• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dallimi Psikiatër – Psikolog

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Dallimi Psikiatër ë Psikolog

Shpeshherë ndodh që të ngatërrohen profesioni i psikologut me atë të psikiatrit. Prandaj është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes psikologut (psikologut klinik) dhe psikiatrit.

Psikiatri nuk mund të krahasohet më psikologun. Ai është krejt ndryshe. Psikiatrët janë mjekë të specializuar të trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë medikamente, gjë që smund ta bëjnë psikologët. Psikiatrët ndjekin shkollën mjeksore dhe janë në fillim doktor në mjeksi. Ata pastaj specializohen në trajtimin e sjelles anormale, sëmundjet psikike. Psikiatrët shohin te problemet e sjelljës së pacientit shkaqe mjeksore dhe në këtë mënyrë përdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisë psikologjike. Psikiatria është degë e mjeksisë, jo e psikologjisë.

Psikologu klinik diplomon në psikologji dhe më pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetësh i jepet grada e zakonshme për psikologët Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisë). Pas kësaj, ai duhet të praktikoj një kohë të gjatë në një instuticion nën kujdesjën e psikologëve të tjerë ose psikiatërve, para se të fillojë të trajtojë, diagnostifikojë njerëzit në menyrë të pavarur.

Autori Eldi Stermasi
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Cfare lidhje kane psikologjia dhe psikiatria me njera-tjetren? A kane lidhje?
Ku qendron ndryshimi?
Ku behet ndarja midis ketyre te dyja degeve?
Nga kuptohet se nje i semur nuk ka me nevoje per kurim nga psikologu, por ka nevoje te shkoje tek psikiatri? Pra kush jane te dhenat e ketyre te dyjave?
 

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
6,104
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Psikologu te keshillon, qe te mos perfundosh ne Psikiater te te sheroj me terapi. ;)
 

Socio

V.I.P
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,066
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Qe te dy perdorin terapi. Dallimi eshte se psikiatri eshte mjek, psikologu jo.
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
13,548
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Cfare terapie bejne psikolloget pervec fjaleve ???
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
13,548
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Te them te drejten kam shume psikolloge ne pune, i urrej... 5 minuta rrin me pacientin dhe nje ore me mua te me shpjegojne...dhe asgje nuk shkruajne ne dosar.. Nderkoh qe s'kam kohe ți degjoje llafe kot....
 

Socio

V.I.P
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,066
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Cfare terapie bejne psikolloget pervec fjaleve ???
Psikoterapi bejne. Trajtojne vuajtjet emocionale dhe ndihmojne njerezit qe me lehte t'i kapercejne dallget e veshtira te jetes. Ndonjehere ndegjimi dhe fjalet jane ilaci me i mire.
 

O2

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
23,963
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Psikiatri eshte per raste te renda si dikush qe vuan nga skizofrenia , paranoid, shendeti mendor/shpirteror etj ,kurse psikologu eshte me shume nje ndihme,dmth dikush qe mund ti hapesh (vjen fjala si tek prifti) lol,pra nje degjues I mire,keshillues ,ndonjehere perdor e ilace nese e shikon te nevojshme...
 

Noe

V.I.P
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
8,032
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Psikiatri merret me shume me semundjet mendore patologjike { si psh skizofrenia} kurse psikologu me shume me anet emocionale dhe sjelljes se invididit
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,504
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Dashuria është si një ethe që ndikon dy njerëz në të njëjtën kohë. Ai që rimëkëmbet apo sherohet nga të dy të parët, e...................... mërzit tjetrin...pafundesisht.

Marie Henri Beyle.

BRILIANT.
 

Njazi

Anëtar
Anëtar
Apr 21, 2018
Postime
326
Pikët
18
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Te bashkepunojne me shume mes tyre psikologe-psikiater,te mesojne te dy mbi proceset qe ndollin ne pavetdije ku gjindet shpesh zanafilla e semundjeve a shqetesimeve neurotike.
 

Viking

“Don’t say it if you don’t mean it.”
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
20,169
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Psikiatri rekomandohet nga Psikologu po jo e kunderta.
 

Njazi

Anëtar
Anëtar
Apr 21, 2018
Postime
326
Pikët
18
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Midis psikiatrise dhe psikologjise duhet thene eksiston nje ndarje e qarte,te paret e shohin trajtimin dhe permiresimin me ane te medikamenteve te dytet mendojne krejt ndryshe.Trajtimi i atyre qe mbartin shqetesimet jane deshmitaret reale te ndikimit te ketyre dy metodave te kurimit.
 

