• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dasma shqiptare


''Po prishet tradita dhe si kanë ndryshuar dasmat shqiptare. Shembulli që ndiqet është ai i Perëndimit''​




"Dasma vazhdoi tri ditë e tri net. Dasmorët hëngrën e pinë dhe për një javë nuk u doli pija". Kështu përshkruhen dasmat e familjeve shqiptare, të cilat fillonin që të hënën në mëngjes dhe përfundonin të hënën tjetër. Për një javë njerëzit hanin,pinin dhe këndonin për fatin e dy të rinjve që martoheshin. Ndërsa sot ndodh e kundërta. Mund të të lajmërojnë se marton nipin para dy ditëve të dasmës dhe vetëm të dielën të jesh i pranishëm në koktejlin e thjeshtë që do të organizohet më këtë rast. Një traditë që shuhet që në momentin e parë kur kontakton me të renë, duke tribluar bukur drejt nevojës ekonomike e cila shtrëngon shumicën e njerëzve që dasmat e fëmijëve të tyre t'i bëjnë sa më të ngushta.

Tradita
Sipas traditës shqiptare, dasmat kishin një rëndësi të padiskutueshme në rrethin familjar dhe fisnor ku bëje pjesë. Të gjithë njerëzit e rrethit më të afërt familjar, siç janë dajat, hallat dhe tezet, kishin një vend që ishte vendosur qysh kur djali ose vajza ishte lindur. Të kishe rolin e krushkës ose atë të sinitorit në dasmën e mbesës ose të nipit, ky ishte një detyrim që nuk kishte kufizim për asnjë pjesëtar tjetër të familjes. "Kam qenë tri herë krushkë në dasmat e fëmijëvë të vëllait. Në dasmën e nipit të dytë nuk doja të veja, pasi e isha me zi, por vendin tim nuk e zinte kush, kështu që u detyrova të shkoj, ashtu siç isha",-tregon një grua, e cila nuk ka mundur t'i shpëtojë dot detyrimit të të qenit hallë dhe krushkë njëkohësisht. Vendi i dajës, si shoqërues i krushqve gjatë dollive, ka një rol që asnjë tjetër nuk mund ta bëjë më mirë.

Shthurja
Ahengu, zhurma, dollitë, këngët dhe vallet morën fund. Tradita duket sikur nuk ka ekzistuar fare. Mbas viteve '90, vihet re që dasmat shqiptare po rendin drejt shthurjes. Ato nuk kanë më harenë dhe gëzimin e dasmave të mëparshme. Sa vjen dhe bëhen më të vogla, në shpenzime dhe në njerëz. Dasma që duken si ditëlindje, ku njerëzit vetëm flasin për harxhime, politikë, madje edhe të vdekur, janë dasmat tip koktej, që vijnë në Shqipëri nga Perëndimi. Rrethi i të afërmve të familjes sa vjen edhe ngushtohet. Kryefamiljarët, me laps dhe letër, bëjnë më shumë llogari se çfarë do të harxhojnë për të ngrënë dhe për të veshur, sesa për numrin e të ftuarve. "Nuk e përballojmë dot një dasmë. Deri tani kemi harxhuar 4 milionë lekë vetëm për rrobat e nuses dhe të dhëndrit, pa llogaritur këtu edhe lekët që kemi shpenzuar për lokalin që e kemi marrë me qira dhe harxhet për ushqimet"- tregon Moza, një grua e cila ka dasmën e djalit së shpejti. Lokali ka ngjyra jo shumë të ndezura, ku në sfond dëgjohet një muzikë e lehtë. Kujt i pëlqen të kërcëjë, mund të ngrihet, ndërsa ata që e kanë mendjen vetëm tek e ngrëna, vendosen para tryezës dhe i gjejnë fundin pjatës që kanë përpara. Nusja dhe dhëndri presin tortën pasi kanë kërcyer vallen e njohur të çiftit, e cila ka nota të një vallëzimi modern. Që çifti të jetë i lumtur, të gjithë të kryejnë detyrimin e të qenit të pranishëm - kjo është dasma shqiptare mbas shthurjes së saj shekullore.

Pengu
Asaj që ndoshta dasmorët shqiptarë nuk i kanë shpëtuar dot, janë vallet e traditës. Edhe çifti nuk shkon në dhomën e gjumit, nëse nuk ka kryer ritin e valles së nuses dhe dhëndrit. Shoqërimi i çiftit që kërcen në shoqërinë e prindërve është e vetmja traditë, e cila ka shpëtuar e paprekur.. Edhe pse lokali ku dasmat organizohen janë të vogla, çifti, domosdoshmërisht, duhet të kërcejë hipur mbi një tryezë, ku do të digjet edhe shamia e beqarisë. Sipas traditës, në vallen e nuses merrnin pjesë edhe të afërm të tjerë, të cilët tashmë duken rrallë e më rrallë në këtë valle. Kjo për faktin se nusja dhe dhëndri lodhen.

Dasma, një borxh
Vetëm 50 njerëz mund të numërosh në dasmat e sotme moderne. Edhe ata që kanë mbërritur janë përballur me pasigurinë sesi do të bëhet kjo dasmë. Tashmë ka kaluar edhe frika se kush ka djalë të vetëm edhe harxhi do të jetë i madh. Të gjithë të ulur nëpër tryeza, duke trokëllitur gotat nën peshën e detyrimit të tyre si familjarë, të afërm apo shumë rrallë komshinj, paraqiten në dasmë për të larë borxhin. Vetëm për të larë një borxh janë dukur disa të tjerë, pasi kur të bëhet djali i tyre për t'u martuar edhe atyre do t'u shkojnë me këtë qëllim. Pra, dikush si borxh, dikush si një meritë, që duket vetëm gjatë këtyre aktiviteteve të mëdha të familjes, ku i bie barra për të qenë i pranishëm, kjo është dasma e shekullit të fundit.

Psikologu Dragoti: Eshtë koha për individualizëm

Sipas psikologut Edmond Dragoti, këto ndryshime kanë si bazë konceptimin e dasmëss në shoqërinë shqiptare të orientuar drejt fisit dhe grupit. Kështu, nëse të parët kanë qenë të prirur që dasmat e tyre t'i organizonin me sa më shumë njerëz, qëllimi kryesor ka qenë orientimi drejt grupit. Lidhjet fisnore, fqinjësore tashmë janë zbehur ose kanë filluar të shthuren. Kështu që është menduar organizimi i dasmave më të vogla. Rol të madh luajtën edhe ndryshimet e shpejta në jetën shoqërore, morale dhe familjare të shqiptarëve. Konkurrenca në ekonominë e tregut, puna e pakët lidhet më shumë me nevojën e individit për t'u ndier mirë vetëm dhe jo në prani të të tjerëve. Madje edhe raporti i bashkëshortëve lidhet me individualitetin e tyre. Pasi të dy ata i përkasin dy familjeve që kanë kushtëzime të ndryshme ekonomike dhe familjare. Familja tek ne ka luajtur gjithmonë një rol të padiskutueshëm, madje ata edhe vendosin për fatin e dy të rinjve në të shumtën e rasteve. Kështu që edhe organizimi i dasmave ka të bëjë shumë me atë çka prindërit vendosin për një dasmë që mund të bëhet së shpejti.

Historia
"Para lufte, -tregon Sefideja, një grua rreth të 80-ave, dasmat bëheshin shumë të mëdha, edhe pse njerëzit ishin shumë të varfër. Sot, edhe pse kanë më shumë para, aq më shumë e ngurtësojnë zemrën. Kur bëhet fjalë për një dasmë është harxh i madh, nëne,- më thonë. Në kohën tonë, ne sillnin në dasmë nga shtëpitë tona kush një bukë, kush ëmbëlsirën, duke e ndarë këtë punë sipas konakëve. Të gjithë ishim të detyruar të sillnim atë që na takonte. Madje të afërmit sillnin për të afërmit edhe perime, në qoftë se ishte vakti i tyre, për të mos e harxhuar të zotin e dasmës, por ato ishin dasma. Kërcenim pleq e të rinj, që të enjten, kur shtypnim grurin, deri të hënën, kur mbyllej dasma dhe përcillej çifti për të fjetur"
 
Ne treven e Dushkajes se Gjakoves, eshte nje treve me 17 fshatra, nga 78 fshatrat e komunes, dasmat jane bere perpara ne menyre shume madheshtore, deri ne 300 krushq...
Thuhet, se perpara dasmat tona jane bere deri me nga 700 krushq, ku e dij, edhe ku jane Vorret e Krushqve, ne nje mal te Dushkajes, ne mes te fshatrave: Gergoc e Maznik, e Kralan, ku jane takuar ne rruge dy pare krushqi, nga dy dasma dhe jane vra deri ne nje, edhe kur nuk ka mbetur asnje i gjalle, edhe nuset kane zbrite nga qerret dhe jane dale ne dyluftim me njera-tjetren dhe sot eshte vendi i asaj gjakderdhjeje - e per cka? Vetem mos te ia leshojne udhen njeri-tjetrit, dy pare krushqite, me pretekst, se udha e krushqeve, nuk thehet... sepse rruget ishin te ngushta vetem njedrejtimeshe (sikurse nje rruge njekaheshe)...
Kjo eshte shume interesante dhe e dhembshme si tragjike shqiptare, kur dy pare krushqi, nga dy fshatra, me dy bajraqe, flamuj, nuk eshte shnderruar udha...

E sot, ne ato treva, kur behet dasma, kur takohen dy pare krushqi ne rruge, njera krushqi ndalet, ia hjekin zinxhiret e qerreve te kuajve, i leshojne pertoke, derisa te kalon kolona e krushqeve tjere, derisa te shnderrohen ne rruge, shkembejne cigare, e pije kembazi, pershendeten dhe ia urojne njeritjetrit martesat dhe vazhdojne udhen... hedhin vallezime te shkurta e me ritem te shpejte, dramatik, kreshnik, ne shenje aprioriteti...
Njeri njehere, ne nje darsem, u mundua gati si me zor ta qet te kercej (na thome, me kcye, me kecye ne dasem, t'kcefsha n'dasem... shprehje urimi) dhe mezi e qiten burrin me kcye... e kur ia nisi, nuk dinte metutje te ndalesh (po mua nuk me tha askush, e jeni te lire), ai burri aqe shume ishte nxehur ne vallezim sa qe edhe instrumentisteve iu mpine duart, e gati iu muar goja dhe fajtoreve duke kenduar, sepse ishin tupan, surle, defa, tupana te vegjel, ndodhte edhe harmonika etj... ku djeresiteshin ujegjalle prej lodhjes pa pushua gjate kohe... por, vertet, edhe kishin pse me u lodhe a! Bukuri e trishtuar, tmerresisht e bukur, sic thote Poradeci... sa thoshe, se u mbyll me aq, e nuk ka tjeter qe ia kalon... por, por ai u harronte shpejt, prej tjetrit pasardhes valletar!
Kjo ishte deshmi per te dy gjinite, si per mashkujt, ashtu edhe per femrat... ka disa njerez jane te lindur per dicka kuriozitative ne superlativ te shprehjes psiko-fizike, si nga pamja figurative tmerresisht e bukur, si nga levizjet e gjymetyreve, si krah dallendyshesh, si nga levizjet e kembeve me nje estetike te rralle e te paperseritshme, si me hedhje madheshtore spekulative krenare, si me nje estetike te papershkrueshme, te lakimit te trupit, nyjeve te gjymetyreve, levizjeve artistike teshuplakave te dores, mimikes se fytyres, gjesteve fizike - qe shkurt ta ftofnin jeten (dmth. e ndien veten aqe te vogel sa nje femij qe nuk din asgje...).
Krejt keto shkojne nga dhunetia e natyres, me origjine, si tradite gjenealogjike e rodit, sojit te njeriut edhe vet brenda fisit a kombit... Jo, qe po i madheroj une keto zakone, veti, cilesi psiko-fizike, por, i kam krejt te xhiruara ne memorje, shume skena, sa qe droj as nuk mund t'i shprehu a pershkruaj si dukeshin ne origjinal... dridhem kur me kujtohen gjera te tilla... e kjo theme me zgjoi disa nga ato ndjenja pershkruese siperfaqesore, si nje hyrje ne nje veper aq te lashte, e aqe te bukur artistike te tradites sone virtuale te zhanrit folklorik-filozofik, e te melosit popullor, te artit te te shprehurit natyror te gjenialitetit te njeriut, permes nje skene aqe te thjeshte, e aqe domethenese... si me nje kritike konstruktive, si me nje qortim te rrebte, te ashper te veseve e gjesteve negative te njeriut, ne te gjitha fushat e spektrit te personalitetit te tij: huqet, karakteret, xhelozia, marrezia, hajnia, kurveria, mendjelehtesia, egersia e njeriut, tradhetia, injoranca, spijunazhi, mendjetrashesia, mendjemadhesia etj... ku kritikoheshin tmerrsisht bukur, aqe shkurt e thjeshte, sa nuk kishte mundur ta shprehte as nje aktor e aktore me renome - nje personalitet te tille, ne nje veper madhore dramatike...

Tradita shqiptare e dasmave dhe riteve te tyre, sa me perpara ne kohe, ishte ne nje nivel aqe te larte kulture, edukative
arsimore, me nje kolorit te pakrahasueshem, te skenave te shkurta te shfaqjeve individuale e grupive, te te dy gjinive njerezore, te te gjitha moshave, nga pleqet e deri tek femijet... ku luhej cdo: rit, myth, thelb legjende, kult, apo skene komike e satirike, nga persona qe ishin te lindur gjenialisht - qofte per humor, satire te mprehte, me subjekte domethenese, me nje kompozicion aq te thjeshte - e aqe domethenes - sa, kur me bie ndermend per disa skena te tilla, e nuk jane incizuar, apo xhiruar ne video, te perciellen nder breza - me shkon rrenqethje dhe nuk ka me humbje te madhe, mbase personazhet e aktoret popullor, folklorik te themi keshtu, kane vdekur, e nuk jane me... Gjithashtu edhe vdesin ashtu edhe vet zakonet, kur brezat nuk i perseritin ne te ardhshmen...

dasma, si zakon autokton shqiptar, karakteristik nga te gjithe popujt tjere (kuptohet nga rrethet ku eshte inteligjenca e lindur me trashegim, kultura: virtytet, gjestet, sjelljet, te folurit, te kercyerit ne duet, vallezimet ne duet e vallezimet ne grupe etj...

(nga illiriani)
 
ZAKONET POPULLORE NE DASMEN SHQIPTARE​



Moti heret, apo kahmot, thohet se dasma shqiptare, kishte zakone tjera, ku nuk kemi ndonje dokumentar historiografik origjinal, por mund te hetoj se nga ato zakone madheshtore, kane mbetur rite e mythe, apo bile fosile thesaresh, te atij skeleti
te madh dardanoillir, kur eshte fjala per Shqiperine Veriore, qe une jithmone kam menduar te thirret keshtu, derisa te behet nje bashkim kombtar...Zakonet shqiptare, (ku vet fjala zakon, si fjale shqipe, formoi edhe fjalen sllave - ligj, si shkalla me e larte e jurisprudences...); jane zakonet me karakteristike jovetem ballkanike...mjafton te hetohen e verehen ato fosile te nje kulture universale, vetem ne disa valle shqiptare, si ne 'vallen e shqipeve'
etj., ku si dhuneti e shqipes, formoi personalitetin e shqioptarit te koherave (mirepo, a ngjajme na ne ata shqiptaret e hershem...)?
Pak sot ngjajme ne gjuhe e psiko-fizike...

Sipas tregimtareve, deshmitare te kohes, qe jane percielle neper breza zakonet shqiptare ne dasma, mund ta japi nje veshtrim gjeneral, te shkurte, se vetem nje e qinta e shprehjes se ndjenjave te kahmotshme te personalitetit, mendoj ne ato ndjenja, ku preket qofte edhe dinjiteti i njeriut, se lere me veset e gjestet negative te njeriut - sot do te beheshin edhe me shume vrasje, ku do te jakosej nje darsem e tere sot...po e preke ne ate nivel, burrin shqiptar a gruan shqiptare...por, atehere thohet se e kane duruar njeri-tjetrin aqe shume, sa ia kane dijte per nder, kur e ka qortuar, e kritikuar ne mase publike...Pleqet tone thone, se ''prej se hame speca prej plehut kimik, nuk jemi ne terezi..."

Kam pare dasma madheshtore, sa mund te qendroje gjithnatenelume sykokerr, sa sikur te vijonin ashtu, nuk e dij si kishte per te perfunduar dasma...Me kujtohet poeti yne Din Mehmeti, kur ishte ne nje dasem aq madheshtore, nga krismat thuase deri ne qiell te muzikes ne valle duet, e ne grupe - nga madheshtia e aktoreve popullore - sa nga krismat e armeve (ku ne nje dasem me mbi 400 krushqi, jovetem revole, pushke automatike, por edhe bomba hodhen per dritaret e kulles dhe vec kur pame mollat ne bashqe trupa te nxierrur me rrenje perpjete...) ne asi dasme poeti i inspirua aq dhe shkroi poemen "Krisme eshte emri im"...
Nga viti 1968, kur Kosova nxorri (gati si me zor) Flamurin Kombetar Shqiptar, dasma shqiptare filloi te merr nje karakter tipik shqiptar, deri pas 1990...
Zakoni i mbajtjes se bajrakut-Flamurit. - Ky zakon i Flamurtarit (bajraktarit, se dikush ende ka me qejf ta thrrasin bajraktar, se sa flamurtar), ka disa vecori specifike, si trashigimi historike, ku thohet sot epiteti i dasmes - lufte, pra dasma eshte nje lufte...(ka qene e perciellur brezash, 'ka thirre mbreti n'dasem'. kjo shprehje rrenjet e veta historiografike e etnografike shqiptare, i ka shume me heret para pushtimit turk...Kjo don te thote se per shqiptarin - lufta eshte dasem, e luftetaret jane krushqit...krushk ne dasem, sikurse luftetare ne lufte...Kjo don te thote, krenarine dhe etjen e shpirtit shqiptar, per liri - ku e ka ndier ndjenje te gezueshme shkuarjen ne lufte...Por, si? Kur ne krye te kolones valon flamuri - flaka e kombit, flake flamuri (qe dikush sot e quan edhe lecke).
Flamurtari, ka pase per zakon heret kahmoti, te caktohet, jo si pernga lidhja e gjakut me te zotin e dasmes sikurse eshte pothuaj sot, por eshte zjedhur njeriu me i rryer, me i persosur universalisht, me tipare karakteristike te nje prijesi te vertete te luftes me shume - se sa nje flamurtar (bajraktar) dasme...

Flamuri vehet dy-tri dite perpara mbi kullen ku mbahet dasma, me nje gjalleri kulminate nen ate kulm dasme, po shume perpara ne kohera, edhe nje jave para dasmes, ku dasmat kane zjate nje jave rresht...(per mendimin tim, joaqe sa per bashkimin e dy te rinjve ne martese, sa per nje unitet fisnor e kombetar, si nje tubim atdhetar, si nje tabllo universale: diturie, krenarie, historie, politike-kombetare, arsimore, edukative, zbavitese-argetuese, sportive etj.) I gjithe farefisi, eshte mbledhur disa dite para fillit te dasmes, per tu pergatitur per nje dasem te madhe shqiptare... per kuzine (vendi ku zinë), ardhja e (ndihmave) dhuratave te farefisit, me desh, ogiç, tarak, pije, bylmesa, pite, embelsira, peshqeshe (dhurata pra) te ndryshme te shtrenjta e sa me te shtrenjta... e shume tjera rite zakonore para fillimit te dasmes...

