• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

Nuk e di sa eshte autentik dhe i vertete ky dokument,mirepo po bene buje neper FB.

1620466_226676034184409_162854043_n.jpg
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

Tek jan met edhe njo 10 figura pa kon pjese e UDB-s hahahhahahah,kur te bohen keta morrat qe folin per sigurime sekrete te qasen ne dokumente te tyre e pat ai shtet keshtu qe keto jan veq llafe rrugesh....
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

shum shpijuna kish pas Shqipnia,nji prej tyre edhe Alia.
Per Alin e kom dit kahere ,per shqiptar sqe as nji here.
Edhe Hasha gjuhen me helm e ka,
Per shqiptar Zmija o
Me tradit shkojn kto pune ,ku i mar vesh i mjeri une.
Dobruna,Halita,Ksavita e Hamita ,moj liri kot te prita``shqipe``
 
Nje interviste me rendesi per temen.

FADIL KAJTAZI: SI KA VEPRUAR PARA LUFTE SHËRBIMI I FSHEHTË I QEVERISË SË KOSOVËS?

Bisedoi Bajrush Morina

http://botapress.info/media/k2/items/cache/852967248dd3e6cb3942a1fe6af42945_XL.jpg


Fadil Kajtazi është emër i veçantë në kronologjinë e ngjarjeve të pas viteve 90-ta në Kosovë, për Kosovën dhe rreth Kosovës. Ka vepruar “fshehtas” prej vitit 1992, por ka vendosur të flasë pas më shumë se 20 vjetësh.

Veprimtaria e tij ka qenë sa legale aq edhe ilegale. Është legalizuar aktiviteti i tij dhe i grupit të tij në përbërje prej Naser Latifin, Ramiz Ramadanin, si dhe me dy shokë të tjerë nga Ferizaj, që në takimin e parë zyrtarë me Qeverinë e Kosovës të mbajtur në Shtutgart më vitin 1992. Në këtë takim përveç Fadil Kajtazit ishin edhe Fehmi Agani, Sali Qeku, Zymer Luli e Shaqir Shaqiri. Pa këtij takimi detyra atij dhe grupit të tij i është komunikuar nga Hafiz Gagica. “Tash kthehuni në Kosovë dhe punoni ashtu siç i keni marrë porositë. Tash e tutje jeni pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe kaq”, na ka thënë Hafiz Gagcia.
Prej këtij momenti e tutje fillon aktiviteti i Fadil Kajtazit me grupin e tij, si pjesëtar të shërbimit të fshehtë, përkatësisht si agjentë të shërbimit të fshehtë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil.
Prej kësaj kohe edhe e fillojmë intervistën ekskluzive për gazetën “Bota sot” me Fadil Kajtazin, udhëheqës i grupit të shërbimit të fshehtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.



Pyetje: Për fillim a mund të na jepni një “letërnjoftim” të shkurtër?

F.Kajtazi: Jam Fadil Kajtazi i lindur në lagjen e Muhaxhirëve në komunën e Gjilanit, Jam i martuar dhe baba i dy fëmijëve.



PËRGATITJET ADEKUATE NË NJË VEND MIK TË KOSOVËS


Pyetje: Çka e konsideroni veten me profesion?

F.Kajtazi: Aktualisht bëj punën e zyrtarit për Vlerësim të Rrezikut në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Gjilanit, dhe mendoj se ky është profesioni i im, merrem me shkrime publicistike ku trajtoj tema që kanë të bëjnë me çështje ushtarake dhe të sigurisë. Jam autor i dy librave “Armët dhe Lufta” libër që trajton historinë e zhvillimi të luftës dhe armëve që nga antikiteti e deri ne fund të shekullit XX, si dhe libri “Spiunazhi lufta e heshtur” që është përmbledhje e botimeve të mia që nga viti 1999 e deri me 2005, e që kanë të bëjnë me tema që trajtojë aspekte dhe analiza nga fusha e sigurisë dhe të ndikimit të shërbimeve të zbulimit në to. Tani nga kjo që bëjë nuk mundem të përcaktoj se cili është profesioni i im i vërtet, nga ajo që jam përgatitur jam oficer i shërbimeve të zbulimit, por që atë profesion nuk e ushtroj.



Pyetje: Cili ka qenë posti i juaj i parë i emëruar në profesionin tuaj?

F.Kajtazi: Posti i parë si zakonisht ka qenë operativist. Pasi kemi kryer përgatitjen adekuate në një vend mik të Kosovës në vitin 1992, jemi kthyer dhe kemi filluar ngadalë dhe sistematikisht të grumbullojmë informacion të karakterit politik, ushtarak dhe të gjurmojmë veprimtarin agjenturore të shërbimeve serbe që vepronin në atë kohë në Kosovë.

Pyetje: Prej nga dëshira dhe prirja juaj që të merreni me çështje të shërbimeve inteligjente?

F.Kajtazi: Hiq dëshirë, aspak. Unë që nga viti 1991 kam qenë anëtar i kryesisë së Forumit të Rinisë së LDK Dega në Gjilan. Më është komunikuar detyra që duhet të shkoj diku në një mision. Unë së bashku me Naser Latifin, Ramiz Ramadanin, si dhe me dy shokë të tjerë nga Ferizaj (për shkaqe objektive nuk po ju përmendi emrin) kemi udhëtuar përmes Maqedonisë deri në Sofje, pastaj nga aty me aeroplan në destinacion. Kur kemi mbërritur në vendin e caktuar na është komunikuar qëllimi, dhe kështu filloi dhe vazhdoi aktiviteti ynë...


PUNA MË E MIRË NË SHËRBIME ËSHTË PA LËNË GJURMË!


Pyetje: Si është quajtur shërbimi që keni punuar?

F.Kajtazi: Në përgjithësi në punën e shërbimeve vlen rregulli i vjetër: “Kur mund të bësh diçka para armikut bëhu që nuk mundesh, kur nuk mundesh bëhu që mundesh”. Të merresh në atë kohë, 20 e sa vjet më parë, me veprimtari zbuluese-informative në një vend të pushtuar dhe të të shkojë mendja që të emërtosh shërbimin kjo do të ishte budallallëku më i madh që mund të bëhej në atë kohë, ose shërbimi më i madh që mund t’i bënim shërbimit të zbulimit kundërshtar. Ka vende që janë me qindra vite shtete e që për shkaqe të ndjeshmërisë që ka kjo punë formojnë shërbime ad-hok për të cilat ka njohuri një numër i vogël i zyrtarëve. Mjafton të dish misionin, puna më e mirë në shërbime, ose në përgjithësi në veprimtari ilegale është pa lënë gjurmë. Shumë organizata ilegale janë dekonspiruar dhe dënuar pa pasur kurrfarë veprimtarie, por vetëm për shkak të emrit. Bile nganjëherë ato kanë qenë fiktive, janë formuar për nevojat e politikës dhe të shërbimeve jugosllave.
Në Sekretariatin Federativ të Punëve të Brendshme, në kuadër të SDB, ka ekzistuar një sektor i pa emërtuar për të cilin kanë ditë një numër i kufizuar i zyrtarëve të latë shtetëror, ndërkohë që ky sektor i ka kryer operacionet më sekrete të shërbimit, duke formuar organizatë fiktive të emigracionit politik kroat dhe shqiptarë, duke organizuar likuidimet e krerëve të emigracionit politik në perëndim si dhe përfshirjen në afera ndërkombëtare. Një nga terroristët më të kërkuar në botë në vitet 1970-80, Sanqez Ramirez është kontaktuar dhe strehuar për një kohë nga kjo pjesë e shërbimit, dhe nuk është arritur që të dokumentohet asnjëherë nga perëndimoret. Shërbimi i emëruar në rrethana të tilla në të shumtën e rasteve është bela.




