Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dasma shqiptare

Na paska fikur. ?
Zana i thash, por nuk degjon ?. E provoi edhe nje shoqja ime njehere, me erdhi ne shtepi kjo ja 10 dite, po si doli gje ?. E kane provuar deri kusherirat, nuk degjon ky. Mbas teje vdes thote, une i them Amin, por se kupton ? ?
 
Daullja e bukur por jo ambienti ato qe i bien e ajo kengetarja qe kendon ... nuk I pershtaten daulles.

Nuk me pelqejne k’to dasmat e egzagjeruara dhe pa kordinata... what’s the point te luash daullen aty if it doesn’t coordinate with everything else ?! ?

That’s about tradition .. so u either stick to it or don’t mess it up with stupidity .

Kta qe i bin <qemanes> tipa....Justin Timberlake.
 
A sa histori e bukur
Ke harru të shtosh që kur fiken dritat kërcet mishi nëpër çanta?
 
..dasmat shqiptare gjithnje kane qene te tipit orjental, arixhi, me aheng dhe meze!
tentativat per te dale nga qerthujt orjentale si psh bashkjetesa apo ceremonia ne tempull nuk ishin aq te potershme dhe te bujshme sa gjetja primitive e festes dasmore.
 
Kur merr nuse qellohet me arme, kurse kur jep nuse nuk qellohet.

p.s. nguleni mire ne koke e mos beni pyetje idiote
 
Sa keq më vika që i paskan hequr videot nga youtube-i të dasmave tradicionale shqiptare (si duket i shesin me cd)
 
Kam lexuar një shprehje shumë të bukur për dasmat. Thoshte "mos flisni keq kur shkoni në dasëm të dikujt, sepse prindërit kanë kursyer gjithë jetën për ti falur atë moment fëmijës së tyre".
Nuk kam ndërmend të shpenzoj milionat, kohën, vëmendjen, ti përkushtohem maksimalisht deri në detaje një ceremonie ku më duhet të ftoj 200 veta që do shajnë apo shfryjnë pakënqësi mbi përpjekjet e mija për ti kënaqur.
Ne i bëjmë dasmat për të tjerët, jo për ata që martohen. Do rrish 5 orë në këmbë për të respektuar njerëz që nuk ta kanë parë ndonjëherë pragun e shtëpisë, por duhet ti thërrasim se i "kap lista".
Pastaj ka kaq shumë rite, kaq shumë zhurmë saqë pasi të mbarojë të duket sikur ke vrapuar në një maratonë dhjetra kilometra për ditë me radhë.
Dasma ideale? Çifti, familjarët,njerëzit më të afërm, ato që kanë kontribute dhe prezencë, qoftë miq, qoftë kolegë, qoftë shoqëri. Pra njerëz me të cilët ti shpenzon kohën dhe ndan rutinën e jetës së përditëshme. Njerëz nga të cilët nuk ke frikë se do gjykohesh se kërceve shumë, apo se si qëndrove, apo se si kishe dalë nuse, njerëz që përloten nga emocionet kur të shohin në sallë. Një ceremoni sipas preferencës dhe mundësive. Një ceremoni për ju, për ata, për çiftin.
 
Kam lexuar një shprehje shumë të bukur për dasmat. Thoshte "mos flisni keq kur shkoni në dasëm të dikujt, sepse prindërit kanë kursyer gjithë jetën për ti falur atë moment fëmijës së tyre".
Nuk kam ndërmend të shpenzoj milionat, kohën, vëmendjen, ti përkushtohem maksimalisht deri në detaje një ceremonie ku më duhet të ftoj 200 veta që do shajnë apo shfryjnë pakënqësi mbi përpjekjet e mija për ti kënaqur.
Ne i bëjmë dasmat për të tjerët, jo për ata që martohen. Do rrish 5 orë në këmbë për të respektuar njerëz që nuk ta kanë parë ndonjëherë pragun e shtëpisë, por duhet ti thërrasim se i "kap lista".
Pastaj ka kaq shumë rite, kaq shumë zhurmë saqë pasi të mbarojë të duket sikur ke vrapuar në një maratonë dhjetra kilometra për ditë me radhë.
Dasma ideale? Çifti, familjarët,njerëzit më të afërm, ato që kanë kontribute dhe prezencë, qoftë miq, qoftë kolegë, qoftë shoqëri. Pra njerëz me të cilët ti shpenzon kohën dhe ndan rutinën e jetës së përditëshme. Njerëz nga të cilët nuk ke frikë se do gjykohesh se kërceve shumë, apo se si qëndrove, apo se si kishe dalë nuse, njerëz që përloten nga emocionet kur të shohin në sallë. Një ceremoni sipas preferencës dhe mundësive. Një ceremoni për ju, për ata, për çiftin.
Më pëlqeu komenti yt! Urime!
 