Eshte interesant, zjedhja e flamurtarit dhe qendrimi i tij burreror, sikur vertet, nje prijes lufte. Ai merr flamurin, vetem jep urdhera (mbase ia kane pregatite terrenin e organizimit te jithmbarshem te dasmes tjeret...) dhe jate gjithe dasmes Flamurtari, nuk eshte udheheqes i dasmes, por vetem i udhes nga shtepia e dhendrrit e derisa ta bjen nusen ne shtepi...Qendrimi burreror, serioz i Flamurtarit, shihet si nje myth antik, i nje prijesi luftarak. Ai iu prine krushqve, derisa ta marrin e bijne nusen, por, eshte nje karakteristike tjeter e mbajtjes se flamurit nga Flamurtari... Gjate qendrimit ne shtepine e nuses, flamuri i dorezohet njeriut me besnik te atij trolli, ta mbaje flamurin jashte kulles, derisa te dalin krushqit me ne krye Flamurtarin dhe ai i jep mbajtesit te flamurit nje shperblim qe ia ka ruajtur mire flamurin...Kurse, gjate rruges per ne kullen e dhendrrit, Flamurtari (dikush ndoshta edhe ketu ka me qejf ta quaj bajraktar ; udheheqe me krushqit si jje prijes i vertete lufte...Kam pase rastin, njehere ne Deçan, mu ne mes te sheshit kryesor, kur jane takuar kater pare krushqi - darsmore, kater dasma pernjehere...ate dite, kam pare nje nga skenat me madheshtore ndoshta, te nje fuqie vertet, mahnitese te dhunetise se shqiponjes, kur ne mes te shehit te qytetit, u bashkuan si vllazer, te kater pare krushqite, jovetem per tu uruar njeritjetrit martesat, sa per te treguar fuqishem para hijes pushtetare sllave - gjenialitetin artistik te valleve shqiptare. Valle rugovase, dukagjinase, me krismat e 7-8 tupaneve e surlave, bizhnicave etj... valletaret ne veshje kombetare, malesore, ruovase, dukajinase etj...secili ne menyren e vet...tok, edhe pa asnje organizim nga dikush kompetent, por, thjeshte krejt natyrshem...valle me shpata, valle me revole, valle me pushke, valle rinore, valle kombetare...krisma te panumerta armesh...krejt kjo thuase, je ne shtetin shqiptar...
Veshjet e valltareve ishin gjeja ma karakteristike, mbajtja e armeve te ftofta e te zjarrit, loja me to gjate skenarit te zbatuar natyrshem, nga valltari, kcimi luftarak, patriotik, levizjet e zjarrta te valltarit, thuase eshte nje jakderdhje e vertete - shihej ne rithmin fiziolojik, mimiken e fytyres, shprehjet permes levizjeve te gjymetyreve e te trupit, shprehja e mllefit kunder pushtuesit ne skene te natyres shqiptare, reflekset e gjuajtjeve onomatopeike, thjeshte nje drame shqiptare ne loje...Qyteti ishte i bllokuar, per 2-3 ore te tera, thuase nuk ekziston askund pushtet mbi dasmoret shqiptar! Thuase vertet, dridhej toka nga krisma e emrit - shqiptar!
Shkembimi i urimeve, pijeve e cigaveve ne mes kater krushknive, pamja e kater nuseve, hyjni te gjalla, enthuziasmi i te gjitheve - por edhe krenaria kombetare!

Perpara jane marre nuset diten e Enjte, diten e Jupiterit, cka ketu kemi nje fshehtesi te madhe historiografike - pse bash te Enjten?
Dhe dita e Premtimit, E premtja, ishte kur nusja dilte ne mes darsmoreve, ku dukej madheshtia e saj ne cdo prizem zakonor, qe nga veshja, qendrimi, krenaria, optimizmi, sensualiteti...
Jane disa thenie popullore, mbi enthuziasmin evajzes qe shkon nuse ne ate kohe...kur vajza qe do te behej nuse, i ka numeruar ditet keshtu: E hane, e Marte...E Lumja mori E Enjte! (E harroi te Merkuren.... Dasma kur dahet martesa, kur merret nusja, dallon nga ajo e Konagjeqit, ku i ngjitet kana (kona), me konë...(hajde perhair na qofte konagjeqi i nuses katane, madheshtore)!

Nje myth zakonor shqiptar ne dasem eshte edhe kur vijne krushqit me nusen e marrur martesore, ne kullen e dhendrrit. Parase, te hyjne ne territorin e mahalles se dhendrrit (te zotit te dasmes), ndalen krushqit dhe pushojne pak, te rreshtuar, a grupe, dhe ne nje heshtje te pergjithshme, si heshtje varri -Flamurtari (bajraktari), e thrret dhendrrin ne emer e mbiemer nga nje largesi shume e madhe, e thrret disa here, derisa t'i pergjijet dhendrri...dhe ia uron ashtu nga larg: Ooooo x y uaaaaa! Oooooooo hojaaaaaa moreeeee eeeeeheeeeeeeejjj!
Oooooooooo perhair moreeeeeeeeeee! Oooooo hair paç oreeeeeee eheheeeeeeeeeeeejjj...! Dhe krise pushka e bajraktarit disa here ne air...
Ofrone ngadale krushqit, mirepo, qerrja e nuses tash duhet te prije te hyj ne oborr, e krushqit sikur e mbrojne nusen nga ndonje e keqe eventuale, grabitje a cka tjeter... Ne oborr, nuk mund te permbahesh mire psikikisht, nga vrulli i gjallerise enthuziaste, te te gjithe dasmoreve te te dy gjinive... Aty filon nje etape e re e dasmes - ardhja e nuses! Gjithcka duket sikur flake e gjalle enthuziasmi, gezimi krenarie...

Dhe kur krushqit done te hyjne ne kulle, per ne dhomen e tyre
ndalen si rit zakonor para deres se kulles dhe nje rup krushqish vec ka hyre perpara ne kulle dhe e kane kape e lidhe tamruk me zinxhire e konop - te zotin e dasmes dhe e kane shtie ne koke ne oxhak te kulles ne dhome, ashtu te lidhur...Gjate kapjes se te zotit te dasmes, hetohen shume cilesi mbizoteruese te nje penu te jalle te njeriut, i cili duhet t'i plotesoj disa kushte, per krushqit
ani per ta leshuar te gjalle...Kjo behet ne saje te thuash nje spekter juridik zakonor, ku mbrojtesit e te zotit te dasmes, kryedasmorit, kerkojne nga krushqit vullnetin e tyre dhe kerkesat e tyre, cfare kane kerkuar ne menyre demostrative...Ata, krushqit i perjigjen se Na duam 1000 buke, e 10 kazana mjalte, e 100 shishe vere kreshtabardhe...
Perderisa nuk garanton kryedasmori, i lidhur me krye e trup ne oxhak kulle dhe nuk garantojne dorzanet e tij - nuk leshohet i gjalle...Atehere, kur garantojne dorzanet se kryedasmori i kryen te gjitha kerkesat e juaja...e leshojne kryedasmorin dhe e zjidhin nga zinxhiret e prangat ne oxhak kulle... Rrembimi i kryedasmorit nga nje grup krushqish, behet ne menyre aq te ashper e te rrebte, sa njeriu kujton se ndodhia eshte e vertete (per ata qe jane separi ne ate dasme treve)!
krushqit tevona hyjne ne kulle te gjithe sa mund t'i zej kulla dhe shtrohen sofrat, me ato '1000 buket' petlla posecerisht qe njihen 'petllat e krushqve', enet e medha me mjalte kreshtabardhe, pijet freskuese e alkoolike, e dasma vazhdon...
verehet nje program kulturoro-artistik i gjalle, shumedimenzional
pernga llojet e pikave programatike ashtu ne menyre krejt te natyrshme, pa u duke organizatoret ne skene, vetem sikur realizimi i nje skenari te vertet filmik a theatral... Pasi te kene ngrene krushqit nje bliczemer (as dreke as darke), apo ne oret e vona, nje blicdarke kuazitare, fillojne paraqitjet e para te aktoreve
vetiu nga rradhet e krushqve...reflekse shprehjesh aleorike, satirike e historike-kombetare, vershojne atmosferen e gezueshme dasmore... luhen role te ndodhive te ndryshme aktuale historike te kohes, nga disa vetaktore popullore, ne veshje kombetare, e fillojne skenen e pare...thuase shkrepi zjarri n'shtat'mahalle, e n'shtat'qytete...ashtu natyrshem...pa regjisore. pa skenograf, pa bine theatrore, natyrshem ne mes te odes...njeri nga nje ane e tjetri nga ana tjeter, thuase vertet, duan te vriten mesveti...e fillon monologu e dialou i zjarrte, me nje pjekuri mendimesh, qe zor mund t'i jejsh ne veprat dramatike te kohes...me nje filozofi aqe te thelle te fjales, me nje retorike gurre kroi malesh te larta, me nje humor burreror e te holle, me nje satire aqe te mprefte...jehon zeri i aktoreve te drames se theatrit dasmor... (me thelle hyhet ne detalje dramatike kompozicionale...).

Hyrja e dhendrrit ne dhomen e nuses. - E kerkojne dhendrrin ku eshte e ku jindet ne momentin e hyrjes se tij dhenderr...ka njare, qe e kane kerkuar me ore, e askund nuk kane munde ta gjejne dhendrrin...ai ka ikur dikah larg...kjo ka ndodhe ne ata persona virgjin, ku e kane ndjeke dhendrrin neper bashqe vrap disa veta
derisa e kane zene dhe te lidhur e kane prua me hy dhenderr...

jane dy karakteristika te hyrjes se dhendrrit ne dhomen e nuses...
e para eshte hallashtisja e dhendrrit me nenen e tij, sikur po shkon ne nje jete tjeter pas vdekjes - apo, edhe eshte nje e vertete e madhe, se tashetutje djali e ka nenemadhen (nenen e nuses) dhe nenvolen (nenen e vet), kjo eshte nje alegori e bukur popullore shqiptare...apo nje satire e mprehte...

dhe karakteristika tjeter e hyrjes se dhendrrit ne dhomen e nuses, eshte kur e siellin te mberthyer perkrahesh nje rup familjaresh e te afermish te tij - por duke e rrahur shpindes me shuplaka e grushta, si me te qite syte gaca...derisa e perplasin ne dhomen e nuses...E ai, dhenderr qe eshte i shkathte, e inteligjent, i mashtron ate grupin qe e mberthejne, duke iu thene se nuk dua te hyj dhenderr, se jam burre i burrave! Ashtu qysh kane grate burra edhe burrat kane burra...thone tek na...E dhendrri jsate atij mashtrimi mund te pervjedhet e te hyj ne dhomen e nuses edhe pa asnje shuplake a grusht shpindes...

(nga illiriani)
 
Ritet e dasmes ne Presheve​




Mbi ritet e dasmës në rrethinën e Preshevës
Një pjesë e madhe e fshatrave të rrethinës së Preshevës është e banuar me popullsi shqiptare e cila, natyrisht ka një begati të folklorit dhe të riteve të ndryshme, qofshin ato pagane (që janë fare të pakta) apo edhe të ditëve tona.

Fshatrat e rrethnës së Preshevës shtrihen në dy pjesë: në atë malor dhe rrafshe. Fshatrat malore kanë ruajtur më shumë folklorin, kurse këto të dytat e kanë thjeshtësuar deri diku, duke pasur parasysh ndikimin e kulturës dhe të rrymave të ndryshme që e kanë lidhur këtë rrethinë me viset të Ballkanit dhe të Azisë. Me një fjalë, ky rajon është jë mal i paprerë folklori, qoftë me këngë apo edhe me tregime të moçme popullore.

Në këtë trevë më shumti janë ruajtur brez pas brezi shumë kategori të këngëve. Njëra ndër këto kategori janë edhe padyshim këgët e dasmës, ritet e së cilës do t`i shohim përmes këtij vështrimi të përgjithshëm.

Në krahasim me të tjerat, këngët e dasmës janë më tepër të përhapura në këtë trevë si në fshatrat malore ashtu edhe në ato të rrafshit. Këto këngë janë të shkurtuara, por që kanë njëfarë përmbajtje në vete, qoftë kur përmbajnë në vete elementin humoristik, satirik apo herëherë sarklastik, por pa një qëllim të keq.

Zanafilla e këtyre këngeve është aq e vjetër sa edhe martesa. Këto këngë janë bartur brez pas brezi e më së shumti i kanë ruajtur femrat, vajzat dhe gratë pak të shtyra në moshë. Madje këto të dytat e kultivojnë edhe një lloj këngash të vjetra, që në këto anë thirren Krahinat e plakave, të cilat i këndojnë nëpër dasma kur pushojnë dajret dhe kënga e vajzave. Tematika e këtyre këngëve është interesante duke përmbajtur në vete notën e bujarisë, më formë të qëlluar, më vargje të matura dhe herë herë edhe me rimë të puthur.

Këngët e dasmës nisen të këndohen ndër grupet e vajzave dy ditë para se të fillojnë dasma para atë ditë kur bëhen gati petkat e nuses dhe të nisen fisnikët të shkojnë te miqtë e rinj. Atë ditë vajzat e përgatisin shtëpinë për dasmë dhe duke punuar këndojnë këngë të ndryshme. E lavdërojnë djalin dhe nusen.

Një ditë para se të fillojnë, dasma qysh në mëngjes, tubohen të gjitha vajzat e lagjes dhe farefisit, dh eme defe fillojnë të këndojnë dhëndrrin:

Ni fije bari, ni fije kullosë

Beqaria Isuf-agës sot nav ka sos.



Pastaj nisin t`i bëjnë gati kusiat (kazanat) që janë më të mëdha, me tramak misri, gjë që tregon shumimin në familje nga çifti i ri, i cili do të fillojë një jetë të re. Disa nga Vajzat nisin të këndojnë nusen:


Oj lule hasretit, hasretit-o

Tra kemi ndu synin pi pes`vjeti-o



Lavdërimi i shtëpisë së burrit shihet më së mir nga vargjet e këngës së poshtëshënuar:


Njo n`at kodër, njo n`ket kodër

-A po t`duket luli soba vogël

Soba e vogël rreth me xhama

-Lum, lumbofsha për at`vlla,

Un, ksi sobe kurr s`kam pa!


Këto na del në shesh se vajza që e kanë zënë për djalë është nga një derë më e varfër, gjë që tregon edhe sot e kësaj ditë për një ndasi klasore, por jo në atë kuptimin e plotë që ka pasur dikur, sepse në dallgë kohësh kjo ndasi ka filluar të asimilohet.

Gazi dhe hareja shtohet sidomos ditën para se të fillojë dasma. Kënga ndjek këngën. Përqeshet babi i nuses e lavdërohet shtëpia e djalit, si shtëpi bujare, shtëpi pasaniku, që ka gjithçka. Përveç „tamlit të zogut“ si thot populli.


Po vjen babgjysh derri me bujtën ni nat`.

I kish hyp magarit po qet salltanat


Zakon është në këto treva që të shkohet në çdo shtëpi të bijave dhe të farefisit dhe të ftohet gratë e burrat të vijnë në dasmë që ta shtojnë gazmendin. Kur të vijnë bijat vajzat e reja në të hyrë të oborrit nisin këngën:

Po vjen Isuf-aga me ni kerr bija

Sot po na mushet tan avlija

Ani tan avlija ton sokaki-o

Se po na martohet djali i plakti-o


Mbasi martesat lidhen në mes dy familjeve fshatare apo fshatare qytetare, qofshin të malësis apo të rrafshit, në kohë të fundit, ndodh që miqtë të shkojnë në shtëpitë e njëri tjetrit që të njihen më për së afërmi.


Ore Isuf-aga, Isuf-aga

Shpija jote n`qeremide t`bardha

N`qeremide t`bardha pika pika

Krejt e rrethekume n`alitrika

Nga kjo këngë e shënuar më lartë mund të kuptojmë gjendjen ekonomike të mikut, përmisimin e një standardi jetësor që është në ngritje e sipër në dita më ditë.

Në shtëpinë e djalit bëhet dasmë, si dhe te vajza, por atje në një formë tjetër, sepse nuk ka muzikë, por dajrave u bien disa vajza të reja ose „defatoret“. Këto i argëtojnë mikeshat që vijnë ta përcjellin vajzën deri në ditën e fundit, kur të vijë ta marrin nusen. Shoqet fillojnë të këndojnë shoqen e vet që do të shkojë nuse, që ditën e parë kur ia ngjesin bojën- veshja e rrobave të reja nga ana e burrit.

Ori Xhejlane motër, po ta nxhesim bojën,

Ani ti ma s`pari mere n`gryk nonën

Ani merre nonën çi t`ka rrite-o

Sot në der`t`huj do me t`qite-o


Vajza pasi i vesh, gjoja pa dëshirë, rrobet që ia ka sjellë familja e burrit, pasi t`i marrë, me rend gratë ngryk del në dhomë tjetër dhe i heq ato e vishet sërish me rrobe vajzërie, deri të nesërmen kur vishet si nuse dhe pret gratë e fshatit që vijnë të shohin pajën, që ka përgaditur brenda afatit të fejesë.

Ditën e dytë është zakon në këto anë që vajzat të qajnë me zë, kur të vijë çdo grua që është më e vjetër se ajo, madje-madje edhe shoqet e saja kur të hyjnë në dhomë i merr ngryk dhe ulet në një skaj të dhomës,.preferohet që të ulet kah skaji i derës. Shoqet që vijnë tubohet dhe ia fillojnë këngës :


Kaj Xhejlane n`skaj t`janit

Ty t`ka lën loja e bajramit

Tana qika kur t`mlidhemi

Ty ori motër na dot t`thirrmi.


Dy ditët e dasmës te vajza nuk janë interesante. Intensiteti I ahengut shtohet vetëm ditën e fundit. Në mbrëmje këndojnë vajzat e herë herë edhe plakat me ndonjë këngë tematike gurbeti- këngeë nizamesh. Këtë natë tubohen më tepër gra dhe vajza sesa natëve të tjera. Mbasi të rrijnë një kohë të gjatë, hyn një gura si në moshë me një enë kanë dhe di ti ngjes kanën, për ta bërë nuse. Vajza posa e sheh këtë ia fillon së qari, shoqet e këndojnë.


Oj bija e trimit, e trimit-o

Shka po ngjet konën e llatinit-o



Pas kësaj lusin vajzat t`u lërë kujtimet nënës, babait, motrave dhe vëllezërve:


Shka po e le nonës për mall?

Dy gishta konë n`duvar.


Atëherë vajza ngritet e i vë dy gishta edhe qanë. Të gjitha shoqet me gratë tjera e shikojnë me përmallim, shprehet një ndenjë dhembje për një ndarje nga gjiri i familjes dhe hyrja në një fazë më të pjekur, fazë kjo nuserisë që lyp më shumë, që shkakton nesër apo pasnesër edhe shumë probleme tjera.

Ndërsa te djali bëhet aheng gjatë terë dasmës, ajo zgjatë tri ditë e tri netë, sepse i thonë ato po “marrim rob”.

Te burrat këndohen këngë madje bien daullet dhe zurlet. Te gratë ka vetëm dajre dhe vajzat që i bien defit. Vajzat e mahallës i këndojnë të gjitha nuset e me nuset më të reja. Deri sa biseda dhe katundarët që vijnë dhe palohen në rradhë ahengu arrijnë në kulm vajzat e thejnë këtë monotoni me zërin e tyre:


Oj luli zambak, ol luli zambak

Pse s`u rrite luli ani edhe pak…


Me këngë dhe valle dasma bëhet më madhështore. Kusherirat dhe mbesat e djalit, mundohetn ta ngrisin dhëndërrin lart, duke kënduar at sipërfaqesues të shtresave të larta, kurse vajzën herë-herë edhe me atë të shtresave të ulta, por si tham edhe më parë, kjo nuk prish fort punë, kur gjejnë një gjuhë të përbashkët të dy familjet e bashkëshortëve të ardhshëm.

Më interesante nga të gjitha ditët, që nga fillimi, kur të vehen tramakët e misrit për t`i ngrënë dasmorët e është nata e qerres kur bëhet përgaditja e qerres me qilima të kuq, shenjë që tregon se është qerre nuseje. Atë mbrëmjeje behët aheng i madh sesa ditëve tjera, kur edhe nëna e djalit (Vjehrra) del dhe luan me djetë dhe vajzat që këndojnë dhe vallëzojnë të gjithë së bashku:

Po knon knusi tra m`tra

P`e martojmë na çet vlla

Çe ket vlla për hasret

Zoti na lashë për jet`.


Në mbrëmje te gratë bëhet sërish gëzim. Luhen shumë drama të shkurtëra popullore ( kryesisht i luajnë gratë) duke i imituar burrat dhe gratë plaka. Pastja një vajzë të bukur e veshin me rrobet e dhëndërrit dhe hyn me një plak për t`ia parë edhe gratë e tjera se çfarë rrobe ka blerë dhëndrri. Këtu bëhen edhe disa mahi dhe këngë që therrin gruan (këtë rast si nënë të djalit” që e fut në dhomë këtë vajzë të bukur.


Po nxen honxa jasht

Po nxen honxa jasht

Allahi djalin ta plast

Allahi djalin ta plast.


Kundër këngës së vajzave përgjigjet nëna e djalit :


Po nxen honxa jasht,

Po nxen honxa jasht

Allahi djalin ma lasht

Allahi djalin ma lasht



Posa zbardh dita zgjohen të gjitha gratë dhe bëhen gati të shkojnë ta marrin nusen. Për të shkuar që të marrin nusen nisen edhe dasmorët, kuptohet disa nga të afërmit e djalit:


Jan`nisë kerret mlue me kuç

Para I shkojnë treçin krushç



Në rast se ndodhë ndonjë mosmarrëveshje, për shumë gjëra objektive dhe subjektive mes familjes së djalit dhe të vajzës, atë ditë në shtëpinë e djalit e ndjejnë njëfarë frike të përzier në ndenjë gëzimi.

