Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !Mund te kem qene 10 vjece. Im ate ishte ne zborr ne Tirane dhe ime me ishte ne pune. Turni i mbasdites. Ishte dite e djele dhe djali i kushririt te pare te babit nga nje fshat i Fierit martohej. Ftesen kishte muaj qe e kishim marre. Per arsye te pranimit te fteses dikush duhej te paraqitej ne dasem. Me ra llotaria mua. Apo me mire te them shansi i keq. Une si vajza e madhe e tim ate duhet te shkoja ne kembe te tij ose t'a perfaqesoja. Plus babi me tha se ai i kishte hedhur leket ne tabaka. Nuk kishte kuptim qe per ato leke te dorovitura ASKUSH prej nesh te mos perfitonte. Ishte koha e tollonave dhe njerezit ishin te uritur. Ralle here n'a binte te ngulnim dhembet ne ndonje cope mish. Fshatari e kishte rritur vete vicin dhe babi gati sa nuk qau qe fati nuk e ndihmoi te kishte marre ne pjate nje cope mullaqe nga vici. Ai me tha se duke e perfaqesuar une do te kisha ne pjate cdo gje qe ishte planifikuar per kryefamiljarin e familjes time. Mami me dha disa shami dore dhe me tha se ate qe nuk do te haja dot, t'a fusja me lezet ne shami dhe pastaj ne qeske dhe pastaj ne nje cante dore.
Fjala e prindit, per mua eshte ligj. Plus nuk jam dalluar ndonjehere te turperohem nga zakone te tilla.
Me vune ne tavolinen e nderit. Qe do te thote me te gjithe fshataret e plakur. Perpara me vune edhe nje gote raki.
Kur u ngriten disa dolli dhe te gjithe e pinin me fund goten, asnjerit nuk i shkoi ndermend qe une isha vetem 10 vjece dhe me detyronin t'a ktheja. Kur me thane qe ishte rradha ime per te ngritur dolli, turpi kishte rene ne zero. Si duket rakia me ndihmoi. E di qe keputa nje brockull se te gjithe qeshen.
Deri aty punet shkuan bukur. Une i kisha pastruar pjatat me "lezet".
Sazet benin punen e tyre.
Babit i kishte rreshqitur dicka nga mendja. Ajo dickaja ishte XHERRI. Xherri eshte term qe perdoret per sazet fshatare dhe jo per orkestrat qytetare. Sipas zakonit kur i vinte rradha Xherrit duhet te ngriheshe ne valle dhe te dorovisje sazet. Xherri ishte edhe pagimi i sazeve.
Ne perfundim te xherrit nje fshatar po me shihte drejt e ne kokordhok te syrit. Ai me beri nje shenje me gishtat e duarve duke ferkuar gishtin e madh me gishtin tregues. E kuptova mesazhin. E dija qe nuk kisha kokerr leku ne cante dhe mendimi se mund te hidhja nje cope mishi m'u duk i pavend.
U ngrita me lezet nga tavolina dhe qendrova ne halene e fshatit qe ishte me ere te keqe dhe plot me miza.
Keshtu qe thoni ju.
Dea
keni ardhur bashke me Akrepin ne Tirane?
Martesa e mori ne qafe njerezimin.
Nuk e besoj, Kanina, se eshte martesa ajo qe morri ne qafe njerezimin!
Eshte e pamartueshmja AJO qe e ka marre ne qafe.
Kushedi sa here eshte bere nuse dhe e kane lene ne dere te te atit me gisht ne goje, per te mos thene ndonje vryme tjeter.
Nuk doli ndonje cite a ndonje shpifesire t'a marre edhe te ndreqim punet!!!
Adea