Kreu II

Dasma

NENI 104. Dita e dame
Nuse e dazëm nuk ka pa la ana e djalit të prumet e të shtumet. U lánë krejt me të madhe e me të vogël, ana e djalit ka të drejtë me lyp ditën e dame, me lyp fenë. Fenë e ditën e dame i cakton ana e çikës. Me caktue ka të drejtë, po me kërkue jo. E kërkoi lshon të binë në marre, ”Çika kërkon burrë”. E kërkon, kur don me e ba anën e djalit me hek dorë doemos. ”O merre o lsho, e xanmja ka cak”.
Dita e dame për fenë e çikës e dazmën e djalit caktohet 7 deri në 9 javë para. Me çat ditë i ke krushit në derë. Dita e dame asht si dita e dekës, me nji cak. ”Dita e dame as dekës s'i lshon rrugë”.

NENI 105. E bamja gati dhe e thirrmja në dazëm
Me u ba gati për dazëm, fillohet me t'u da dita e fesë.
I zoti i shtëpisë ka detyrë me u sigurue me kohë: me bukë, miell gruni, mish, raki, djath, oriz, kafe, sheqer, me tlyn e mjalt. ”Dazëm pa mish nuk ka, banu gati pra!”
Të thirrmit në dazëm janë: krusht e krushka, kujdestari i shpisë, thirrcit, magjatorja, akshia, kafexhia, puntorët e shërbimit, kujdestarët e sofrave dhe dazmort: me kushrij e kimbarë, bija e nipa, miq e shokë.
Krusht thirren 3 javë para ditës së dazmës. Të tjerët thirren dy javë para. Krusht i thrret i zoti i shpis. Të tjerët i thrrasin thirrcit. Thirrcit janë farefis i djalit. Detyra e tyne asht me thirr shpi më shpi e emën për emën, simbas porosisë së të zot t'shpisë.

NENI 106. E thirrmja në fé dhe detyrat e të thirrunve
Në fé thirren miq e shokë ma pak se në dazëm. Me thirr çohen thirrcit dy javë para. Të shkuemit në fé kanë detyrë me prit e me qit miqt simbas zakonit. Shkojnë 2-3 orë para krushve e largohen 2-3 orë mbas tyne. Bijat vinë ditën që xihet çika.
Veshatarja e nuses vjen nji ditë para krushve.
Puntorët e shërbimit me magjatore, akshi, kafexhi, kujdestar sofre etj., mbahen për cillë e pushojnë për qef të vet.

NENI 107. Rendi me shkue në dazëm
Magjatorja, akshija, kafexhija e puntorët e shërbimit vinë ditën që do të mbrrijnë krushit e largohen nji ditë mbas krushve. Ato e kanë në dorë mallin e shpisë. I zoti i shpisë ka detyrë me jau çue para. Masën e si me i përdor e dinë vetë. Detyrë kanë mos me lanë gjá mangu për me nder të zotin e shpisë me gjith pjestarët e vet.
Kujdestari i shpisë vjen i pari. Ky asht njeriu ma i afërt e ma i besuemi i shpisë. Ai ka detyrë ndere me mbajtë rregullin për të thirrmit: miq e shokë, kushrij e bija me nipa e mbesa. Ai asht syni e veshi, fjala e kujdesi i të zot t'shpisë mbrenda e jashta shpisë.
Mkamsit e sofrave ndihmojnë akshinë e kujdesen për rregullin në sofër: me raki, bukë, mish e çdo gjá tjetër.

