• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dasmat shqiptare

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Mora shkas prej disa filmimeve ne youtobe te cilat do i sjell per kenaqesine e te gjitheve dhe mu duk sikur ne dasmat tona,martohet princi me princeshen,ka nje ritual mjaft te bukur e domethenes....

A me mire te ndiqet tradita,apo duhet ndryshuar rituali i dasmave sikunder ndodh rendom edhe sot,sidomos neper qytete?
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=hhGUehNeQRI"]YouTube- Tradita Dasmash Shqiptare
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=NU0RvM9KJZE"]YouTube- Muzik tradicionale shqip VALLE- Nusja dhe Darsmoret
p.s isha qe isha,thashe te ve dhe nje per vallet dhe si kercejne burrat e shqiperise,ska zezak,kinez a europian te kerceje

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=MfdcOHE8Y3c"]YouTube- Albanian Folk Dance - Vallja e Burrave
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

ZAKONET E DASMAVE SHQIPTARE


Krushqit, zakonet komike e “delikate” të ditë-natës së dasmës
Në të gjitha trevat, si shfaqet zakoni që ndjell lindjen e fëmijës së parë të çiftit, djalë


Autori i Lajmit: red.
Mjalti, sheqerkat, orizi, dhuratat e çmuara, zakonet e qerasjes e të urimit, “dackat” për dhëndrin dhe vargjet e improvizuara, dollitë dhe nusërimi

Dasmat shqiptare sikurse edhe ceremoni të tjera apo rituale të jetës, karakterizohen nga tipare krahinore, tipare disa herë aq të ndryshme, saqë përbëjnë habi tek krushqit e tjerë. Por, martesat e të rinjve nga krahina të ndryshme si dhe lëvizjet e shumta të popullsisë kanë bërë që ritualet e tyre të afrohen gjithnjë e më tepër, të japin dhe të marrin. Porosia e “prindërve” se “vajza duhet të mësojë zakonet e shtëpisë së burrit që të mos turpërohet”, e kanë një fillesë që në mënyrën e nisjes së jetës së përbashkët bashkëshortore, madje, që kur nusja “bën këmbë”. Por, nga ana tjetër, shqiptarët që nuk janë karakterizuar si popull liberal në pranimin e zakoneve të mikut , gjithnjë e më tepër po e humbasin këtë tipar dhe po “tolerojnë” mes tyre. Zakoni i tjetrit gjithnjë e më pak shkakton rrudhje buzësh, e gjithnjë e më shumë, buzëqeshje e kureshti. Sepse, jemi më interesant duke qenë të ndryshëm dhe ia vlen të mbetemi të ndryshëm...

Labëria, krushqit “duel” me fjalë
Në zonën e Labërisë, në fillim të këtij shekulli, tradita ka qenë që zakonisht, nusja e dhëndri nuk njiheshin me njëri- tjetrin. Fjalën e martesës e jepnin prindërit e tyre. Ditën e dasmës, krushqit vinin me kuaj për të marrë nusen ( me armë apo jo, sepse shkrehja e armës kur merrej nusja, ka qenë zakon në disa krahina). Nusja vinte hipur mbi kalë, me kokën të mbuluar me duvak, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjesë e pajës së saj. Kur nisej me krushqit për në shtëpi të burrit, zakoni ka qenë që ta shoqëronte një mashkull nga familja, zakonisht vëllai i vogël. Kishte dhe nuse që vishnin fustan të bardhë e vello, por tradita ka qenë çitjane të kuqe atllasi ose mëndafshi dhe xhoke të qëndisur e të shndritshme, shami me temina dhe kokën të mbuluar me duvak. Flokët dhe gishtat i lyenin me këna. Menuja tradicionale ka qenë mishi i pjekur në hell, bagëti pra, me yshmer, një gatim me miell misri, gjalpë të pjesë të brendshme bagetie.
Organizimi i dasmës bëhej nga një djale i ri i fisit, i ngarkuar prej të zotit të shtëpisë, që kujdesej për mishrat në hell, cilësinë e pjekjes së tyre, gatimet, sistemimin e miqve në tryeza etj. Gratë dhe burrat uleshin mbi shilte të mira, në dhoma të veçanta. Kënga e vallja nuk pushonin deri vonë, e rakia derdhej lumë. Një zakon shumë karakteristik i kësaj zone ka qenë, kur krushqit shkonin të merrnin nusen, zakoni e donte të ishin prezent njerëz shumë të zgjuar e të shpejte në të menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njëri- tjetrin, nga ana e njerëzve të nuses dhe dhëndrit, që hidheshin e priteshin sa nga njëra anë në tjetrën dhe që ishin të krijuara aty per aty dhe që donin përgjigje të shpejtë. P.sh.
Njerëzit e nuses: Nusja jonë e mirë, e mirë, dhëndëri si kec i shtrirë
Njerëzit e djalit: Dhëndëri ynë kallëp sapuni, nuseja surrat majmuni
Kështu ka qenë tradita, këto ishin pjesa më me humor e dasmës, ku duhej të krijoje vargje bukurie për nusen e të ulje dhëndrin apo këngë trimërie për djalin e të ulje nusen. Në një pjesë të jugut ka qenë zakoni, që nusja natën e parë duhet të flinte jo me dhëndrin, por me një fëmijë të vogël, djalë, nga fisi i tij, sepse në besimin popullor, kështu nusja do të lindte djem. Në një pjesë tjetër, nusja e dhëndri mbylleshin në dhomë për 3 orë dhe tërë këtë kohë përpara derës së dhomës së tyre, fisi këndonte e kërcente, thurrnin vargje humoristike, që i flisin me zë të lartë, duke ngacmuar dhëndrin e nusen, e kështu vazhdonte derisa pas ca orësh këndonin: A na bëre gjë o dhëndër-o? Dhe dhëndri duhet të dilte jashtë me një copë të bardhë të lyer me bojë të kuqe, për të simbolizuar virgjërinë e nuses së tij ( ishte bojë, jo gjak)