PRESIDENTI RUGOVA KISHTE NJOHURI PËR VEPRIMTARINË TONË (TË SHËRBIMIT TË FSHEHTË)!






Pyetje: Kush ju ka emëruar në postin e shefit të këtij shërbimi të fshehtë që ju e quani pa emër?

F.Kajtazi: Takimin e parë zyrtar me Qeverinë e Kosovës e kemi realizuar më 1992, në Shtutgard. Në Qeveri ka qenë Fehmi Agani, Sali Çeku, Zymer Luli, Shaqir Shaqiri. Bile në hotelin Berlin në Shtutgard unë një natë kam fjetur në një dhomë me Shaqir Shaqirin. Detyra na është komunikuar nga Hafiz Gagica dhe na është thënë që të kthehemi në Kosovë dhe të punojë ashtu siç na kanë mësuar, pasi që edhe ai nuk donte të dinte detale. “Tash e tutje jeni pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe kaq”.


AKTIVITETI YNË SHQETËSOI SHËRBIMIN SEKRET SERB

Jemi kthyer në Gjilan dhe me kujdes gradualisht kemi filluar nga puna. Kemi punuar të kamufluar pa emër, pa grada pa seli, në nivel të grupit. Me një kamuflim që të siguronte prezencë direket dhe indirekte në veprimtarit shoqërore e që ishin me interes për CRDB e Gjilanit të asaj kohe. (Centar Resora Drzavne Bezbednosti). Dhe Qendra për Informim e Kosovës ishte vendi më i përshtatshëm, ajo në atë kohë udhëhiqej nga Sabit Rrustemi, e ku punoninNaim Behluli, Lirie Abdurrahmani, Ilmi Musliu e ndonjë tjetër që për momentin nuk më kujtohet. Grumbullimi i informacionit nga burimet e hapura dhe plasimi i tyre në formën si bëhej nga QIK-u, fillimisht për CRDB, nuk paraqiste problem, sepse të njëjtën gjë bënin edhe korrespodentura e shtypit ndërkombëtar i atashuar atëherë në Kosovë. Sipas asaj që ne dinim, ata i shqetësonte shpejtësia e informimit pasi QIK kishte rrjet efikas dhe tentimet e tyre ishin të ndërhynin në rrjet. Më vonë nga një informacion i siguruar, kemi kuptuar se ata kanë filluar të shqetësohen për veprimtarinë dhe krebidilitetin e informacionit të plasuar nga QIK-u. Pastaj përmes agjenturës influente vazhdimisht e sulmonin veprimtarinë e QIK-ut. Tentim atentati në Enver Malokun dhe vrasja e tij e më vonshme është pasojë e dëmeve që i ka shkaktuar QIK-u Serbisë në planin informativ. Kështu fillimisht streha e jona ishte QIK, dhe aty në mënyrë të heshtur kishim qasje në informacion i llojllojshëm që grumbullonte rrjeti i QIK-ut nga burime të hapura. Ky informacion ishte me interes, sidomos ai që kishte të bënte me deklaratat e atyre që merreshin në biseda informative dhe nga copëzat e të cilit ne gradualisht plotësuam mozaikun e interesimit të CRDB-së. Gradualisht nga analizat filluam të përafrojmë burimet e informacionit të tyre. Punëtorët shqiptarë të Shërbimit të Sigurimit Shtetërorë të Kosovës të cilët kishin lënë punën, kishin bërë një punë të mirë duke e dekonspiruar rrjetin e spiunazhit dhe duke na i treguar skemat e mundshme të veprimit të shërbimeve serbe. Shërbimi Ushtarak paraqiste problem në vete. Kështu për një kohë shërbimi serb ishte si i hutuar, pa sy dhe veshë të mjaftueshëm në hapësirën operative me interes. Ata përgjonin telefona dhe zyra, kryesisht të aktivisteve të LDK dhe shfrytëzonin disa bashkëpunëtorë për të cilët konsideronin se janë të pa dekonspiruar. Faza e të ashtuquajturave biseda informative ka qenë pikërisht ajo përmes të cilës shërbimi serb ka krijuar bazën për konsolidimin dhe krijimin e rrjetit të ri të spiunëve që zyrtarisht në RDB është quajtur “saradnik”(bashkëpunëtorë)


TAKIMI ME GAZIDEDËN NË SHQIPËRI


Pyetje: A jeni njohur më parë me Bujar Bukoshin?

F.Kajtazi: Jo, kryeministrin Bukoshi nuk e kam takuar ndonjëherë më parë. Në selinë e Qeverisë në Shtutgard e kam pa duke hyrë në zyrën e tij dhe vetëm jemi përshëndetë nga larg.

Pyetje: Kur dhe ku jeni takuar për herë të parë me Bukoshin?

F.Kajtazi: Duhet të ketë qenë fillimi i vitit 1995, një nga bashkëpunëtorët e tij që punonte në zyrën e Kosovës në Tiranë, i kishte folur për mua. Ai kishte kërkuar të më takonte. Unë shkova, pasi në këtë kohë një pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme ishin zbuluar, kryeministri kërkoi nga unë një projekt të funksionalizimit të shërbimit. Në takimin e radhës, pas dy apo tre muajve unë i prezantova dhe atij i pëlqeu ku më tha të filloi punën. Veprimtaria zbuluese informative në një shtet të huaj është e ndaluar me ligj. Unë nga kryeministri kërkova që për këtë punë të njoftohet Shërbimi Informativ Shqiptar, kështu ai më kontaktoi me drejtorin e atëhershëm Bashkim Gazidedën i cili u pajtua dhe gradualisht filluam të organizohemi.

Pyetje: Po me presidentin Rugova a jeni marrë vesh paraprakisht para se të merrni detyrën tuaj?

F.Kajtazi: Jo, Jo, nuk ja vlente që dikush që shkonte e vinte në Kosovë dhe që kryente punën e presidentit të ngarkohej edhe me këtë marifet. Mjaftonte që ai të kishte me kohë një copë informacion që i vlente dhe që mund ta fuste në funksion në takimet ndërkombëtare

Pyetje: A ju kujtohet cila ka qenë detyra apo veprimi i parë që e keni bërë pasi keni marrë detyrën?

F.Kajtazi: Natyrisht se nuk kam dal në televizor nëpër emisione zbavitëse. Kur fillon punën në shërbim nga zero është gjëja më e vështir, sidomos kur shefat e tu nga politika dëshirojnë të din gjithçka, Dhe ai që merr për sipër këtë punë duhet të jetë koshient për përgjegjësinë. Shërbimi i zbulimit pa rrjet sekret është gazetë, dhe nuk ka gjë më të vështirë se sa krijimi i pozitave të besueshme agjenturore. Bile teoritikisht thuhet më mirë gjysmë informacioni i sigurt se sa mijëra të pa sigurta. Pastaj gjëja që vështirëson këtë punë janë skemat mashtruese që servojnë shërbimet kundërshtare, dhe nganjëherë më mirë është të mos kesh informacion fare nëse atë nuk ke kapacitete ta verifikosh. Dhe fillimisht në raste të tilla fillohet në nivel të analizës dhe politikës apo ekzekutivit informacioni i serviren si “analiza” me referenca të burimeve. Natyrisht se mundësia për të hapur konkurs nuk ka qenë, prandaj në mënyrë të kujdesshme fillon piketim, studimi dhe në mënyrë metodike afrimi me burimet me interes.