Posa të kthehen qerret e nuses në fund të fshatit ndëgjohen pushkët habetare që lajmërojnë se po vjen nusja:


Krisi pushka ndër katund

Po bojnë krushkat lum e lum

Lum e lum o për kët dit`

Nusja kerrin na ka zdrit`


Dëshira dhe gëzimi i prindërve dhe të afërmëve të tyre shihet qartë në fytyrat e hareshme:


Hyni kerri te dyrt e mdhaja

N`shpin`ton` ka ardh dynjaja

Kann`arh `dynjaja për me pa

Nusen tonë bajrak ndër gra.


Pasi të zbresin të gjitha gratë prej qerres me nusen mbetet vetëm një grua. Pas pak bjen babai i djalit, apo vëllai më i madh dhe e zbresin nusën për dore deri te pragu i derës së shtëpisë. Aty e kthejnë nusen nga dasmorët, gratë dhe fëmijët e shpesh ndodh që të jenë edhe disa meshkuj të afërm. Afrohet një i njohur dhe me pushkë apo revole ia çon duvakin për nusen dhe shtënë disa herë.


Naka dal nusja si hona plot

Tan oborrin naj ka zdrit sot


Mbasi hyn mbrenda vajza nisin ta këndojnë nusen:


Mori nuse shka po fshan

A thu babën keq e ke lan

Ne paçe lon keç mos u mërzit

Se atje boll je rrit


Pastja këndojnë edhe kështu :


Ke hy nuse n`sob`tmir`

Ta ka fal vjerra ni lir`.


Kështu shprehet qartë pasuria që ka burri duke përmendur edhe rindërtimin e shtëpisë që e ka berë pët dasmë, që nusja në fillim të shoh gjithçka që ka të mirët. Mbasi ta këndojnë nusen, vajzat i kapin arkat me pajën e saj , e shtrijnë rreth e perqark mureve të dhomës.

Pak para muzgut, vjen dhëndrri në oborr dhe nusen e qesin në dritare për ta parë ai. Ky është takimi i tyre i parë që nga fejesa e deri në këtë ditë.

Mund të themi se këto janë aq të larmishme sa që me shembujt e tyre të nduarnduarta paraqesin një kolorit të pasur si nga përshkrimi nga forma dhe përmbajtja.
 
Dasma Arbëreshe” në Tiranë​


Haig Zaharian

U shfaq për publikun e Tiranës, para disa ditësh, premiera e operës “Dasma Arbëreshe” kompozuar nga Rauf Dhomi me libret të Ajmone Dhomit. Për mua nuk ishte hera e parë që ndiqja shfaqjen e operës, pasi e kisha parë vitin e kaluar premierën e Prishtinës. Kështu, emocioneve të shfaqjes së parë, iu shtuan edhe disa mendime më racionale që u mundësuan duke ndjekur operën në premierën e Tiranës.
Vënia në skenë e një opere nuk është thjesht një shfaqje, por eveniment për jetën artistike të një qyteti. Ajo kërkon përkushtimin, jo vetëm të një grupi të madh artistësh, por dhe mbështetjen e institucioneve dhe të artdashësve. U gëzova nga kjo nismë, kjo dhe për faktin se kishim të bënim me një bashkëpunim ndërmjet artistëve të Prishtinës dhe Tiranës.
Libreti (sipas dramës “Dasma e Jaxerisë” e poetit arbëresh Giusseppe del Gaudio) dhe muzika ishin konceptuar në stilin tradicional të operës shqiptare, sipas stilit të operës italiane me numra të mbyllur. Tekstit, të zgjedhur me fjalë të thjeshta e tingëlluese i përgjigjet një muzikë, për mendimin tim, e shkruar bukur në stilin e vet. Parimi udhëheqës i melodisë në ariet, koralet, recitativi i kënduar, etj, jo vetëm shoqërohet, por edhe mbështetet nga një part orkestral i tingëllueshëm dhe i shumëngjyrshëm. Duket që kompozitori e njeh mirë gjininë e operës, duke krijuar një strukturë harmonike numrash muzikorë që vijnë njëri pas tjetrit në një masë logjike për të arrirë në një tërësi koherente.
Harmonia dhe orkestracioni mbështesin plotësisht zhvillimin melodik, duke krijuar një unitet të stilit. Koralet në përgjithësi dhe në veçanti koralja finale, aria e Marlules, monologu i Kalorit, parti i Martinit ishin nga numrat më të realizuar të shfaqjes. Personalisht do të doja të kishte duete të Arbërit dhe të Marlules më të spikatura, si dhe një solo e plotë në partin e Arbërit dhe ndonjë numër të plotë ansambli.
Do të doja, gjithashtu, e meqë më ra rasti të shihja dy versione rolesh, të krijoja një trupë me interpretuesit, duke bashkuar në një, rolet që duken më të realizuara nga ana artistike. Trupa ideale do të ishte Arbëri i Kastriot Tushës, Marlulja e Etleva Golemit, Kalori i Agim Duros, Hareza i Lindita Hakajt dhe Martini i Sokol Hidërshait.
Drejtimi
Përsa i përket, dirigjimit, dihet roli vendimtar i dirigjentit në realizimin me sukses të një veprimtarie muzikore, aq më tepër kur është fjala për një vepër skenike muzikore. Dirigjenti Arbër Dhomi, kësaj radhe, kishte një trupë me nivele të ndryshme përvojash muzikore. Them me kënaqësi se ai, me zgjuarsi dhe profesionalitet, arriti të organizojë veprën, duke ndjekur dinamikën e saj dhe duke i dhuruar publikut një spektakël të plotë e me emocion.

*Kompozitor/as.prof. në Akademinë e Arteve

10/05/2004
KATEGORIA: Kulturë
 
Tradita e darsmave të Malësisë​




Shqiptarët e Malesisë kanë ruajtur shumë zakonet nga e kaluara e veçanarisht ato rreth martesës.
Dikur ai fis ose shtëpi që në shekuj me rradhë nuk është korit as në luftë as në kohë të paqës i ka martua më shpëjt bijat e veta. Sot kjo traditë është duke u zhdukur.
Ka qilluar që vajzës të ia caktojnë fatin edhe pa e njohtë bashkshortin, e bile, ka ngja që fëmijve t’u caktohet fati pa lind.
Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnë prej se nisin “shkuesit” për të kërkuar vajzen për djal. Darzma fillon atë ditë kur vajza-nusëja niset nga shtëpia e prindërve.
Dikur darzma ka zgjatë ca ditë, ndërsa sot kryhet për 1-2 ditë.
"Shkuesit" janë një ose dy vetë të cilët i cakton familja e djalit.
Ata shkojnë në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojne vajzën.
"Shkuesit" duhet të janë të mençëm dhe njohës të mirë të kuvendit dhe zakonit të malesorëve.
Ata zakonisht lavdërojn djalin dhe shtëpin e djalit.
Babai i vajzës ka për detyr t’ u japë fjalën pozitive ose negative atë ditë apo një ditë tjetër, të cilën e cakton ai.
Dikur vajza nuk merrte pjesë në zgjedhjen e fatit të vetë, por pajtohej me atë burr të cilin ia caktonin prindërit.
Sot ky ligj mjaft i ashpër i mardhënjeve familjare është liberalizuar mjaftë.
Tani vajza të shumtën e rasteve vëndos vetë për fatin e saj të ardhëshëm.
Pasi shkuesit marrin përgjegje pozitive, atëhëre babai i vajzës bashkë më "shkuesit" dhe miqët e rinjë caktojnë ditën e fejesës.

Pesorët janë ata të cilët shkojnë për të fejuar vajzën. Me dy pesorë zakonisht shkon edhe një shkues.
Të shumtën e rasteve pesorët janë nga shtëpia e dhëndrit të ardhëshëm.
Fejesa bëhet me një lirë-monedhe të caktuar.
Si shënjë jepet unaza, apo ndonjë stoli tjetër me vlerë, (gjërdan, arë etj.)
Kur merret unaza konsiderohet se vajza është roguar (e kaparisur për djalë të caktuar).
Pesorët në ditën e fejesës japin meqërin (të holla).
Pesorët me këtë rast u falin grave të shtëpisë të holla dhe vajzave që janë në atë vellazëri.
Ata sjellin një ferlik (dash të prer për mish) dhe tri okë raki.
Atë ditë caktohet zakonisht data e martesës.

Mqeri është një sasitë hollash që jepet në ditën e fejesës ose më vonë.
Në qoftëse babai i vajzës nuk merr mqerin, do të thot se vajzën nuk do ta martoj gjatë atij vitit.
Të hollat që i merr babai i vajzës i përdorë për të pregaditur pajen e nusërisë.
Të hollat jepën sa për t’i siguruar vajzës pesë xhubleta dhe pajën tjetër të nusërisë. Nësë pajën e nusërisë e siguron shtëpia e dhëndrit, atëherë pesorët nuk japin kurfar të hollash për këte qellim.
Qellon që vajza pas fejesës nuk don të marrë për burrë të fejuarin, atëherë kjo punë del në pleqëri.
Pleqet nësë pajtohen se faji është i shtëpisë së vajzës sjellin vëndimin që shtëpia e vajzës të paguaj dyfisht të gjitha shpënzimet që janë bërë rreth fejesës.
Në këtë rast vajza mbetët e lirë.
Nëse pleqëria mbetet pezull, atëherë shtëpia e vajzës i ka borç sipas kanus një mashkull, ose sillet vëndimi që vajza të ketë 24 deshmitare.
Nësë ngjan e kundërta, dmth djali nuk e don vajzën e fejuar atëherë edhe kjo punë qitet në pleqërinë e fisëve të cilët siellin të njëjtin vëndim sikur edhe për vajzen. Edhe në këtë drejtim marëdhënjet tani kanë ndryshuar - vajza mund të marr edhe burr tjetër, por shtëpia e saj duhet të paguaj dyfisht shpenzimet që janë bërë gjatë fejesës.

Dasmorët-krushqit ditën e caktuar shkojnë për nuse. Ata zakonisht shkojnë të dielën në mbramje. Flëjnë atje e të hënën këthehën me nuse.
Krushqit me vehte marrin një dash të rjepur me brira në maje të cileve i vëjne një ose dy molla. Me vehtë marrin raki. Udhës i qarosin me raki të gjithë ata që i takojnë. Krushqit kanë kryetarin e vetë-bajraktarin me flamur i cili u mprin.
Të gjithë nisën nga shtëpia e djalit. Krushqit këndojn e shtiejnë me pushkë ose revole.
Dikur për nuse shkonte një dasmoreshë, mirëpo ka qilluar që nusën t’ia rrëbenin, prandaj më vonë u dërgua për nuse një dasmor e një dasmoreshë ose një dasmoreshë e shum dasmorë, sikur bëhët tani.
Krushqit-dasmort në shtëpinë e nuses, hane, pinë, luajnë e këndojnë.
Krushqit çojnë unazën e kunorës nga shtëpia e dhëndërit.

Nisuja e vajzës-nusës bëhët me një ceremonial karakteristik; ajo kapet për vargojt e vatrës për derë të shtëpisë, qanë me mallëngjim për shtëpinë, familjen e vëllazërinë që po i lën.
Para se të dalë nga shtëpia e siellin tri herë rreth zjarrit dhe pastaj vëllai më i madh ia mbath opingën apo këpucen e djathtë.
Kryetari i krushqëve në të dalunën e nusës nga dera e shtëpisë ia vën unazen në gishtin e dorës së djathtë.
Ai atëherë në shënje gëzimi shtjen me pushkë.
Nusja posa del nga shtëpia qanë.
Në oborr të shtëpisë të gjithë përqafohen me të.
Njeri nga më të afërmit e saj e siell tri herë në atë krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap për dore.
Shkojnë bashkë disa hapa e pastaj e lëshon, me ç’rast e kap dasmoresha.
Nusja duke u larguar u lën lamtumirën më të aferme duke valvitur shamin e bardhë me të cilen ka mbuluar fytyrën me duvak.
Shoqët e saja e përciellin me këngë të ndryshme, por nga një herë edhe qajnë prej mallëngjimit.
Krushqit me nuse duhet të arrijnë në shtëpinë e dhënderit para se të muget nata. Mirëseardhjen e krushqeve me nuse e prêt e tërë fshati me këngë…

Gjeverët janë dy mëshkuj të cilët caktohen zakonisht nga më të afërmit e dhëndërit për t’u kujdesuar për nusen ç’prej së arrin e gjër sa të maroi darzma.
Të ardhmën e nuses në oborr në shënjë qe nusja të sjelle lumturin, begatinë në familje njeri nga gjeverët merr një mollë me një monellë brënda të cilën e gjuan përmbi çatinë të shtëpisë.
Pastaj në (mesin e shtëpisë qesin ca gaca zjarrit dhe rreth tyre e siellin nusen tri herë.
Nusen pastaj e ulin të rrij në stol. Në prehër të saj e vëjne një djal të vogel të cilin ajo e puth dhe i fal një palë çarapa.
Në mbrëmje arrijnë dy kumarët: kumara i parë dhe i dytë.
Pasi arrijinë të gjithë të ftuarit, shtrohën sofrat, së pari pijë e meze dhe pastaj buka. Kumarët zejnë kryet e vëndit, pastaj rrin të tjerët sipas vëndit qe u takon. Mbretëron një atmosferë gëzimi që duket se secili aty-atë natë martohet.
Dallinë përshëndetëse e nfren i zoti i shtëpisë, pastaj kumarët dhe pas tyre të gjith me rrallë.
Dhëndri në këtë gëzim nuk paraqitet aq shpesh.
Ai është i angazhuar më tepër rreth përgaditjeve me qellim që darzma të jenë sa më mirë.
Nusja nuk merr pjesë në kurrfarë defrimesh.
Gjatë të ngrënunit gjevert e siellin nusen me dasmoreshën dy ose tri herë para tryezave të bukës.
Në atë rast nusës ia heqin duvakun prej fytyrës.
Kumara që rrin në sofrën e parë i pari shtjen me pushkë ose revole.
Pasi ajo së pari vjen pran sofrës së parë e andej me rrallë të tjerat.
Kumara duke shti me pushke thot: Kjoft me nafakë e me hijie të mire.
Pastaj fillojnë të këndojnë…
Të marten para se mbaron darzma kumara i fal të holla nrikullës mbasandej edhe grave të tjera të shtëpisë dhe vajzave…

Të marten qitet jasht në një vënd të caktuar e tanë paja e nuses me qellim që të dihet se çka sjellë ajo përveç pajës së sajë.
Ajo sjelle të fala: çarapë, shami dhe peshqirë, kmisha etj. për kumarën e të afërmit e burrit.
Dasmoresha tregon publikisht se të cilat të fala janë për kënd.
Në Malesi, vajzat i martojnë më teper në petka-tesha malsorçe: xhublete, grykce, duvak, vjerrca të brezit, kapica, breza, çarapa prej cohet të qenisura me rrueza, opak dhe mashe për t’u ndezur duhanim musafirit etj.
Bashkëshortët pa kunorzuar nuk flejnë bashkë.
Kunorën e lidhin zakonisht të marten në zyrën e gjendjes civile, e pastaj ato që janë religjioze në kishë.
Si nusja ashtu edhe dasmoresha janë tejet të tërpnuara, ato meken kur vën kunorë, nuk ua këthejnë shpinën të pranishmëve.
Pas tri javësh martesë nusja shkon të vizitonin gjininë.
Sa netë duhet të flëj në gjini, e cakton babai ose vëllai më i vjetër i burrit të saj.
Kur kthehet nga gjinia duhet të vijë me opakë ose këpucë që ia blen gjinia.
Atë mbramje mbildhet e tër fshati e tej per t’i falur të holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemë e gjëra të tjera.
Kur rrin, më parë nusja të gjithëve musafirëve u zbathte opangat e çarapet, pastaj me rënd ua lante e fshinte këmbët.
Tani edhe ky zakon është zhdukur krejtësisht.
Në Malesi fiset në mes veti nuk martohen.
Sikurse në çdo vënd tjeter ashtu edhe në Malesi, ca zakone që kanë qënë përpara sot nuk zbatohen, por, janë duke u thjeshtuar sipas deshirës së të rinjëvet.
Në kohët e mëparshme nuk është martuar në mes vedit as bajraku.
Si vertetim i kësaj është bajraku i Hotit i cili as sot e kësaj ditë edhe pse numron më tepër se 500 shtëpi, nuk martohen me vajzat e fisit.
Çdo martesë e këtillë në Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi.


Malesia.org
 
Dasma vlonjate, zakonet dhe personazhet​




Si objekt të ciklit mbi traditën, zakonet dhe ritualet e dasmave, lindjes dhe vdekjes, këtë javë “Shekulli-Kontakt” u ndal në zonën e Vlorës. Ajo që dihet, është se traditat ndryshojnë nga një vend tek tjetri dhe Vlora ka shumë zona. Ajo bën pjesë në zonën e Labërisë, por njëkohësisht ndahet edhe në 9 zona të tjera, siç janë; zona e Lumit të Vlorës, zona e Dukatit, që përmbledh Dukat, Tragjas e Radhimë e njëkohësisht, janë dhe zona e Bregdetit dhe ajo e Papalltisë, pra një pjesë e Myzeqesë që futet në Rrethin e Vlorës. Siç parathamë, gjithsecila prej zonave të lartpërmendura ka veçantinë e saj, por ajo çka krijon një unitet tradite, është pjesa e Labërisë së Vlorës.

***

Sigurisht, që edhe në Labëri nuk gjendet një moment tjetër më i rëndësishëm jetësor sesa organizimi dhe festimi i një martese. Ceremonia, ritualet dhe tradita, janë ato që sërish flasin me një gjuhë krejt autentike të zonës, duke shfaqur veçanti, ashtu sikurse në episode fragmentare, natyrisht që nuk mund të mungojnë elementë të përngjashëm me dasmat që zhvillohen në trevat e tjera të vendit. Periudha e martesës është momenti më i rëndësishëm i jetës në zonën e Labërisë.

Para se të planifikohej një bashkim mes dy familjesh, përmes lidhjes së kurorës nga çifti i ri, ajo që shikohej me vëmendje më parë nga të dyja palët, ishte zgjedhja e mikut. Krushqit, duhet patjetër që të ishin të një niveli ekonomik, social e kulturor, në mënyrë që të mos lindnin diferencime e mospërputhje klasore dhe të shmangeshin pakënaqësitë e përveçme.

Ai që merrte iniciativën për një bashkim martesor, patjetër që nuk mund të ishte veçse mblesi. Mblesi shkonte për të pirë kafe në shtëpinë së cilës i kishte vënë “shënjestrën” dhe nëpërmjet simbolikës frazeologjike, plastikës së lëvizjes dhe çdo gjesti e fjale që thoshte, linte të kuptohej qëllimi i vizitës. Pra, e thënë në mënyrë më popullore, “ai kuptohej që në gojë, kur kishte ardhur për punë mblesërie”. Më tej, mblesi kërkonte dorën e vajzës në emër të familjes që do ta merrte për nuse. Çdo bisedë zhvillohej mes burrave. Pastaj, sipas zakonit, familja e vajzës kërkonte pak kohë për të dëgjuar “zërin” e dhëndrit dhe familjes së tij, pasi kishte raste kur ai mund të ishte me të meta fizike, mendore, apo me ndonjë ves.

Novruz Bajramaj, tregon se “para disa ditësh ishim duke pirë kafe, pimë një gotë raki, morëm nga një gotë tjetër dhe i zoti i lokalit na thotë se kam raki të mirë. Miku im nga Labëria, ia kthen: Kur vjen dikush e të kërkon vajzën për djalin, nuk thuhet që ke vajzë të mirë, sepse ai e ka vlerësuar derisa ka ardhur ta kërkojë”. Kjo histori tregon dhe njëherë, për traktatet dhe mënyrat e komunikimit mes familjeve, ku gjithçka vendosej prej krushqve e mblesëve dhe pak kishin në dorë ata që do të martoheshin, që dashur pa dashur, do të kalonin jetën me njëri-tjetrin.