E drejta zakonore shqiptare, martesat me shpërblim, kurorë dhe rrëmbim
Në Labëri, martesa me provë nuk njihej

Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses, që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.

Zona e Korçës: Bukë me qiqra për nusen që të jetë pjellore
Korça i ruan traditat e saj të lashta edhe sot e kësaj dite, ndoshta më shumë sesa disa qytete të tjera. Atmosfera e dasmës fillon që një javë para, të hënëën. Fillojnë përgatitjet, njerëzit janë nga s janë vijnë dhe çdo natë bëjnë darkë, mblidhen të gjithë. Të mërkurën merret paja e nuses dhe në shumicën e rasteve i mbledhin të gjithë fëmijët e mëhallës që të shkojnë të marrin pajën. Kur niset makina, hedhin sheqerka dhe oriz. Më pas, bëhet adeti i zënies së bukës me qiqra. Të gjitha gratë mblidhen në dhomë rreth e rrotull dhe këndojnë dhe fëmijët e shtëpisë e shtypin nganjëherë qiqrën dhe më pas gratë fillojnë të zënë bukën dhe e lënë të vijë deri të nesërmen në mëngjes. Të enjten, çupat me mësallkat e reja venë të shpien bukën në furrë.
Të premten, zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojnë. Gjithashtu të premten shpihet kungulli me verë nga nusja. Pastaj të shtunën është dasma e nuses dhe të dielën, dasma e dhëndrit. Kur shkojnë dhëndri me të afërmit të marrin nusen të dielën, i vëllai i nuses ose një nga djemtë e shtëpisë që kanë caktuar të kryejë këtë detyrë, i vë lulen dhëndrit në xhep dhe kur takohen, vëllai i jep një dackë në faqe dhëndrit (me demek që dhëndri t ia mbajë mirë motrën, ta ketë parasysh dackën që ka ngrënë) dhe dhëndri i fut në xhep para vëllait të nuses në këtë moment. Më pas, para se të ngrihen të gjithë dhe të marrin nusen, vllami (i bërë si vëlla)hedh para dhe të gjithë i shikon në dysheme që i mbledhin ku ranë e ku s ranë. Gjithashtu, vllami i ndron dhe këpucët nuses, i vesh këpucë të reja me porosi. Kur jashtë dëgjohet boria e makinës, nusja përcillet dhe e gjithë mëhalla ka dalë jashtë që ta shikojë. Kur hyn nusja tek dera, i vënë dy bukë me qiqra nën sqetull (që nusja të jetë pjellore) dhe vjehrra ia bën gishtin nuses me mjaltë, bën kryqin lart te dera që të bekojë shtëpinë dhe të jetë e ëmbël. Ortodoksët e kanë zakonin që vënë kurorë në kishë, ndërsa myslimanët i vënë unazat në shtëpi, kur venë të marrin nusen, dhe krushkat këndojnë: Epo këto krushkat moj,/ sa të mira moj, sa të mira/ na e mbushen çupën/ me lira moj me lira/...