SERBËT ANKOHESHIN: “SHËRBIMI I RUGOVËS NA KA MASHTRUAR DERI NË VITIN 1998!”



Pyetje: Nëse nuk është sekret, cila ka qenë strategjia e veprimtarisë tuaj?

F.Kajtazi: Në rrethana çfarë jemi ndodhur në atë kohë, nuk ke pas mundësi të mbledhësh një grup punues dhe të shkosh në Prevallë për të hartuar strategji të posaçme. Është dashtë të grumbullosh forcat dhe të orientohesh mbi bazë të asaj që të kanë mësuar në shkollë. E para ka qenë kamuflimi, vazhdimi i përditshmërisë si më parë dhe sikur nuk po ndodhë as gjë e veçantë. Bile edhe njerëzit me të cilët ndan shtratin ose dhomën e që nuk janë të implikuar në këtë punë, nuk duhet të vërejnë ndonjë ndryshim. Çdo veprim duhet ta ketë para dhe mbrapa “legjendën” për të mos thënë rrenën e vet. E dyta përcaktimi i zonave me interes ku shërbimi kundërshtar vepron në mënyrë ofensive dhe metodat e veprimit. Në kushte në të cilën gjendej Kosova në atë kohë, shërbimet serbe kishin avantazhe për të krijuar pozita agjenturore në nivele të larta në jetën politike legale dhe ilegale, qoftë përmes detyrimit qoftë përmes joshjeve të përfitimit material. Gjithashtu avancimet teknologjike kishin bërë të vetën. Mundësia e përgjimit nga distanca, mundësia e përgjimit të ambienteve me përgjues miniatural. Shërbimet serbe në atë kohë dispononin pajisje marrëse-transmetuese që kamufloheshin lehët, mundë të vendoseshin në xhamat e dritareve dhe të mos vëreheshin. Pastaj kishin qasje të pakufizuar ligjore dhe teknike të ndërhyrjes në telekomunikacion, ata në fillim të viteve të nëntëdhjeta kishin të instaluar të ashtuquajturin “sistem 2000” i cili përgjonte bisedat telefonike ndërkombëtare vetëm me anë të kodit të zërit pa marrë parasysh se nga cili telefon apo vend bëhej thirrja. Dhe kur ke parasysh të gjitha këto cila strategji të mbetët për të zgjedhë? Nga ajo që ne kishim mësuar, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, në disavantazh në raport me shërbimet Gjermane ishte ndodhur edhe Shërbimi inteligjent Britanik. Dhe ata kishin zgjedhë strategjinë e vjetër të mos konfrontimit por të mashtrimit. Dhe kjo mendoj se ka funksionuar. Angazhimi i ynë përqendrohej në piketimin e spiunëve, ambienteve që përgjoheshin dhe telefonat që përgjoheshin. Me personat e dyshuar, në vendet e përgjuara, në telefonatat e përgjuara zhvilloheshin “biseda të konstruktuara”.
Në një intervistë të një oficeri të RDB të bërë në Beograd të TV B-92, në vitin 2002 apo 2003, ai tekstualisht ka thënë: “deri në vitin 1998 shërbimi i Rugovës na ka mashtruar përmes bisedave të konstruktuara”

SHËRBIMI SERB E PËRGJONTE SHQIPËRINË NËPËRMJET QENDRAVE TË NGRITURA NË SHKODËR, NË LEZHË, NË BAJRAM CURR E NË KOMAN



Pyetje: Në Tiranë jeni përballur me shërbime të shumta të huaja apo jo?

F.Kajtazi: Tirana e kësaj kohe ka qenë sferë e interesit e të gjitha shërbimeve. Lufta në Kroaci dhe Bosnje ishe në kulmin e saj. Dhe duket e pa kuptimtë nëse me 1996, CIA vendosë në aeroportin e Gjadrit dy aeroplan spiun Predator, e që FSB ja Ruse, RDB, e shërbimet tjera të mos ngritin rezidenturat e tyre në Shkodër dhe Lezhë. Është e pa kuptimtë që nëse pjesa më e madhe e komunikimit me veriun e Shqipërisë bëhej përmes tragetit e që Sreten Camoviqi si udhëheqës i CRDB-së në Gjakovë të mos ngritë rezientura në Bajram Curr dhe Koman. Sikur të mos veprohej kështu, të pa kuptimta do të kishin qenë shpenzimet e mëdha që bëjnë shtetet për mbajtjen e shërbimeve.

Pyetje: A keni pasur përkrahjen e shërbimit informativ shqiptar apo keni pasur pengesa?

F.Kajtazi: Në vendet demokratike shërbimet marrin urdhra dhe kontrollohen nga politika. Prandaj ajo nuk është punë në vullnetin e shërbimit. Në këtë kohë politika shqiptare përkrahte fuqishëm Kosovën. Vlerësoj lart figurën e të ndjerit Bashkim Gazideda si patriot i përkushtuar për çështjen e Kosovës. Ai kishte bindje të thellë se një ditë Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin. Diku nga mesi i vitit 1996, nëse nuk gabohem, unë pata një takim me Gazidedën i cili mes tjerash më tregoi një bisedë me një diplomat perëndimor që i kishte thanë që kur Parlamenti Shqiptar të bëjë ligjin e qeverisjes lokale të ketë kujdes që ta bëj ashtu që t’i përshtatet edhe Kosovës në mënyrë që kur të bashkoheni mos të ju krijoj telashe. Dhe ai ishte i bindur se kjo do të ndodhë.


Pyetje: Cilat shërbime kanë vepruar në atë kohë në Tiranë?

F.Kajtazi: Të gjitha, kush më shumë e kush më pak. Thash se lufta në hapësirat jugosllave i kishte mobilizuar të gjithë dhe Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria ishin dritare të përshtatshme nga ku shikohej se çka po ndodhë brenda. Keni parasysh edhe sanksionet ekonomike KS të OKB-së të vendosura kundër Jugosllavisë. Kjo përpos që monitorohej nga shërbimet gjithashtu edhe shfrytëzohet nga ato.




Pyetje: A ka vepruar UDB-ja në Tiranë dhe nga kush udhëhiqej?

F.Kajtazi: Në kohën kur po flasim shërbimi Jugosllav ka pas akronimin RDB. Është e natyrshme se ka vepruar dhe është tjetër gjë se sa ka mundur të dokumentohet veprimtaria e tyre prej nesh. Nga arkivat e CIA të cilat tani janë bërë publike, del se gjatë regjimit komunist në Shqipëri UDB-ja ka pasur pozita të forta agjenturore, po kjo nuk do të thotë se edhe Sigurimi nuk ka pasur të njëjtën gjë.




.

CILA ISHTE PROPAGANDA E “ZËRIT TË KOSOVËS” E LPK-SË KUNDËR IBRAHIM RUGOVËS E FEHMI AGANIT?






Pyetje: A keni pasur “konflikte” me UDB-në serbe në Tiranë dhe cili shërbim ka qenë më i fortë?