(Marre nga Shekulli)
 
Momentet premartesore të Labërisë




Siç mbaronin punë mblesërit, familjet që jepnin pëlqimin reciprok për njëra-tjetrën, caktoheshin datat dhe vazhdonin përgatitjet njëra pas tjetrës. Kryheshin ceremonitë paramartesore të shkëmbimit të nishanit, dhuratave, unazave, e kështu me radhë për të ardhur tek ajo që e kemi quajtur “momenti premartesor”. Një grup nga familja e dhëndrit, “sijinxhit”, ku zakonisht futen daja i djalit, që zë vendin dhe përgjegjësinë kryesore, xhaja, e ndonjë tjetër i afërm, shkojnë u bëjnë peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me të gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanë e pijnë tërë natën, në mëngjes bëhen gati të rikthehen në shtëpinë e dhëndrit, duke marrë me vete kuajt, që tashmë janë ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaçkat dhe pajën që ajo ka përgatitur.

Nusja do të hipej siç e donte adeti; mbi një pelë të madhe, të bardhë e të zbukuruar, sikundër në ditët e sotme, për të zgjidhen makina luksoze të bardha e të zbukuruara më tepër se të tjerat, me shirita, lule, tollumbace... Por, kishte raste që brenda një dite këmbeheshin rrugës dy palë karvanë dasmorësh, që sillnin nuset për tek dhëndri. Ndryshe nga zona e Korçës dhe e Dibrës, ku të tilla koincidenca pasoheshin me tragjedi, pasi asnjë karvan nuk i hapte rrugën tjetrit, sepse i shkonte dasma ters, vlonjatët kanë një traditë tjetër; të paktën kështu shprehet etnologu Bajramaj: “Ishte zakon, që kur shkëmbeheshin dy karvane dasmorësh në një rrugë, atëherë, ata ndaleshin dhe nuset shkëmbenin mes tyre shamitë e bardha dhe nga një ëmbëlsirë. Kjo kishte kuptimin që t’i jepnin fat njëra-tjetrës, ndërsa ëmbëlsirën e falnin për të lehtësuar lotët e ndarjes nga familja, që i fshinin me shamitë e tyre.



Nusja pritet me krisma​



Duhej doemos, që nusja të shoqërohej gjatë rrugës për në shtëpinë e dhëndrit, nga një fëmijë i vogël, i afërm i saj. Teksa karvani dasmor i afrohet shtëpisë së burrit, njerëzit e këtij të fundit, dalin jashtë e qëllojnë në ajër me armët e tyre, për të lajmëruar se nusja erdhi shëndoshë e mirë. Janë pikërisht këto çaste, kur atmosfera ndizet në maksimum dhe këngët, vallet e lojërat, ndjekin njëra-tjetrën. Por, duhet thënë se dasma në shtëpinë e dhëndrit ka nisur që një javë para, me rituale e ceremoni të tjera, siç janë: “Dita e kafeve”, apo “Dita e druve”, kur i gjithë fshati del në pyll për të prerë dru, që nevojiten për ngrohje dhe gatim, gjatë dasmës madhështore që zhvillohet gjithmonë nga familja e dhëndrit.
 
Sprovat që duhen kaluar me vjehrrën





Studiuesi vlonjat, Novruz Bajramaj, tregon se “provokimet kanë qenë në traditën e Labërisë. Para se nusja të nisej nga shtëpia e saj, porositej prej grave të fisit, hallave dhe tezeve, që të mos harronte asnjë zakon të traditës. Në asnjë mënyrë, nusja nuk duhej që të harronte se, po të takonte një nuse tjetër rrugës, ato duhet të këmbenin shamitë dhe ëmbëlsira mes tyre. Më pas, nusja e re nuk duhet të harronte gjithashtu, momentin kur të hynte në shtëpinë e dhëndrit; ajo patjetër që duhet të linte mënjanë ngurimin dhe hutimin dhe shumë solemnisht, kur të zbriste nga pela e bardhë, duhet që të përulej e t’i puthte dorën vjehrrit dhe vjehrrës. Po kështu, nusja e re nuk duhet të harronte që kur i afrohej pragut të portës, të mos hynte brenda pa ardhur ena me mjaltë, me të cilin ajo do të ngjynte pragun. Më pas, kemi momentin kur ajo përballet tet a tet, me vjehrrën në dhomën e burrave, ku duhet ta rrotullojë plakën tre herë dhe t’i puthë dorën në çdo rrotullim, për të kaluar tek monedha që nusja duhet ta fusë në këpucën e saj para se të niset, në mënyrë që kur nipçja i vogël i dhëndrit të shkojë e t’i heqë këpucën, ta gjejë këtë simbol mbarësie...

Nëse nusja harronte ndonjë prej këtyre adeteve, atëherë do të shikohej që në fillim me përçmim nga vjehrra dhe do të kishte probleme në marrëdhëniet mes tyre. Veç këtyre zakoneve, kemi dhe atë që quhej “Syri i zi”. Për të shmangur “Syrin e zi”, nuses i vareshin hudhra e qepë të fshehura dhe një flamur i kuq, pasi labët besonin se shejtani e kishte frikë të kuqen dhe largohej.


***



Kur vjen nusja te dhëndri, të parët që ta presin duhet të jenë patjetër vjehrra me vjehrrin. Nusja, sapo zbret nga kali, i puth dorën që të dyve, ndërkohë që, pas çaste më pas, të tjerët nisin e i hedhin nuses lekë, oriz, karamele, derisa shkon tek pragu i shtëpisë, ku vjehrra i sjell mjaltë, me të cilin nusja, për mbarësi duhet të lyejë derën. Pasi nusja hyn në shtëpi, kemi një zakon tjetër; ajo drejtohet menjëherë në dhomën e burrave, ku gjen të ulur në krye të këndit, vjehrrën. Kjo është përballja e parë vetëm për vetëm, e dy zonjave të shtëpisë. Pasi hyn në dhomë, nusja fillon të vërtitet plot tri herë rreth karriges ku është ulur vjehrra dhe në çdo rrotullim, shkon dhe i puth dorën plakës. Diçka para dhe pas atyre momenteve ishte e pathënë, por vetëkuptohej prerazi: Për çdo fjalë që vjehrra thoshte, nusja duhet t’ia kthente kokëulur “lepe”, që do të thotë “si urdhëron”. Siç mbaron me rrotullimin tri herë dhe puthjen e dorës së vjehrrës, nusja ulet në fronin e saj, ku duhet të nusërojë disa orë. Aty vjen një nga nipçet e dhëndrit dhe i heq vajzës këpucën, për të marrë monedhën që ajo ka fshehur.
 
Dhëndri dhe lojërat e hajdutërisë





Nëse krijojmë një pasqyrë imagjinare të ndarë në dy sfonde, në krahun tjetër të ndodhive me nusen, ishin dhe ndodhitë me dhëndrin. Ai merrej nga djemtë dhe burrat e fisit, të cilët e uronin, e përqafonin dhe më pas loznin me të, apo e ngacmonin me alegori, por gjithmonë në një sfond tepër dashamirës dhe në funksion të ndezjes së atmosferës festive të dasmës. Pas momentit kur fëmija i vogël merr monedhën nga këpuca e nuses, në dhomë hyn dhëndri, i cili i ngre perçen gruas, për ta parë në fytyrë. Gra e burra nuk kanë qëndruar asnjëherë bashkë, madje gjithmonë ndarjet bëheshin në tri kategori: Gratë, burrat dhe fëmijët, që uleshin të ndarë sipas klasifikimit dhe nuk përziheshin me njëri-tjetrin.

Si në dhomën e grave ashtu dhe nga burrat, kryheshin lojëra popullore, të cilat sipas traditës, për fitues kishin atë që tregohej më i zoti ndër shokët për të vjedhur njëri-tjetrin. Shamia e xhepit, qosteku, lekë e monedha, duheshin shtrënguar mirë, e në të njëjtën kohë, me sy kërkohej preha që duhej të humbte, pikërisht ato objekte që “hajduti” i ruante për vete, mos ia vidhnin sy ndër sy...

Ka qenë dhe një zakon tjetër sipas të cilit, krushqit e nuses, para se të jepnin vajzën për grua, provonin dhëndrin sa i zoti ishte. Ata i vinin si kusht që ai të vidhte, p.sh., dashin më të mirë të një kopeje që ata ia caktonin. Nëse dhëndri nuk e bënte, do të thoshte se nuk qe i zoti “për ta nxjerrë qimen nga qulli” dhe nusja nuk i jepej. Teksa e pyesim për këtë zakon, etnologu Bajramaj, na thotë se “ky nuk është një zakon i mirëfilltë vlonjat, por e ka origjinën më tepër nga barinjtë e malësisë, të cilët kishin si zakon që ia vidhnin njëri-tjetrit bagëtinë dhe nëse dhëndrit i vidhej bagëtia dhe ai nuk vidhte dot, atëherë tregohej se nuk qe i zoti për familje”.






Dajat, gjithmonë në krye të këndit






Tradita e respektimit të dajës maksimalisht, madje shumë më tepër sesa xhaxhain, gjendet edhe në zonën e Labërisë. Bajramaj tregon, se “jo vetëm nëpër dasma, por në çdo ceremoni tjetër, vendet kryesore i zinin dajat, pastaj krushqit e mëdhenj në moshë, e kështu me radhë...”. Daja kishte rëndësi të madhe dhe konsiderohej si njeriu më i respektuar në familje, pasi nuk ishte pjesë e familjes, por ishte vëllai i nënës dhe miku më i afërt i familjes. Vazhdimisht daja ka qenë personi më i rëndësishëm, edhe për nusen dhe për dhëndrin, ndërsa xhajat kishin detyrime në shtëpi dhe merreshin me punët e dasmës. Daja mbante peshën kryesore të mbarëvajtjes së gostive, muhabeteve, festës dhe krejt ceremonive. Duhet thënë se fjala e dajës kishte tepër peshë; ajo qe urdhër, qoftë për ata që shkojnë të marrin nusen, apo dhe për ata që e sjellin nusen tek dhëndri.




Vallja e Zogave​




Një valle e veçantë me tipare qytetare, nuanca të së cilës ndeshen në krejt Labërinë, por edhe më gjërë, në Kosovë, Çamëri e Maqedoni, është “Vallja e Zogave”. Në një anë të odës, qëndron një grua bashkë me vajzat e saj dhe ia nis këngës me këto fjalë: “Lum kush ka zoga shumë...”, në anën tjetër ndodhej një grua e vetme, e cila ia kthente vargun së parës: “Ke ti, por ta marr unë...”. E kështu, çdo herë që përsëriteshin këto fraza, gruaja e vetme i merrte gruas që niste këngën nga një vajzë, simbolikisht, për djemtë e saj, kuptohet, nëpërmjet këngës dhe vallëzimit.





Natën e parë, me nusen fle nipçja i dhëndrit





Natën e parë, nusja nuk flinte me burrin, por me një të afërm të burrit. Kuptohet, që i afërmi duhet të ishte një nip dhe i vogël, me të cilin nusja flinte natën e parë. Burri nuk bëhej xheloz për këtë gjë, pavarësisht mentalitetit, sepse ishte përgatitur gjatë gjithë jetës për të pritur, pranuar dhe zhvilluar me normalitetin më të madh, këtë zakon.



Mëngjesi i parë i nuses, pasi ka fjetur me dhëndrin​



Nusja, pasi fle me dhëndrin, del e shoqëruar nga kunatat dhe puna e parë që bën, do t’i çojë kafe vjehrrit e vjehrrës, ndërsa ata i hedhin para në tabaka (dhisk). Pastaj, ajo është e detyruar të ndërrojë rrobet e nusërisë, për të mbajtur veshjen karakteristike të zonës së gruas të shtëpisë. Siç përfundon me kafet, nusja merr shtambën dhe shkon të mbushë ujë në burimin e fshatit.

Por, që në të gdhirë, kemi një fenomen tjetër tashmë të harruar, i cili ka qenë zakon për zonën. Për të treguar virgjërinë e vajzës, në mëngjes, vjehrra var në oborr çarçafin që e ka hequr nga krevati ku kanë fjetur nusja me dhëndrin, i cili duhet të jetë i përlyer me gjak, për të treguar se vajza e ka ruajtur nderin dhe ka qenë e virgjër. Por jo gjithnjë dasmat shkonin mirë...! Nëse burri s’do ta gjente vajzën e virgjër, atëherë ai e kthente në shtëpi. Këtu nuk kishte ndonjë problem mes familjeve, pasi vajza kthehej mbrapsht pa ndonjë qejfmbetje, por ata që e mbanin përgjegjësinë më të madhe ishin mblesët, të cilët kishin dalë edhe garant për vajzën. Ka pasur raste që këto probleme janë mbyllur me vrasje, ashtu siç ka ndodhur që janë mbyllur edhe me mirëkuptim.





Matriakati i fshehur





Gruaja ka pasur pushtet të madh në zonën e Labërisë. Zakonisht, kush luan rolin më të rëndësishëm në shtëpi, është dhe më i fuqishmi. Në zonën e Labërisë, burrat shkonin në mal për të kullotur bagëtitë, apo në luftë e kurbet. Në të tilla raste, gruaja me moshë më të madhe në familjes, pra zonja e shtëpisë, bënte ligjin. Ajo mbante paratë, bënte llogaritë për të gjitha gjërat, deri tek më delikatet, pra, luante rolin kryesor në ekonominë e shtëpisë dhe sigurisht, kishte pushtet më tepër edhe se burri, por me një përjashtim: Kjo nuk ndodhte në ato familje, burrat e të cilave quheshin “Burra të Kuvendeve”, të cilët kishin pushtet absolut në shtëpitë e tyre.




Lindja, vjehrra e lidhte nusen në stallën e bagëtive​




Kur në një familje labe kishte lindje, lajmi nuk trumbetohej me të madhe. Tingëllon duke zgjuar habi, por është e vërtetë! Bajramaj tregon se “nuk duhej ta merrte vesh njeri ditën e lindjes së një fëmije, pasi syri i keq dhe magjitë, mund të dëmtonin foshnjën. Zakonisht lindjet bëheshin në shtëpi dhe dita nuk tregohej e saktë. Kishte gra që merreshin me këtë punë. Sipas zakoneve pagane që kanë ekzistuar deri vonë, vjehrra e merrte nusen dhe e lidhte në stallën e bagëtive nga të dyja duart dhe e linte aty të ulërinte e vetme, derisa të lindte”. Kuptohet që, nëse fëmija do të lindte mashkull, festa do “buçiste” edhe më shumë, por edhe në rast se fëmija qe vajzë, gëzimi dhe festa vazhdonin, pasi vinte në botë fëmija i parë për çiftin. Peshqeshet më të mëdha ishin të vajzës nga prindërit e saj, kur lindte fëmja, pas 40 ditësh. Nëna e re, e merrte pjellën e vet dhe e çonte tek familja e saj, për t’u rikthyer pas disa ditësh tek shtëpia e dhëndrit, bashkë me peshqeshe të shumta...
 
D A S M A
TRADICIONALE SIPAS DOKEVE DHE ZAKONEVE
NË RRETHIN E SHKUPIT



AUTOR: DAIM HISENI
SHKUP 2006



Historia e traditave martesore



Kush nuk ka qenë kurioz, për të ditur sesi janë zhvilluar ceremonitë e para martesore? Në fakt, në mënyrë virtuale çdo pjesë e dasmës, që nga fejesa dhe deri në muajin e mjaltit, ka një histori të pasur. Dhe, rrënjët kulturore, prejardhja dhe besimi fetar kanë fokusuar martesën për mijëra vjet të njerëzimit. Kjo është një histori e shkurtë e elementeve të ndryshëm të martesës.

Ritet e para martesore
Martesat e hershme ishin shumë të ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhësit tanë qëndronin bashkë për t'u mbrojtur dhe për të mbijetuar më shumë, se sa për të krijuar lidhje të kuptimshme. Dhe, në momentin që numri i tyre ishte i sigurtë, njërëzit primitivë formuan tribu, të cilave u qëndronin shumë besnikë. Disa historianë besojnë se martesat e para kanë qenë grup-martesash, që duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohë më vonë, burrat dhe gratë filluan të qëndronin bashkë dhe formuan familjët e vecanta. Që nga ajo kohë, martesa nuk kanë qenë gjithmonë një ngjarje e lumtur. Dhe, pikërisht prej rivalitetit të tribuve, shpeshherë gratë dhe fëmijët grabiteshin ose rrëmbeheshin. Që kur brenda tribuve ishte e ndaluar të martoheshe brenda klanit, atëherë gratë rrëmbeheshin dhe ishin të detyruara të lidheshin në martesë me të huajt që i kishin rrëmbyer. Historianët, i referohen shpesh kësaj periudhe, që ishte pjesë e kohës së erës së"martesës me rrëmbim"

Dreka e beqarisë
Sipas shumë të dhënave, që depërtojnë deri në ditët e sotme, ky festim për nder të nuses është quajtur dreka e beqarisë, ose "Gostia e Fundit" (e beqarisë). Ashtu si shumë tradita të tjera martesore, zakoni ka luajtur gjithmonë rolin e një testi për kohën në vazhdim. Fillimisht, ky zakon na vjen që nga shekulli i pëste prej Spartës, ku komandantët ushtarakë mund të festonin dhe te ngrinin dolli me njëri-tjetrin në prag, të martesës së njërit prej shokëve të tyre.
Madje edhe sot, një drekë beqarësh, behët pak para datës aktuale të dasmës, apo ashtu si njihet "shija e fundit e lirisë" për dhëndrin. Duke u shkëputur nga konteksi historik, duhet thënë se në ditët tona ky takim i miqve të nusës dhe dhëndrit, bëhet me një qëllim të thjeshtë, që atyre t'u hiqet ankthi i ditës së martesës, ose ditës së tyre të madhe.

Martesa
Gjatë erës " së martesës me anë të rrëmbimit", shokët më të afërt, asistonin kur dhëndri rrëmbente nusen nga familja e saj. Shoqëruesit në atë kohë dhe njerëzit më pranë familjes së protagonistit (dhëndrit), duhet të kishin nga një armë "të vogël", madje dhe mund të luftonin për të ruajtur rrëmbimin e vajzës, nga reagimi i egër i familjarëve të saj, ndërkohë që dhëndri largohej me të.

Lulet e dasmës
Përpara përdorimit të luleve në buqetën martesore, gratë mbanin buqeta të ndryshme të herbeve dhe luleve të ndryshme me qëllimin kuptimplotë, për të larguar shpirtrat e këqinj. Me kalimin e kohës, lulet dhe erërat e ndryshme u zëvendësuan me lule që simbolizonin pjellorinë dhe dashurinë e përhershme. Lule specifike kanë kuptime të ndryshme në vende të ndryshme...

Veshjet e dasmës
Rrobet e dasmës nuk kanë qenë gjithmonë, kështu si janë sot. Në shekullin e 18-të, nuset e varfëra visheshin me veshje të thjeshta. Kjo simbolizonte për burrin e saj të ardhshëm, se ajo nuk kishte sjellë asgjë dhe po kështu nuk e detyronte të shoqin për asgjë. Ndërsa, në mes të shekullit të 19-të, të gjitha nuset filluan që të aplikojnë veshjet e bardha të nusërisë. E para qe e ka përdorur fustanin e bardhë, thuhet se ka qenë në vitin 1840, Mbretëresha Viktoria.

Velloja e nusërisë
Velloja, në mënyrë origjinale, është mbajtur nga gratë e pamartuara per të trëguar modestinë. Në ceremoninë martesore, një nuse e mban vellon si simbol të nënshtrimit dhe premtimit, që do t'i bindet të shoqit të saj. Dhe, vetëm pas ceremonisë veli ngrihet për të zbuluar pamjen e nuses, përpara dhëndrit. Dikur në shekullin e 16-të, veshjet me vello ishin shumë delikate, ndërsa vellot me tantella, për herë të parë u bënë popullore mbas martesës së Mbretëreshës Viktoria në vitin 1840.

Unazat e martesës
Tradita e unazave të martesës është nga më të vjetrat ndër të gjitha traditat e tjera martesore. Afërsisht, cdo qytetërim, duke filluar që nga egjiptianët, i kanë përdorur unazat martesore, si simbol të marrëveshjes martesore. Sipas hiroglifëve egjiptianë, rrethi përfaqëson përjetësinë, dhe unazat e para janë bërë nga fijet e barit, lëkura, bari i thatë, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalët, atëherë ato zunë vendin kryesor në përbërjen e ketyre unazave. Vendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore është gishti i katërt i dorës së majtë. Ky zakon ka filluar tek egjiptianët, sepse ata besonin që një venë në dorën e majtë që ndodhej pikërisht në gishtin e katërt, kishte direkt lidhje me zemrën. Ndërsa shpjegimi pragmatik i sotëm është i thjeshtë: vihet në dorën e majtë, sepse shumica e njerëzve e kanë inaktive këtë dorë, pasi këta njerëz shkruajnë me të djathtën. Por, ka dhe përjashtime, pasuesit e Elisabetës në Angli, e mbanin në dorën e djathtë unazën martesore, dhe mbanin madje disa të tilla. Katolikët romanë po ashtu i mbanin në anën e djathtë. Gjithashtu është e ndaluar, që unazat e martesës, të blihen ditën e premte. Për supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, përpara ceremonisë së martesës.
Ëmbëlsira e martesës
Ëmbëlsirat kanë qenë pjesë e ceremonisë së martesës që në kohët mesjetare. Në Romë ëmbëlsira e parë e martesës ishte bërë nga fëta të bukës së bardhë. Gjaë ceremonisë buka thyhej mbi kokën e nusës, si një bekim për një jëtë të gjatë dhe shumë femijë. Miqtë e ftuar në dasëm hanin një pjesë të saj, si shenjë të fatit të mirë.

