Gjuha e përdorur në të gjitha mbishkrimet e deshifruara Etruske është shumë e ngjashme me dialektin gegë të gjuhës së sotme shqipe. Për fonemën ‘b’ kemi emërtimin ‘bi’. Në shqipen e sotme është ruajtur forma e vjetër pellasge ‘pi’ (kujto që në disa dialekte, pellasgjishtes i mungonin tingujt b, d, o). Gjithsesi, është lehtësisht e kuptueshme, po të kemi parasysh që fjalët e gjuhës latine për ‘pi’ përgjithësisht e përmbajnë rrënjën ‘bi’ (ose ‘be’). Vlen të përmendet këtu që edhe grekfolësit e kanë bërë ndryshimin fonetik të kësaj fjale nga ‘beto’ në ‘pito’. Këto rotacione fonetike (pra nga ‘b’ në ‘p’ ose ‘v’; nga ‘e’ ne ‘i’ etj.) kanë qenë karakteristikë per gjuhën Pellazge. Fjalën shqip të dialektit gegë ‘çi’ nuk e kam ndeshur në mbishkrimet pellasge. Në fjalorët e gjuhës latine, nuk e kam gjetur kuptimin e kësaj fjale në asnjë formë. Por duke patur parasysh që leksiku pellazg ka mbërritur në një masë të konsiderueshme në shqipen e sotme, duke marrë gjithashtu në konsiderate edhe faktin që në alfabetin grek fonema e tretë e tij është emërtuar ‘gama’ (nga fjala ‘gamo’ e cila ka të njëjtin kuptim që ka edhe fjala ‘çi’), kam gjykuar që emri i fonemës së tretë të alfabetit latin është pikërisht fjala e shqipes së dialektit gegë ‘çi’. Madje hartuesit e alfabetit latin, kanë bërë një ndryshim të madh në renditjen e fonemave (krahasuar me alfabetin fenikas dhe atë grek), duke e future të tretën në radhë një fonemë të re, emërtimi i së cilës duket qartë që është identik (në aspektin semantik) me atë të fonemës së tretë të alfabetit grek. Kështu pra, emërtimet e tre fonemave të para të të dy alfabeteve (shih më poshtë deshifrimin e alfabetit Grek) përputhen plotësisht në aspektin kuptimor të tyre. Përmbajtja e tyre shpreh interesimin e njeriut të antikitetit për realizimin e kërkesave më elementare fiziologjike për prodhimin dhe riprodhimin e jetës.
Fonema e katërt është emërtuar ‘di’.
Fjalë e gjuhës pellazge, e shqiptuar ‘de’ ose ‘di’, rrënjë e fjalëve të përdorura nga të gjitha gjuhët europiane: ‘ide’ ose ‘idi’, ‘dea’ ose ‘dia’. Në shqipen e sotme përdoren 'di' (verb) dhe 'dia' (emër), (shqiptohet edhe dija). Është rrënjë e fjalës 'dio', (ital. zot) të cilën italianët e kanë trshëguar nga etruskët. Perëndesha e latinëve ‘Dia’ apo ‘Dea’ nuk ishte perëndeshë e pjellorisë por e mençurisë (e perfeksionit intelektual). Fonema ‘e’ eshte emërtuar ‘e’. Ky emërtim simbolizon jetën, ekzistencën. Fjalët Pellazge ‘et’, ‘it’, ‘iet’ janë forma dialektore të fjalës ‘jetë’. Në alfabetin Grek ky emërtim gjendet në formën ‘eta’ të fonemës H (trajtë e shquar e fjalës ‘et’, pra ‘jeta’). Po kështu, verbi ‘e’ (shih mbishkrimin e Unazës së Ezerovos) i cili ruhet edhe sot i tillë në gjuhën Italiane dhe shpreh verbin ‘jam’ në afirmativ, veta e tretë njëjës në të tashmen. Fonema ‘f’ është emërtuar ‘effe’. ‘Ef-fe’ përbëhet nga dy fjalë pellazge: ‘ef’ dhe ‘fe’. Në shqipen e sotme ka mbërritur fjala ‘fe’ (besim në zot) por jo fjala ‘ef’. Megjithatë, nëpërmjet njohjes së gjuhëve Greke, Turke e Shqipe ne mund të gjejmë kuptimin e kësaj fjale. Kështu, fjala ‘efendi’ (zot, zotërues) në të vërtetë është një fjalë e përbërë ‘ef+vendi’ = ‘zot i vendit’. Në analizën që Eqrem Cabej i bën fjalës shqip ‘efë’ e gjason këtë si shkurtim të fjalës ‘efendi’. Në të vërtetë ‘ef’ = ‘zot’. Pra ‘ef-fe’ do të thotë ‘zot-besim në zot’. Fonema ‘g’ është emërtuar ‘xhi’. Në dialektin Gegë xhi = gji, fis, farë, skotë. Fjalë e përhapur në të gjitha gjuhët europiane. Fonema ‘h’ është emërtuar ‘ak-ka’. Në shqipen e sotme ‘ka’ është verbi ‘kam’ në afirmativ, veta e tretë njëjës në të tashmen. ‘Ak’ në gjuhën Turke do të thotë ‘gjeneroz, me shpirt të pasur’. Pra ‘ak-ka’ = ‘I kamur në shpirt e në pasuri’. Fonema ‘I’ është emërtuar ‘I’.
I’, ‘hi’, ose ‘hy’ janë forma dialektore të fjalës pellazge ‘hi’= hy (zot). Fonema ‘l’ është emërtuar ‘el-le’. Fjala ‘le’ (lë, heq dorë, dorëzoj) ka mbërritur në Shqipen, ndërsa ‘el’ (dorë, shtie në dorë) ka mbërritur në gjuhën e sotme Turke. Pra ‘el-le’ = ‘dorë-dorëzoj’. Fonema ‘m’ eshte emërtuar ‘em-me’. Fjala ‘em’ është përemër pronor (Geg: em = im, imi). ‘Me’, fjalë pellazge e cila ka mbërritur në disa prej gjuhëve europiane (italiane, angleze etj) në kuptimin ‘mua’. Pra ‘em-me’ = ‘imi-mua’. Fonema ‘n’ është emërtuar ‘en-ne’. Emërtimet e fonemave të alfabetit Latin, në rastet kur fjala që përdoret si emërtim përfaqësohet me një emër, ai shprehet në trajtë jo të shquar me përjashtim të fonemës ‘z’-‘zeta’ (në alfabetin Grek jepen në trajtë të shquar, psh. alfa, beta, eta etj.). “Ena’ dhe ‘ni’, ‘ne’ ose ‘nie’ (një) janë forma dialektore të numërorit ‘një’. Pra ‘en-ne’ janë forma dialektore (greke dhe etruske) të numërorit ‘një’. Fonema ‘o’ është emërtuar ‘o’. Në shqipen e sotme kjo fjalë bën ‘io’ = ‘jo’ për shkak të ‘i’-së së vendosur përkundër rregullave të Hijatit (po kështu edhe në gjuhën Turke: ‘io’ = ‘ioh’ = ‘iok’ = ‘jok’). Fonema ‘p’ është emërtuar ‘pi’. Kjo fonemë, ashtu si analogja e saj në alfabetin Grek, ka ruajtur emërtimin Fenikas ‘pe’ ose ‘pi’ (gojë). Fonema ‘q’ është emërtuar ‘ku’. Fjalë pellazge e cila në Shqipen e sotme shqiptohet po kështu, ‘ku’. Fonema ‘r’ është emërtuar ‘er-re’. Këto janë dy fjalë Pellazge të cilat shqiptohen në mënyrë identike edhe në Shqipen e sotme: ‘erë’ dhe ‘re’. Fonema ‘s’ ështe emërtuar ‘es-se’. Të dyja këto fjalë pellazge (ruhen në shqip e italisht) kanë kuptimin: ‘nëse, se, sepse’. Fonema ‘t’ është emërtuar ‘ti’, fjalë pellazge e cila shqiptohet sot po kështu, ‘ti’ (përemër). Fonema ‘u’ është emërtuar ‘u’, fjalë pellazge (Geg: u = unë) e cila shqiptohet po kështu në shqipen e sotme, në dialektin Gegë. Fonema ‘v’ është emërtuar: ‘vi’; ‘vu’, fjalë pellazge të cilat edhe sot shqiptohen në mënyrë identike: Geg: ‘vi’; ‘vu’ = ‘vij’; ‘’.