F.Kajtazi: Është shumë normale që në mes të shërbimeve vazhdimisht është e pranishme gjendja latente e konfliktit. Se kush ka qenë më i fortë nuk është e vështirë të dihet. Nuk është e mundur që t’i rrish karshi një shërbimi me traditë qindra vjeçare i cili ka arrit që t’i bartë pozitat agjenturore në së paku tre breza. Serbet veprimtarinë agjenturore në drejtim të Shqipërisë e kanë fillua rreth vitit 1860, kjo nënkupton vetvetiu se në cilën anë ka qenë forca. Mirëpo nganjëherë si në çdo punë edhe këtu të prinë fati. Në këtë kohë, Millosheviqi e kishte kthyer shërbimin nga një organizatë shumë profesionale që kishte qenë SDB, në organizatë të militantëve politik të tij dhe gruas. Ai nga shërbimi kishte larguar shumë nga “Asat” që kanë përbërë trurin e shërbimit. Më vonë e kemi kuptuar se për vite të tëra RDB ka informuar Millosheviqit ashtu si ai ka dashtë të jetë gjendja e jo se si ka qenë në të vërtetë. Ndoshta edhe ky është njëri nga fatet tona që Kosova është këtu ku është dhe na ka krijuar neve mundësi që si pionier sadopak të kuptojmë se çka po ndodhë matanë kodrës. Pavarësisht prirjeve të tija tipike diktatoriale, Millosheviqi nuk do të ishte lëshuar në aventurën e tij kriminale në Bosnje dhe Kosovë, sikur nga shërbimi të mos kishte sinjalin e gjelbër se Rusia është pas tyre. Në RDB është krijuar dhe ka mbretëruar ideja se: “ne kemi Rusinë mbrapa ajo është fuqi atomike nuk do të lejoj ndërhyrjen e Amerikës” dhe këtë ata e shprehnin në biseda të lira me zyrtarët politik ku në mënyrë direkte apo indirekte ishim prezent. Në realitet kjo ishte dëshira politike e elitës politike, akademike dhe kishtare serbe. Për një shërbim profesional si aj para vitit 1987, ka pas elemente të mjaftueshme për tu vlerësuar realisht fuqia dhe vullneti i faktorit Rus në Ballkan, mendoi kjo ka qenë fatale për Serbinë.


PO, I KEMI PASË DISA INFORMATORË SERBË NË RADHËT TONA!


Pyetje: A keni pas ndonjë informator serb?

F.Kajtazi: Thash më herët se shërbimi pa rrjet agjenturorë është gazetë ditore dhe synimi i çdo shërbimi është t’i ketë dhe ne jemi munduar në atë drejtim.

Pyetje: Si e keni rënë në kontakt me këta informator?

F.Kajtazi: “O moj paraja muruare, që bën botën avare, që gjezdis porsi zagare”; thotë Hasan Z. Kamberi. Dhe po të kesh parasysh fillimin e viteve të nëntëdhjeta kur me 10 marka mundë të paguhej rryma për tërë lagjen vetvetiu kuptohet gjendja materiale e punëtoreve në administratën serbe. Kjo ishte njëra, pastaj çdo njeri ka dobësitë e veta para të cilave dorëzohet. Sado që estabilishmenti politik serb dukej homogjen ka pasur të qarat e veta të cilat kanë rrjedhë.

Pyetje: Cilat informata i keni marrë dhe ku jeni takuar zakonisht me informatorët?

F.Kajtazi: Informatat kanë qenë të ndryshme, dhe takimet janë mbajt varësisht prej përzgjedhjes së informatorit, ku ai është ndje i siguritë, ne i jemi përmbajt në mënyrë strikte rregullit për takim në kushte të sigurta. Mbaj në mend se me 1993, kur na është dashtë të dimë gjendjen numerike dhe të gatishmërisë në kazermën e Gjilanit, e kemi gjet rrugën si ta bëjmë. Ose në këtë kohë rreth kazermës u patën vendosë mina, përmes rrugëve tona ne e kemi ditur se ato janë shkollore. Po në këtë vit nëse nuk gaboj, njësia speciale e policisë serbe e vendosur në Ajvali e pati marrë një aksion në një fshat të Kamenicës, një natë para aksionit kjo njësi u vendos në kazermën e Gjilanit. Prapë përmes rrugëve tona me kohë ne kemi kuptuar qëllimin dhe kohën e aksionit. Për të mos dekonspiruar burimin e informacionit nuk i kemi alarmuar banorët por kemi krijuar një kombinim. Pasi nga ai fshat ishte F. Dermaku i cili punonte ende në CRDB-në e Gjilanit, dhe me qëllim për ta diskredituar atë, e kemi dërguar gjoja rastësisht në shitoren e fshatit dike të cilin e kemi porositur të thoshte: ”në Gjilan ka mbërritur polici e madhe, dikush e ka taksirat. Katuni i juv e keni njerin në UDBE, ruajuni po ja u bien ujkun në torishtë”. Gjithashtu mbaj në mend se në vitin 1996, me kohë e kemi kuptuar qëllimin e RDB për ta formuar një parti me personalitete “kredibile” që do të mundnin ta “dobësonin shtetin e Rugovës dhe t’i fusnin shqiptarët në jetën institucionale të shtetit Serb”.


PYETENI KADRI VESELIN SE KUR E KA THEMELUAR SHIK-UN!


Pyetje: Sipas kësaj që thoni ju shërbimi i juaj është më i hershëm se sa SHIK-u i Kadri Veselit?

F.Kajtazi: Për këtë pyetni Kadri Veselin, unë ju them se institucionalisht në këtë punë jam angazhuar me vitin 1992.

Pyetje: A keni njohuri se kur është themeluar SHIK-u

F.Kajtazi: Njohurit janë ato që këta i deklarojnë në media, dhe nëse nuk gaboj në vitin 1999.

Pyetje: Kush kanë qenë themeluesit e SHIK-ut dhe cili ka qenë roli i Fatos Klosit në themelimin e SHIK-ut?

F.Kajtazi: Kjo kohë është kur unë nuk kam qenë aktiv në punë prandaj nuk mundem të flas.



Pyetje: Po roli i Xhavit Halitit cili ka qenë në kohën kur ju shërbenit në Tiranë?

F.Kajtazi: Po e di që vinte në Tiranë dhe rrinte në një lokal mbrapa Muzeut. Ata në atë kohë nga Zvicra sillnin literaturë dhe gazetën “Zëri i Kosovës” si organ i LPK, e cila fund e krye bënte propagandë komuniste dhe propagandë kundër figurave politike që vepronin në Kosovë. Deri në fund të vitit 1996, presidenti Rugova kursehej nga kjo propagandë e zezë, në shënjestër ishte profesor Agani. Është shumë indikative se të njëjtën propagandë kundër profesor Aganit e bënin edhe eksponent për të cilët ne dyshonim se ishin të rekrutuar nga RDB. Më kujtohen shqetësimet e Gazidedës i cili më patë thënë: “e kuptoj myzeqarin të thotë rrënoftë Enver Hoxha, sepse atij i hoqi mushkonjat, por nuk e kuptoj kosovarin që jeton në Zvicër, në vendin më të zhvilluar të botës e thotë “rrënoftë Marksizëm-leninizmi”.

Pyetje: Është thënë nga vetë ata se Xhavit Haliti e Fatos Klosi kanë qenë miq e bashkëpunëtorë të afërt. Cili ka qenë roli i tyre në zhvillimet e kohës së viteve para eskalimit të luftës në Kosovë?