Muaji i mjaltit (hënës)
Muaji i mjaltit, i ciftit të sapomartuar, nuk ka pasur kuptimin, që ka në ditët e sotme, si muaji i parë i kaluar sëbashku. Fjala ka ardhur, ose ka rrjedhur nga Evropa e veriut, nga një vend ku për traditë, bëhej verë nga hidromeli (një lloj pije) dhe mjalti. Kjo traditë e Evropës së veriut, nënkuptonte që cifti për të pasur fat në jetën e tyre, duhej të pinin këtë verë të ëmbël, që quhej metheglen, për një muaj pas martesës. Dhe, që kur muaji i parë u quajt "henor" kjo periudhë u njoh me emrin "muaj i mjaltit".



DASMA DHE TRADITAT E SAJA NË RRETHIN E SHKUPIT




Përpos si obligim në mjedise të ndryshme martesa bëhej për këto qëllime:

1. Për autoritetin që kishte familja e djalit;
2. Për shkak të pasurisë;
3. Për shkak të bukurisë së vajzës; dhe
4. Për shkak të moralit – etikës familjare të vajzës.


I. Shkusi – roli dhe detyra​

Në disa familje ku vend të vecantë kishte nuni – kumbara, fjala e tij ishte fjalë kanuni si dhe përparsia e tij ishte më e shprehur për të drejtën e shkuesit në familjen e vajzës. Kurse ndër familjet muslimane ku nuk kanë nun të vecante për djemtë ose vajzat e shtëpise, shkues mundë të ishte kush te doje, kurse sipas zakonit me te nderuar dhe me qe iu takon ishin daja i vajzes ose nipi i shtëpisë si njerëz më të besuar dhe më autoritativ në familje. Eshte karakteristike per te permendur se tradite e vjeter e Shkupit eshte qe shkuesi per msitni tek prindi i vajzes duhej te shkon ne oret e hershme te mengjesit menjeher pas faljes se namazit te sabahut. Kjo e shkuar ne kete kohe, prindit te vajzes i aludon arsyen e ardhjes dhe ai nese e pranon te hyje brenda do t’i jep perparsi qe te shpreh arsyen. Zakonishte ceremoniali i percelljes se fjaleve te shkuesit beheshte sipas parimeve fetare dhe i tere ky akt llogaritej si nje parim fetar dhe obligim i prinderit ndaj femijeve. Shkuesi pasi pine kafene, merr fjalen dhe thote: Nuk eshte zakon te pyetet miku pse ke ardhe, por megjithate pasi te erdha ne kohen e duhur (ne mengjes), kjo vetvetiu nenkupton se une kam ardhe me pune dhe se kam pranuar selamin e Zotit per te ardhe deri tek ju, andaj :
“ Allahën emrile, pejgamberen kaudhile, sipas medhhebit hanefi, ixhtihadit te Imami Azamit kam ardhe te kerkoj dorën e bijës tende (filanen – pasi eshte daje ose nip, ka te drejte te permende emrin e vajzes, nese jo (nuk ka te drejte) per djalin e filanit nga fsh. Kopanicë nahi e Dërvenit, te cilet i njoh per njerez te mire, te urte, te ndershem dhe punetor.
Prindi i vajzes e pranon porosine, i falenderohet qe eshte munduar, qe eshte interesuar dhe qe eshte angazhuar per te miren e mbeses se tij, por neve do ta bisedojme kete çështje dhe per disa ditë do të të përgjigjemi.
Edhe pse në të kaluarën vlen të cekim një rastë si shembull se është bërë pëlqimi me shprehje alegorike duke përdor metaforën. pas gjitha pyetjeve dhe njoftimeve, në fund duhej të meret pëlqimi nga vetë djali dhe vajza, andaj caktohej nata kur do të vinin familja e djalit bashkë me djalin në shtëpinë e vajzes ose në një shtëpi ku do të caktohej takimi sipas marëveshjes. Simbolika ishte kafeja. Përparësi kishte vajza, ashtu që vajza nëse e pelqen djalin do të hynë në dhomë dhe do t’i shërben me kafe, nëse nuk i pëlqen djali ajo nuk do t’ia ofron filxhanin e kafes por ose do te haron dicka ose do të gjej arsyen se si të kthehet mbrapa, kurse djali nëse pëlqen vajzën e mer filxhanin e kafes, kurse nëse nuk e pëlqen e refuzon kafen, duke marë vetëm llokumin ose një gotë ujë. Kjo bëhej me marëveshje dhe pa asnjë ofendim . Nëse hasin në pëlqim, atëher përsëri ftohet shkuesi në kohën e mëngjesit dhe i jepet një shenjë e cila simbolizon fjalën e dhënë, por oficialisht kjo do të publikohet në ditën kur edhe dërgohet bofçja, ditë e cila në disa vende quhet donom, diku myzhde e tj. Edhe ky akt ka ceremonine dhe ritet e veta. Shkohet para se të thëret ezani i drekës dhe dilet nga shtëpia pa thirë ezani i iqindisë.
Një të hyrë Brenda burrat numri i të cilëve është tek, ulen, gostiten me nga një llokum dhe nga nje leng dhe të gjithë të shtangur presin fjalën që duhet ta thotë personi i autorizuar nga ana e vajzes me anë të së cilit akt edhe oficializohet fejesa.
Personi i autorizuar ngritet, del në mes të dhomës dhe pyet kush është personi i autorizuar nga ana e vajzes për t’ia thënë fjalën që kemi me vete. Është mirë të jetë vetë prindi i djalit por ka mundësi që të nderohet edhe ndonjë person tjetër i afërm i familjes së djalit dhe më pas duke pyetur 3 herë rradhasi:
A e keni kerkuar vajzën e Ilirit për djalin e Arbenit ?
Ai ua ka dhënë dhe për hajrë ju qoftë miqësia, Zoti muhabetin të dy palëve.
Pas këtij momenti një anëtarë i familjes së djalit del jashtë dhe shkrep 3 herë me armë duke e publikuar edhe me gjëre fejesën, kurse anëtarët tjerë që janë brenda fillojnë me shkepjen e cigareve (kutive të duhanit) në shenjë respekti të pëlqimit të bisedës dhe muhabetit të ndërsjell. Pas kësaj shtrohet dreka dhe kur bëjnë me dalë pasi kërkojnë leje nga i zoti i shtëpisë, gjithë pjesëmarësit nga ana e vajzes marrin nga një peshqesh, zakonisht përdoren këmisha.
Nga ky moment vajza llogaritet e fejuar dhe ajo fillon të përkatit pajën e nusërisë për arsye se së shpejti do të vijë akti i kunorëzimit dhe ndarja e vades (kohes per te shkuar nuse), kurse harxhimet e vajzes nga dita e fejesës deri në ditën që do të shkon nuse i mbartë familja e djalit.

II. Akti i kunorëzimit​

Sipas traditës së vendit kunorëzimi bëhet javën e fundit para dasmës. Paraprakisht njohtoen se sa veta do të marrin pjesë në këtë akt dhe zakonisht pala e djalit me vete e sjell edhe hoxhën i cili në këtë rast përpos që kryen ceremonin si akt fetar, ai edhe ushtron rolin e ofiçarit. Akti i niqahit apo kunorëzimit ne ballkan bëhet sipas normave fetare islame të bazuara në Kur’an dhe praktikimin e Muhammedit a.s. dhe e gjithë kjo sipas shkollës juridike hanefite të Nu’man bin Thabit i cili është edhe themelues i saj.
Ky akt kryet në këtë mënyrë:
Hoxha si kryeushtrues i detyrës, kërkon të autorizuarin nga pala e vajzës dhe dy dëshmitar si dhe të autorizuarin nga pala e djalit dhe njësoi dy dëshmitar.
Pasi të sqaron se në çfar baza dhe norma bëhet aktkunorëzimi, i pyet personat e autorizuar se me çfar vlere të monedhave do të kunorëzohet akti. Zakonisht ajo bëhet me flori dhe quhet “mehri muexhel ” ngase egziston edhe lloji tjetër i cili quhet mehri muaxhel . Mënyra e tillë e cila obligon që për aktin e kunorëzimit të caktohet një sasi vlere ne flori ka logjikën dhe bazën juridike të vërtetuar edhe nga aspekti shkencor. Sasia e caktuar në flori ka për qëllim të mirë mbajfamiljen, dmth. Nënën dhe fëmijët e saj, të paktën 4 muaj dhe 10 dite pas ckunorëzimit, ose vdekja si dukuri natyrore. Normat ligjore fetare gruas pas vdekjes së burrit i ndalohet martesa për 4 muaj dhe 10 ditë. Ashtu që kjo sasi e shprehur ne flori është baza materiale e cila asaj ia garanton mbulesën e harxhimeve elementare për egzistencë.
Në aktin e kunorëzimit mund të marrin pjesë direkte djali dhe vajza por zakonisht ate e bëjnë të autorizuarit dhe që të dy kanë të drejtën e fjalës deri më 3 herë dhe në sasinë e propozuar për herë të tretë nga i autorizuari i vajzës duhet të dakordohet i autorizuari i djalit.
Këto të pranishëm këtë ditë quhen edhe petkaxhinj, për arsye se atë ditë me vete marrin edhe pajën e nuses të cilën do ta prezentojnë gjatë ditëve të dasmës në shtëpinë e dhëndrit për gratë të cilat vijnë enkas të shohin pajën e nuses, të njohtohen me zotësinë, modelet dhe gjithë çka përkatitur nusja nga paja e saj.
Nga kjo ditë fillon edhe dasma. Në kohërat më të vjetra kjo ditë ishte e diel, dita kur fillonte dasma.

Dasma​

Ditë e diel, ditë kur vinin gratë e familjes për të shkoklitur drithin i cili duhej të bëhej gati për në mulli, pastaj bijat e shtëpisë dalin në njërin skaj të çardakut të shtëpisë dhe fillojnë këngët e dasmës, ku me prijashtim të këngëve të nuses dhe dhëndërit, nuk mungonjnë edhe këngët e personave të afërm të familjes të cilët janë caktuar për: bajraktar, parabajraku, lajmëtar (muskulçi), telak (personi që e shoqëron dhëndrin) e tj. Këtë natë në shtëpinë e djalit gatuhet kulaçi dhe caktohet kolaçtorja enkas për këtë rast. Ajo për nga gjaku duhet të jetë bijë e shtëpisë dhe gjatë momentit të emnimit të saj për kolaçtore, momentin që do të gatuaj brumin dhe deri në natën e shtunë kur thehet kulaçi ajo ska të drejtë të flet, kurse momenti kur e zen kolaçin asaj i vëndohen tre kapele mbi kokë simbolikë e së cilës është që nusja të vjen me bereqet dhe Zoti t’i fal shumë djem dhe mbrenda në brumin e kulaçit e shtin një pare argjendi.. Karakterestike janë këngët të cilat këndohen enkas për maxhatoret dhe si shembull japim këtë ilustrim:

Nona e Sherifit nauk hi n’hore - ( Nëna e Sherifit nuk hyn valle )
E ka rendajt dajxha kolaçtore - ( E ka caktuar daja kolaçtore )
Ene kolaçtoret shëndet paçin - ( Edhe kolaçtoret shëndet paçin )
Do ta zon saunde kolaçin. - ( Do ta zënë sonte kulacin )


Pas kësaj në ditën e nesërme kemi natën e pulave ose të dimijave siç përdoret në rrethin e Shkupit. Në këtë natë, të rijtë dhe të rejat, me një fjalë beqaria të shoqëruar edhe nga ndonjë më i vjetër pasi që bie muzgu dalin nëpër fshatrat afër, nënkuptohet që shkojnë tek farefisi i tyre dhe kërkojnë pulën, mund të ndodhë të grumbullojnë mbi 20 e më tepër pula me të cilat gostiten ata dhe plakat pjesëmarrëse në natën e dimijave të cilat enkas për këtë natë, në dasëm sjellin nuset e djemëve të tyre që të gjitha të veshura me dimija të bardha, me jelek të punuar nga fije ari, këmisha mëndafshi të vijtura në vek si dhe stolitë e arit të dekoruara në qafë dhe në duar. Skutaqe të vijtura në vek edhe ate të quajtura skutaqe me shishe siç i përdor treva e dervenit. Nëse ndodh që në mesin e nuseve të ketë nga nuset e reja të cilëve një vit pas martesës u ka lindë fëmijë dhë që nuk mund të vallzojnë si shoqet e tjera, atëher për t’ia kënduar djalin dhe për ta tallë nusen zakonisht këndohet kënga:

Skutaçja e vijme me shishe
Nona e Gencit o bo xhishe
Nause jona, lule jorgovoni
T’na bojsh temena pi për trolli
Thot lulja temenan sedije
Se jom rajt ndër xhipka e ndër shkije


(Pasi që nusja do ta bëj temenanë, atëher vazhdojnë vargjet)

Beg mashallah nause, beg mashallah
Na e mbarove qejfin, e beli ejvallah
Ori nausja jonë, lulja e ftojit,
T’kina zgjedh lastare se ije e sojit.

- por ka mundësi që të vazhdojnë me parodi të ndryshme duke përdorur satirën, simbolika nga të ndryshmet dhe kritikat qofshin ato pozitive apo negative.
Gjatë kohës që nuset bëjnë defilimin e tyre të kapura në valle, nga ana tjetër nënës së djalit ia marin shaminë e kokës dhe ia djegin duke kënduar vargjet: skutaçja me shishe, skutaçja me shishe, nëna e Arbenit u bo gjyshe. Simbolikë se më nuk je vetëm nënë por edhe gjyshe, dhe tani ndroe shaminë e kokës, pra ndryshoe sjelljen, tabiatin, mbaj gojën se zgjërohet miqasia dhe do pranosh njeri tjetër në shtëpi sidhe metaforën tjetër : e pa sjellëshme, e pavujshme, përtace dhe jo punëtore, e ulur si gjyshe duke qene e painteresuar për të pranishmit.

Vajzat që atë natë kërkojnë pulat, me vete bartin edhe kengët enkas për këtë rastë siç është kënga:

Taj oj nausja e dajxhës ku ije
Të gërkon dahirja hedije
Ene taj dajxhën sma korite
... napalona e darite


(Nusja e dajës do t’iu jep të holla, por kënga vazhdon)

Ne nuk jemi lypse pazari
Ne nuk duam pare dinari
drejt për te ti morrëm udhën
edhe ti për ne, mbyte pulen


(atëher ajo detyrohet të nxjer një pulë dhe vajzat falenderohen)
Edhe ti dajën se korite
po me kënaqësi na darite
të mirat e juaja i ngjefshim
n’donom( n'fejesë) të Krenarit ua kthefshim ...


Përderisa në familjen e djalit luet e këndohet, në familjen e vajzës lotohet. Ata e kanë natën e kënës osa kënagjexhi që rrjedh nga fjala turke këna – këna (pluhur për të ngjyrosur flokët dhe gishtat) dhe gexhe – natë. Kënën e sjell familja e djalit dhe nga momenti i ngjyrosjes ose vëndosjes së kënës, vajza llogaritet nuse dhe mbi kokë i vëndohet një shami ngjyrë e kuqe e errët.
Edhe pse me lot në sy, poashtu edhe në familjen e vajzës këndohet, atje kënga ka tjetër përmbajtje:

Kaën Besarta, kaën lot’t si gruni
Xhit i bone nonës çi t’përzuni
Ene une nonës xho si kom bo
punën çi mka thonë, une e kom bo.
Bënma hallall nonë, do dal e do shkoj
Po dal e po shkoj e po hiçna
Allahi e dinë kur do piqna (takohemi)
Ty mori besartë, ori malle oj ;
do ta çojmë Agronin tët mare oj;
do vaje do hunxhet rreth çilimi oj,
a thaue do t’lshoje katili oj.


nata e dasmës

Kjo natë është mbrëmja e ditës së martë, llogaritet si nata e dasmës dhe gjatë ditës vijnë dasmorët grupe grupe ose siç e thotë vendi oda oda, për arsye se të gjithë dasmorët vendosen nëpër oda të zgjedhura dhe të caktuara enkas për ta. Darka e kësaj nate është e begat’shme dhe në sofër gostiten me 3-4 lloje të ëmbëlsirave dhe ate : sheqerpare, aligjyn, bakllavë dhe sytlijash.
Në odat me traditë dasme këtë natë nuk mungojnë kavallat ose këngëtarët me sharki dhe qifteli të cilët enkas për të pranishmit bëjnë aheng me të cilën edhe dasma bëhet madhështore dhe mer pamjen e saj, zakonisht në odat ku janë më të moshuait atje më tepër hasim këngë kreshnike, patriotike dhe ndonjë satirike. Nuk mungon muhabeti i burrave të odës të cilët gjatë tërë kohës këmbejnë-shkëmbejnë kutijat e duhanit e në veçanti kur vijnë parsimi, pra të parët e fshatit sëbashku me dasmorin për të vizituar odat e miqve . Në këtë moment përparësi të fjalës ka njeriu intelektual që është në dhomë i cili edhe njëher në emër të odës dasmorit i uron dasmën e të birit dhe për atë kohë sa janë në odë ai e ushen odën me ndonjë bisedë konstruktive, frytëdhënëse dhe aktuale për kohën, vendin ose nivelin e te pranishmëve. Pas tij kërkohej ndonjë sojtar (humorist) person i cili pergdhel dhe kultivon lojrat tradicionale të odave të cilat lojra me bukurin e pamjes që kanë, odën e shëndrojnë në teatër të plotë.
dita e dasmës
Dita e mërkur është dita kur krushqit shkojnë të marrin nusen.
Këtë ditë që nga agu i mëngjesit dasmorët zgjohen me zërin e lodrave të cilëtnë sheshin e caktuar tubojnë valltarët dhe dasmorët të cilët me naze i luajnë vallet burrimore tradicionale siç janë: vallja e bylbylit, e prishtinës, rugovës, pehlivanave, shotës, vallen e rëndë (Osman Pasha), kurse aty nga mes dita, para dasmorëve paraqitet çaushi. Çaushi është një njeri i zgjedhur nga familja që duhet të jetë imatur, i mencur, i urtë dhe i kuptueshem. detyrë e tij është që të rreshton krushqit duke i lënë para personat e caktuar para bajraku, pastaj bajraktarët dhe krushqit sipas autoritetit. Do të mbaj rendin gjatë udhëtimit duke komanduar se kur duhet të hecet ne rreshtë për dy dhe kur duhet të jenë në rreshtë për një, ose kur duhet ndal ose ecur. Gjatë udhëtimit, çaushi me zë të lartë përuron krushqit me fjalët:
“ Mashallah para bajraki, haj hooooj, hëna e reje, hëna e vjetër, sot një javë një tjetër, heeej heeej. dmth. dasma gjithmon paçim.
Kur arihet në familjen e vajzes, atje priten e gostiten dhe në fund bëhet teslimi –dorëzimi, prindi i vajzës ia dorëzon bijën prindit të djalit duke cituar fjalët: Robi i yti, por gjaku i imi. Akt kuptimgjërë, që le të kuptojm se të dorëzoj trupin fizik dhe intelektual të anëtarit tim të familjes, por edhe më tej nderi i saj tangon nderin e familjes tonë. Pra të kenë kujdes në ruajtjen e nderit dhe fytyres se bijes së tyre e cila do të shkoj nuse në tjetër familje.
Nga ky moment llogaritet se nusja u muer dhe tek atëher ndonjë nga krushqit ka të drejtë të shkrep armën në shenjë se misioni u krye me sukses dhe se çdo gjë është në rregull.
Kur kthehen në shtëpi, pritet të del dhëndri dhe në atë moment baba e zbret nusen dhe ia dorëzon të birit. atë natë nusja shoqërohet me bijat e shtëpisë. Të nesërmen dhëndërit i bëhet darka e veçantë ose darka e dhendërisë si natë e fundit e beqarisë . Atë natë fton shokët e beqarisë të cilët e shoqërojnë deri në momentin kur ai edhe hynë në gjerdek.
Ditën e premte, nusja në mëngjes e shoqëruar me kengë nga bijat dhe vajzat e shtëpisë fshin oborin dhe u cet të lajnë sytë anëtarëve të familjes ashtu me radhë sikur që zgjohen dhe vijnë. Maxhatorja bën petullat dhe nga ky moment ai lirohet nga detyra dhe obligimi i saj si maxhatore. gjithë anëtarëve të familjes nusja ua mer dorën me temena dhe u ndan nga një peshqesh modest, kurse pasi të pijmë kafen, të pranishmit e qerasin nusen me te holla duke i lënë në tepsi.
Pas një javë dasëm, vijmë edhe ke sofra e parë e shtruar me nusen sebashku, darka kur edhe do të thehet kulaçi për të parë se kuj do ti qëllon parja, e cila simbolizon se kush do të ekonomizon me shtëpinë djali apo nusja.