NENI 108. Tupanxhia në dazëm
Tupanxhinë e thrret në dazëm i zoti i shpisë.
Ai vjen para krushve miq. Detyra e tí asht me i rá tupanit sa herë t'ja kërkojnë krushit e dazmorët simbas rregullit të shpisë. Mundin ja lan i zoti i shpisë, simbas marrëveshjes. I falen gjá dazmort, ndera e tyne. Ky s'ka të drejtë me kërkue gjá.

NENI 109. Rreshtimi i krushve
Rreshtimi i krushve bahet me Kanu të Lekës: nji shoq, nji mik. I zoti i shpisë, në fund me kalë për dore. Radhën e rendin e krushve e kërkon dhe e cakton i zoti i shpisë. Detyrë ka me ja dhanë gjithkuj vendin e vet. S'ja dha, i ka borxh. Ai ka të drejtë me ju largue dasmet.
Krushkapar asht nji shoq i vllaznisë së të zot të shpisë a i çasaj vllaznije fisi, me të cilën ka të thirrme bashkë për krushk. Krushku i dytë është daja i dhandrrit. Të tjerët: shoq e miq pa harrue kumbarë e dashamirë. Deveri, me kalë për dore. Deverin, i zoti i shpisë e cakton prej kushrijve të besuar, ja shkon vet. Numri i krushve s'duhet të jet me i madh se ja ka caktue ana e nuses; gjithmonë duhet të jetë tek, 7, 9, 11, 13 a 15 krush.

NENI 110. Nisja e krushve
Nisja e krushve bahet tue këndue dy palë kajkatarë ”kajkën përpjetë”. Krushkapari i uron e qet me pushkë. Gratë i përcjellin me kajkën ”Udhambarë”

Kreu III

Krushq e nuse në fé e dasëm

NENI 111. Përgatitja e nuses
Çika s'duhet me ditë gjá për ditën e dame. Po ajo tërthorazi e merr vesh. Asaj i tregohet vetëm tri ditë para.
Çikës së xanme i gjyhen flokët të zeza e thojt me kánë. Me të fle e ama ja grueja që i ban shërbim.
Veshatarja e vesh e stolis nusen në të dalë të dritës. E bani gati, e çon në odën e grave. Aty falet e përfalet me të shpisë e me kushrijt. Ulet mbi nji shkamb me duvak mbi krye e pret të vjehrrin. I zoti i shpisë i ve detyrë ndere veshatares mos me e vonue nusën për mos me i pengue krushit që lypin me u nis sa ma heret.

NENI 112. Krushit në shpinë e nuses, pritja e përcjellja
Krushit vinë te miku pa ra muzgu. Të shpisë me miq e shokë u dalin para në oborr. Me këndue përpjetë e me qit pushkë, s'munden pa leje. Me të fillue kajkën, çika fillon me kajt me ”eh, eh, eh!” sa ku me ndie krushit.
Mbrendë hyjnë mbas të zot t'shpisë. Në odë ulen simbas radhës që kanë mbas krushkut të parë. I zoti i shpisë u thotë: ”Lirohi, bre burra!” Mbas çasaj fjale, kanë të drejtë krushit me hek apangat e teshat e randa. I caktuemi për me i ruejt, i merr e kujdeset mos t'u humbin. I humben kujt, do t'ia japin të reja i zoti i shpisë.
Mikut ndera ja do me i prit e me i qit mirë krushit. ”Me zor kush s'ta ka msye shpinë”. Askush s'ka të drejtë me i tandue krushit. Llafe do të bajnë, po jo me i randue kush. Cila palë ta tandojë shoqin, jet me dhanë pengun e ma la gjobën.
Kur t'i thonë vjehrrit: ”Nusja asht gati”, ai hyn në odën e grave dhe i vjen rreth nuses tri herë rrotull krés me dorën grusht. Tuj hap dorën, prej ku binë paret për tokë, uron: ”Na koftë për har e martoshi djelt”.
Krushqit dalin heret prej shpije. Kndojnë përpjetë e qesin pushkë.
Nusja del me kambët zhag e tuj u kap mbas dyersh. Për krahsh e marrin nji burrë e nji grue të shpisë tuj e ndihmue me hec. Mbas krushve shkon kambë a në kalë e përcjellun prej krushkës e deverit a me përcjellës.