F.Kajtazi: Se cilat kanë qenë marrëdhëniet e tyre nuk e di, por që roli i shtetit shqiptarë të kohës së Klosit ka qenë destruktiv në ngjarjet në Kosove kjo është mase e vërtetë. Partitë e majta në Shqipëri e kishin inat presidentin Rugova, dhe ishin të interesuara që me çdo kusht ta heqin nga skena politike. Ndërkohë në vitin 1996, në Kosovë nga grupi i Sali Çekut kishin filluar aksionet e armatosura. E di mirë që aksioni në Deçan dhe në Kampin në Baballoq, e kishte marrë përsipër se e ka organizuar LPK, ndërkohë që ai ka qenë i realizuar nga grupi i Salihut. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste me 1997, këta u orientuan që me çdo kusht ta ndryshonin skenën politike në Kosovë dhe objektiv kishin mënjanimin e Rugovës. Kjo mendoj se i ka shkaktuar dëme të mëdha rrjedhave të mëvonshme.





NË FUND TË DHJETORIT 1996 BERISHA “IA KTHEU SHPINËN” IBRAHIM RUGOVËS





Pyetje: Të kthehemi te disa zhvillime në Tiranë. Në periudhën 1995-96 ka pasur ftohje të raporteve mes Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës, apo jo”?

F.Kajtazi: Mendoj së është e vërtetë.



BUKOSHI KISHTE POROSITUR HYDAJET HYSENIN QË TA SULMONTE RUGOVËN NËPËRMJET EKRANIT TË TVSH-SË



Pyetje: Pse mendoni se Berisha ia ktheu shpinën Rugovës dhe u drejtua nga Demaçi e Surroi?
Tani disa gjëra duken absurd sikur të mos shikohet retrospektiva. Por në qoftë se kihet parasysh tabloja e plotë e mozaikut politik të asaj kohe, të krijohet imazhi më i përafërt i zhvillimeve politike. Shtetet kryesore evropiane Britania, që udhëhiqej nga konservatori Gjon Mejgjer, dhe Franca nga Fransua Miteran, pas shpërbërjes së BRSS-së, sikur ishin çliruar nga pesha e Luftës së Ftohët dhe në politikën e jashtme mundoheshin të ishin përtej asaj që në realitet mundnin. Kështu në këtë fazë nuk ia kishin dalë që me amerikanët të krijonin partneritet në politikën jashtme, por ndiheshin inferiore. Nuk di se a do të jetë ndonjëherë më afër zgjidhja e problemit izraelo-palestinez sesa në kohen e administratës së presidentit Klinton. Bile atentati në Isak Rabinin, i atribuohet lobit çifut pro britanik për shkak së shqetësimit të tyre nga rritja e dominimit të lobit pro amerikan. Edhe në kontinentin evropian rivalitetet ishin të theksuara, britanikët dhe francezët ishin të interesuar që amerikanët t’i mbanin sa më larg Ballkanit dhe konfliktit jugosllav dhe atë ta zgjidhnin me çdo kusht në favor të Serbisë. Kundërshtimet e vazhdueshme të Mejgjerit dhe Miteranit për intervenim ajror të NATO-s në caqet serbe në kohën e masakrave të llahtarshme në Bosnjë reflektojnë më së miri këtë rivalitet. Ndërkohë që Gjermania luante rolin neutral. Kjo ishte përshtypja jonë. Francezët dhe anglezët zgjidhjen e konfliktit jugosllav mendonin ta bënin duke e mënjanuar Milosheviqin nga pushteti dhe duke e zëvendësuar atë me Vuk Drashkoviqin. Në këtë paketë parashikohej edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës, duke u ofruar një “autonomi të zgjeruar në kuadër të Serbisë” të cilën Drashkoviqi e kishte pranuar. Nga faktori politik në Kosovë kërkohej që t’i bashkëngjitej protestave që organizonte e djathta e bashkuar serbe e udhëhequr nga lideri i SPO V. Drshkoviq, në mënyrë që t’i ndihmohej ta rrëzonte Milosheviqin nga pushteti. Rugova këtë nuk e kishte pranuar, ishte kategorik dhe insistonte në vullnetin e shprehur në referendumin e vitit 1991. Ndërkohë që Demaçi, Qosja me një grup të kryesisë së LDK-së, që me vonë formuan LBD-në, si dhe kryeministri Bukoshi kishin pranuar ofertën evropiane. Në atë kohë në Tiranë qëndroi një delegacion i LDK-së në krye me nënkryetarin Hidajet Hyseni. Nga një burim yni që rastësisht ishte prezent, Hidajeti kishte marrë porosi nga kryeministri Bukoshi që të dilte në RTSH dhe haptazi ta sulmonte Rugovën. Nuk di pse ai në intervistë nuk e bëri këtë, por nga i njëjti burim di që Bukoshi u acarua shumë. Dhe realisht ky ishte një komplot. Prandaj jam detyruar të kërkoj takim me njerëzit e mi në Kosovë. Më 31dhjetor 1996 kam mbërritur në Kumanovë, ndërsa më 1 janar 1997, aty kanë mbërritur Sabit Rrustemi, Naser Latifi dhe Avni Kamberi. Atyre iu sqarova gjendjen dhe i porosita ta njoftojnë Plakun. Për këtë punë evropianët në Berishën kanë bërë presion direkt, dhe si duket ai nuk u rezistoi. Kjo është evidente pasi në zgjedhjet e 1996, në fushatën e PD-së, mori pjesë edhe një këshilltar i presidentit Miteran.

Pyetje: Pse Berisha insistonte që të formohej një parti tjetër nga LDK-ja dhe që shqiptarët të dilnin në votimet serbe?

F.Kajtazi: Nuk di që Kryeministri ose presidenti i atëhershëm, Berisha, ka kërkuar që të shkatërrohej LDK-ja. Ai, si president që ishte, nuk mund të ishte indiferent ndaj asaj se çka po ndodh në Kosovë. Ne po flasim për periudhën e gjysmës së dytë të vitit 1996, kur kriza e piramidave vetëm sa nuk kishte shpërthyer. Kundërshtimi i fuqishëm evropian ndaj angazhimit direkt amerikan në çështjen jugosllave mund t’i kenë luhatur për një moment Berishës mendjen, por mendoj se kjo ka qenë e shkurtër dhe kalimtare.


RUGOVA SOLLI NJË “POROSI” TË KRISTOFERIT PËR BERISHËN, KËTIJ TË FUNDIT NUK I PËLQEU


Pyetje: A ju kujtohet takimi i mbajtur në Tiranë mes Sali Berishës e Ibrahim Rugovës, në të cilin u vërejt “ftohja” e Berishës ndaj Rugovës?

F.Kajtazi: Po, nëse nuk gaboj, ka qenë dhjetori i 1996, kur presidenti Rugova erdhi nga Amerika, pas një takimi të nivelit të lartë me sekretarin e shtetit V. Kristofer. Më saktë, atë ditë Tiranën e vizitonte edhe lideri i OÇP-së Jaser Arafat. Si duket Rugova nga V.Kristofer ka pasur ndonjë porosi për Berishën që këtij të fundit nuk i ka pëlqyer. Takimi Berisha - Rugova në Presidencë dhe në darkë në “Pallatin e Brigadave”, e cila u shtrua për nder të Arafatit, kaloi në atmosferë të zymtë.

Pyetje: Me cilët personalitete në Kosovë u “lidh” apo u afrua Sali Berisha?