Vlen të përmendim që emërtimi ‘zeta’ i fonemës Z gjendet vetëm në gjuhën shqipe në fjalën njëzet, fjalë kjo e trashëguar nga pellasgjishtja (zathrum = njëzet). Edhe emërtimet ‘iks’ apo ‘eks’ i fonemës ‘X’ në disa alfabete të tjera të gjuhëve europiane, janë fjalë pellasge të trashëguara në shqipen e sotme, emra adjektivë, të cilat shqiptohen ‘ikës’ dhe ‘heks’ ( ose ‘heqës’).
Le te fillojmë me emërtimin e fonemës së parë të alfabetit grek: alfa.
Mendoj se ky emërtim është përftuar nga bashkimi i fjalës pellasge “al” me fjalën greke ‘fao’, të cilat të dyja përkthehen ‘ha’.
Pra fillimisht fonema është emërtuar: al, fao, duke i vendosur të dyja fjalët, edhe fjalën pellasge al, edhe fjalën e dialektit grek të pellasgjishtes, fao. Kjo është bërë për arësye se greqishtja vazhdonte ende të ish një dialekt i gjuhës pellasge, pra nuk ish formësuar si një gjuhë mëvete. Nga ana tjetër ky emërtim përngjasonte me emërtimin ‘alep’ te alfabetit fenikas, në bazë të të cilit u përpilua alfabeti grek.
Emërtimi i fonemës së dytë të alfabetit grek është ‘beta’. Nëse shfletojmë një fjalor të gjuhës latine dhe kërkojme aty fjalë me rrënjën “bi” ose “be”, do gjejmë disa, si: bito, beto, biter, ber, etj. të cilat qëndrojnë për fjalën shqip “pi”. Duke e ditur se në greqishten e sotme kjo fjalë bën “pito”, dimë gjithashtu që themeli i të tria gjuhëve (greke, latine dhe shqipe) është pellasgjishtja, gjithashtu afërsia territoriale, të gjitha këto kanë bërë që ndryshimet fonetike të njërit ‘dialekt’ të pellasgjishtes të transmetohen edhe në tjetrin. Kështu pra fjalët “pi”, “pito”, “bi”, “bito”, “beto apo beta”, “bitter” “beer” etj. shprehin të njëjtin kuptim: marjen e lëngjeve nga goja. Ndryshimet e zanoreve nga ‘e’ në ‘i’, janë fenomene fonetikë të njohura, rotacione të anasjellta të të cilave ndeshen edhe sot.
Fonema e tretë e alfabetit grek është emërtuar gama. Fjala greke ‘gamo’, ashtu sikurse emërtimi i fonemës së tretë të alfabetit latin ‘çi’, ka kuptimin ‘bashkohem seksualisht’.
Bazuar në njohjen e deritashme të gjuhës pellasge, mund të interpretojmë edhe kuptimet e emrave të mëposhtëm të fonemave të alfabetit grek:
Epsilon, delta, zeta, eta, theta, kapa, nu, rho, upsilon, psi.
Eps = Plak, i lashtë, i moshuar, i epërm, epës (që epet, krruset). Geg: ‘Eps – i – lon’, plak i lënë, plak i harruar. Rrënjë e fjalëve ‘epos’, ‘epokë’ ‘epikë’, etj.
Delta. Përveç këtij shqiptimi, kjo fjalë ka patur edhe shqiptimet ‘dielta’, ‘dilta’, ‘dijta’ dhe ‘dita’ kujto perëndinë pellazge Afrodita, fjalë e përbërë nga afro dhe dita, të cilat janë fjalë të shqipes së sotme. Jo më kot, etrusko-latinët kanë vendosur rrënjën ‘di’ (ose 'de') si emërtim të fonemës së katërt të alfabetit latin. Ajo i referohet pikërisht ‘delt’-as greke, apo më saktë, fjalës pellasge ‘di’ (ose 'de'), rrënjë e fjalës ‘ditë’dhe ‘diell’ (ose delt). Fjala shqip ‘diell’ (e cila i përmban të dyja zanoret ‘e’ dhe ‘i’), e vërteton qartë që ‘delta’ = ‘dita’.
Zeta = kjo fjalë egziston vetëm në fondin e gjuhës shqipe në numërorët njëzet, dyzet. Në gjuhën etruske e ndeshim në numërorin zathrum = njezetë.
Eta = trajtë e shquar e ‘et’ = jetë.
Theta = teta
Kapa = kapja
Nu = jo. Në gjuhët Italike ‘no’. Në mbishkrimet Trake në Pllakën e Kyolmen-it gjendet shprehja: ‘Nu, asn let e dnue = Jo, asnjë jetë e dënue (e dhunuar).
Rho = rro
Ups = hups (humbës); Upsilon: Geg: ups- i- lon = humbës i lënë, humbës i harruar.
Psi = pse
Më lart kemi thënë se në pjesën dërrmuese të dialekteve të gjuhës pellasge nuk përdoreshin tingujt ‘b’ ‘d’ dhe ‘o’. Kjo ka bërë që fonetika e gjuhëve të trungut pellazg të ketë ndryshime në rrjedhë të kohës, në varësi të ndikimeve që kanë patur mbi njëri – tjetrin dialektet e kësaj gjuhe, dialekte të cilat më vonë u formësuan si gjuhë mëvehte. Kështu tingulli buzor ‘b’ ndeshet i shqiptuar si: ‘p’, ‘v’, madje edhe ‘m’ ( në mbishkrimin e “Amathus”, fjalën e shqipes së sotme: ‘i bukur’, e gjejmë të shqiptuar: ‘i mukul’). Mjafton të kujtojmë se pas periudhës së betacizmit, në gjuhën greke (dhe jo vetëm), ka pasur ndryshime fonetike që lidhen kryesisht me shqiptimin e këtyre tingujve. Po kështu edhe me zanoret ‘e’ dhe ‘i’ të cilat në gjuhët e trungut pellasg shpesh zëvendësojnë njera – tjetrën ose përdoren të dyja në vend të njerës prej, psh: it (ita), et (eta), iet (ieta = jeta); ‘beta’, ‘bito’, ‘pito’, ‘pi’ etj.etj. ndryshime të cilat shpesh u krijojnë probleme jo të vogla studiuesve të gjuhësisë.
Trashëgimia pellasge e gjuhës shqipe është një shans i madh për glotologët, të cilët mund t’a përdorin atë si një pikë të fortë dhe të besueshme referimi për studimin e gjuhëve europiane dhe më gjerë.
 
