• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dan Braun dhe "kodi" i suksesit të tij.

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Ka sfiduar me librat e tij Kishën Katolike dhe masonët, e ndërsa gëzon frytet e famës dhe ato financiare të punës së deritanishme, bën plane për të ardhmen dhe temat që synon të rrahë

Kishte kohë që njihej nga lexuesi, por famën e vërtetë botërore e mori me botimin e “Kodi da Vinçi”. Së fundi ka nxjerrë edhe “Simboli i humbur”, që është pritur me shumë kuriozitet nga miliona lexues. Dan Braun është i qetë, që ka mundur të hedhë në treg edhe një tjetër libër dhe i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Nga pamja e jashtme, ai vazhdon të jetë i njëjti si edhe vite më parë, madje edhe për sa i përket veshjes, xhaketës bojëkafe, këmishës së hapur ngjyrë deti dhe pantallonave kaki. Mbase është rastësi, por kjo është pak a shumë edhe veshja e preferuar e personazhit të tij tashmë të famshëm, të disa librave, Robert Langdon, simbologjistit që ka marrë përsipër të nxjerrë në dritë shumë të vërteta të mbajtura të fshehura nga forcat e pushtetit tokësor. “Langdon është njeriu që kam dashur gjithmonë të jem. Kur e krijova si hero të romaneve të mia, nisa të përjetoja një jetë paralele dhe arrita të lidhem e ta dua aq shumë sa nuk e ndava nga shkrimet e mia për gjashtë vjet me radhë”, thotë Braun në një intervistë dhënë një të përditshmeje italiane.