Zona e Shkodrës: Byrekun e bën vjehrra, por quhet “i nuses„
Familja ia nis përgatitjeve muaj përpara, në radhë të parë me rrobat e nuses. Një javë para dasmës mblidhet gjithë fisi çdo natë tek djali, është një atmosferë e paparë. Ndërkohë që vajza është te dajat deri tre ditë para dasmës. Çifti dy-tre javë para dasmës nuk është i lejuar të shihet. Të enjten shkojnë ca gra të fisit të djalit tek nusja për ta parë dhe po ashtu, për t i çuar dhuntinë: Kjo përmban fustanin e nusërisë dhe çdo gjë që mund t i duhet ditën e dasmës. Po ashtu dhe dhuratat për familjen e nuses dhe për nusen, nga farefisi i djalit. Po të njëjtën ditë, pasdite, shkojnë ca gra tek familja e djalit me dhurata për gjithë fisin e djalit nga familja e vajzës. Të premten në darkë ose të shtunën vinë ca njerëz të djalit të marrin pajën e nuses. Këtu burrat janë brenda, ndërsa familja e nuses vë çdo gjë brenda në makinë. Në momentin që burrat dalin dhe duan të hipin në makinë, gjejnë një çun të vogël në makinë, i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhënë para. Burrat provojnë në fillim me pak para dhe e pyesin: „Të mjaftuan?” Dhe djali i vogël, natyrisht nuk zbret, derisa të ketë duart plot me para. Të premten çojnë nusen në parukeri dhe në darkë vinë të gjitha shoqet e nuses me dhurata. Të shtunën, familja e vajzës ka përgatitur dasmën në të cilën është i ftuar vetëm, kurse gjithë të tjerët janë njerëzit e vajzës. Kërcejnë, hanë, pinë… (fustani i nuses është ndryshe nga ai i ditës që vjen). Të dielën që me natë, nusja shkon sërish në parukeri, që të ketë një pamje tjetër. Kurse djalit i sjellin berberin në shtëpi, i presin flokët (zakon) i heqin mjekrën. Pastaj, e ëma i vë kollaren dhe i vesh xhaketën. Afërsisht në 10.00 mbërrin djali me të tijët që të marre nusen. Normalisht kanë orkestër me vete, kërcejnë tek shtëpia e vajzës. Ndërsa ca burra, ndër ta dhe dhëndrri, janë brenda. Vjen momenti për të dalë nusja. Nga shtepia e nxjerr vëllai dhe daja (nëse nuk ka vëlla një djalë xhaxhai). Tek oborri del dhëndrri dhe merr nusen nga krahu. Kur mbërrijnë tek shtëpia e dhëndrrit, i mbulojnë me oriz e karamele. E ëma i pret tek dera me bukën, që ta vërë nën dorën e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses në mjalt dhe lyen cepin e derës. Më vonë i vënë nuses një çun të vogël në prehër të cilit ajo i jep një kokërr mollë dhe një palë çorape. Në vazhdim, çifti është vetëm, derisa të fillojë “dasma” e vërtetë. Ata mbërrijnë me vonesë si gjithmonë. Në dasmë ka shumë- pak njerëz dhe shoqëri të vajzës. Në momentin që çifti kërcen, i mbulojnë me para. Ajo që ka ngelur nga mbrëmja është e çiftit pastaj. Në mëngjes, nusja çohet në 5.00 të përgatisë kafenë për vjehrrën dhe vjehrrin. Dhe po ashtu tërhollë byrekun, (edhe pse në shumicën e rasteve nuk di dhe në fakt ajo vetëm sa i prek petët dhe në të vërtetë, e bën vjehrra). Pastaj, kur vinë njerëz, u thonë ”Byreku i nuses”.