r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

mese e vertete dhe nji fakt qe i rezon te gjitha hipotezat qe mund ta kundershtojne kete te vertete esht qe gjuha shqipe akoma qendron nji nga gjuhet me unike ne gjith globin sepse perveç shqiptareve qe jan pasardhesit direkt te ilireve asnji komb tjeter smund ta flase e shkruaj kete gjuhe e kunderta ndodh shqiptaret mund te adoptohen e te flasin çdo lloj gjuhe pa shum veshtiresi
Bile mund te shkohet pakez me tej ne kete gjykim duke thene pa asnji fare droje qe shqiptaret jan mbase gjeneza e kontinentit evropian
 
malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: Re: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

Yes yes< por ka nje problem te madh ketu !
problemi eshte qe vertet jemi pasardhes te ilireve, por fatkeqesisht nuk dime asgje(ose dime shume pak) nga gjuha-dialektet ilire, kane mbijetuar fraza te shkeputura ne dialektin messap(puglia, italia), pra nga gjuha qe flisnin iliret kemi vetem emra vendesh dhe personash, asgje tjeter, kurse latinishtja eshte nje gjuhe shume mire e dokumentuar.
vete termin "Illyrioi" e kane dhene helenet, nuk e dime si e quanin veten iliret :D
ka dhe nje problem tjeter te madh ne fakt( dhe jo vetem per shqiptaret, por dhe per te tjeret ne ballkan) ka nje boshllek historik prej me shume se 1000 vjetesh, nuk dihet asgje cka ndodhur, nuk ka asnje artefakt.

te gjitha keto qe ka shkruar velthinal( etrusku) jane spekullime te mjera....me keto teza do i mbusheh mendjen botes akademike perendimore ti mer hihihihihihihi
 
Atdhetari

Atdhetari
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
67

Une nuk mendoj qe neve jemi vetem pasardhes te Ilireve por mbare lashtesine ,pse ?

Sepse shumica e mbishkrimeve si ato Etrurske si ato Pellazge dhe emrat nga qytetet antike kuptohen vetem permes gjuhes shqipe .
p.sh.
Studiuse francez Zacharie Mayani studiues i cili ka bërë vërtetimet e para të analogjisë iliro-etruske.
Fjalori etrusk - shqip:

dhe shume faqe te tjera ...

ka dhe nje problem tjeter te madh ne fakt( dhe jo vetem per shqiptaret, por dhe per te tjeret ne ballkan) ka nje boshllek historik prej me shume se 1000 vjetesh, nuk dihet asgje cka ndodhur, nuk ka asnje artefakt.
Ka artefakte dhe me sa di une tjeret popuj te Ballkanit nuk cfare te kerkojne ne keto troje pervetem se ne Shqiptaret ..
 
Atdhetari

Atdhetari
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
67
Pikët
0
Përgjigje e: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

Franciscus Blanchus
Fjalor latinisht-epirotisht
nga viti 1635
DICTIONARIVM LATINO EPIROTICVM
... si greqishtja e vjetër ashtu edhe latinishtja s’janë gjë tjetër vecse vazhdime të deformuara të shqipes në dy alfabete të ndryshme.
Libri eshte ketu http://www.mdevaan.nl/research/Blanchus.pdf
 
kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,289
Pikët
113

shkronja A ne alfabetin latin mendoj se eshte e lidhur me fjalen AT ndersa shkronja B(bi) eshte e lidhur me fjalen bi( bij, bir). pra ati i pari dhe pastaj biri ose bija e dyta jo me kote A dhe B jane vendosur nje ra pas tjetres dhe jo me kote A-ja eshte vendosur e para pasi ati vjen gjithmon i pari qofte ne kuptimin e atit(baba) qofte ne kuptimin e atit(zot). nuk eshte se jam ndonje njohes i kesaj fushe thjesht diku e kam lexuar nje gje te tille dhe mendova ta publikoja si si nje alternativ e dyte e cila me duket shume shpjegim i arsyeshem.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,848
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!

Me duket interesante intuita jote! Mund te jete edhe koncidense. Sido qe te jete, ka nevoj per nje studim te mire.
 
kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,289
Pikët
113
Përgjigje e: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

nuk eshte intuit se po te ishte e tille nuk do ta pulikoja sepse sic thash nuk kam njohuri ne kete fushe. mbaj mend qe e kam lexuar diku por tani nuk me kujtohet se ku kur lexova shkrimin larte mu kujtua dhe e publikova.
 