E besoni me të vërtetë personazhin tuaj?
Absolutisht. Plotësisht. Fillimisht kam qenë shumë skeptik ndaj tij, por më pas bëra kërkime të ndryshme dhe gjërat ndryshuan. Mund të duket si çmenduri, por është e vërtetë. Edhe këtë libër e kam shkruar bazuar në bindjen time. Në roman citoj një eksperiment të bërë në Princton. Sipas këtij eksperimenti, nëse në një gotë në të cilën uji është duke u shndërruar në akull ti përqendrohesh dhe mendon gjëra të bukura, atëherë kristalet që po forcohen bëhen të bukur në formë, ndërsa nëse përqendrohesh në gotë duke menduar apo sjellë ndërmend gjëra të këqija, humbjen apo situata krizash, atëherë kristalet që formohen janë vërtet të shëmtuara. Sigurisht që nuk pretendoj që një fakt i tillë të pranohet menjëherë dhe me normalitetin më të madh, por gjatë historisë ka pasur gjithmonë momente kur shkenca mbështet të vërteta që deri dje mund të jenë dukur të pamundura. Këtë e thotë edhe një nga personazhet, Kathrine,motra shkencëtare e Peter Solomon, masoni që ruan simbolin e humbur. Ndoshta pas 50 vitesh, njerëzit do të thonë: A ju kujtohet koha kur pushteti dhe fuqia e mendjes konsiderohej një kotësi dhe madje më kaq, qesharake? Unë i shkruaj këto libra jo për të dhënë përgjigje, por për t‘i bërë njerëzit që të bëjnë pyetje.
Në kohët kur shkruanit dhe botuat romanin e parë “Crypto” ju hidhnit hipotezën e një sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte viti 1998. Çfarë keni menduar më 11 shtator të vitit 2001?
Ishte një gjë e tmerrshme, por që për hir të së vërtetës nuk më befasoi.
Mal‘hak, engjëlli-djall që do të ketë me çdo kusht “simbolin e humbur” të masonëve, duket sikur bën të njëjtat veprime me të terroristëve. A keni pasur parasysh Bin Ladenin për një gjë të tillë?
Jo këtë herë. Bin Laden ishte frymëzim i imi në librin “E vërteta e akullit”. Edhe aty bëhet fjalë për vitin 2001 dhe unë flisja për terroristët në Afganistan. A jam profet? Mendoj që është vetëm fat, në fakt një fat i keq, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për fatkeqësi dhe luftë.
Duke filluar nga “Kodi da Vinçi” e në vazhdim zgjodhët tema që, për hir të së vërtetës kanë bërë shumë bujë. Sfida ndaj Opus Dei…
Unë nuk e vras mendjen për këtë. Edhe ata duhet ta kenë kuptuar tashmë se bëhet fjalë për një roman. Unë nuk kërkoj polemizime, por teatralitetin. Më pëlqen që të rrëmoj në materien gri që ekziston mes së drejtës dhe së padrejtës. Në “Simboli i humbur” mbështes faktin se etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin masonë e deistë. Nuk është e vërtetë që Amerika u themelua si një vend i krishterë. Politikanët që mbështesin një teori të tillë në televizion, nuk thonë të vërtetën.
A është e vërtetë që keni kërkuar të takoni Papën?
Fjala “kërkoj” më duket pak si e paedukatë.
Prisni që t‘ju ftojë ai?
Ah po të ndodhte kjo, do të hidhesha menjëherë në një avion për ta takuar. Sigurisht që nuk do të isha dakord për shumë gjëra, por kjo nuk ka rëndësi për mua.
Mamaja juaj drejtonte korin e Kishës Episkolape. Ju shkoni më në kishë?
Vetëm në raste funeralesh dhe martesash, por kam qenë gjithmonë në të ri fetar. Kam qenë i dhënë pas studimeve të feve të ndryshme. Në kapelën e shkollës ku kam studiuar, gjeje studentë të të gjitha feve dhe kështu u rrita mes një diversiteti të madh fetar.
Në librin tuaj të fundit është një fjalë që të godet: “Shpresë”. Është kjo vetëm një koincidencë me parullën e Obamës?
Këtë pyetje ma ka bërë edhe një senator i rëndësishëm. Në fakt, nuk e kam ndjekur fushatën e Obamës. Isha shumë i zënë me shkrimin e librit dhe për disa muaj i kisha humbur të gjitha lidhjet me botën.
Po më falni për pyetjen, ju për kë votuat?
Unë votoj si i pavarur dhe herë votoj njërin krah, e herë tjetrin.
Po Obama a ju pëlqen? Ai më duket një tip inteligjent, me një mision të pamundur.
Pra qenka vetëm një koincidencë që një nga masonët në libër është zezak?
Presidenti aktual nuk është i vetmi afro-amerikan i pushtetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë doja të tregoja vetëm se masonët janë një grupim i hapur për të gjithë.
Në libër ju shfaqni simpati për masonerinë. Ky është një fakt që të bie në sy menjëherë. Po për sa i përket episodeve të errët? Ju citoni vetë Lozhen P2, por pa kujtuar vrasjen e Roberto Calvit…
“…ura e fretërve të zinj, rasti ‘Ambroziano‘”. E di e di. E njoh mirë këtë histori tërheqëse. Për ca kohë mendoja që të shkruaja një roman që lidhej me të. Por nuk është kjo tema e librit. Nëse ke një rrëfim të jashtëzakonshëm si historia e P2, por nuk përputhet mirë me disa nga idetë e tua, atëherë duhet ta lësh mënjanë, sepse ndoshta rrëfimit të kësaj historie nuk i ka ardhur koha.
Pushteti. Feja. Shërbimet e fshehta. Masoneria. Gratë. Siç e dini në Itali mund të keni një personazh shumë interesant për librin tuaj të ardhshëm, Kryeministrin e vendit, Berluskoni.
“Oh. ‘Kodi Berluskoni‘. Më pëlqen”.
Ju intereson ky argument?
Nuk di shumë në lidhje me telashet tuaja, por mendoj se ndaj njerëzve që qeverisin një vend duhet të ekzistojë “luksi” i “dyshimit”, sepse puna e tyre është jashtëzakonisht e vështirë dhe bëhet në një botë të vështirë.
Nga P2 te skandalet financiare dhe mafia, emri i Berluskonit ndodhet në të gjitha çështjet më të rëndësishme.
Po atëherë, si ka mundësi që sillet ende vërdallë? Po, po duhet të jetë interesant. Do ta vë në dosjet e mia.
Kritikët thonë se në librat tuaj ka shumë reklama duke filluar nga “Twitter” deri tek “iPhone”.
Kritikët e kanë zakon të thonë shumë gjëra
Si i bëni kërkimet tuaja në lidhje me argumente të ndryshme që ju interesojnë për librat që shkruani?
Tashmë nuk mund të lëviz pa më njohur njeri. Për shembull për të konsultuar disa materiale në Arkivin Qendror më është dashur të vë një palë syze të errëta për të mos u njohur. Për fat kam edhe gruan që më ndihmon.
Për ju thonë se jeni shumë i rezervuar si njeri dhe keni pak miq shkrimtarë.
Po, është e vërtetë. Kam mik John Grisham, që është një njeri i këndshëm. Më ka mbështetur në momentet e mia të vështira, duke më inkurajuar e më dhënë zemër.
Ju keni studiuar shkrim krijues me David Foster Wallace. Ishit miq?
Jo, por ka qenë shumë kohë më parë. Vetëvrasja e tij ishte shumë e trishtë. E kuptoj shumë mirë kur një shkrimtar nis të ndihet vetëm. Janë momente me të vërtetë të errëta.
Thonë për ju se i dedikoni një pjesë të madhe të suksesit shkrimtarit italian, Umberto Eko.
Duhet të them se nuk e kam lexuar Ekon. Kam parë filmin “Emri i trëndafilit”. Di edhe atë që të dy shkruajmë për komplote dhe di që ai ka thënë disa gjëra jo fort të mira për mua. Por çdo njeri ka shijet e veta. Sigurisht që ai është një talent i jashtëzakonshëm, por librat e tij nuk bëjnë pjesë tek ata që unë lexoj.
A është e vërtetë që për të shkruar ju çoheni në orën katër të mëngjesit?
Është pjesa më e mirë e ditës. Zgjohesh dhe je në një gjendje ëndrre. Ëndrra dhe të shkruarit janë një gjendje që përafrojnë shumë me njëra-tjetrën. Mundohem që të shfrytëzoj atë moment të ditës kur realiteti dhe fantazia janë ende të gërshetuara me njëra-tjetrën. Studioja ku punoj, nuk ndodhet në shtëpinë ku banoj, ndaj më duhet që të shkoj aty me shumë vrap.
Ju keni incizuar tre CD para se të braktisnit muzikën. Ju mungon?
Jo, sepse i bie pianos gjithë ditën. Jam rritur duke dëgjuar Lucio Dallën. Kur isha i ri kam bërë xhiro nëpër Europë me një kor dhe kam kënduar në mesha të ndryshme në San Marco, apo Notre Dame.
Si e imagjinoni veten pas 30 vitesh?
Do të jem një zotëri i moshuar që jetoj në të njëjtën shtëpi ku jetoj edhe tani. Vazhdoj të jem i martuar dhe sigurisht që vazhdoj të shkruaj. Nuk mendoj se do të kem ndryshuar shumë, përveçse në rastin e flokëve.
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Së shpejti, romani i ri i Dan Brown