Zonat e Tepelenës, shumë harxhe në ushqim dhe shumë romuze
Dasma në zonat rurale është një eveniment i rëndësishëm, që kërkon përgatitje dhe përkushtim. Ftesat nuk ekzistojnë, sepse miqve u çohet fjalë me lajmës. Proekupimin më të madh e ka përgatitja e ushqimit. Hapi i parë është zgjedhja e mishrave, që duhet të jenë kryesisht desh kopeje dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg për mik të ftuar. Hapi i dytë është rakia, ajo duhet të jetë e fortë dhe llogaritet të jetë minimumi dy litra për person. Sa për pjesën tjetër të ushqimit, nuk ka shumë rëndësi. Nqs janë plotësuar këto kushte, krijohet ideja që dasma po nis mbarë. Më pas zgjidhen personat që do të pjekin mishin në hell dhe këta duhet të jenë ekspertë, ndryshe miqtë do të jenë të pakënaqur. Më pas, bëhet plani i uljes së miqve. Shtrimi bëhet në dy anë, në një anë gratë dhe në një anë burrat. Të krijohet ideja, që dasma është vetëm ngrënia dhe vajza që martohet, është thjesht një kukull, këto momente që zëri nuk i dëgjohet dhe e qeshura kurrsesi nuk zë vend në fytyrën e saj. Dasmën e hap i zoti i shtëpisë ku uron të gjithë për ardhjen dhe e mbyll fjalën "Ua shpërblefsha në fëmijët tuaj".
Dollinë e parë duhet ta marrë krushku më i freskët i familjes dhe përgjatë natës, dollia vazhdon sipas një riti të vjetër, ku askush s ka të drejtë ta prishë, përndryshe kjo mund të çojë në përmbysjen e tavolinës dhe dasmës gjithashtu. Bejtet janë pafund dhe këtu. Burrat tregojnë kush është më i fortë dhe më i zgjuar. Nqs dikush nuk mund të pijë aq sa i kërkohet ose nuk di ta kthejë bejten, ai nuk është “burrë” ato momente aq sa do të përflitet. Këngët janë ato polifonike të traditës, ndërprerë tek-tuk nga orkestra, që duket se ka thjesht rol plotësues. Dhe dasma vazhdon deri sa më të fortet të mposhten.
Pas dasme, të hënën, gjithe miqtë duhet të pinë kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojnë për jetë të lumtur. Më pas hapet paja, ku një i afërm do të tregojë se ç ka sjellë nusja dhe dhuratat për njerëzit e burrit. Ndryshe ndodh në qytet. Dasma rrjedh normalisht si në gjithë qytetet e Jugut, e hareshme me këngë, valle ku çifti është qendra e vëmendjes dhe këngët, vallet, romuzet gjithçka u dedikohet atyre.

Sot
Në ditët e sotme dasmat janë bërë pak a shumë si jashtë shtetit...dasma elegante me dekor, me ushqim të veçantë dhe më pak tradicional.
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

Kohet e fundit kam vene re qe kan ndryshuar pothuajse pjesa me e madhe e "rregullave" te dasmave gje qe ndodh per shkak te kopjimit ne vendet e tjera duke menduar qe do dale me ideale ;)
 

clizia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 17, 2009
Postime
298
Pikët
0
Vendndodhja
ne zemren e dikujt
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

sa lezet kane dasmat tona, maje me maje ushton jehona
kendojme kenge laberishte, hedhim valle pogonishte...

besoj se eshte nje tradizion i bukur, eshte nje vlere, qe tregon autincitetin e popullit tone
 

Marina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 27, 2010
Postime
676
Pikët
0
Vendndodhja
N'prishtin
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

I urrej kto dasmat me dj, mduket kot fare pa pik lezeti.
Ku ka si dasmat me orkester, kercet parja per qef :D

Une vdes per dasmat alla tironce se bojm basma 1-sh fare ;)
Meqe ra fjala sa mka mar malli per i dasem tironcish :(
 

Jolene

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,095
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

DJ^TIRNITY ke pas naj cik pune mo ? :p

Zakoni me i bukur, qe kur ven krushqit te marrin nusen vjedhin nje filxhan ke shpija e nuses dhe kur dalin te ikin e vejn ne gryke te pistoletes edht qellojn 3 here, kjo behet qe femijet te ngjajne nga fisi i dhenderrit.

Mirmrama i zoti shpise ... ssssss
 

Perla

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 10, 2010
Postime
104
Pikët
0
Vendndodhja
Città Alta
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

DJ^TIRNITY ke pas naj cik pune mo ? :p

Zakoni me i bukur, qe kur ven krushqit te marrin nusen vjedhin nje filxhan ke shpija e nuses dhe kur dalin te ikin e vejn ne gryke te pistoletes edht qellojn 3 here, kjo behet qe femijet te ngjajne nga fisi i dhenderrit.