Njazi

Anëtar
Anëtar
Apr 21, 2018
Postime
326
Pikët
18
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Ne problemet qe shfaqen ne psikike gjithe e pranojme ato nuk jane rastesore,kur ne te njejten kohe s'kemi as demtime te krahasushme me goditjen e organit nga jashte,ndjejme ate ndikim mbi organizmin tone,psikologjia thote ka motiv dhe ne lidhje me turbullimin do thote dicka qe duhet perkthyer,c'fare?Nga ketu nise rruga e veshtire e gjate psikologjise drejt permiresimit te kesaj gjendje.Ju si une do shtroni pyetjen c'fare e ka trazuar kete shpirt.
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
15,142
Pikët
113
Bash qashtu, doktor koti sikur keta nuk gjene :D sharllatana.

Para shume vitesh, goca ime kishte temperature dhe therras spitalin ne urgjence. Jo mo, tha kemi mjekun kujdestar, qe bene vizita ne shtepi, vetem me jipni adresen. Kur arriti me makine, nje qashtu termometer te luftes dyte boterore mori nga çanta dhe ne fund i shkruan receptin, e vulosi e nenshkruan me Psikiater. I them ore ti ke ngaterruar adrese, urgjenca me tha qe dergon mjeke dhe jo psikiater edhe i tregova qe nuk ta paguaj faturen. E therras urgjencen e Spitalit u them, qe sherbimi i juaj eshte per tallje, nje femije dy vjeç çfare i duhet ta dergoni nje psikiater? Jo, po edhe ata kane studjuar mjekesine sikur mjeket e tjere dhe nuk paraqet dallim ne pergaditjen profesionale. Ukkkeeej, po ilaçet ku hamamin do i marr une, apo erdhi te shkruaj receptin dhe te dergoj faturen.

I pata shkruajtur spitalit qe faturen nuk ua paguaj dhe se skandal eshte ky lloj sherbimi qe ofroni, sepse jeni spital i pergjithshem dhe jo klinike psikiatrie. Kurre fature nuk me kane derguar.
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
32,419
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Dallimi eshte shume i thjehst, psikologu nuk mundet me pershkru barna(medikamente), ndersa psikiatri po, psikologu bene psikoterapi, pra vetem me fjale, ndersa psikiatri me barna.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
51,272
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Midis psikiatrise dhe psikologjise duhet thene eksiston nje ndarje e qarte,te paret e shohin trajtimin dhe permiresimin me ane te medikamenteve te dytet mendojne krejt ndryshe.Trajtimi i atyre qe mbartin shqetesimet jane deshmitaret reale te ndikimit te ketyre dy metodave te kurimit.
Thjeshte njera pale ka te drejte qe te Rekomandoje ilace ( pra psikiatri ) dhe tjetra jo , por shumicen e rasteve bashkepunojne Dhe punojne bashke te dyja palet.

Sic eshte ne nje fare menyre, infermieria dhe doktoret pshm .
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,488
Pikët
113
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

Psikiatria dhe Psikologjia, te dyja termat vijne nga greqishtja e lashte.
leteralisht psykhe(mendje) iatreia(sherim). psykhe(mendje),logos(fjale), apo studim i mendjes.
Psikiatri eshte sherues i mendjes, pra sic e kane thene antaret me larte jep barna.
Psikologu eshte studiues i mendjes.

Nje ilustrim kot.... per cfar ka nevoje edvin rama? psikolog apo psikiater. Ka shenja te qarta te delirit te madheshtise. Ky skizofren e ka shprehur disa here se populli shqiptar nuk e meriton ate. Ky kerme eshte llumi i shqiperise(eshte llum dhe leteralisht, jo vetem si metafore, ka thonj te pa prere dhe te piset). Personalisht mendoj se ska psikiater ne bote qe i ben derman ktij hajvani.
Ne fakt eshte e kunderta. Shqiptaret mesatare(shumica) jane gjithmone me nje nivel shendeti mendor dhe inteligjence per tu admiruar, shume me lart se kta pallat qe kane patur pushtetin, kane qene te gjithe me goditje ne tru.
Eshte mister i madh se sistematikisht, te cmendurit kapin pushtetin ne shqiperi, per nje shekull rrjesht. Eshte rast i mire per ta studiuar kta psikiatrit.


 
Last edited by a moderator:

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
51,272
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Dallimi Psikiatër – Psikolog

He needs full support to take the country further :p

Qekur je bere PD ti Land ? Cox I’m sure u use to support him back one time ?
 
Top