Velthinal

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 20, 2010
Postime
4
Pikët
0
Përgjigje e: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

shkronja A ne alfabetin latin mendoj se eshte e lidhur me fjalen AT ndersa shkronja B(bi) eshte e lidhur me fjalen bi( bij, bir). pra ati i pari dhe pastaj biri ose bija e dyta jo me kote A dhe B jane vendosur nje ra pas tjetres dhe jo me kote A-ja eshte vendosur e para pasi ati vjen gjithmon i pari qofte ne kuptimin e atit(baba) qofte ne kuptimin e atit(zot). nuk eshte se jam ndonje njohes i kesaj fushe thjesht diku e kam lexuar nje gje te tille dhe mendova ta publikoja si si nje alternativ e dyte e cila me duket shume shpjegim i arsyeshem.
Triniteti (Ati, Biri, Shpirti i shenjte) eshte aplikuar nga kristianet shume kohe pasi kishin lindur alfabetet, kohe ne te cilen njeriu besonte ne shume zota.
 
USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Dëshifrimi i alfabetit latin nëpërmjet shqipes

woow Velthinal 2010 nje postim tash 2011 i dyte do te thote tash i treti postim ne tjeter vit? lol

cdo te mira te uroj..
 
Conrad

Anëtar i ri
Anëtar
May 28, 2011
Postime
328
Pikët
0
Përgjigje e: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

Triniteti (Ati, Biri, Shpirti i shenjte) eshte aplikuar nga kristianet shume kohe pasi kishin lindur alfabetet, kohe ne te cilen njeriu besonte ne shume zota.
Ati i perendive pelasge ka qene Kroni ( Cronus). Zeusi ishte i biri i tij me Rean (Rhea). Sipas mithologjise greke.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,981
Pikët
113
Përgjigje e: Dëshifrimi i alfabetit latin nëpërmjet shqipes

DESHIFRIMI I ALFABETIT LATIN

Zeta = kjo fjalë egziston vetëm në fondin e gjuhës shqipe në numërorët njëzet, dyzet. Në gjuhën etruske e ndeshim në numërorin zathrum = njezetë.
I gjithe shkrimi eshte jashtzakonisht interesant. Desha te permendja vetem dicka ne lidhej me Zeten dhe numbrin Nji-Zet. Me te vertet mendohet se kjo fjale eshte nje mbeturine e gjuhes pellazge. Ne fakt ne ballkan shqiptaret jane te vetmit qe perdorin ate. Shume kohe me pare ne gjuhen shqipe perdorimi i -Zetes nuk ishte i kufizuar vetem tek numrat Njizeta dhe dyzeta, por Trezet=Gjashtedhjet dhe Katerzet=tetedhjet.

Zeta sote perdoret vetem nga shqiptaret ne Ballkan, Nje pjese e Italise Jugore, me duket se ne sicili, Basket ne spanje, dhe me duket nji nga shtetet nordike, ne mos gaboj, ose norvegjia ose danimarka. Sigurisht mendohet se nordiket jane mbeturinat e pellasgeve, qe u vendosen aty gjate ekspeditave te para, keshtu qe nuk eshte krejtesisht e pamundur.
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Dëshifrimi i alfabetit latin nëpërmjet shqipes

Desha te permendja vetem dicka ne lidhej me Zeten dhe numbrin Nji-Zet. Me te vertet mendohet se kjo fjale eshte nje mbeturine e gjuhes pellazge. Ne fakt ne ballkan shqiptaret jane te vetmit qe perdorin ate. Shume kohe me pare ne gjuhen shqipe perdorimi i -Zetes nuk ishte i kufizuar vetem tek numrat Njizeta dhe dyzeta, por Trezet=Gjashtedhjet dhe Katerzet=tetedhjet.
Do te doja te permendja dhe une dicka ne lidhje me Zetan sepse eshte shume interesante. Biles mund te themi qe ktu gjejm gjurm te lashtesis se shqipes e cila eshte aq e lashte sa dhe njerzimi.

Kur njerzit kaluan ne stadin e dyte te numerimit, pra iken nga stadi "nje, dy dhe me shume se dy", dhe kalon ne stadin ku numeronin me gishtat e dores dhe te kembes bashke lindi fjala nje zet te cilen mund ta komentojme si nje e zene (kap) ose nje ze (zeri). Pra, kur parardhesit tane kerkonin te numeronin, dhe ka shume mundesi qe kjo i nevojitej shume kur kerkonin te numeronin bagtit mos i kishin humbur ndonjera kur ktheheshin mba kullotes, fillonin (per shkak te mungeses se dijes) te numeronin me gishta. Me gishtat e dores numeronin deri ne 10 dhe per te vazhduar numerimin me tej vazhdonin te numeronin dhe gishtat e kembes, 10 + 10 = 20... mirepo avash avash situata kerkonte qe numerimi te vazhdonte dhe i lashti i atehershem asokohe ishte mesuar qe te konceptonte numerimin me gishta dhe vazhdimin e rendit numerik e bazoi mbi numerin me te madh qe kishte njohur deri atehere "20-tes". Pra fillonte te numeronte gishtat e tij dhe kur arrinte te 20-ta thoshte "nje ze" (e zura nje, ose numerova nje here me ze), kur numeronte per here te dyte gishtat thoshte "dy ze" dhe me radhe sic thot dhe Maqellarioti me lart "tre ze" per gjashtedhjeten. Mirpo kjo verehet tek dialekti tosk dhe nuk e di se sa verehet tek ai geg sepse te pakten shkodranet i thone "katerdhjet" dhe jo "dyzet".

Per mua nese do merret per baze ky version i "zetes" eshte nje gjurme sado e vogel qe tregon se Gjuha Shqipe (per me sakte Parardhesja e Gjuhes Shqipes) eshte nje nga gjuhet e para te folura ne bot dhe si rrjedhoje dhe shqiptaret jane nder poppujt me te lasht.
 
Conrad

Anëtar i ri
Anëtar
May 28, 2011
Postime
328
Pikët
0
Përgjigje e: Dëshifrimi i alfabetit latin nëpërmjet shqipes