Mirmrama i zoti shpise ... ssssss
Epo he, edhe kete nuk e dija lol

Mua me terheq me shume vjerra qe i lyen gishtat me mjalt nuses :p
 

DeuiD

Super Anëtar
Anëtar
Sep 26, 2012
Postime
183
Pikët
28
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

Jame shume kritikues i menyres se organizimit te dasmave te cilat jane ne kundershtim me traditat ne pergjethesi dhe me fene ne veqanti .
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,515
Pikët
113
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

Jame shume kritikues i menyres se organizimit te dasmave te cilat jane ne kundershtim me traditat ne pergjethesi dhe me fene ne veqanti .
:O Pse?

Apo thuaj qe "kritikuesit" jane pjese e traditave te dasmes shqiptare -bla--bla--bla-
Tjetri te respekton duke te ftuar ne dasem, dhe duke ndare me ty diten me speciale te jetes, dhe falenderohet me ane te "kritikave". I rrofshin shpenzimet te shkretit. Po xhanem, sikur edhe t'ju japesh nga $100 secilit kur te jene duke ikur, do te thone "si me dha mua njesoj sa filanit, me krahasoi e me beri baraz me te, une jam me i larte".
 

DeuiD

Super Anëtar
Anëtar
Sep 26, 2012
Postime
183
Pikët
28
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

:O Pse?

Apo thuaj qe "kritikuesit" jane pjese e traditave te dasmes shqiptare -bla--bla--bla-
Tjetri te respekton duke te ftuar ne dasem, dhe duke ndare me ty diten me speciale te jetes, dhe falenderohet me ane te "kritikave". I rrofshin shpenzimet te shkretit. Po xhanem, sikur edhe t'ju japesh nga $100 secilit kur te jene duke ikur, do te thone "si me dha mua njesoj sa filanit, me krahasoi e me beri baraz me te, une jam me i larte".
Cfare e quan respket e nderuar ti ?!
Respekt psh mund te jete kur , personi x , ne shenje respekti e gostit shokun e tij me konsumim te droges se caktuar ! Personi ne fjale e respkton ne te vertet shokun e tij , sepse ai ndjehet mire me konsumimin e droges dhe kete ndjenje deshiron te ja preantoj edhe shokut te tij .
Por ky respekt e nderuar mendoj se nuk mund te jete asgje me shume se thirrje ne te gabuaren - shemtuaren ose shtytje ne krim - mekat .
Ashtu eshte edhe me thirrjen ne dasmat e tilla !
Shtrohet pyetja , dasma eshte momenti me i rendesishem ne jeten e njeriut . Po kete dasem kush ja mundesoi njeriut ?! Pergjigjja eshte se Zoti e krijoi si mashkullin si femren per njeri tjetrin , ,me te vetmin qellim qe te gjejn qetesi dhe harmoni shpirterore ne jeten e tyre .
E njeriu per kete te mire tE Zotit , si po e falenderon Zotin ?! Me alkool , me imorlaitet , me kredi per tu martuar ?

Mendoj se besimtaret mysliman te cilet i bejen dasmat ne keto menyra , vetem se e kane hidheruar Zotin e tyre , vetem e kane fundosur shpirtin e tyre , dhe se vetem kane shpenzuar dhe lodhur ne te keqen e tyre .
E si shkak i kesaj , jo rralle here dasmat nuk zgjasin vetem se me ate dite , ne te nesremen ndegjohet se filani i cili shpenzoi me mijera euro per dasmen e tij speciale , dasma e tij zgjati deri te nesermen . A s'eshte ky respekti me i madhi qe ja ka bere se pari dasmori vetvetes e pas taj te tjerve ?!

Respekti e nderuar behet , me ato vepra te cilat e kenaqin Zotin jo me ato vepra qe e hidherojn Zotin !
E dasmat te cilet po behen , vetem sa e hidherojn Zotin . E kur robi e falenderon Zotin edhe Ai robin e Tij e falenderon dhe e shperblen me te mira.
E kur robi e hidheron Zotin e e vete ,si athere ta shperblej robin e tij qe i ben gjynah Atij .