U trashigoftë çifti i ri
Gjithmonë dasma paçit
 
Fejesa, martesa dhe dasma sipas zakoneve të Malësisë së Mbishkodrës​





Dasma fillonte atë ditë kur vajza-nusja niset nga shtëpia e prindërve. Dikur dasma ka zgjatë disa ditë, ndërsa sot kryhet për 1-2 ditë.“Shkuesit” ishin një ose dy persona të cilët i caktonte familja e djalit, ata shkonin në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojnë vajzën.
Shqiptarët e Malësisë kanë ruajtur shumë zakonet nga e kaluara e veçanërisht ato rreth martesës. Dikur ai fis ose shtëpi që në shekuj me radhë nuk është korit as në luftë as në kohë të paqes i ka martuar më shpejt bijat e veta. Sot kjo traditë është duke u zhdukur. Ka qëlluar që vajzës të ia caktojnë fatin edhe pa e njohur bashkëshortin, e bile, ka ngja që fëmijëve t’u caktohet fati pa lind. Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnë prej se nisin “shkuesit” për të kërkuar vajzën për djalë. Dasma fillon atë ditë kur vajza-nusja niset nga shtëpia e prindërve. Dikur dasma ka zgjatë ca ditë, ndërsa sot kryhet për 1-2 ditë.
“Shkuesit” janë një ose dy persona të cilët i cakton familja e djalit. Ata shkojnë në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojnë vajzën. “Shkuesit” duhet të janë të mençëm dhe njohës të mirë të kuvendit dhe zakonit të malësorëve. Ata zakonisht lavdërojnë djalin dhe shtëpinë e djalit. Babai i vajzës ka për detyrë t’ u japë fjalën pozitive ose negative atë ditë apo një ditë tjetër, të cilën e cakton ai. Dikur vajza nuk merrte pjesë në zgjedhjen e fatit të vetë, por pajtohej me atë burrë të cilin ia caktonin prindërit. Sot ky ligj mjaft i ashpër i mardhënieve familjare është liberalizuar mjaftë. Tani vajza të shumtën e rasteve vendos vetë për fatin e saj të ardhshëm. Pasi shkuesit marrin përgjigje pozitive, atëherë babai i vajzës bashkë më “shkuesit” dhe miqtë e rijnë caktojnë ditën e fejesës. Ndërkaq si shenjë jepet unaza, apo ndonjë stoli tjetër me vlerë, (gjerdan, arë etj.) Kur merret unaza konsiderohet se vajza është roguar (e kaparisur për djalë të caktuar). Pasorët në ditën e fejesës japin miqësinë (të holla). Pasorët me këtë rast u falin grave të shtëpisë të holla dhe vajzave që janë në atë vëllazëri. Ata sjellin një ferlik (dash të prerë për mish) dhe tri okë raki. Atë ditë caktohet zakonisht data e martesës. Mqeri është një sasi të hollash që jepet në ditën e fejesës ose më vonë. Në qoftes babai i vajzës nuk merr mqerin, do të thotë se vajzën nuk do ta martoj gjatë atij vitit. Të hollat që i merr babai i vajzës i përdorë për të prëgaditur pajën e nusërisë. Të hollat jepen sa për t’i siguruar vajzës pesë xhubleta dhe pajën tjetër të nusërisë. Nëse pajën e nusërisë e siguron shtëpia e dhëndrit, atëherë pësorët nuk japin kurrfarë të hollash për këtë qellim. Qëllon që vajza pas fejesës nuk donë të marrë për burrë të fejuarin, atëherë kjo punë del në pleqëri. Pleqet nëse pajtohen se faji është i shtëpisë së vajzës sjellin vendimin që shtëpia e vajzës të paguaj dyfishë të gjitha shpenzimet që janë bërë rreth fejesës. Në këtë rast vajza mbetët e lirë. Nëse pleqëria mbetet pezull, atëherë shtëpia e vajzës i ka borxh sipas kanus një mashkull, ose sillet vendimi që vajza të ketë 24 dëshmitar. Nëse ngjan e kundërta, dmth djali nuk e donë vajzën e fejuar atëherë edhe kjo punë qitet në pleqërinë e fiseve të cilët sjellin të njëjtin vendim sikur edhe për vajzën. Edhe në këtë drejtim marrëdhëniet tani kanë ndryshuar - vajza mund të marr edhe burrë tjetër, por shtëpia e saj duhet të paguaj dyfishtë shpenzimet që janë bërë gjatë fejesës. Dasmorët-krushqit ditën e caktuar shkojnë për nuse. Ata zakonisht shkojnë të dielën në mbrëmje. Qëndrojnë atje ndërsa të hënën kthehen me nuse. Krushqit me vete marrin një dash të rrjepur me brirë në maje të cilëve i vënë një ose dy molla. Me vete marrin raki. Dikur për nuse shkonte një dasmoreshë, mirëpo ka qëlluar që nusen t’ia rrëmbenin, prandaj më vonë u dërgua për nuse një dasmor e një dasmoreshë ose një dasmoreshë e shumë dasmorë. Krushqit-dasmoret në shtëpinë e nuses, hane, pinë, luajnë e këndojnë. Krushqit çojnë unazën e kurorës nga shtëpia e dhëndrit.
Nisja e vajzës-nuses behët me një ceremonial karakteristik; ajo kapet për vargoj e vatrës për derë të shtëpisë, qanë me mallëngjim për shtëpinë, familjen e vëllazërinë që po i lënë. Para se të dalë nga shtëpia e sjellin tri herë rreth zjarrit dhe pastaj vëllai më i madh ia mbath opingën apo këpucën e djathtë.
Kryetari i krushqve në të dalunën e nuses nga dera e shtëpisë ia vënë unazën në gishtin e dorës së djathtë. Ai atëherë në shenj gëzimi shtien me pushkë. Nusja posa del nga shtëpia qanë. Në oborr të shtëpisë të gjithë përqafohen me të. Njeri nga më të afërmit e saj e sjell tri herë në atë krah ka lind dielli e pastaj ia dorëzon dasmorit i cili e kap për dore. Nusja duke u larguar u len lamtumirën më të afërme duke valëvitur shamin e bardhë me të cilën ka mbuluar fytyrën me duvak. Shoqet e saja e përcjellin me këngë të ndryshme, por nga një herë edhe qajnë prej mallëngjimit. Krushqit me nuse duhet të arrijnë në shtëpinë e dhëndrit para se të muget nata. Mirëseardhjen e krushqve me nuse e pret e tërë fshati me këngë.
 
PAGËZIMI DHE MARTESAT SHQIPTARE​





Nga Beqir ELSHANI




Pagëzimi i fëmijëve shqiptarë​



Kaloi koha kur Bibla dhe Kur´ani lexoheshin në gjuhët origjinale. Tani këta libra të shenjtë botohen të përkthyera edhe në gjuhën shqipe. Sot lipset që populli shqiptar t´i pagëzojë fëmijët me emra vetjakë shqiptarë. Gjuha shqipe, jo vetëm që është një ndër gjuhët më të vjetra në Ballkan dhe në Evropë, por ka edhe fushë të gjerë antroponimike. Shqiptarët le të shkojnë edhe në xhami, edhe në kishë, por të obligohen që fëmijët e tyre të pagëzohen me emra vetjak të gjuhës dhe kulturës shqiptare, sepse mbi të gjitha siç shkruan Vaso Pashë Shkodrani: "Feja e shqiptarit është shqiptaria".

Institucionet fetare duhet të bashkëpunojnë me Institutin Albanologjik në Prishtinë rreth pagëzimit të fëmijëve me emra të antroponimisë shqiptare. Si ndihmës literature është edhe libri me emra shqiptarë i botuar nga autorët Qamil Batalli dhe Hasan Hasani: "Si t´i pagëzojmë fëmijët". Ky libër i çmuar duhet të shpërndahet edhe në diasporën shqiptare, dhe sa më shumë të përhapet në familjet shqiptare. Librin "Si t´i pagëzojmë fëmijët", është kënaqsi të ketë çdo familje shqiptare, i cili njëherit kryen funksionin e leksikonit nga fusha e antroponimisë së trashëgimisë ilire-shqiptare. Psh. Vetëm nga emri i mbretit ilir Genci mund të përfitohen emra të ndryshëm, siç janë: Genti, dhe Gentiani të gjinisë mashkullore, kurse Genta e Gentiana të gjinisë femërore. Pastaj nga emri i vjetër i qytetit ilir Theranda, mund të përfitohen emra të ndryshëm po aq edhe të bukur: Erandi dhe Eranda. Jo vetëm kaq, por emrat e gjuhës shqipe janë elastik, që vetëm nga emri i përgjithshëm drita të gjinisë femërore mund të krijohen emra të ndryshëm të përveçëm, siç janë: Drita, Dritare të gjinisë femërore dhe Dritani, Dritoni, Dritëro të gjinisë mashkullore.

Dëshirohet që fëmijët e prindërve shqiptarë të kenë emra të trashëgimisë kulturore shqiptare, pa marr parasysh bindjet e tyre fetare; në mënyrë që emri Drita dhe Dritani të jetë i barabartë për të gjithë fëmijët e ardhshëm shqiptarë pa dallim feje. Eshtë fjala vetëm për pagëzim me emra të fjalorit të gjuhës shqipe, pa i cenuar normat fetare. Pagëzimi i fëmijëve shqiptarë me emra të trashëgimisë autoktone iliro-shqiptare është detyrë e shenjtë ndaj gjuhës dhe ndaj atdheut. Kundërshtimi fanatik i pagëzimit me emra shqipe, njëherit dth. kundërshtim me Biblën dhe Kur´anin shqip.

Ne kemi patur raste kur disa fëmijë shqiptarë ankoheshin tek prindërit e tyre: përse nuk quhen Teuta, Agim apo Dardan, por Osman dhe Zarife, ose Pjetër dhe Katarina. Me anën e këtyre emrave jashtë leksikut të gjuhës shqipe tek fëmijët shqiptarë krijohet një kompleks me pasoja psikologjike. Mjafton të shikojmë mbiemrat fisnor shqiptarë, siç janë: Krasniqi, Berisha, Kuqi, Thaçi, Kastrati, Kodra, Gashi etj. janë shumë të vjetër dhe me burime autoktone shqiptare - pa dallim feje. Në bazë të mibemrave vetiakë shqiptarë të njerëzve ne mund të konstatojmë më lehtë përkatësinë kombëtare, sidomos në diasporën shqiptare. Gjatë mësimit të gjuhës suedeze mësuesja praktikonte që në tabelë të shkruante emra të ndryshëm të nxënësve sipas përkatësisë së tyre kombëtare, ku në klasë ishim dy shqiptarë me përkatësi të ndryshme fetare, atëherë ne detyroheshim që të tregonim emra vetijak shqiptarë, dhe jo fetare siç janë: Vjosa, Lindita, Gëzimi, Artani etj. Për çdo kritikë është edhe pagëzimi me emrat e personaliteteve të ndryshme botërore, siç janë: Elvis, Indira, Elizabeta, Robert, etj. Që janë krejtësisht të huaja dhe kumbojnë si emra karrieristë të kozmopolitizmit.

Sa i përketë emrave historikë të kulturës, letërsisisë dhe historisë kombëtare, siç janë të: Naim Frashërit, Mihail Gramenos, Bajram Currit, Adem Jasharit, Fehmi Lladrovcit etj. janë emra personalitetesh të shquara kombëtare që populli shqiptar i nderon, me emërtimin e rrugëve të qyteteve, objekteve shkollore, klubeve si dhe shumë institucioneve të ndryshme kulturore. Duhet të kemi parasysh dashurinë e tyre të madhe ndaj Nënës Shqipëri, prandaj dëshirohet që fëmijët të pagëzohen vetëm me emra të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Konkretisht porosia ime e fundit që do t´ju lerë fëmijëve të mi është që emri im Beqir të nderohet si personalitet familjar, por jo ta trashëgohet, sepse nuk i përket fjalorit të gjuhës shqipe; kurse emrat e fëmijëve të mi, për të cilët kam bërë një luftë kundër ndikimit fetar: Arben, Dritan, Dardan, Adriatik dhe Genta janë emra shqiptarë, ndaj mund të trashëgohen brez pas brezi. Kujtoni fjalët e poetit të madh, Naim Frashërit:


Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa e gjerë, sa e lehtë sa e lirë, sa e bukur, sa e vlerë.

Vetëm me këto vargje atdhedashurie obligojnë që çdo shqiptari t´i dali zot çështjes sonë të madhe kombëtare. Pagëzimi i fëmijëve të porsalindur me emra bashkëkohorë shqiptar, njëherit dth. emancipim kombëtar të cilën kuzhina serbe me çdo mjet e ka penguar.


Plisi i bardhë dhe tungjatjeta


Shovenizmi serb shkoi aq larg saqë këndoi hymne raciste kundër pasthirmës tradicionale tungjatjeta - që është përshëndetje karakteristike shqiptare, po aq e vjetër, siç është vetë plisi i bardhë dhe kostumi ynë kombëtar. Policia jugosllave në bashkëveprim me burokracinë shqiptare, e cila në Kosovë njihet si viti i inkuizicionit serb, bëri edhe një lojë të ndytë duke denuar dhe larguar shumë të rinjë shqiptarë nga shkolla dhe puna vetëm pse e bartnin plisin e tyre të bardhë tradicional. Në anën tjetër, gjersa në Beograd fotografitë e Titos shkarraviteshin dhe përfundonin nëpër nevojtoret e qytetit; në Kosovë bëhej tmerr dhe panik po qe se në librin shkollor të nxënësit nuk figuronte fotografia e Titos. Ky ishte një lloj karremi inkuizicionist për torturimin psiqik të popullit shumë të vuajtur shqiptar me përmasa tragjike, ku si pasojë e torturimit psiqik ra viktimë nxënësja e shkollës fillore në Gjilan. Kjo është një dukuri e rrallë në botë që për shkak të mungesës së fotografisë së "qenit", siç e quante populli shqiptar në atë kohë, ia larguan babain nga puna, ku pas kësaj e bija bën vetvrasje.

Kjo tregon edhe mosangazhimin e personelit pedagogjik, që sipas normave pedagogjike ta pengonte komitetin komunal (inkuizicionin e kuq) që të ndërhynte në procesin mësimor të shkollës. Pra vet shkollat duke treguar tolerancë ndaj komitetit satrap komunal ishin fajtor për shkeljen e etikës dhe normave pedagogjike, edhe pse ishte gjysmëvjetori dytë i vitit shkollor, gjë që është normale që librat gjatë përdorimit dëmtohen. Ky ishte një nga mjetet e torturimit fashist në mënyrë që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës të jetonin nën ankthin e frigës dhe tmerrit sipas diktatit të LKJ-së. Ngjashëm veprohej edhe me anën e lojës shoviniste të Serbisë, e cila burgoste rininë shqiptare me plisa të bardhë. Kështu që rinia shqiptare mund të dilte me çfarëdo kapele në rrugë, pos plisit të bardhë, meqë kjo nuk i pëlqente Serbisë, por edhe burokracisë së Kosovës në pushtet. Ashtu siç nuk munden serbët të shikojnë diellin me sy, po ashtu edhe nuk mund ta shikojnë plisin e bardhë tradicional shqiptar.

Sa i përketë plisit të bardhë tradicional sot, shqiptarët e Kosovës në krahasim me shqiptarët e shtetit amë janë më të qëndrueshëm. Duket sikur disa shqiptarë po "evropianizohen" duke flakur plisin e bardhë dhe kjo është gjë e gabuar. Po kështu disa të rinjë shqiptarë për interesa të ngushta komerciale e ndërrojnë emrin e tyre me anën e së cilës i shkelin normat e etikës kombëtare dhe fetare, dhe kjo ndodh më së shpeshti në Greqi, atje ku rrënjët e fundamentalizmit ortodoks janë më tendencioze. Poashtu në Kosovë dhe në Shqiperi me ndikim të fesë islame disa vajza shqiptare rivishen me ferexhe. Ku po na shpie ky fanatizëm i zymtë? Ne kemi veshjen tonë tradicionale shqiptare. Xhelozia ndaj ferexhes domethënë mohimi i veshjes popullore shqiptare, mohim i traditës kombëtare shqiptare që është trashëgim qysh nga të parët tanë. Kjo dukuri e fanatizmit bie në sy edhe në diasporën shqiptare, ku gravitojnë shumë të reja shqiptare të veshura, apo të mbuluara me ferexhe të zymta fetare.


Këtu mund të ndihmojnë edhe organet fetare shqiptare duke ua transmetuar të rinjëve shqiptarë se ne kemi veshjen tonë tradicionale shqiptare sa të pasur, po aq edhe të mrekullueshme të cilën tërë bota na e ka lakmi. Më në fund, ne jemi qytetarë evropianë dhe duhet të vishemi në stilin evropian. Kam patur raste kur unë një nënes me foshnje ia lirova vendin në autobus duke pandehur se është qytetare arabe, përkundrazi ajo më falenderoi shqip. Ajo grua ishte e re, shqiptare, banon në Malme të Suedisë dhe të vishet me rroba të fanatizmit fetar, të bënë që nga habia të flasësh me vetveten. Dikur asaj i kisha dhënë mësim në shkollën fillore, prandaj më kishte njohur. Kjo dukuri dallohet edhe tek disa të reja suedeze, apo polake të cilat i nënshtrohen ndikimit të bashkëshortit me fe myslimane dhe rivishen me ferexhe. Nuk ka gjë më e tmerrshme se femra suedeze të mbulohet me shami për hir të bashkëshortit të fesë islame, gjersa në Kosovë femra shqiptare kaherë e ka flakur ferexhen.


Tungjatjeta, apo merhaba, është çështja sot! Nuk është fjala për përshëndetjen reciproke "merhaba" në mes të shqiptarëve, boshnjakëve dhe arabëve, por shqiptarët në mes veti. Nëse shqiptarët në vendlindje dhe në diasporë vazhdojnë ende të përshëndeten me pasthirrmën orientale "merhaba", atëherë përshëndetja jonë tradicionale shqiptare "tungjatjeta" do të shuhet. Kjo dukuri duhet evituar dhe shqiptarët të përshëndeten shqip - tungjatjeta, pa marrë parasysh pikëpamjet e tyre fetare si dhe vendin ku jetojnë. Përshëndetja jonë tradicionale shqiptare tungjatjeta është jo vetëm autoktone dhe e vjetër, por edhe aq e bukur dhe poetike që dth. "t´u zgjattë jeta". Shumë suedezë janë kurreshtarë për të mësuar se si përshëndetet shqip, por edhe kuptimin e fjalës tungjatjeta.