F.Kajtazi: Nuk mund të them se Berisha bëri kundërpeshën ndaj Rugovës, pse për një moment nuk u pajtua me të. Ai i shtroi atij një opsion dhe ky nuk e pranoi. Tani madhështia e Berishës, kujtoj unë, qëndron se në një intervistë për një gazetë ditore të Kosovës, nëse nuk gaboj me 2011, pranon se: “Rugova kishte të drejtë” dhe këtë mund mos ta bënte, sepse detajet e bisedave i dini vetëm ata të dy. Mendoj se Berisha në këtë rast u tregua shumë njerëzor dhe madhështor.


QËLLIMI I GRUPIMIT TË MAJTË ISHTE QË TA HEQIN “SHALLIN” PREJ POLITIKËS

Pyetje: A është takuar në Tiranë në këtë periudhë Adem Demaçi me Veton Surroin?

F.Kajtazi: Thashë më herët se në kushtet e okupimit klasik është rregull që shërbimet të prodhojnë dokumentacion sa më të pakët. Ne nuk kemi pasur ndonjë rregullore të punës, mirëpo sipas asaj që na është mësuar në shkollë, nuk bënte të inicionim përpunimin operativ të ndonjë personaliteti të lartë politik. Gjithashtu ne i përmbaheshim një rregulli të mësuar në shkollë që gjatë punës sonë të mos cenohen të drejtat dhe liritë e individit. Kjo mundë të bëhej vetëm nëse nga burime të verifikuara dëshmohet qartë veprimtaria antishtetërore. Prandaj ne nuk kishim të drejtë ta angazhonim dikë që ta përgjonte në këtë rast Demaçin ose Surroin. Mirëpo nga bisedat që zhvilloheshin në ambientet ku ne ishim të pranishëm, lirisht mund të themi se Demaçi me Qosjen dhe me grupin e kryesisë së LDK-së, që më vonë formuan LBD-në, kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës duke pranuar autonomi të zgjeruar në kuadër të Serbisë. Dhe nëse në ato kushte e kanë shkelur, këtë do ta bëjnë çdo herë kur t’ju jepet rasti. Këtë nuk mund ta them për zotin Surroi, ai i bënte opozitë klasës politike udhëheqëse në atë kohë në Kosovë, por ajo nuk ishte subversive. Atëherë kam pasur qasje operative në një kongres të bashkimit kombëtar ose kam harruar se si quhej saktë dhe ku u grumbulluan “intelektualët” e spektrit të majtë e që u mbajt në Stamboll. Paradoksi ishte se në këtë kongres të “bashkimit kombëtar”, tema kryesore ishte mënjanimi i “Shallit” nga pozita e Presidentit edhe me kushtin që pranohej varianti evropian “autonomi e zgjeruar”, ndonëse në dokumentin përfundimtar që u nxor nuk u precizua saktë, por u la të nënkuptohej. Ndërkohë, gjatë pauzave dhe në kuluare, kjo ishte çështje e përfunduar.





PARA LUFTËS NË KOSOVË SHËRBIMET KISHIN RRETH 700 BASHKËPUNËTORË SHQIPTARË



Pyetje: A ka pasur gisht në këtë “ndikim” të politikës shqiptare UDB-ja serbe?

F.Kajtazi: Në mënyrë teorike, ky është edhe synimi: që përmes agjenturës të grumbullohet informacion për synimet e kundërshtarit pastaj të krijohen skema të cilat e qojnë atë në gabime dhe ty të krijojnë favore politike, ekonomike, ushtarake etj. për dallim prej shërbimeve tjera lindore, shërbimi serb nuk ka qenë masiv, ata kanë rekrutuar agjenturë kualitative. Në rastin me Shqipërinë dhe shqiptarëve në përgjithësi, sidomos pas vitit 1990, janë orientuar në krijimin e agjenturës masive në mënyrë që të influencojnë në zhvillimin e ngjarjeve në hapësirën shqiptare në përgjithësi. Ngjarjet e marsit të vitit 2004, më së miri e dëshmojnë këtë.


SHËRBIMI I INFORMIMIT SERB PREJ VITIT 1835


Pyetje: Nga përvoja juaj, a mendoni se UDB-ja ka qenë një strukturë profesionale në ushtrimin e veprimtarisë së vet?
F.Kajtazi: Deri në vitin 1989 po, dhe kjo për faktin se ata ruajtën vazhdimësinë e veprimit. Shteti serb fitoi autonominë me 1835, kurse bazat e veprimtarisë ofanzive zbuluese-informative i vendosin pas hartimit Naçertanis me 1844. Dhe që nga kjo kohë pavarësisht ndërrimeve të pushteteve shërbimi ka pas vazhdimësinë e veprimit në sferat e interesit serb. Pas vitit 1989, Millosheviqi e politizon skajshmërisht SDB. Pastaj, ndarja e Sllovenisë, Kroacisë Bosnjës dhe Maqedonisë shkaktoj qarje dhe shumë pozita agjenturore u “fjetën” nga se për to dinin oficer të SDB-Federative të republikave të ndara.

Pyetje: A ka rekrutuar mjaft shqiptarë nga Shqipëria në radhët e veta UDB-ja serbe para lufte?

F.Kajtazi: Në qoftë se në të gjitha proceset e formimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë kanë marrë pjesë misionarë nga Jugosllavia, lehët mundë të vihet deri te një e vërtetë e përafërt. Është për t’i besuar ish presidentit të fundit nga koha e monizmit Ramiz Alisë, i cili në një intervistë të gjatë për në medium kosovar e pranon se edhe vet Enver Hoxhën e shqetësonte tej mase kjo punë. Tani vonë sipas dokumenteve të CIA-së, UDB- si referenca të tyre në Tiranë Mbretit Zog i ka dhënë emrat e dy personaliteteve të larta politike Haxhi LLeshit dhe Myslim Pezës. Edhe pse kjo nuk është e dokumentuar edhe mundë të merret si kombinim, mirëpo nga praktika duhet të besohet se ata kanë pas në Tiranë dikë të këtyre niveleve. Edhe një pjesë e “dosjes Mitrohin” flet për pozitat agjenturore të KGB në Shqipëri që gjithashtu piketojnë personalitete të larta të jetës politike. Prandaj miqtë e vjetër ndihmohen në ditë të vështira, dhe nëse në gjeopolitikën e re shqiptare ripërtërihen këto pozita, lehët dihet se kush kë e ndihmon.



SHEFI I UDB-SË PËR KOSOVË THA: KEMI PAS RRETH 140 BASHKËPUNËTORË NGA RADHËT E UÇK-SË


Pyetje: Sa mendoni se ka qenë numri dhe roli i bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së nga Kosova?