NENI 113. Krush e nuse rrugës për në dazëm
Nji kanop kali mbas krushve nusja shkon tuj kajt me za deri sa të dalin prej lagjes a katundit të vet.
Me shkue në kalë, do t'a mbajë kryet ulë deri te jelet e kalit. Me mbet nusja larg, krushit hecin ma javash deri sa t'i mrrijë.
Kalimtarët u lshojnë rrugën krushve. Prej katundi në katund i urojnë e qesin nji pushkë. Krushit u përgjigjen me nji pushkë ma shumë.
Me u ndesh dy palë krush rrugës, krusht vendas u lshojnë rrugën krushve miq. Kanuja thot: Mbrenda katundit, fisit a dheut të vet, krush e nuse bien nën rrugë. Në katunde të hueja bajnë marrëveshje: njana palë krushësh mbi rrugë e nusja nën rrugë, ose krusht nën rrugë e nusja mbi rrugë.
Kur t'i afrohen katundit, krusht nisin në shpi lajmsin. Lajmsi ka detyrë me shkue fluturim e me lajmue dazmorët se krush e nuse ja mrrinë. Të shpisë i falin një palë çarapë dhe i shtrojnë para petulla ma mjaltë.

NENI 114. Nusja në pjekje (Iballë me Brigje)
Nusen në pjekje krusht e presin nji mes vendi, ndërmjet katundit që nep e katundit që merr. Pjekja bahet simbas marrëveshjes: te nji mriz, krue, lendinë, qafë etj.
Koha e pjekjes asht mjesdita. Të dy palët duhet të jenë aty përnjiheri. Prej palës së çikës vinë rreth 11 përcjellës: burra e gra. Prej palës së djalit vinë çaç a pak ma tepër ku falen e përfalen. Secila palë ka bukën e vet për rrugë. Në pjekje ndrrojnë duhan e ka nji gotë raki. Krusht këndojnë përpjetë e qesin pushkë. Nusja rri larg tyne.
Mbas kajkës marrin rrugë e tuj u da miqsisht me urime ndër veti.Me ba mos me e qit nusen në pjekje, shpija e saj bje në gjak me krusht.

NENI 115. Nuse e përcjellës natën e dazmës
Me të dal krusht me nuse ball shpijash, këndojnë përpjetë e qesin pushkë. Gratë rreshtohen e këndojnëpër mirëseardhjen e nuses.
Nusen e ndalin në oborr. Të shpisë sjellin nji djalë 4-5 vjeçsh. Përcjellsit e kalojnë tri herë nën bark të kalit e sipër tij, rreth e rreth. Së fundi, ia ulin në prehër. Nusja i ve në qafë nji palë çarapë. Përcjellsit e ulin tuj i ra një shpullë, sa të qaj pak.
Përcjellsit nusen e marrin peshë prej kalit e deri te pragu i derës. Nana e dhandrrit hedh mbi kryet e nuses: grun, oriz, kokrra kafje e rriska sheqeri. Pragun e derës nusja e prek me gishta, lye me mjaltë.
Prej derës së shpisë, nusen e çojnë në kthinën e vet. Përcjellsit me nuse ulen e pushojnë. I zoti i shpisë me një mik e shoq të vetin u bajnë shoqni e ju shtrojnë nji darkë të shpejtë.
Sa të rrinë përcjellsit me nuse, krush e dazmorë as kndojnë, as kcejnë. ”Tupani rri pushim”. Përcjellsit përciellen deri në të dal katundit. Kur janë të largët fort, çohen te nji shoq a dahsamir i të zotit të dazmës. Shpija, ku kanë me fjet përcjellsit, duhet të jet larg sa mos me u ndi lodër as kajkë. Ne nesre largohen nëpër dritë, pa i pa kush.
Mbas darke dhandrri u thot krushve ”natën e mirë” dhe del me të shpejt e shkon te nusja. Krushit kinse të pezmatuem se po jau pret nusen ”mik” çohen e gjuejnë me stole, apanga drejt tí a ja përplasin mbi derë. Rreshtohen e të kapun krahë mbi krhaë këndojnë kajkën e dhandrrit tuj e rrit hovin e gzimit në dazëm. Me ba me u plague dhandrri prej krushve kah ban me ik kush me faj s'mund të bahet. ”Krusht ishin tuj u mahit. Dhandrri të ruhet”.

