• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

David Beckham: Nuk kam fjetur me prostitutën!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Nuk dihet se për të satën herë në media janë shfaqur informatat mbi aferat e David Beckhamit. Këtë herë supozohet që futbollisti i njohur në vitin 2007 të ketë fjetur pesë herë me prostitutën elite, boshnjaken Irma Niçi. Siç pohon prostituta për “In Touch”, Beckham i ka paguar 10 mijë funte për një natë.
“Ka qenë shumë i butë dhe i sjellshëm, ka ditur çka është duke bërë. Tek femrat më shumë i pëlqen vithet se gjinjtë dhe më ka thënë që më shumë ka dashur trupin që ka pasur dikur bashkëshortja e tij Victoria”, tha Irma 26-vjeçare. “Tërë ato femra ëndërrojnë të jenë me të, dhe unë e kam pasur. Ka qenë shumë eksituese”, shtoi prostituta.
Futbollisti i zemëruar ka porositur me anë të zëdhënësit të tij që pohimet janë të rreme. “Plotësisht të pasakta dhe qesharake! Fatkeqësisht jetojmë në botën ku tabloidët mund të publikojnë gënjeshtra dhe mendojnë që do të kalojnë pa u dënuar. Do të ndërmarrim masa gjyqësore”, ka thënë zëdhënësi i çiftit, derisa një burim i afërt i Davidit dhe Victorias ka thënë që ata do të luftojnë bashkë kundër këtyre marrëzive. “Ata janë të lodhur me shpikjet me të cilat tentojnë ti ndajnë. Martesa e tyre është më e fortë se asnjëherë më herët”, ka shtuar burimi anonim.
 

WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,199
Pikët
113
Përgjigje e: David Beckham: Nuk kam fjetur me prostitutën!

Qyqa mi Irma si nuk i bone i foto me cel mi , qe ta kishe kap me pras ke dora haha
 
Top