Toleranca dhe martesat shqiptare


Martesat shqiptare me fe të ndryshme nuk duhet të pengohen. Mbi të gjitha duhet të respektohet dashuria e tyre reciproke. Familjet shqiptare duhet të kultivojnë traditën e miqësisë shqiptare, qoftë myslimane, katolike, apo ortodokse. Nëse neve nuk na pengon martesa e disa të rinjëve shqiptarë me suedeze dhe gjermane, por edhe martesa në Kanadanë e largët, sidomos të veja etj, atëherë pse të mos pranojmë martesën mbrenda shqiptare me fe të ndryshme - martesë që ka mbështetje autoktone dhe flitet vetëm shqip; kur dihet se në historikun tonë shqiptarët janë tolerantë ndaj fesë. Ka raste kur fundamentalizmi i disa prindërve vie në atë shkallë që ta mohojë - anatemojë bijën po qe se martohet me djaloshin shqiptar të fesë katolike - myslimane. Përkundrazi që për ato familje me qëndrime ekstreme ku pärësore është feja, pastaj kombi. "Historikisht - shkruan shkrimtari ynë Petro Marko - identitetin e vet shqiptari nuk e ka mbështetur edhe aq te feja se sa te gjuha, historia, origjina dhe humusi kulturor i përbashkët. Ndaj edhe mes bashkësive fetare s´ka pasur probleme madhore. Prandaj edhe Shqiperia nuk mund të quhet vend musliman, as ortodoks, as katolik. Eshtë Shqiperi"

Gjatë aksionit të Pajtimit Kombëtar në Kosovë që i printe plaku dhe intelektuali kombëtar prof. Anton Çetta, populli shqiptar fare nuk ka dyshuar në bindjen fetare të Anton Çettës, por ka treguar respekt. ashtu siç ka treguar respekt edhe ndaj Plakut të Maleve - Bajram Currit. Ç´prej kohës së Bajram Currit dhe gjer më sot askush nuk ka pasur respekt dhe nderim më të madh nga populli shqiptar sikur prof. Anton Çetta.
 
kenge dasmash shkodrane


Karafilat qe ka Shkodra
medet sa te bukur jane (2x)
Gonxhe t'medhaja, gonxhe t'vogla
me ere mbushin dynjane
Aman, aman (2x)

Trendafila yt me hije
medet o per me çil (2x)
Qe t'i dalin fije-fije
medet sa ere te mire
Aman, aman (2x)

Karafili kaq i bukur
medet o porsa here (2x)
Me ia prek gjethin e bukur
medet oj i bin menjehere
Aman, aman (2x)
.................................................. ................................

Çil at zemër, plot kujtime - Bajram Spahia

Dilu pra mos rri e mbyllun
Gjithshka ne zemer ti mban ndrydhun
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule

Dhe mbas tejet jam i lidhun
Jete te re une gjej ne ty-je
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule

Çile at’ zemer plot kujtime
Çile pra moj lulja ime
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule

Çilu pra me embelsie
Se me ty jam lidh ne dashnie
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule

--------------------------------------------------------------------------------
Meta gjith diten hijeve
sa m'than hijet rri...
E t'ju leshova krojeve
krojeve ku pije ti...
E mira i ra k'to hijeve
qe s'mujten me me fresku...
Po ashtu uji i krojeve
qe etjen s'ma ka shu...

Po t'jemi bashk ne te dy
do t'na shikojn me zili
E do t'na flasin syt
sa duhemi un e ti...

Kur perendan dielli majave
e muzgut rrug i lshon...
E ngroht asht rrahja e zemrave
kur vajzes nisa e i kdoj...
Besa u plaka ne k'ta kroj
te flas e kurr s'me flet...
Un zanin tan du ta nigjoj
por ti pergjigje s'jep..

Po t'jemi bashk ne te dy
do t'na shikojn me zili
E do t'na flasin syt
sa duhemi un e ti...

Po t'jemi bashk ne te dy
do t'na shikojn me zili
E do t'na flasin syt
sa duhemi un e ti...

Po t'jemi bashk ne te dy
do t'na shikojn me zili
E do t'na flasin syt
sa duhemi un e ti...
////////////////////////////////////////////////////
Tuj shetitur n'mal e n'koder,
tuj prek lulet t'gjith me dore,
vec n'nji kopsht ma t'bukurin n'Shkoder,
ty te gjeta lulebore.

Je e vogel por e plote,
ty t'kerkoj un tash sa mot,
tash sa mot un ty t'kerkoj,
vi me ty jeten ta coj,
Eja, eja lulebore,
se me ty do thur kunor.
Eja, eja lulebore,
se me ty do thur kunor.

Pash ma t'bukren stine t'pranveres
pash ma t'bukrin tranofil
mos ja hap ti ma kujt deren,
se per mu vetem ke çil.
/////////////////////////////////////////////////////////////////////////
Ma mir hiq mos tishim pa se mka lind dashnia nty
ma mir hiq mos tishim pa se mka lind dashnia nty
me te shkretin fukura si tja baj hiq se di
me te shkretin fukara si tja baj hiq se di
ah pranvera pranvera zoti moj te bekoft
ah pranvera pranvera zoti moj te bekoft
ah pranvera pranvera emri yt mos u harroft
ah pranvera pranvera emri yt mos u harroft


do ta lus une perendin mos ta prish bukurin2 here
gershetin moj me tallaz sa shum arshik ke pas2 here
ah pranvera pranvera zoti moj te bekoft
ah pranvera pranvera zoti moj te bekoft
ah pranvera pranvera emri yt mos u harroft
ah pranvera pranvera emri yt mos u harroft

po na vet me gjith arshik,mos luaj me dashnortvertet
po na vet me gjith arshik,mos luaj me dashnor tvertet
ah pranvera pranvera zoti moj te bekoft
ah pranvera pranvera zoti moj te bekoft
ah pranvera pranvera emri yt mos u harroft
ah pranvera pranvera emri yt mos u harroft

se banojkan ne kafaz me zemer te kam dasht
se banojkan ne kafaz me zemer te kam dasht
ah pranvera pranvera zoti moj te bekoft
ah pranvera pranvera zoti moj te bekoft
ah pranvera pranvera emri yt mos u harroft
ah pranvera pranvera emri yt mos u harroft

--------------------------------------------------------------------------------
Mos u largo, mos u largo
se s`te kam harruar
edhe pse je ti larg mejet
prapë me ke munduar
(dy herë)

Nate e gjatë mu s`më merr gjumi
endrrat me mundojne
t`kishe pase rreth moj i lumi
dhimbjen bashke ta ndajme

Rri i lodhur ne mendime
dëshiroj me t`pa
gjithmonë je pranë zemrës time
qysh do mund me u nda

Mos u largo, mos u largo
po të lutem shumë
dikur ti mu lutshe mua
tash te lutem unë
(dy herë)

Nuk ke zemër, nuk ke zemër
te ndahesh nga unë
pse kaq shumë e mundon veten
pse nuk fle ne gjume
(dy herë)

Dashunia ashtu është
rrallë kush e kupton
t`len pa shpirt e t`len pa jetë
zemren ta helmon

Sa e amel aq e hidhet
dashunia e shkrete
ndaj pa ty s`dua t`jetoj
çfarë qenka kjo jetë
///////////////////////////////////////////
Mos u largo, mos u largo
po të lutem shumë
dikur ti mu lutshe mua
tash te lutem unë

fryn nji fllad ne ket' pranver'
ne kete stine qe njeh gezime
por ti lulja plot me er'
Ti je larg ne Shkodren time

thojne n'Florida nuk ka dimen
as ka bor' as ka acar
por pa ty moj lulja ime
dimen asht ' qe kur kam ardh'

shkova reth e rrotull botes
pot si Ty lule nuk gjeta
ah, pa Ty moj lulja e Shkodres
jo,pa ty s'kalohet jeta

refreni

thojne n'Florida nuk ka dimen
as ka bor' as ka acar
por pa ty moj lulja ime
dimen asht ' qe kur kam ardh'

////////////////////////////////////////////////////////////////
Asaman moj gjylja e rremit!(Adnan Bala)
O pranvere sa jam tu t'prit me padurim
sepse zemrat vetem ti na i mbush me gzim!
O pranveresa jam tu t'prit me padurim
sepse zemrat vetem ti na i mbush me gzim!

Per cudi aman_aman gzimi vjen mejhere
kur persri aman aman del ti moj pranvere!
(2 here)
Vec kjo zemer vaji i cil e s'di ka rrjedh
s'di se kush cetesine e shpirtit ja ka vjell?
(2here)
Pse vajton aman_aman,ti o moj e mjere?
Cka te pengon aman_aman per me u gzu ne pranvere?
(2 here)
O un e mjera ktu e dryme ne kafaz
prej idhnimit do t'vijn dita te pelcas!
(2here)

Te pelcas aman_aman o se kam merzi
ne kafaz aman_aman ma nuk mund te rri!
(2here)
 
C'NA UJDISI KJO KRUSHQI
- Leskaj, Maleshove (Permet) 1961

c'na ujdisi kjo krushqi
djali e nusja si flori
djali e nusja si zoq deti
kush i shau, ne vent mbeti
kush i mori, i qerdesi
"kunat-o, te pi dolline
na prure te miku i mire
na shtroi oden e mire
rreth oden me trendafile
rreth oden me borzilok

"c'ka nusja qe qan me lot?
hajde, moj nuse me ne
nene kemi dhe atje
ledhet e kodhelet-o
nusja jone
harro perkedhelet-o
qe ne deren e tyt et
se kjo rruge ka zamet
baba beu do hyzmet
kemi babane huqlli
e mba shkopin ne avlli
kemi nene xanxare
e mba shufren ne kamare"


LUMJA TI KUMBULL E KUQE
- Leskaj, Maleshove (Permet) 1961

- lumja ti, kumbull e kuqe
lumja ti(*)
lumja ti tek vete nuse
lumja ti, moj trendeline
lumja ti tek vete tine
plot me njers' e gjen shtepine
vjerrene si gjeraqine
sa te munc ti besh timine
te te mbaje si florine

(*) lumja ti -- refren pas cdo vargu

NA ERDHE KRUSHQIT NE LEME
- Leskaj, Maleshove (Permet) 1961

na erdhe krushqit ne leme
na kerkojne vajzen tene
them t'ua japim, them t'ua leme
na lipset per veten tene
- del, moj, del, apo s'te lene?
sos je yll a mos je hene
sos je molle per te ngrene?
- molle jam, po dot s'me hane
me ruajne per pashane
- del, moj, del, te plaste koka
po rrine krushqit te porta!


MA BEN-O SHOQET MA BENE
- Shen Vasil, Sarande 1961, recitoi Eftihia Plaka

- ma ben-o shoqet ma bene
qe rraha burrine preme
i keputa nje masha
e vertita nene shkalle.
plaka briti: - o mehalle
musia qe kamte marre
me isht' bere si e marre
dhe me vrau te zine djale

KENGE DOLLIE
- Brasnik i Verces, Gramsh 1953

- Kush e ben kete dolli.
- Nafizi me miqesi.
- Po i vafshim ne shtepi
me dasem e me gosti,
kur t'martoj' djalen e ti.
Lipsen gotat me raki,
une shtjer e tine pi!

Eshte kenge qe zgjatet me vargje te tjera rreth pijes e dollise. Emri i zoterise ndryshon sipas njeriut, por s'desha t'i vija X.
 
Nga rajoni i Pollogut:


E mori Lulije
qërpiku me rrema,
sahere qe t'kendojna
po na k'naqet zemra,

Refreni:

O zambak, zambaku i bardh
A e din ku ke me ardh,
A e din ku ke me ardh,
"x" agen o ke me e marr

E mori Lulije,
nana t'ka urue,
paske pas nafakë Lulije,
me na me jetue,
paske pas nafake Lulije,
me na me jetue

Refreni:

O zambak, zambaku i bardh
A e din ku ke me ardh,
A e din ku ke me ardh,
"x" agen o ke me e marr



"Thojshin e bojshin"

Thojshin e bojshin,
Lulija nuk ban,
sa erdhi te na Lulija,
celi jorgovan,
sa erdhi te na Lulija,
celi jorgovan

Ref:
E mori Lulije,
nana t'ka urue,
paske pas fat Lulije,
me na me jetue,

Thojshin e bojshin,
Lulija nuk din,
sa erdhi te na Lulija,
celi kajranfil,
sa erdhi te na Lulija
celi kajranfil

Ref:
E mori Lulije,
nana t'ka urue,
paske pas fat Lulije,
me na me jetue,


Sa e bukur doli nusja!

Paska ballin perishan,
paska vetullen gajtan,
paska syrin si filxhan,
paska faqen si bakam,
paska hunden miskali,
paska gojen si kuti,
paska dhembet si inxhi,
paska shtatin si selvi.


Kenge popullore

E mir' e purteke e arte,
Si zonjate e kasabase
Moj e bukura prej nuri,
Si thelleza maje gurit.
O e cpejte si shigjeta.
Ku do te te shkoje jeta.
O e mire e fjale le,
Jeshe nuse me perde!
Moj e hequra si bari,
E kulluara si ari,
Gezimzeze qe s'gezove,
Jeten s'e trashegove!


Moj unaza me tre gure
Moj unaza me tre gure
s'e kishe menduar kurre
te mirrnje*) te tille burre.
Te mirrnje te tille djale
tri lira i ben nje fjale
tri lira, tri napolona
ne je penduar tregona
-Un'penduar s'jam e s'jam
e kam shpirt e e kam xhan
e kam nen (e) xhamadan
-Xhamadani rremba-rremba
lumthi ti se c'mban perbrenda
t'i puthja sec ma ka enda.
-----O------

Thyeju moj dysheme
Thyeju moj dysheme
thyeju e bjer perdhe
se te ben.....(dhendrri) te re
Ngrihuni, o shoke, ne valle
te gjemojne keto male
djali zog, nusja sorkadhe
te na trashegohen fare.
-----O-----

O moj flete e hudherese
O moj flete, ti moj flete
o moj flete e hudheres(e)
dil foli te bukures(e)
te me vishet ne te holla
te lulezoje si molla
te me vishet ne te bardha
te lulezoje si dardha
te me vishet ne te zeshka
te lulezoje si bjeshka.

Zagori-Gjirokaster

*)- mirrnje= trajte dialektore e foljes "merrje"


Pse je verdhur je bere ftua
o djale more
nga ato nazet e tua
vashe moj trendafile.
Pse s'martohesh te gjesh grua
o djale more.
Se nuk gjej ashtu sic dua
vashe moj lule.
Vra tim zot e merrme mua
o djale more.

------------------------------------------------------

( I kendohet nuses ne momentin kur del te dera e shtepise qe te ike me krushqit)

Dil ne dere moj sylarme
dil ne dere apo s'te lene
sos je yll a sos je hene
sos je molle per te ngrene
-Molle jam po s'hahem kurre
jam ilac per te semure
per ate qe do kem burre.
-Mire ja beme krushkes-e
qe i morem vajzen-e
ate me te miren-e
lule gjeraqinen-e.


***
Ulu mal te dalin hena
Sa t'na baje drite per brama
Sa t'na shkojn vashat per uje
"Ndalu, vashe, e me nep uje!"
"S'kam testir me te dhane uje,
Se kam gishtat nder unaza
Se me i hjek me tres'n n'uje
Se me i lag me ndryshken-o"
Se kam baben ne kujxhi
Se mi shkrinn m'i ban flori
M'i ban paret izetetete
Me ja ngjite nuses ne qafe
M'ban vathet me pese cereke
Me ja ngjite nuses ne veshe

Kur kthehet nusja nga kroi dhe i afrohen portes se shtepise kendojne:

A je aty, a s'je aty dhender
(Atehere del dhenderi dhe njerezia kendojne)
Ketu jam, gjekund s'kam vatur
Prapa porte jam tulatur

***

Ja thona nji valle
Me dert e me halle
Me dert e me halle
Thuej se mires: "Hajde"
Hajde, ku u vonove?
Te kapsha per dore
Te kapsha per krejet
Te sjellsha prej mejet!"

***

Dy dele e treqind pare
Cou, kumbare, na xen nji valle
Mos e len vallen pa xane
Ne kjosh djal-o braf ne kambe
Ne kjosh plak-o hiqu rrshane
"Cke kumbare qi t'asht marre zani?"
"Ma ka zane tymi i duhanit"

***
Shkoder


More vllau i motrës o
Top sheqeri ambël o
Top sheqeri ambël o

Vishi tirqit me gajtana
T'ët boj motra dhandër o
T'ët boj motra dhandër o

Ore vllau motrës o
Top sheqeri ambël o
Top sheqeri ambël o

Ven kapuçin përmbi sy-e
Lumja unë motra për ty-e
T'ët bëj motra dhandër o
T'ët bëj motra dhandër o



Mican - Dangelli

U shyqyr, moj Perendi
Erdhi nusja me shtepi
Sec i ra nje bukuri
Te keqen o rrush i zi
Erdhi nusja me shtepi
Te keqen o rrush i bardhe
Erdhi nusja ne mehalle
A shyqyr o more Zot
Qe m'u mbush shtepia plot
Trendafil'e borzilok
Shkofte E mira na degjofte
Djali im u trashegofte!

***

Mori lulja e frashnit te bardhe
Kur t'erdh vaku per me dale
A te tha tata: "udha e mbare,
Udhe e mbare se je tue shkue
Pergjithmone m'u da me mue?"
Mori e mire qi rri ne vesvese
Po te thone shoqet qanke e keqe
Kush te thashte e keqe ty;
Dymdhete qese njenin sy


Kolonje

Ka hije vasha me lule, moj ka hije
Ka hije babaj me nuse, moj ka hije
Ka hije oda me lule, moj ka hije
Ka hije nena me nuse, moj ka hije


Kukes

Kumbull-o me lule shume
Po thot baca "lumi une,
Per nji re si kam marre une
Kumbull-o e bardhe qanke
A ke ra noj here ne vrri
Paske ballin per zotni
Paske qafen gastareli
Paske gjyksin per nepseli
Caf t'ka balli si t'ba drite
A i ke vu rregjandet per dite?"
"Si kam vu, kam prit qet dite"


Zagori - Lunxheri

Thëllëz' e malit Filate
Del, moj, në divan se plase
Helbete se po ksehase
Syt e tu posi dy zarfe
Porsi dy zarfe t'ergjëndë
Nusja jone zok me pëndë
Lot e qesh në shtëpi tënë
Veshur me takëm të rëndë
 
ATJE POSHTE NE SHENKOLLE

Atje poshte ne Shenkolle,
birbil-o me ze te holle, (*)
hin' e del nje vajz' mes-holle,
i thote babajt: - Martome!
- Dale, vajze, se s'ke kohne,
sa te mbije bar' i njome.
- Bari mbiu edhe u tha,
martome, more baba.

Shen Vasil, Sarande, 1961

.................................................. ....

MBI FLOKET E TUA

Mbi floket e tua te hodha mazine,
qaj moj vajze qaj, qaje cuperine! (*)
Po te vijne shoqet e te darovijne,
kush te hedh sapunin, kush te hedh shamine.

Leskaj, Maleshove (Permet), 1961

_________________________________
(*) Refren pas c'do vargu.

***

Moj e mira kablush kuqe kallxom diten
kur te shkojsh nuse,
kallxom diten kur ki me shkua nje par meste.
lemi mua"djal i dades qka po thua?
sot dy jav kam me u martua " ato meste qe ti kam
marua ruj kujtim veq per mua.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
prej nje shpati ti lshova syt*
kur ti pash rruzat ne fyt, krejt nga mendja jam habit
kam marr rugen per musafir. ne der te oborrit kam nis me thirr!"
dul syzeza me ka nxan gryk, me shterngoj me bylyzyk.
dil moj nan (vjehrra) kush na ka ardh"
na ka ardh ma i miri mik. kem zanat te nxehem gryk
do ja jap nje qik per mik...
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
sy kaltroshe e qaf gastare .
per pam marr nuk ki qare.
kur ti qoj msit' me t' lyp .
mos te dhaqin dil e ik...
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
keng FOLKLORIKE te" Mira Vite" me par Tradicionale*Rugovase.



PA I THONI ASAJ VAJZE

- Pa i thoni asaj vajze,
pse i derdhte ata lot.
- I thoni babait tim
te me mbaje gjera mot.
- Kan' ardhe krushqit tek porta,
c'beri sot e c'beri mot?

KUSHKUT TONE I RA NURI

Krushkut tone i ra nuri,
na u be si balte muri,
na u be si balte muri.
He, krushk-o, mo' na mbodhis,
sepetete, c'na ornis?
Sepetet i kemi vete,
e marrim nusen perpjete.

MOLL' E KUQE PLOT DORA

- Moll' e kuqe plot dora,
u rite, te erdhi koha.
- U rita nga perendia.
- Cupat nuk i mban shtepia.
Gjithe cupa kemi qene,
nen' e baba kemi lene
dhe vajtem ne shtepi tene,
se zoti ate ka dhene.

KU E KA KRUSHKU SHTEPINE

- Ku e ka krushku shtepine?
- Te porta me llamarine,
te ballkoni me dafine,
rreth hoda me trendafile.
Rreth hoda me borzilok,
c'ka nusja qe qan me lot?
- Kam baban' e s'e le dot!
- Hajde, moj nuse, me ne,
se baba gjen dhe atje.


Te katerta nga Leskaj, Maleshove (Permet), 1961

-----------------------------------------------------------

KUR TE HODHA VELLON

- Kur te hodha vellon, se c'te ra nje pike,
te thote babaj: "Ngreu, bij' e ik.
- Dale, baba, dale, dale dhe nje cike,
te takoj vellezerit, t'u le porosite."