DESHIFRIMI I ALFABETIT LATIN

Alfabetët Grekë e Latinë janë në të vërtetë alfabete pellazgë. Ata janë quajtur të tillë për shkak se grekët dhe latinët (të cilët gjithashtu ishin pellazgë) dolën fitimtarë në luftërat ndërtribale e më gjerë, përqëndruan në duart e tyre pasuri kolosale (kryesisht ar), bazën financiare e cila stimuloi lindjen e qytetërimit Helen dhe te perandorise Romake; ishin të talentuar në organizimin uhtarak e shtetëror duke ju dhënë epokave kur ata shkëlqyen –emrin e tyre. Emrin e tyre morën gjithashtu edhe alfabetet të cilat në të vërtetë ishin produkte të qytetërimit pellazgjik. Kjo duket qartë nëse deshifrojmë këto alfabete. Deshifrimi i alfabeteve është i lidhur ngushtë me deshifrimin e mbishkrimeve Etrusko-Pellazge. Të deshifrosh një alphabet do të thotë të interpretosh kuptimin që kanë emërtimet e fonemave të tij.
Hartuesit e alfabeteve e kanë vendosur emërtimin e fonemave jo pa qëllim. Emri i çdo foneme i tregon studiuesit të alfabetit, se shqiptimi i fonemës është identik me mënyrën si ajo shqiptohet në fjalën që përdoret si emër i saj. Afërmendsh se fjalët që përdoren si emra fonemash janë zgjedhur të tilla që të njiheshin (të fliteshin) nga një komunitet i madh njerezish. Pra emrat e fonemave janë fjalë te gjuhës së folur në kohën e hartimit të alfabetit. Kështu, emrat e fonemave të alfabetit grek, janë fjalë të mirënjohura nga komuniteti greko-pellasg. Ky alfabet jo vetëm ishte më cilësor se ai fenikas, pasi përfshinte edhe zanoret, por edhe emrat e fonemave u ndryshuan që të ishin të kuptueshme për komunitetin pellazg që popullonte Ballkanin. Hartuesit e alfabetit, nuk kanë lënë të shkruar se çfarë përfaqësonte ‘alfa’, çfarë ‘bêta’ etj., sepse këto ishin fjalë shumë të njohura në atë kohë dhe hartuesve nuk ju shkonte mendja se këto fjalë mund të harroheshin nga i gjithë komuniteti. Po kështu edhe etrusko-latinët, ja dolën të hartojnë një alfabet më cilësor dhe më gjithëpërfshirës se ai grek, vendosën si emra fonemash fjalët më të folura e më të njohura të gjuhës pellasge që flitej në të tre gadishujt (Italik, Ballkan, Azi Minore). Edhe ata nuk kishin pse të sqaronin më tej se çkuptim kishin fjalët: ‘a’, ‘bi’, ‘çi’, ‘di’, etj., sepse këto fjalë njiheshin dhe fliteshin nga i gjithë komuniteti pellazg që popullonte këtë territor të gjerë. Pasi kemi provuar se gjuha pellazge është ‘rezervuari’ nga burojnë gjuhët greke e latine, ne mund ti drejtohemi kësaj gjuhe, nëse aty mund të gjejmë kuptimin e fjalëve që përdoren si emra fonemash në alfabetët Grek dhe Latin. Të mos harrojmë se, qoftë alfabeti Grek qoftë ai Latin, janë hartuar në kohët kur qoftë greqishtja, qoftë latinishtja, kanë qenë dialekte të gjuhës pellasge, të dyja këto gjuhë, kanë qenë në hapat e para të formësimit si gjuhë mëvehte.

Le të fillojmë me alfabetin latin:

Për fjalën ‘ha’ në gjuhën pellasge përdoreshin fjalët, ‘al’, ‘a’ dhe ‘ha’, nga të cilat në shqipen e sotme përdoren fjalët ha, aj dhe rrallë edhe fjala a. Fjala e sotme ‘aj’ ka qenë shqiptuar ‘al’. Kjo sepse nga deshifrimet e mbishkrimeve të lashta kemi parë që elementi 'l' përdoret shpesh ne vend të j-së së shqipes së sotme (edhe në mbishkrimin e akropolit Amatho në Qipro edhe pothuaj në të gjitha mbishkrimet e tjera Etruske, Trake etj.). Nga kjo gjykoj se fjala e shqipes së sotme aj ka qenë shqiptuar al. Në gjuhën Fenikase kjo fjalë shqiptohej ‘ah-al’ (ose ‘ak-al’).
Etrusko-latinët kanë zgjedhur fjalën ‘a’ si emërtim të fonemës ‘a’.
Dialekti latin i gjuhës etruske, në kohën kur është hartuar alfabeti i parë latin, shihet qartë që ka qenë i ngjashëm me dialektin gegë të shqipes së sotme (në të vërtetë alfabeti Latin nuk është veçse alfabeti Etrusk i përmirësuar vazhdimisht). Gjuha e përdorur në të gjitha mbishkrimet e deshifruara Etruske është shumë e ngjashme me dialektin gegë të gjuhës së sotme shqipe. Për fonemën ‘b’ kemi emërtimin ‘bi’. Në shqipen e sotme është ruajtur forma e vjetër pellasge ‘pi’ (kujto që në disa dialekte, pellasgjishtes i mungonin tingujt b, d, o). Gjithsesi, është lehtësisht e kuptueshme, po të kemi parasysh që fjalët e gjuhës latine për ‘pi’ përgjithësisht e përmbajnë rrënjën ‘bi’ (ose ‘be’). Vlen të përmendet këtu që edhe grekfolësit e kanë bërë ndryshimin fonetik të kësaj fjale nga ‘beto’ në ‘pito’. Këto rotacione fonetike (pra nga ‘b’ në ‘p’ ose ‘v’; nga ‘e’ ne ‘i’ etj.) kanë qenë karakteristikë per gjuhën Pellazge. Fjalën shqip të dialektit gegë ‘çi’ nuk e kam ndeshur në mbishkrimet pellasge. Në fjalorët e gjuhës latine, nuk e kam gjetur kuptimin e kësaj fjale në asnjë formë. Por duke patur parasysh që leksiku pellazg ka mbërritur në një masë të konsiderueshme në shqipen e sotme, duke marrë gjithashtu në konsiderate edhe faktin që në alfabetin grek fonema e tretë e tij është emërtuar ‘gama’ (nga fjala ‘gamo’ e cila ka të njëjtin kuptim që ka edhe fjala ‘çi’), kam gjykuar që emri i fonemës së tretë të alfabetit latin është pikërisht fjala e shqipes së dialektit gegë ‘çi’. Madje hartuesit e alfabetit latin, kanë bërë një ndryshim të madh në renditjen e fonemave (krahasuar me alfabetin fenikas dhe atë grek), duke e future të tretën në radhë një fonemë të re, emërtimi i së cilës duket qartë që është identik (në aspektin semantik) me atë të fonemës së tretë të alfabetit grek. Kështu pra, emërtimet e tre fonemave të para të të dy alfabeteve (shih më poshtë deshifrimin e alfabetit Grek) përputhen plotësisht në aspektin kuptimor të tyre. Përmbajtja e tyre shpreh interesimin e njeriut të antikitetit për realizimin e kërkesave më elementare fiziologjike për prodhimin dhe riprodhimin e jetës.
Fonema e katërt është emërtuar ‘di’.
Fjalë e gjuhës pellazge, e shqiptuar ‘de’ ose ‘di’, rrënjë e fjalëve të përdorura nga të gjitha gjuhët europiane: ‘ide’ ose ‘idi’, ‘dea’ ose ‘dia’. Në shqipen e sotme përdoren 'di' (verb) dhe 'dia' (emër), (shqiptohet edhe dija). Është rrënjë e fjalës 'dio', (ital. zot) të cilën italianët e kanë trshëguar nga etruskët. Perëndesha e latinëve ‘Dia’ apo ‘Dea’ nuk ishte perëndeshë e pjellorisë por e mençurisë (e perfeksionit intelektual). Fonema ‘e’ eshte emërtuar ‘e’. Ky emërtim simbolizon jetën, ekzistencën. Fjalët Pellazge ‘et’, ‘it’, ‘iet’ janë forma dialektore të fjalës ‘jetë’. Në alfabetin Grek ky emërtim gjendet në formën ‘eta’ të fonemës H (trajtë e shquar e fjalës ‘et’, pra ‘jeta’). Po kështu, verbi ‘e’ (shih mbishkrimin e Unazës së Ezerovos) i cili ruhet edhe sot i tillë në gjuhën Italiane dhe shpreh verbin ‘jam’ në afirmativ, veta e tretë njëjës në të tashmen. Fonema ‘f’ është emërtuar ‘effe’. ‘Ef-fe’ përbëhet nga dy fjalë pellazge: ‘ef’ dhe ‘fe’. Në shqipen e sotme ka mbërritur fjala ‘fe’ (besim në zot) por jo fjala ‘ef’. Megjithatë, nëpërmjet njohjes së gjuhëve Greke, Turke e Shqipe ne mund të gjejmë kuptimin e kësaj fjale. Kështu, fjala ‘efendi’ (zot, zotërues) në të vërtetë është një fjalë e përbërë ‘ef+vendi’ = ‘zot i vendit’. Në analizën që Eqrem Cabej i bën fjalës shqip ‘efë’ e gjason këtë si shkurtim të fjalës ‘efendi’. Në të vërtetë ‘ef’ = ‘zot’. Pra ‘ef-fe’ do të thotë ‘zot-besim në zot’. Fonema ‘g’ është emërtuar ‘xhi’. Në dialektin Gegë xhi = gji, fis, farë, skotë. Fjalë e përhapur në të gjitha gjuhët europiane. Fonema ‘h’ është emërtuar ‘ak-ka’. Në shqipen e sotme ‘ka’ është verbi ‘kam’ në afirmativ, veta e tretë njëjës në të tashmen. ‘Ak’ në gjuhën Turke do të thotë ‘gjeneroz, me shpirt të pasur’. Pra ‘ak-ka’ = ‘I kamur në shpirt e në pasuri’. Fonema ‘I’ është emërtuar ‘I’.
I’, ‘hi’, ose ‘hy’ janë forma dialektore të fjalës pellazge ‘hi’= hy (zot). Fonema ‘l’ është emërtuar ‘el-le’. Fjala ‘le’ (lë, heq dorë, dorëzoj) ka mbërritur në Shqipen, ndërsa ‘el’ (dorë, shtie në dorë) ka mbërritur në gjuhën e sotme Turke. Pra ‘el-le’ = ‘dorë-dorëzoj’. Fonema ‘m’ eshte emërtuar ‘em-me’. Fjala ‘em’ është përemër pronor (Geg: em = im, imi). ‘Me’, fjalë pellazge e cila ka mbërritur në disa prej gjuhëve europiane (italiane, angleze etj) në kuptimin ‘mua’. Pra ‘em-me’ = ‘imi-mua’. Fonema ‘n’ është emërtuar ‘en-ne’. Emërtimet e fonemave të alfabetit Latin, në rastet kur fjala që përdoret si emërtim përfaqësohet me një emër, ai shprehet në trajtë jo të shquar me përjashtim të fonemës ‘z’-‘zeta’ (në alfabetin Grek jepen në trajtë të shquar, psh. alfa, beta, eta etj.). “Ena’ dhe ‘ni’, ‘ne’ ose ‘nie’ (një) janë forma dialektore të numërorit ‘një’. Pra ‘en-ne’ janë forma dialektore (greke dhe etruske) të numërorit ‘një’. Fonema ‘o’ është emërtuar ‘o’. Në shqipen e sotme kjo