NENI 116. Dita e parë e dazmës
Nadje, në të rame të diellit, nusja shkon në krue me nji djalë të shpisë para. Te kroni mbush bucelën me ujë e djalit i fal nji palë çarapë. Gratë për kundruell këndojnë kajkët e gzimit se ”msoj nusja rrugt e kronit”. Sa vjen nusja prej kronit, u qet krushve ujë sysh prej mashtrabe, pa u kput deri sa të soset. E kputi ujin, bje në marre. Si të lajn krushit sytë, nusja rri me duer e sy palutë. Gratë këndojnë kajkë dazme e krusht kcejnë me haré. Dazmort fillojnë lojën me krush. U mbyllin derën e shpisë. Krusht, ”të pezmatuem”, me spata, huj e leva sulmojnë derën deri sa e hapin. Dazmortqë mbyllen derën “dënohen” prej krushve.
“Hine në lojë, s'ke pse qahesh. U vrave kund, banja shyqyrin që pshtove me çaç. Theve kambë a dorë, rrezik e pate”. Me ba kush lojë të randë me qëllim me shitue kand, ja pret mik të zot t'shpisë. ”Loja-lojë, po edhe ajo ka cak. Dazmort kan ardh për gzim e gzimi s'banë dhunë”Pak para mjesdite diftohen teshat e nuses. Nusja rri palutë krah teshave që i difton e vjehrra. Para nusës vehet nji tepsi, ku krush e dazmorë falin ”paret e nuses”. Paret e nuses janë të falme deri 1 grosh. Kujdestari ”i pareve të nuses” uron sejcilin për bujarinë e tij.

NENI 117. Mbarimi i dazmës e të falat e nuses
Mbas mjesdite krush e dazmorë rreshtohen me u da nëpër shpijat e veta. Nusja mban në dorë të falat, çarapt e krushve. Atyne jau jep në dorë e kunata e nuses, që i rri ngat. Krusht i lanë ka 1 grosh. Gratë kndojnë kajkët e mbarimit të dazmës. Krusht e dazmorët e largët kthehen prap me lutjen e të zot t'shpisë e flejnë aty edhe atë natë.
Nusja vjehrrisë u bje të fala kmishë e tlina, çarapë e brez. Kunatave, rubë e sapun.
Mos me i prue të falat nusja si lypen, bje në marre.
Me sha kush dazëm e nuse, bje në fal para shoqit e katundit.

NENI 118. Nusja në konak
Nji javë mbas dazmës nusja thirret nëpër konaqe. Konakun e nuses e kanë detyrë ndere: të damt nji zjarmi, shoqi në derë e të afërmit e nuses në atë katund.
Me thirr shkon e zoja e shpisë. Thrret nusen me të vjehrrën e me një kunatë. Në konak thirret edhe ka nji grue prej shpive që ja kanë borxh konakun nuses, krejt nji sofër gra. Burrat gjajnë rast e nuk rrinë në konak të nuses. Gratë kanë të drejtë për kajkë e valle për gzim të nuses.
Nusja në konak rri për nuse. Nuk flet, veç kur e pyesin. Përgjigjet me zá të ulët sa ku hap gojën. Para e mbas buke ma shumë rri në kambë, paluet. Ndryshe jet me marre.

NENI 119. Nusja spanispar
Nusja shkon në gjini spanispar dy javë mbas martese e rri dy javë. Tpanit të madh, tpanit të zakonshëm, shkon mbas tre muejsh e rri tri javë. ”Vjetin e parë nusja e ka lejen me pash”. Detyra e nuses dhe e gjinisë asht mos me e thye cakun e tpanit. E thej, nuses i pritet rruga e gjinisë.
Spanispar gjinia vinë me e marr: miq spari. Ashtu shkon edhe ana e dhandrrit, miq spari. për miq spari, dy palt shtrojnë darkë. Nusja çon e bjen kulaç gruni. Kulaçt e nuses janë gjithmonë ma shumë se ka gjind shpija.
 
Last edited:
Back
Top