F.Kajtazi: E para për të dhënë shifra të sakta duhet të nxirret evidenca nga arkiva e cila ndodhet në Beograd. Dhe e dyta, për ta ilustruar këtë marrim shembull një pemishte që është pa gardh dhe pa roje, secili futet në të, i zgjedhë pemët të cilat i hahen dhe e mbush shportën sa i duhet. Nga viti 1912, shqiptarët në hapësirat jugosllave kanë qenë si kopshti pa gardh dhe roje. Prandaj, nëse kësaj i shtojmë edhe faktorët socio-ekonomik, përpara na shfaqet një tablo e zymtë. Sidomos nga viti 1946 e deri 1966, UDB-a ka pas kompetenca të pakufizuara për të vepruar në drejtim të shqiptarëve. Më së miri këtë periudhë e dokumenton kroati Branko Horvat. Ai në librin e vet “Kosovsko pitanje” e përshkruan ç’frenimin sadist të udbashve ndaj popullatës shqiptare dhe me lejoni ta parafrazoj atë ku thotë se: “policia i kishte duart e lira sa i përket zgjedhjes së metodave dhe mjeteve për qërimin e hesapeve me qytetarët e pafajshëm. Duke filluar me sharjet, rrahjet, futja në ujë gjatë dimrit, mbajtja në ambiente të ftohta e deri te gjymtimi dhe vrasja, ishin metodat dhe masat gjatë zhvillimit të këtij aksioni” Në këto kushte vështirë ka qenë të rezistohet dhe ne nga kjo perspektivë nuk mundë t’i bëjmë edhe shumë me faj ata njerëz që për një moment janë ligështuar dhe kanë thënë “pranoj” duke firmosur një deklaratë kompromituse. Bile një pjesë e tyre nga ndërgjegjja dhe frika se do të detyrohen t’i shërbejnë dreqit, morën rrugën e pa kthim të Anadollit. Pas vitit 1966, gjërat shkojnë ndryshe. Tani bashkëpunimi me shërbimin shtrohet në rrafsh tjetër, por pa e zgjatë, si masë hipotetike gjithë duhet t’i referohen dy momenteve. E para është intervista e Rrahman Morinës dhenë Rilindjes me 1987, nëse nuk gabohem në vitin. Ai në këtë intervistë thotë se: “nga viti 1981 e deri me 1986, SDB ja e Kosovës ka trajtuar mase 500 mijë qytetarë” dhe nëse gjatë këtij trajtim inspektoret e SDB-së kanë arritur të përvetësojnë vetëm 1% të këtyre, shifra na del, nëse nuk gaboi në llogaritje, 5 mijë, që teoritikisht është e mundur por që praktikisht “nuk t’i zë shporta” sepse në një territor prej 11 mijë kilometrave katrorë dhe prej afro 2 milion banorë nuk të nevojitën kaq informatorë. Momenti i dytë i cili gjithashtu pasqyron impenjimin e shërbimeve serbe në jetën tonë shoqërore është dëshmia e Zoran Stioviqit shef i analitikes në RDB e Kosovës dhënë në Gjykatën e Hagës kundër Ramush Haredinajt. Ai gjatë kësaj dëshmie tekstualisht thotë se vetëm kuadër komandues të UÇK, kemi pas rreth 140 bashkëpunëtorë. Për të ilustruar këtë po përmendi një fakt që është publik; në alenë e nderit të BIA-së që është akronimi i shërbimit të tanishëm serb, janë të gdhendur pseudonimet e tre bashkëpunëtorëve Moravac, Srna dhe Cume të vrarë gabimisht gjatë luftës e që te ne njëkohësisht janë të shpallur hero. Në kombinim me këto duhet t’i besojmë publikimit nga një institucion i Bashkimit Evropian se para luftës në Kosovë shërbimet serbe mbanin rreth 700 bashkëpunëtorë. Dhe 700 njerëz janë një batalion ushtarak sipas organikës së luftës, ndërkohë që si spiun e kanë vlerën e 70 batalioneve të cilët efektivisht e mbulojnë pa problem një hapësirë gjeografike çfarë është Kosova. Në shtetet normale ky publikim do të ishte top lajm, dhe sikur kjo të mos ishte e vërtet, me siguri që edhe do të trajtohej si top lajm sepse është dhen nga një institucion kredibl, do të bënte që me këtë të merrej parlamenti, qeveria, mediet, shoqëria civile etj. Mirëpo pasi që me këtë nuk u morr askush, kjo dëshmon se këta janë aktiv, kontrollojnë dhe influencojnë në këto organe. Për këtë ky lajm u hesht dhe nuk u morr as kush me të.




THAÇI MË PYETI: KUSH PO I ORGANIZON SULMET NË POLICINË SERBE NË KOSOVË? THASHË SHKURT: UDB-JA





Pyetje: Në cilat kategori i ndani ju bashkëpunëtorët e UDB-së serbe?

F.Kajtazi: Pa i nda unë, ata i ndanin vetë në tri kategori: e para, ishin ata që angazhoheshin vullnetarisht, e për të cilët kishte një procedurë verifikimi, udhëheqjeje, mbështetjeje dhe evidence të posaçme. Kjo kategori në shërbim angazhohej nga motive të ndryshme, por që si shpërblim merrte pozita ose paguhej me para kesh nga fondi i posaçëm. Pasi nënshkruante deklaratën e bashkëpunimit i hapej dosja personale ku i vendosej pseudonimi dhe merrte statusin “bashkëpunëtor” kurse në dosjet operative emri nuk i përmendej, evidentohej me pseudonim. Kategoria e dytë ishin persona që vepronin në hapësirat me interes për shërbimin, por që në bashkëpunim tërhiqeshin pasi komprometoheshin dhe kërcënoheshin. Kësaj kategorie i hiqeshin shpenzimet e angazhimit, gjithashtu kishin dosje personale dhe pseudonim. Dhe kategoria e tretë ishin e ashtuquajtura “lidhja operative” që oficerët e shërbimit grumbullonin informacion nga lidhjet e tyre nga të njohurit në rrethe shoqërore. Gjithashtu për siguri edhe kjo kategori kishte pseudonim.


BASHKIM GAZIDEDE E KA DITUR SE MILOSHEVIQI DO TË FILLOJË LUFTËN NË KOSOVË


Pyetje: Ju keni qenë në kontakt edhe me agjentë të SHISH-it shqiptar. Më cilët konkretisht?

F.Kajtazi: Thash unë kam kontaktuar me drejtorin e Shërbimit, zotin Gazidede, me të cilin jemi munduar të krijojmë marrëdhënie partneriteti. Mos të harrojmë së Shqipëria ishte vendi që kishte njohur Kosovën dhe ligji nuk ia ndalonte shërbimit shqiptar këtë punë.


Pyetje: Cili ishte gjykimi i tyre për zhvillimin e ngjarjeve politike në Kosovë në atë kohë?

F.Kajtazi: Sigurisht që ata duhet të kenë pasur informacion më të bollshëm. Përshtypja ime ka qenë se shërbimi shqiptar kishte trashëguar rrjetin agjenturor që kishte krijuar Sigurimi, e që ishte kualitativ. Thashë më lart se z. Gazidedën e vlerësoja si patriot dhe të përkushtuar për çështjen e Kosovës. Ai ishte i shqetësuar, dhe kisha përshtypjen se ka informacion se Milosheviqi po përgatitë për Kosovën diçka të ngjashme si me Bosnjën.

Pyetje: Jeni takuar edhe me agjentë të shërbimeve të tjera informative, amerikane për shembull, apo të vendeve të tjera?

F.Kajtazi: Unë mund të kem takuar njerëz të përkatësive të ndryshme, por që askush nuk të prezantohet se kush është në të vërtetë dhe çfarë pune bën.

NË TAKIMIN E KRETËS, MILOSHEVIQI KA SHTRUAR PLATFORMËN PËR NDARJEN E KOSOVËS

Pyetje: A gjykoni se takimi i Kretës në njëfarë mënyre ishte skenar i luftës në Kosovë?