fjalë bën ‘io’ = ‘jo’ për shkak të ‘i’-së së vendosur përkundër rregullave të Hijatit (po kështu edhe në gjuhën Turke: ‘io’ = ‘ioh’ = ‘iok’ = ‘jok’). Fonema ‘p’ është emërtuar ‘pi’. Kjo fonemë, ashtu si analogja e saj në alfabetin Grek, ka ruajtur emërtimin Fenikas ‘pe’ ose ‘pi’ (gojë). Fonema ‘q’ është emërtuar ‘ku’. Fjalë pellazge e cila në Shqipen e sotme shqiptohet po kështu, ‘ku’. Fonema ‘r’ është emërtuar ‘er-re’. Këto janë dy fjalë Pellazge të cilat shqiptohen në mënyrë identike edhe në Shqipen e sotme: ‘erë’ dhe ‘re’. Fonema ‘s’ ështe emërtuar ‘es-se’. Të dyja këto fjalë pellazge (ruhen në shqip e italisht) kanë kuptimin: ‘nëse, se, sepse’. Fonema ‘t’ është emërtuar ‘ti’, fjalë pellazge e cila shqiptohet sot po kështu, ‘ti’ (përemër). Fonema ‘u’ është emërtuar ‘u’, fjalë pellazge (Geg: u = unë) e cila shqiptohet po kështu në shqipen e sotme, në dialektin Gegë. Fonema ‘v’ është emërtuar: ‘vi’; ‘vu’, fjalë pellazge të cilat edhe sot shqiptohen në mënyrë identike: Geg: ‘vi’; ‘vu’ = ‘vij’; ‘’.
Vlen të përmendim që emërtimi ‘zeta’ i fonemës Z gjendet vetëm në gjuhën shqipe në fjalën njëzet, fjalë kjo e trashëguar nga pellasgjishtja (zathrum = njëzet). Edhe emërtimet ‘iks’ apo ‘eks’ i fonemës ‘X’ në disa alfabete të tjera të gjuhëve europiane, janë fjalë pellasge të trashëguara në shqipen e sotme, emra adjektivë, të cilat shqiptohen ‘ikës’ dhe ‘heks’ ( ose ‘heqës’).
Le te fillojmë me emërtimin e fonemës së parë të alfabetit grek: alfa.
Mendoj se ky emërtim është përftuar nga bashkimi i fjalës pellasge “al” me fjalën greke ‘fao’, të cilat të dyja përkthehen ‘ha’.
Pra fillimisht fonema është emërtuar: al, fao, duke i vendosur të dyja fjalët, edhe fjalën pellasge al, edhe fjalën e dialektit grek të pellasgjishtes, fao. Kjo është bërë për arësye se greqishtja vazhdonte ende të ish një dialekt i gjuhës pellasge, pra nuk ish formësuar si një gjuhë mëvete. Nga ana tjetër ky emërtim përngjasonte me emërtimin ‘alep’ te alfabetit fenikas, në bazë të të cilit u përpilua alfabeti grek.
Emërtimi i fonemës së dytë të alfabetit grek është ‘beta’. Nëse shfletojmë një fjalor të gjuhës latine dhe kërkojme aty fjalë me rrënjën “bi” ose “be”, do gjejmë disa, si: bito, beto, biter, ber, etj. të cilat qëndrojnë për fjalën shqip “pi”. Duke e ditur se në greqishten e sotme kjo fjalë bën “pito”, dimë gjithashtu që themeli i të tria gjuhëve (greke, latine dhe shqipe) është pellasgjishtja, gjithashtu afërsia territoriale, të gjitha këto kanë bërë që ndryshimet fonetike të njërit ‘dialekt’ të pellasgjishtes të transmetohen edhe në tjetrin. Kështu pra fjalët “pi”, “pito”, “bi”, “bito”, “beto apo beta”, “bitter” “beer” etj. shprehin të njëjtin kuptim: marjen e lëngjeve nga goja. Ndryshimet e zanoreve nga ‘e’ në ‘i’, janë fenomene fonetikë të njohura, rotacione të anasjellta të të cilave ndeshen edhe sot.
Fonema e tretë e alfabetit grek është emërtuar gama. Fjala greke ‘gamo’, ashtu sikurse emërtimi i fonemës së tretë të alfabetit latin ‘çi’, ka kuptimin ‘bashkohem seksualisht’.
Bazuar në njohjen e deritashme të gjuhës pellasge, mund të interpretojmë edhe kuptimet e emrave të mëposhtëm të fonemave të alfabetit grek:
Epsilon, delta, zeta, eta, theta, kapa, nu, rho, upsilon, psi.
Eps = Plak, i lashtë, i moshuar, i epërm, epës (që epet, krruset). Geg: ‘Eps – i – lon’, plak i lënë, plak i harruar. Rrënjë e fjalëve ‘epos’, ‘epokë’ ‘epikë’, etj.
Delta. Përveç këtij shqiptimi, kjo fjalë ka patur edhe shqiptimet ‘dielta’, ‘dilta’, ‘dijta’ dhe ‘dita’ kujto perëndinë pellazge Afrodita, fjalë e përbërë nga afro dhe dita, të cilat janë fjalë të shqipes së sotme. Jo më kot, etrusko-latinët kanë vendosur rrënjën ‘di’ (ose 'de') si emërtim të fonemës së katërt të alfabetit latin. Ajo i referohet pikërisht ‘delt’-as greke, apo më saktë, fjalës pellasge ‘di’ (ose 'de'), rrënjë e fjalës ‘ditë’dhe ‘diell’ (ose delt). Fjala shqip ‘diell’ (e cila i përmban të dyja zanoret ‘e’ dhe ‘i’), e vërteton qartë që ‘delta’ = ‘dita’.
Zeta = kjo fjalë egziston vetëm në fondin e gjuhës shqipe në numërorët njëzet, dyzet. Në gjuhën etruske e ndeshim në numërorin zathrum = njezetë.
Eta = trajtë e shquar e ‘et’ = jetë.
Theta = teta
Kapa = kapja
Nu = jo. Në gjuhët Italike ‘no’. Në mbishkrimet Trake në Pllakën e Kyolmen-it gjendet shprehja: ‘Nu, asn let e dnue = Jo, asnjë jetë e dënue (e dhunuar).
Rho = rro
Ups = hups (humbës); Upsilon: Geg: ups- i- lon = humbës i lënë, humbës i harruar.
Psi = pse
Më lart kemi thënë se në pjesën dërrmuese të dialekteve të gjuhës pellasge nuk përdoreshin tingujt ‘b’ ‘d’ dhe ‘o’. Kjo ka bërë që fonetika e gjuhëve të trungut pellazg të ketë ndryshime në rrjedhë të kohës, në varësi të ndikimeve që kanë patur mbi njëri – tjetrin dialektet e kësaj gjuhe, dialekte të cilat më vonë u formësuan si gjuhë mëvehte. Kështu tingulli buzor ‘b’ ndeshet i shqiptuar si: ‘p’, ‘v’, madje edhe ‘m’ ( në mbishkrimin e “Amathus”, fjalën e shqipes së sotme: ‘i bukur’, e gjejmë të shqiptuar: ‘i mukul’). Mjafton të kujtojmë se pas periudhës së betacizmit, në gjuhën greke (dhe jo vetëm), ka pasur ndryshime fonetike që lidhen kryesisht me shqiptimin e këtyre tingujve. Po kështu edhe me zanoret ‘e’ dhe ‘i’ të cilat në gjuhët e trungut pellasg shpesh zëvendësojnë njera – tjetrën ose përdoren të dyja në vend të njerës prej, psh: it (ita), et (eta), iet (ieta = jeta); ‘beta’, ‘bito’, ‘pito’, ‘pi’ etj.etj. ndryshime të cilat shpesh u krijojnë probleme jo të vogla studiuesve të gjuhësisë.
Trashëgimia pellasge e gjuhës shqipe është një shans i madh për glotologët, të cilët mund t’a përdorin atë si një pikë të fortë dhe të besueshme referimi për studimin e gjuhëve europiane dhe më gjerë.