Shkrimi im te pergjijget ty , por ne pergjithesi te gjithe besimtareve mysliman . Kerkoj prej teje mirekuptim nese nuk je e fese time .
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

... Une per veten time do bej dasmen me tradita dhe zakone shqiptare, te zgjate dasma 1 jav, do ftoj 500 mysafir, dua te ushtojne lodrat me dajre te hedhin valle shqiptare :) Te merr vesh gjithe qyteti se kush martohet ... :p
Cfare u bo kshtu te bej dasem 3 ore ? Jo jo, do zgjate e do zgjate .... ;))
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,515
Pikët
113
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

Cfare e quan respket e nderuar ti ?!
Respekt psh mund te jete kur , personi x , ne shenje respekti e gostit shokun e tij me konsumim te droges se caktuar ! Personi ne fjale e respkton ne te vertet shokun e tij , sepse ai ndjehet mire me konsumimin e droges dhe kete ndjenje deshiron te ja preantoj edhe shokut te tij .
Por ky respekt e nderuar mendoj se nuk mund te jete asgje me shume se thirrje ne te gabuaren - shemtuaren ose shtytje ne krim - mekat .
Ashtu eshte edhe me thirrjen ne dasmat e tilla !
Shtrohet pyetja , dasma eshte momenti me i rendesishem ne jeten e njeriut . Po kete dasem kush ja mundesoi njeriut ?! Pergjigjja eshte se Zoti e krijoi si mashkullin si femren per njeri tjetrin , ,me te vetmin qellim qe te gjejn qetesi dhe harmoni shpirterore ne jeten e tyre .
E njeriu per kete te mire tE Zotit , si po e falenderon Zotin ?! Me alkool , me imorlaitet , me kredi per tu martuar ?

Mendoj se besimtaret mysliman te cilet i bejen dasmat ne keto menyra , vetem se e kane hidheruar Zotin e tyre , vetem e kane fundosur shpirtin e tyre , dhe se vetem kane shpenzuar dhe lodhur ne te keqen e tyre .
E si shkak i kesaj , jo rralle here dasmat nuk zgjasin vetem se me ate dite , ne te nesremen ndegjohet se filani i cili shpenzoi me mijera euro per dasmen e tij speciale , dasma e tij zgjati deri te nesermen . A s'eshte ky respekti me i madhi qe ja ka bere se pari dasmori vetvetes e pas taj te tjerve ?!

Respekti e nderuar behet , me ato vepra te cilat e kenaqin Zotin jo me ato vepra qe e hidherojn Zotin !
E dasmat te cilet po behen , vetem sa e hidherojn Zotin . E kur robi e falenderon Zotin edhe Ai robin e Tij e falenderon dhe e shperblen me te mira.
E kur robi e hidheron Zotin e e vete ,si athere ta shperblej robin e tij qe i ben gjynah Atij .

Shkrimi im te pergjijget ty , por ne pergjithesi te gjithe besimtareve mysliman . Kerkoj prej teje mirekuptim nese nuk je e fese time .
Kjo bote eshte e madhe dhe diversiteti i saj pranon shumllojshmeri ne fe dhe kulture. Si e tille, e respektoj qendrimin tuaj ndaj fese qe i perkisni, mirepo e shohim nga kendveshtrime te ndryshme. Nuk mendoj qe ekziston vetem nje person ne bote per secilin nga ne, kjo eshte thjeshte nje genjeshter e bukur qe i tregojme vetes :d Qe nje martese te jete e suksesshme, bazat themelore (respekti, mirekuptimi, kompromisi, tolerimi, dashuria) jane te njejta per cilindo nga ne, pavaresisht fese qe i perkasim. Qe te kesh nje martese te suksesshme (apo sukses ne teresi) duhet djerse dhe shume vullnet, nuk arrihet me "hajt se e ben Zoti mire".
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

Ka lezet icik iso ne dasem :p
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

Dasma,ka lezet ne lokal,vetem 1 ore e me Dj.
Edhe ne fund i kerkon llogarin kamarjerit.
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,826
Pikët
113
Përgjigje e: Dasmat shqiptare

:O Pse?

Apo thuaj qe "kritikuesit" jane pjese e traditave te dasmes shqiptare -bla--bla--bla-
Tjetri te respekton duke te ftuar ne dasem, dhe duke ndare me ty diten me speciale te jetes, dhe falenderohet me ane te "kritikave". I rrofshin shpenzimet te shkretit. Po xhanem, sikur edhe t'ju japesh nga $100 secilit kur te jene duke ikur, do te thone "si me dha mua njesoj sa filanit, me krahasoi e me beri baraz me te, une jam me i larte".
100% e drejte.``16``
Po nuk rrim ne pa ankesa,i bejme llogarine tjetrit.
Ne vend qe ta falenderojme qe na ftoi,per te harruar do probleme.
 
Top