Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dasma shqiptare

Përgjigje e: Dasma shqiptare

Arbereshe

https://www.youtube.com/watch?v=raIOoHKJuhg
 
Last edited by a moderator:
Përgjigje e: Dasma shqiptare

Mund te kem qene 10 vjece. Im ate ishte ne zborr ne Tirane dhe ime me ishte ne pune. Turni i mbasdites. Ishte dite e djele dhe djali i kushririt te pare te babit nga nje fshat i Fierit martohej. Ftesen kishte muaj qe e kishim marre. Per arsye te pranimit te fteses dikush duhej te paraqitej ne dasem. Me ra llotaria mua. Apo me mire te them shansi i keq. Une si vajza e madhe e tim ate duhet te shkoja ne kembe te tij ose t'a perfaqesoja. Plus babi me tha se ai i kishte hedhur leket ne tabaka. Nuk kishte kuptim qe per ato leke te dorovitura ASKUSH prej nesh te mos perfitonte. Ishte koha e tollonave dhe njerezit ishin te uritur. Ralle here n'a binte te ngulnim dhembet ne ndonje cope mish. Fshatari e kishte rritur vete vicin dhe babi gati sa nuk qau qe fati nuk e ndihmoi te kishte marre ne pjate nje cope mullaqe nga vici. Ai me tha se duke e perfaqesuar une do te kisha ne pjate cdo gje qe ishte planifikuar per kryefamiljarin e familjes time. Mami me dha disa shami dore dhe me tha se ate qe nuk do te haja dot, t'a fusja me lezet ne shami dhe pastaj ne qeske dhe pastaj ne nje cante dore.

Fjala e prindit, per mua eshte ligj. Plus nuk jam dalluar ndonjehere te turperohem nga zakone te tilla.

Me vune ne tavolinen e nderit. Qe do te thote me te gjithe fshataret e plakur. Perpara me vune edhe nje gote raki.

Kur u ngriten disa dolli dhe te gjithe e pinin me fund goten, asnjerit nuk i shkoi ndermend qe une isha vetem 10 vjece dhe me detyronin t'a ktheja. Kur me thane qe ishte rradha ime per te ngritur dolli, turpi kishte rene ne zero. Si duket rakia me ndihmoi. E di qe keputa nje brockull se te gjithe qeshen.

Deri aty punet shkuan bukur. Une i kisha pastruar pjatat me "lezet".

Sazet benin punen e tyre.

Babit i kishte rreshqitur dicka nga mendja. Ajo dickaja ishte XHERRI. Xherri eshte term qe perdoret per sazet fshatare dhe jo per orkestrat qytetare. Sipas zakonit kur i vinte rradha Xherrit duhet te ngriheshe ne valle dhe te dorovisje sazet. Xherri ishte edhe pagimi i sazeve.

Ne perfundim te xherrit nje fshatar po me shihte drejt e ne kokordhok te syrit. Ai me beri nje shenje me gishtat e duarve duke ferkuar gishtin e madh me gishtin tregues. E kuptova mesazhin. E dija qe nuk kisha kokerr leku ne cante dhe mendimi se mund te hidhja nje cope mishi m'u duk i pavend.

U ngrita me lezet nga tavolina dhe qendrova ne halene e fshatit qe ishte me ere te keqe dhe plot me miza.

Keshtu qe thoni ju.

Dea
 
Last edited:

keni ardhur bashke me Akrepin ne Tirane?
 
Përgjigje e: Dasma shqiptare

keni ardhur bashke me Akrepin ne Tirane?

Ku e sheh Akrepin ne historine qe tregova Drague ? Nuk po te kuptoj ku deshiron te dalesh.

Kur lexoj nje postim nga dikush, pa pare fytyren e tij apo pa ditur dicka ne lidhje me kete person, menjehere krijoj nje imazh ne koken time.

E shoh me shpirt si i thone nje fjale. Zakonisht mbaj qirinj te ndezur per te neutralizuar aromen e duhanit. Flaka e qiririt dridhet sipas emocioneve te mia. Nese dikush me ngjall nje ndjenje te mire, shpirti im nuk trazohet. Nje qetesi totale e barabarte me nje serenitet qe vjen nga njohja. Nese trazohem nga nje postim edhe flaka e qiririt fillon dhe dridhet. Sa me shpejt dridhet aq me teper dallge ndjej brenda vetes.

Nuk e di kush fshihet pas Akrepit POR imazhi i pare qe krijova ne lidhje me te ishin nje pale syze te zeza te rrethuara me nje kornize te bardhe. M'u duk bardh e zi. Edhe nje gje tjeter shishja e whiskey-it qe eshte edhe pija me e keqe qe kam vene ndonjehere ne buze (vetem nje gllenjke dhe u indinjova) mund te kete influencuar ne ndjeshmerine time ndaj nje imazhi qe perfaqeson nje njeri te caktuar.

Dhe nje gje tjeter. Ketu ne kete forum nuk ka absolutisht asnje gje materiale. Cdo gje eshte shpirt. Komunikim shpirteror.