Pershedetje Velthinal!

Nuk e di sa njohuri ke ne kete fushe dhe sa e njeh latinishten dhe greqishte, por do te doja qe ti njihje.
Po te dergoj nje version shpjegues per domethenien e alfabetit grek. Nuk e di sa pranueshem mund te jete shkencerisht por ma do mendja se do te ndimonte ne analizat tua mbi alfabetin latin.

http://12thespis.wordpress.com/2009/05/22/hellenic-alphabet/

Kalofsh mire!
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,848
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Deshifrimi i alfabetit latin nepermjet shqipes

Franciscus Blanchus
Fjalor latinisht-epirotisht
nga viti 1635
DICTIONARIVM LATINO EPIROTICVM
... si greqishtja e vjetër ashtu edhe latinishtja s’janë gjë tjetër vecse vazhdime të deformuara të shqipes në dy alfabete të ndryshme.
Libri eshte ketu http://www.mdevaan.nl/research/Blanchus.pdf
Ashtu eshte. Ato me teper duken si dy dialektet e skajshme te se njejtes gjuhe... Shqipes!
Duke mare parasysh qe edhe ne i jemi larguar pak trungut ton te vjeter, pra gjuhes shqipe nene. Se pari ne duhet te ndertojme dhe ristrukturojme gjuhen ton te vjeter dhe ne baze te saj gjitheshka do behet me e thjeshte edhe per lingisteken por edhe per historin qe mua me duket teper e shtrembet. Jane marre meritat historike vetem prej dy skajeve(Grekeve dhe Romakeve) te ketij populli te madh qe quheshin pellazge. Dhe jane lene ne harres nga historia komponentet e tjere te ketij populli sic jan Iliret, Traket, Etrusket, Daket... Te cilet te gjithe duhet te flisnin dialekte te te njejtes rrenje gjuhesore. Nje dialekt i kesaj rrenje duhet te jete gjuha jone e sotme shqip.
 
Velthinal

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 20, 2010
Postime
4
Pikët
0
Përgjigje e: Dëshifrimi i alfabetit latin nëpërmjet shqipes

Pershedetje Velthinal!
Nuk e di sa njohuri ke ne kete fushe dhe sa e njeh latinishten dhe greqishte, por do te doja qe ti njihje.
Po te dergoj nje version shpjegues per domethenien e alfabetit grek. Nuk e di sa pranueshem mund te jete shkencerisht por ma do mendja se do te ndimonte ne analizat tua mbi alfabetin latin.

http://12thespis.wordpress.com/2009/05/22/hellenic-alphabet/

Kalofsh mire!
Klikova addresen qe ju me rekomandoni dhe e lexova kalimthi. Te them te drejten, qysh ne fillim me fjalen “Al” u binda se autori i referohet kryesisht fantazise se tij. Fjala “Al” eshte nje fjale PIE qe do te thote “ushqej; rris”. Ajo gjendet ne fjalen Latine “alere” qe ka te njejtin kuptim. Po keshtu ne emertimin e “Beta” autori bie ne gabimin e rradhes duke u nisur nga shqiptimi i sotem i saj, /Vita/. Ju kujtoj se ne Shqipen e sotme gjendet fjala “Bota” (ne aspektin fonetik shume e ngjashme me “Beta”) e ngjashme me sll. “Voda” por edhe me Gr. “Ποτό”, me Lat. “Potare”. Dhe bota perbehet kryesisht nga uji. Ju kujtoj gjithashtu se ne gjuhen Sanskrite gjenden fjalet: “pati” (ose “bati”); “pibati”; “pibeth”; “pibh” te cilat perkthehen “pi”.
Per mendimin tim Shqipja eshte sa nje organizem i gjalle aq edhe nje muze gjigand ne te cilin shume gjuhe te Europes mund te vizitojne te kaluaren e tyre.
Ju rekomandoj gjithashyu te vizitoni: http://cippus-perusinus-translation.blogspot.com
 
Conrad

Anëtar i ri
Anëtar
May 28, 2011
Postime
328
Pikët
0
Përgjigje e: Dëshifrimi i alfabetit latin nëpërmjet shqipes

Klikova addresen qe ju me rekomandoni dhe e lexova kalimthi. Te them te drejten, qysh ne fillim me fjalen “Al” u binda se autori i referohet kryesisht fantazise se tij. Fjala “Al” eshte nje fjale PIE qe do te thote “ushqej; rris”. Ajo gjendet ne fjalen Latine “alere” qe ka te njejtin kuptim. Po keshtu ne emertimin e “Beta” autori bie ne gabimin e rradhes duke u nisur nga shqiptimi i sotem i saj, /Vita/. Ju kujtoj se ne Shqipen e sotme gjendet fjala “Bota” (ne aspektin fonetik shume e ngjashme me “Beta”) e ngjashme me sll. “Voda” por edhe me Gr. “Ποτό”, me Lat. “Potare”. Dhe bota perbehet kryesisht nga uji. Ju kujtoj gjithashtu se ne gjuhen Sanskrite gjenden fjalet: “pati” (ose “bati”); “pibati”; “pibeth”; “pibh” te cilat perkthehen “pi”.
Per mendimin tim Shqipja eshte sa nje organizem i gjalle aq edhe nje muze gjigand ne te cilin shume gjuhe te Europes mund te vizitojne te kaluaren e tyre.
Ju rekomandoj gjithashyu te vizitoni: http://cippus-perusinus-translation.blogspot.com
Pershendetje Velthinal!

Zgjedhje e qelluar nick-u yt.

Faleminderit per link-un. Shume interesante perkthimet dhe shpjegimet me ndimen e gjuhes shqipe. Nje nga pasionet e mia.

Me respekt e mirenjohje Conrad.
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,421
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Dëshifrimi i alfabetit latin nëpërmjet shqipes

GJUHA SHQIPE, URA LIDHËSE NDËRMJET GJUHËS ETRUSKE, GREQISHTES SË VJETËR DHE HITITES
Në vitin 1919, Buonamici, – në artikullin e tij tashmë të cituar, – jep një kontribut shumë të madh për kuptimin e problemit. Artikulli i referohet librit të një autori grek, Thomopoulos, i cili gjeti pika të shumta kontakti ndërmjet gjuhës etruske, nga njëra anë dhe, shqipes, greqishtes së vjetër dhe hitites, në anën tjetër. Buonamici e përshkruan studimin e Thomopoulos si “të jashtëzakonshëm”, duke shtuar se Thomopoulos zotëron një “erudicion të shkëlqyer” dhe se disa prej krahasimeve të tij, janë gjeniale.
________________________
Titulli: The Etruscans begin to speak
Autori: Zĕchariă Mayani
Botues: Simon and Schuster, 1964

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,421
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Dëshifrimi i alfabetit latin nëpërmjet shqipes

FJALOR ITALISHT - EPIROTISHT(SHQIP)
Gjuha epirote konsiderohej gjerësisht si gjuhë shqipe.
_______________
Titulli: Vocabolario italiano-epirotico con tavola sinottica.
Autori: Rossi, Francesco, of Montalto Ligure.
Botues: Stamperia della S.C de Propaganda Fide, Roma 1866

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
4,160
Pikët
113
Përgjigje e: Dëshifrimi i alfabetit latin nëpërmjet shqipes

Vetem sa e pastrova pak.

Top