- Kur te hodha vellon, se c'te ra nje pike,
te thote babaj: "Ngreu, bij' e ik.
- Dale, baba, dale, dale dhe nje cike,
te takoje motrat, t'u le porosite."

Sarande, 1961
__________________


RRITU QEPARIS ME ****

- Rritu, qeparis me ****.
- Dale, primeni, moj shoqe,
dice di, dic do t'u thomte.
Dic do thom e dic do qahem,
u' nga babai do ndahem,
vjerite do t'i perkrahem.

LUM SI TI KU ERDHE TI

- Lum si ti, ku erdhe ti,
moj nusja jone!
Ne kete goxha shtepi.
Ne shtepine me urate
gjene vjeren gojemjalte,
sheqer i mbeshtjell' ne karte,
uthulla per ne sallate.

Piqeras i Bregdetit, Sarande, 1961

KJO NUSJA QE ERTH KETUNE

Kjo nusja qe erth ketune,
erth me shufer nene gune.:
- Kunata, c'beni ketune?
Keni ardhur qe te shtune!
bete shtepine rremuje!
- S'kemi ardhur per te ngrene,
martuam vellane tene!

Leskaj, Maleshove (Permet), 1961

***
Sonte kemi dasëm

Qaj bir qaj… tash.

Hajde për hajër i qoftë t'zotit t'shpisë.

Sonte kemi dasëm
Të gjith ta festojmë
Djalin më të bukur
Sot po e martojmë

Sonte kemi dasëm
Të gjith ta festojmë
Djalin më të bukur
Sot po e martojmë

(refren)
Hajde te pimë sonte
Nga një got raki
O ju knojmë së bashku
Për çiftin e ri

Hajde të pimë sonte
Nga një gotë raki
O ju knon ky Moli
O me shokët e tij

Plot miq ene shokë
Ç'na u mbush lokali
Dalin t'gjithë në valle
Të trashëgohet djali.

Plot miq ene shokë
Ç'na u mbush lokali
Dalin t'gjithë në valle
Të trashëgohet djali.

***
nga Shen Vasili, Sarande... MBIU MOLLA MBI AVLLI

- Mbiu molla mbi avlli,
leron* dega mi shtepi.
Ju ngjitsh dhe vajta ne flete.
Gjakundi zonje** mos mbete,
me e mira tek te jete!
Nesete te shkojne jete,
zonjat o, shtrigat o,
kallezojen djemat o
te vrasine nuset o.
- Nuset ne s'i vrasim***,
zonjat te pellcasin.

1961
_______________________________
(*) Ketu: zhvillon e zgjat.
(**) Ketu: vjehrre.
(***) U pergjigjen djemte, burrave.


Keto dy kenget e fundit jane nga Rubik, Mirdite, viti 1969.


KU ME DHAE MORI NANE

- Ku me dhae, mori nane,
nan', mori nane?*
Apo s'pate buk' me ngrane?
Kush e bani kete shkuesi,
ai mos paste bir e bi!

_________________________________
(*) Refren pas c'do vargu. Kjo kenge, kunder martesave me shkuesi thuhet si shaka, por eshte protesta e vajzes, te cilen e martuan pa e pyetur, ku ajo nuk deshi.




NUSJA JON' E JE MUNDUE

Nusja jon', e je mundue,
per kto rrobe qi ke ndrrue?
Pse t'lyp knatja per me u cue*,
t'lyp bulira per ne krue,
t'lypin qent me u hekurue,
t'lypin drut' ne mal me shkue.

____________________________________
(*) Nuses i permenden disa nga punet qe ka per te bere ne shtepine e burrit. Rrobet e bukura i ka per sot e per festa; perdite s'ka per t'u veshur keshtu.


Beqaria sot mbaroi

Eja nuse shtat sorkadhe
Merre dhondrin dil në valle
Fati i bardhë ju përqafoi
Beqaria sot mbaroi

Kush u nda nga beqaria
Nji marak e ka provu
Po nuk harrohet shoqëria
Ku je rrit e je feju

U fejove si gjithë bota
Nuse t'bukur paske marrë
Hajde hajde të derdhë gotat
Nusja jonë margaritar

Kush u nda nji herë nga nana
Ai e di përse loton
Por nusja jonë shkëlqen si hona
Nonën kurr nuk e harron

U martove si gjith bota
O ndërru zamak i ri
Hajde hajde të derdhë gotat
Gjith' ajo ju fat i mirë


NUSE E BELE

Shihni, shihni, o shok-o,
Nuse e Bele e vogel-o*,
sikur ka rar' e ronger-o**,
venetiku q'e ndrico***,
c'e ndrico e venetiku,
shoqe, zemera c'me iku!
Ndricon si qielli me vese,
si koq' e portokalese.

Dhermi, Himare (Vlore), 1962

(*) Sipas recituesit, Petro Marko, ajo quhej Sebele dhe permendet si vajze e e bukur; kengeve ia thoshin grate ne Dhermi. Ne fakt, sipas ketyre 3 vargjeve me te cilat nis kenga e qe na i dha foklkloristi Kozma Vasili, eshte fjala per nje vajze, qe pergatitej te shkonte nuse ne fisin Bele: "Nuse e Bele do te ve,/shihni, shihni, o shok' o (refren pas c'do vargu),/ qendis, fut' e ver ketje..." (ben pajen). Kenga vazhdon si ne variantin e mesiperm. Eshte e vjeter shume.
(**) Sikur ka rene nga rete. Recituesi nuk eshte i sigurt per fjalen "ronger," qe mund te thote, "erresuar;" vajza eshte e vrenjtur nga nje brenge dashurie.
(***) Monedhe e florinjte, "venetiku" ose "venetikja;" fjala perdoret per te treguar bukurine e ndricimin e femres. "E bukur si venetike."


***
I kalova nanta male
Të dhetin dola në majë
Raç e gjeç syzezën-o
E gjeta tuj fjetun-o
As s'e çova, as s'e trazova
Po nji za të hollë ja lshova
Fjalë i çova krushkës-o
Nëpër vesh të mushkës-o
"Ta mora syzezën-o
Ta shëmtova derën-o
Kur zbardhi e bardha ditë
Duel nusja me shëtitë
Hyn' e del nëpër kojshitë
Kur e pa gjithë katundi
"Ka t'ka ra ky zog pëllumbi?"
"Ma ka falë Zot' ynë, aj i lumi"
Kur e pa gjithë mahalla
"Ka t'ka ra kjo faqebardha?"
"Ma ka falë Zoti te dardha"

Shkodër - 1955


***
"E bija Urumit,
çil deren pudrumit"
"Hik mor sherr, tha, se qanke i ri
As ke ra noiher n'çarshi?
As ke pa mundash me si?"
"Un mundashin e kam pa
Flokt tuja m'kane pergja"
"i shitum i lales-o
Si m'dave pi nanes-o?"

"E bija Urumit,
çil deren pudrumit"
"Hik mor sherr, tha, se qanke i ri
As ke ra noiher n'çarshi?
As ke pa, tha, rush me si?"
"Un çarshi, tha, qi kam ra
ene rushin e kam pa
syt e tu m'kane pergja"

"E bija Urumit,
çil deren pudrumit"
"Hik mor sherr, se qanke i ri
As ke pa simit me si?
"Un simitet i kam pa
Faqet tuja m'kane pergja"
Cucat bajshin: ha, ha, ha
Nuset thojshin: "marshalla"
Le ata e hajt me na!"
"I shitum i lales-o
Si m'dave prej nanes-o"

Reç - Dardhë
1955

***
Dy lule mbas malit-o
Ç’i thot’ njëna shoqes-o
“Ç’e mora beqarin-o
Beqarin, të mbarin-o!
Ta kam shti litarin-o
Ta kam fal pazarin-o!”

Dy lule mbas malit-o
Ç’i thot’ njëna shoqes-o
“Ç’e mora Vezirin-o
Vezirin, të mirin-o
Ta kam shti zinxhirin-o
Ta kam fal Misirin-o”

Tiranë - 1955

***
“Ç’ke vash-o qi lan e qan?”
“Laj e qaj se më martun-e
Më martune, më dhanë nji plak-e
Ç’i rash ngjat e gdhina larg-e
Vinte era, moj, si sqap-e”

“Ardhshë e të gjeta lala vetëm, obobo!”
“Jo vetëm, po me nanën, obobo!
Tue shartue, moj, thanën-o”

“Ç’ke vash-o qi lan e qesh-e?”
“Laj e qesh se më martun-e
Më martune, më dhanë nji djal-e
Ç’i rash, larg’e gdhina ngjat
Vinte era, moj, si zambak”

“Ardhshë e të gjeta lala vetëm, obobo!”
“Jo vetëm, po me babën, obobo
Tue shartue, moj, manin-o”

Elbasan – 1955

***
Fryni era e ma muar shallin o,
fryni era e ma muar shallin o,

Vet e ka pa Lulija djalin o,
Vet e ka pa lulija djalin o

Vet e ka pa me dy syte e zi,
Vet e ka pa me dy syte e zi

Pse bre djalo ti m'erdhe ne shpi?
Pse bre djalo ti m'erdhe ne shpi?

Me erdhe ne shpi e me mashtrove o,
Me erdhe ne shpi e me mashtrove o

Uneazen e arrit ma morre o
Unazen e arrit ma morre o

S'ta morra me zor moj e heshme o,
S'ta morra me zor moj e heshme o

Vet ma ke dhane me te deshme o

Nuk ta morra une moj delije o
Nuk ta morra une moj delije o

Vet ma ke dhane me dashnije o


***
Ka dal babai nuses, ka shashtis ne leme,
a do vine ta marrin bijen a kane ra pishman.
-Nuk kemi ra pishman, nuk kemi ra pishman,
-kur ta shohish ago baben me kocej ne leme...
Dil Lulije lule laj filxhanat
se vjen ago baba me alltanat

Se c'me shkonte babai nuses mi hy e mi del,
I dhemyset babes nuses kafja me sheqer,
kafja me sheqer nuk me dhemyhet
po pa bine "x" si do rrijet.

Ka dal none nuses, ka marre nje dore kashte,
e kerkon bijen e vete mbrenda e perjashte,
brenda e perjashte-e askund s'en e gjet,
aman mori bije nones sonte ku ke flet?
Une kam flet te x-aga dhoma me parket,
aman si kam flet une e mjera
me fluturoi duvaku te dera...

Jeleku Lulije lules me boje e pa boje,
boma hallall nona ime, do dal e do shkoj.
Do dal e do shkoj e do largohem- o,
Oj nane per ty do pervlohem-o.
Do dal e do shkoj e do hiqem-o,
oj nane per ty une do digjem-o.

Me qene nuse te behesh flutur e te fluturosh
edhe nje here te shpija jote sonte ti te shkosh
Sonte ti te shkosh nuse ne dere me degju
a bejne llafin tend e mire a te kane harru.
Nuk te kane harru nuse nuk te kane harru
e dine nena edhe baba se te kane martu.

Ishte ulur none nuses per me henger darke
vendi e x-lules kishte mbetur thate...



JESHE BIJE MAVROMAT
Vuno, Vlore 1976

Jeshe bije Mavromat,
vajta nuse Pognanat;
vajta zog' e shkruare,
ardhce leshleshuare.

Jane 4 vargje te nje kenge te vjeter qe i mblodhi shkrimtari Anastas Kondo ne Vuno nga plaku Kico Shato, mbi 90 vjec. Pleqte thone se kenga ka qene me e gjate. Behet fjale per nje grua qe u kthye e ve (dmth leshonin leshrat kur u vdiste burri) ne fshatin e vet, me sa duket shume shpejt pas marteses se saj. Ka dhe nje kenge tjeter rreth kesaj nuses me titullin KU PO BINE KETO DAULLE. E kam postuar tek Kenge Popullore te Elbasanit, posti #13.

Fshatrat Mavromat e Pognanat (disa e thone edhe Pagnanat) jane zhdukur me kohe. Mgjs emri i fshatit Mavromat akoma eshte ruajtur midis Vunoit dhe Himares ku eshte Perroi i Mavromatit (me duket ka dhe nje zone ne qytetin e Vlores me emrin Mavromat, por kete mund ta vertetojne Vlonjatet e forumit se une e njoh Vloren vetem ne siperfaqe). Pognanati ishte midis Vunoit dhe katundit Iljas. Kenga duhet te jete me e vjeter se sa mesi i shekullit XVIII.

***
Nga Gramshi, perseritni c'do vije si refren.

o po ku verove more veren, o
o ti moj lule moj halli im
hajde moj ku verove more veren, o
o ti moj lule moj halli im

oj lule bukur moj menekshe-e
o pse mi mban moj syte perdhe
o frike me ke moj a turp me ke
o frike nuk ka moj as turp nuk ka
por me vjen keq per nene e baba
o si te vijne moj, vetem s'i le
e per ata moj gjumi s'me ze
oj lule bukur moj menekshe-e
oh se ma prishi hijeshine qe ke
se nane e babe kemi dhe atje *
(Vijen e fundit do ta gjeni ne shume kenge te tjera folklorike per dasma. Eshte si ngushellim per nuset qe qajne apo i rrijne ftohte dhenderrit dhe krushqve.)

jemi nisur qysh-e mbreme moj lule jarina, aman moj lule jarina
rruga jone mbushur me kembe moj lule jarina, aman moj lule jarina
se ti je si yll e hene moj lule jarina, aman moj lule jarina
te cuam te djali jone moj lule jarina, aman moj lule jarina

***
Nga Fieri, e njejta gje me refrenin.

ra nje molle ne avlli, ja molla ja lule
cohu baba dhe merre ti, ja molla ja lule
une nje dhe merre ti, ja molla ja lule
cohu atje dhe merre ti, ja molla ja lule
do t'ja coj djalit ne gji, ja molla ja lule
kur te vije nusja nusja ne shpi, ja molla ja lule
ja molla, ja molla
ja molla, ja lule



MANXHARE, LESHERA TENE
Kuc, Kurvelesh, Vlore, 1985

manxhare, leshera tene (= leshra si tende, te shumte & te rende)
manxhare *
qish e shkele venin tene (= vendin tone)
kaluar apo me keme? (= kembe)
- kaluar, se s'e di vene.
- belan' e paste jot eme,
qe te dha m'oxhak te rene (= rende)
u trete qiri me keme
belan' e paste it ate
qe te dha m'oxhak te larte

(*) Manxhare = Refren pas c'do vargu.


KUSH T'JA BEJE BABAIT KAFENE

Bije shiu moj pika pika
Besome o baba se ika

Te besova moj te besova
Qe diten o moj qe te fejova

Ike ike moj more dhene
kush t'ja bej o moj babait kafene
Le t'ja beje moj kush te doje
Kush i tha o moj te me martoje

Ike ike moj more dhene
Kush t'ja beje mamase kafene
Le t' ja beje o moj nusja e djalit
Qe per mua moj ta marre malli


Neme uji se plasa

Nem´ uje se plasa,Thellenxe e Beratit..
Pe me se ta jap,Pellumb i Tomorrit..

2X
Po me doren tende,Thellenx e Beratit..
Doren e kam zene,Pellumb i Tomorrit..

2X
Po me se e ke zene,Thellenx e Beratit.
Me unazen tende,Pellumb i Tomorrit..

...............................................

Kur dalin plakat ne leme,
qaj neno,qaj moj nene..
O me citjane neper kembe,
qaj neno, qaj moj nene..
Me citjane neper kembe
qaj neno qaj moj nene..

Njera-tjetren duke thene,
qaj neno qaj moj nene
O keto nuse nuk ka bejne,
qaj neno qaj moj nene..
Keto nuse nuk na bejne,
qaj neno qaj moj nene..

T´u themi djemve ti lene,
qaj neno, qaj moj nene..
O po ti lene ku do gjejne
qaj neno qaj moj nene...
Po ti lene ku do gjejne..


***
S'paske pas nje pik meshire
si durova une k'si soj
xhanem aman
i durova une k'si soj,
s'pres prej teje asgje tjeter
veç me m'fol o nji here me goj
xhanem aman
veç me m'fol o nji here me goje.
Paske patur zemren hekur
si durove mori xhan
xhanem aman
si durove mori xhan
jam betu se nuk du tjeter
trandafilat o n'Elbasan
xhanem aman
trandafilat o n'Elbasan
O dy te dashtuna qe i kam
o ju shok te mi
une i dua shume ato si dy syt e mi
O dy te dashtuna qe i kam
o ju shok te mi
une i dua shume ato
si dy syt e mi
E para m'eshte nana
e dyta me je ti
te dyja te mira jeni
ju kam si syt e mij
E para m'eshte nana
e dyta me je ti
te dyja te mira jeni
ju kam si syt e mij
O ti e dyta mos mu zemero kaq shume
se nanen time e dua dhe ma shume
se po t'mos ishte nana
nuk do t'me kishe ti
te dyja te mira jeni
ju kam si syte e mij
te rrojme te gezuar te lumtur ne miqesi
te dyja te mira jeni
ju kam si syt e mij
per nje dite e doli goca ne pazar aman aman
per me ble o,o djal shamine o per beqar
per nje dite e doli goca ne pazar aman aman
per me ble o,o djal shamine o per beqar
E kush te tha moj se s'te du
e kush te tha moj se s'te du
dikush don ma na ngatrru
E kush te tha moj se s'te du
e kush te tha moj se s'te du
dikush don ma na ngatrru
Tuj shetit ne ara t'gjata
midis barit t'njome
Tuh shetit ne ara t'gjata
midis barit t'njom
ne te dy na zuri nata
ram e efjetem gjum
aman aman
ne te dy na zuri nata
ram e fjetem gjum
te kam thene nja here Saveta
se po vjen pranvera
Te kam thene nje here Saveta
se po vjen pranvera
do te dalim me shetit moj
si per hera tjera aman
do te dalim me shetit moj
si per hera tjera
sa here ballin ta limojshe
me rrije e qet
sa here ballin ta limojshe
me rrije e qet
premtimin prej meje dojshe
te dua per jete aman
premtimin prej meje dojshe
te dua per jete.
Celen vjollcat dhe zymbylat
n'venin e caktum
celen vjollcat dhe zymbylat
n'venin e caktum
lis me lis kendojn bilbilat
per me u dashuru aman
lis me lis kendojn bilbilat
vend me u dashurur.
Skemi letra o as cigare
ato na mungojn
s'kemi letra o as cigare
ato na mungojn
kemi xhepat o plot me pare
z'dim ku ti harxhojm aman
kemi xhepat o plot me pare
s'dime ku ti harxhojm.
Ke dera ke dera
te pret lala ty
ke dera ke dera
te pret lala ty
O atje rri perhera
veç me te pa me sy
o atje rri perhera veç me te pa me sy
Ke porta,ke porta
ke porta e kalas
ke porta ke porta
ke porta e kalas
o atje rri perhera
rri une prej sevdas
o atje rri perhera rri une prej sevdas
goc e re moj se çpo vjen
shtati i saj porsi selvi
goc e re moj se çpo vjen shtati i saj porsi selvi
ne mes faqesh ka dy pika sec mi more mend te mi
ne mes faqesh ka dy pika sec mi more mend te mi
jarinaninani,jarinaninanini hopa
ne mes faqesh ka dy pika sec mi more mend te mija
goce e re moj sec po vjen
si vjen hana permbi mal
goc e re moj se c'po vjen si vjen hana permbi mal
ne mes faqesh ka dy pika sec mi more mend te mija
jarinaninani,jarinaninaninani hopa ne mes faqesh
ka dy pika sec mi more mend te mija
jam nje djal qe shes basma
me nje vajz o kam ren n'sevda
jam nje djal qe shes basma
me nje vajz kam ren n'sevda
eja vajz te them cila te pelqen
a menafsh apo kadife
si k'to basma s'ke ku i gjen
eja vajz te them cika te pelqen
a mendafsh apo kadife
si k'to basma s'ke ku i gjen
jam nje djal o djal i ri
o me nje vajz kam ren n'dashni
jam nje djal o djal i ri
me nje vajz kam ren n'dashni
eja vajz te them
cila te pelqen
a mendafsh apo kadife
si kto basma s'ke ku i gjen
eja vajz te them
cila te pelqen
a mendafsh apo kadife
si k'to basma s'ke ku i gjen
 
Përgjigje e: Dasma shqiptare

Fatkeqsisht po harrohen dasmat tradicionale.

http://www.youtube.com/watch?v=4cXTfRHJA0o

https://www.youtube.com/watch?v=72I6fhMPEFA

https://www.youtube.com/watch?v=DGMohIFKWKI

https://www.youtube.com/watch?v=_JCxuDeGU6I

https://www.youtube.com/watch?v=_yo1rxr-StA
 
Back
Top