Dea
 
Përgjigje e: Dasma shqiptare

E martuat Malon?

00:12 dhe fotografia me posht. ME lot :D

https://www.youtube.com/watch?v=MiAbTzehlSc

CcmKH7NUUAE7yqV.jpg
 
Përgjigje e: Dasma shqiptare

Nga Maqedonia

https://www.youtube.com/watch?v=3Nx5rWJzokQ
 
Last edited:
Martesa e mori ne qafe njerezimin.

Nuk e besoj, Kanina, se eshte martesa ajo qe morri ne qafe njerezimin!

Eshte e pamartueshmja AJO qe e ka marre ne qafe.

Kushedi sa here eshte bere nuse dhe e kane lene ne dere te te atit me gisht ne goje, per te mos thene ndonje vryme tjeter.

Nuk doli ndonje cite a ndonje shpifesire t'a marre edhe te ndreqim punet!!!

Adea
 
AJO nuk ndodhet atje jashte te dikush por ndodhet mu aty te ne, ne ADN tone.
 
Ne qofte se ti i hap deren dhe e fut brenda, PO.

Ajo nuk eshte brenda POR jashte teje.

Ndoshta ne ndonje burg ne France, them une.

Adea
 
Kam vite pa pare nje gezim dasme. Hera e fundit ishte ne vitin 2007. Martohej vajza e djalit te dajos. Per mua ishte moment prekes. Nje vjetori i vdekjes se tim ati po mbyllej me nje gezim te tille i cili koincidoi me thyerjen e zize qe mbajta. Thyerja e zise behet ne menyre graduale. Rrobat e zeza, sipas zakoneve tona duhet t'i lene vend rrobave me ngjyra serioze. Vesha nje kostum shume te bukur Denzel, pantallona te gjera blu te erret me nje shirit te bardhe si fjongo e perdredhur (ruffles) dhe nje bluze te dubluar te bardhe nenposhte dhe blu te erret siper e cila ishte e prere ne forme luleje per te vene ne pah pjesen e bardhe.

Futemi ne salle dhe menjehere ze karrigen e fundit te tavolines se fundit te salles. Zakonisht para se te futem diku planifikoj daljen. Mami me kritikoi. Ajo donte te ulej ne tavoline nderi me te gjithe te afermit e saj. Megjithate, familja ime qendroi ne fund te salles me mua.

Atmosfera u intensifikua per arsye te shtyrjes dhe mbythjes se disave. Nderrim karrigesh dhe vendesh. Ne nje fare menyre eshte turp te te ngreje dikush nga karrigja. Ndaj duke qene ulur ne karrigen e fundit, je gjithnje e sigurte se prej atje nuk te ngre askush. Sepse askush nuk e do.

Nejse, une kisha vendosur te mos kerceja. Thyerja e zise siperfaqesore u be. Por jo ne shpirt.

Atmosfera ishte e kendshme dhe tavolinat te mbushura plot e perplote. Mit Nushi i cili eshte edhe burri i motres se dajkos beri nje performance, me orkestren e tij, te shkalles me te larte.

Ajo qe po mendoja ne ato momente ishte ndryshimi i dasmave tona nga dasmat qe kam pare ketu.

Ketu ku jam une ahengu nuk fillon pa mbaruar servirjen e ushqimit.

Zakonisht ketu serviren tip sallatash dhe sandwhich-es. Sa per pijet ato serviren ne nje bar te mbushur plot e perplot vecse ato duhet te paguhen nga xhepi jot.

Pas ngrenies fillon ahengu dhe dejay qe eshte i ngarkuar me muziken dhe zbavitjen fillon dhe ben punen e vet.

Me cfare mbaj mend ne dasmat shqiptare tavolina qendron e shtruar nga fillimi deri ne fund te ahengut. Nje kercim, nje cope qofte. Nje kercim, nje biftek. Nje kercim, nje rosto. Nje cigare. Nje gote me vere riesling te bardhe. Nje gote me vere muskat te kuqe. Nje cigare. Nje iso me pleqte e fisit, te cilet merziten nga danset dhe valset e te rinjve. Pastaj nje tjeter polifoni. Une mbaj gjithnje iso. Babi ishte krenar me mua. Xhaja im eshte shume modern dhe urban. Ai rri me zonen moderne. Ata, modernet qeshin me mua sepse stonoj nga te gjithe pleqte pa dhembe dhe plot jarge qe kendojne per shtate pale qejfe. Modernet mezi durojne sa te mbaroje polifonia e ruraleve dhe fshatareve dhe te filloje kercimi i te rinjve. Keta te fundit kercejne tek e tek. Nje kategori tjeter kercen cift e cift. Une ndihem mire me te gjitha grupmoshat dhe shkrihem bukur ne mes te tyre. Ja, per disa momente te tilla me merr malli.

Adea
 
kane lezetin e vete dhe dasmat ... nji martohet , shume harbohen :p
 
Back
Top