Së shpejti, romani i ri i Dan Brown


Gjashtë vjet pas publikimit të mega të shiturit, "The Da Vinci Code", grupi botues Knopf Doubleday paralajmëroi se trileri i Brown, "The Last Symbol" në të cilin luan simbolisti i "The Da Vinci Code", Robert Langdon do të publikohet në shtator.

"Ky roman ishte një udhëtim i mrekullueshëm dhe i çuditshëm", - tha Brown, në një deklaratë të publikuar të hënën nga botuesi i tij. "Thurja e pesë vjetëve të kërkimeve brenda kornizës 12-orëshe të tregimit ishte një sfidë stimuluese. Jeta e Robert Langdon, lëviz shumë më shpejtë se e imja". Botimi i parë do të dalë me 5 milionë kopje, thanë nga 'Knopf Doubleday'.

"The Da Vinci Code" është shitur në më shumë se 80 milionë kopje në të gjithë botën. Versioni filmik, me Tom Hanks në rol kryesor, u publikua në vitin 2006 dhe fitoi më shumë se 700 milionë dollarë në arkat e kinemave. Hanks do ta shohim përsëri si Langdon, kur adaptimi i romanit "Angels & Demons" të debutojë në muajin maj.
Të hënën mbrëma, "The Lost Symbol" ishte në krye të listës së Barnes&Noble.com, duke u ngjitur edhe në top 100 të Amazon.com. Në shenjë të luftës së çmimeve që do të pasojë, të dy ueb-faqet ofrojnë zbritje për 40 për qind dhe rritje për 28.95 dollarë për secilin roman. Brown, (44) i mbajti pezull lexuesit e vetë si dhe industrinë e librit, vite e vite me radhë pa ndonjë roman të ri.

Sikur që në vitin 2004, Doubleday paralajmëroi se përforcimi është duke ardhur, kushtimisht i quajtur "The Solomon Key" dhe që besohej se do të jetë për masonët e lirë në Uashington (Brown u njollos për vite në Uashington, duke kërkuar tempujt masonit). Anticipimi për "The Solomon Key" ishte aq i lartë, saqë "ciceroni" i romanit i publikuar në vitin 2005, ende mbeti në shtyp. Në njoftimin e së hënës nuk u tha se ku do të zhvillohet ngjarja ose për cilin do të bëhet fjalë, ndërsa zëdhënësja e Doubleday, Suzanne Herz, refuzoi të japë informata të mëtutjeshme.

Në "The Da Vinci Code", një vrasje në muzeun parisien Louvre e vë Langdon në një hetim që përfshin kulte sekrete religjioze dhe spekulime se Jezusi kishte pasur një fëmijë me Maria Magdalenën - skenar ky i cili inatosi studiuesit, kritikët dhe zyrtarët religjioz, gjë që vetëm sa i solli librit më shumë lexues. I etur për sukses, por i papërgatitur për obsesion, Brown pa dashje u bë ngurrues për paraqitje publike apo biseda me mediat. Rezerva e tij u përforcua nga akuza për shkelje të së drejtës të autorit, që u gjykua në favor të tij, megjithatë jo para se ai të detyrohet të dëshmojë në Londër dhe të përgatitet për përmbledhjen e thellë të karrierës së tij, duke shkruar procesin dhe tërbimin me të cilin u ballafaqua kur e promovoi "The Da Vinci Code". "Ndjehem i pafuqishëm, sepse ka kaluar më shumë se një vit prej unë kërkova dhe shkrova romanin, dhe emrat e saktë, datat, vendet dhe faktet disi janë zbehur në kujtesën time", - kishte shkruar Brown.

Debati shet librin
Pjesërisht i inspiruar nga trillimi komercial i Sidney Sheldon, Brown është i diplomuar në Amherst College, i cili tha që kaherë ka hequr dorë nga ideja e të qenit një shkrimtar i thjeshtë dhe për dallim nga kjo ka dashur të shkruajë romane që do të lexohen nga shumica. Por, as autori, as botuesi i tij dhe as shitësit nuk prisnin një "boom" kaq të madh për "The Da Vinci Code", respektivisht romanin e tij të katër, i cili mbeti në listën e bestsellerëve për më shumë se tri vjet dhe gjithashtu ndikoi në shitjen e romaneve paraprak "Deception Point" dhe "Angels & Demons".

Heshtja e gjatë pas "The Da Vinci Code", më e gjatë se koha e kaluar mes dy romaneve të tij paraprake, dërgoi tek spekulimet se Brown ishte i bllokuar pashpresë, njëjtë sikurse autorja e "Forever Amber", Katheleen Winsor apo Grace Metalious, shkrimtare këto të cilat kurrë më nuk iu afruan lartësive të bestsellerëve të tyre kontroverse. Brown është familjar i Exeter, N.H i cili ende jeton në shtëpinë e tij me bashkëshorte, Blythe Brown, të cilën gjatë gjykimit në Londër shkrimtari e përshkroi si një bashkautore virtuale, një kërkuese energjetike e cila solli një "perspektive të paçmueshme femërore" në libër të zhytur në "femrën e shenjtë, adhurim të perëndeshës dhe aspektin femëror në mënyrë shpirtërore".
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Dan Braun dhe "kodi" i suksesit të tij.

Madness,
The Lost Symbol se kam lexuar...
ti e ke lexuar dhe c`pershtypje te ka lene?
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Përgjigje e: Dan Braun dhe "kodi" i suksesit të tij.

hahaahha lela mos e ve ne pozite cunin se ku do ti kete marre keto lexime :p:pdeshiroj ti lexoj dhe une kur te hidhet romani ne treg:p:p
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Dan Braun dhe "kodi" i suksesit të tij.

Mikela,
ne treg ka ca muaj qe ka dal, por po presim te ulet ne gjysem cmimi, ose te "hidhet" romani ne biblioteke:p

p.s. krize gjithandej...kush paguan €18,95:p
 
Top