“Bota sot”: Një gjë e di që Milosheviqi në takimin e Kretës ka shkuar me platformë për zgjidhjen e problemit të Kosovës e i cili ka qenë ndarja. Ky opsion ka qenë i papranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare të involvuar në problemin jugosllav, sidomos për amerikanët. Pala shqiptare më sa di nuk ka pasur të përgatitur ndonjë platformë, sido që të jetë takimi i Kretës shënon kthesë në ngjarjet politike në Kosovë dhe mendoj se historia e vërtetë për ngjarjet që pasuan pas vitit 1997, nuk pasqyrohen drejt pa u publikuar detajet e këtij takimi për të cilin jam i bindur se ndonjë shërbim e ka incizuar dhe do të publikohen pas disa vjetëve, kur këtij dokumentacioni do t’i kalojë afati si dokument i klasifikuar.

Pyetje: Të kthehemi prapë në Tiranë. Me cilët personalitete që janë sot aktivë në skenën politike të Kosovës jeni takuar atë kohë në Tiranë?

F.Kajtazi: Me pjesën më të madhe të tyre, duke filluar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.


TAKIMI I PARË ME STUDENTIN E HISTORISË NË VJENË, HASHIM THAÇI


Pyetje: Si e kujtoni sot Hashim Thaçin, Xhavit Halitin apo ndonjë tjetër?

F.Kajtazi: Për Xhavit Halitin ju thashë më lart se nuk jam takuar, por e dija që vinte në Tiranë. Sa i përket kryeministrit Thaçi e kam takuar një ose dy herë. Një shok imi që i përkiste LPK-së, kishte organizuar gjoja rastësisht një takim gjatë një dreke me qebapë te “Gjakovari”. T’ju them të drejtën, sa herë që i vinte puna të takohesha me njerëz të LPK-së, përgatitesha për të mos dalë jashtë kontrollit, jo pse ata i bënin opozitë klasës politike udhëheqëse në atë kohë në Kosovë, por nga glorifikimet që ata vazhdonin t’i bënin verbërisht komunizmit. Edhe unë do të isha bërë ndoshta komunist sikur të kisha jetuar në një kohë tjetër. Mirëpo në konstalacionin e ri të gjeopolitikës botërore, në vitin 1996, të glorifikoje stalinizmin kjo më dukej absurd. Ajo ishte një periudhë që vërtet kishim kaluar nëpër të, por që realisht kishte përfunduar dhe nuk ia vlente të merreshe me të. Me këtë ndjenjë u ula dhe fillova t’i haja qebapët me mikun tim dhe me një të panjohur që u prezantua me një emër që nuk ja mbajta në mend, por që tha se është student i historisë në Vjenë. Ky ishte takimi i parë me Hashim Thaçin, tani kryeministër i Kosovës. Normal që unë iu prezantova me emër e mbiemër, dhe di që në bisedë e sipër më pyeti se kush po i organizon sulmet në policinë serbe në Kosovë? Për të shmangur bisedën në këtë temë, nga që nuk isha i interesuar ta bëj me një të panjohur, iu përgjigja shkurt: UDB-ja?



KUSH KA GISHT NË VRASJEN E ALI UKAJT, ILIR KONUSHEVCIT DHE ZAHIR PAJAZITIT?




Pyetje: Po me Sali Çekajn jeni takuar në Tiranë? Si e kujtoni ju sot Çekajn dhe ndonjë nga bashkëpunëtorët e tij?


F. Kajtazi: Në fillim thash se Salihun për herë të parë e kam takuar në Shtutgad me 1992, në selinë e Qeverisë së Kosovës. Pastaj në shtator të vitit 1994, për një ose dy javë rresht në Tiranë e kam pas cimer. Në fillim të tetorit të vitit 1994, ai u largua nga Tirana dhe së bashku me Milazim Maren e kemi dërguar në Rinas nga ku ka udhëtuar për në Francë. Një kohë ai nuk ka pas dokumentacion të lëvizte. Pasi rregulloi dokumentacionin vinte në Shqipëri, dhe së bashku me grupin e tij janë të parët që filluan aksionet guerile në Kosovë.


SI E NJOHA ALI UKAJN NË TIRANË


Pyetje: Po Ali Ukajn e keni njohur dhe si e mbani në mend?

F. Kajtazi: Po, të ndjerin e kam njohur, dhe kemi pas ndeja të gjata, debate të shumta. Gazeta ku aj punonte i kishte krijuar mundësi për të krijuar një diskurs të vetin për zhvillimet politike në përgjithësi e që kisha përshtypje se anonte kah e majta. Në fakt kjo më dukej se ishte e ndikuar nga ambienti ku punonte. Ishte i përkushtuar për punë.

Pyetje: A ka qenë Ali Ukaj zëdhënësi i parë i UÇK-së?

F. Kajtazi: Gazeta ku punonte Aliu e para i publikonte komunikatat, dhe kjo dihej se bëhej përmes Aliut, se a ka qenë i emëruar zëdhënës nga LPK, këtë nuk e di.

Pyetje: Më kë është takuar më së shumti dhe me kë ka qëndruar më afër Ali Ukaj në Tiranë?
F. Kajtazi: I ndjeri ka qenë shumë komunikues, pastaj me njëfarë forme ai bënte një gazetari hulumtuese dhe kjo kërkonte opinione dhe informacion nga shumë drejtime, kështu ai komunikonte me shumë persona, por mendoi se edhe pa ushtruar këtë profesion ai ishte komunikues dhe i këndshëm gjatë bisedave.

Pyetje: Nga pozicioni i sotëm kohor a mendoni se Ali Ukaj ka qenë më afër më LPK-në apo LKÇK-në apo me asnjërën palë?

F. Kajtazi: Konsideroi se Ai në radhë të parë ishte gazetar dhe këtë punë e bënte me mjaft përkushtim. Tani edhe si gazetar ishte i përkushtuar që të jetë pjesë aktive e procesit për çlirimin e Kosovës. Nuk mundë të them se ai kishte “librezë” të ndonjë subjekti politik. Në biseda të lira dukej se anonte ka e majta, mirëpo thash se kjo më tepër ishte refleksion e ambientit ku punonte.




Pyetje: A i keni parë ndonjëherë bashkë Ali Ukajn, Zahir Pajazitin e Ilir Konushevcin?

F. Kajtazi: Jo


SHKODRA ËSHTË NJË “VARREZË MASIVE” PËR SERBËT


Pyetje: Vrasja e të treve edhe sot e kësaj dite mbetet një mister i llojit të veçantë. Dini ju diçka për këto vrasje?

F. Kajtazi: Në gjuhen tonë profesionale këto quhen akte të mprehta. Marrja e jetës së dikujt është gjëja më e shëmtuar dhe më e dënuar qoftë nga ligjet pozitive, nga kanunet dhe nga feja. Dhe gjatë historisë tonë, në momentet me rëndësi për çështjen kombëtare neve dikush nga terri vazhdimisht na i ka vrarë njerëzit, vrasje këto që kanë shkaktuar boshllëk të madh, kanë lënduar familje të tëra, grupe shoqërore dhe kanë shkaktuar huti të madhe. Dhe në vrasjet politike, shumë pak ka rëndësi ekzekutori. Për ekzekutor mundë të gjendet një djalë i ri entuziast të cilit mundë t’i mbushet mendja se filani duhet ekzekutuar se po i bën dëm çështjes kombëtare, dhe ai për motive patriotike e bën vrasjen. Ose gjendet dikush që këtë punë e bën me pagesë. Në këto akte e rëndësishme është porosia fillet e së cilës unë po i përmendi në dy raste të cilat pastaj ju dhe lexuesi vlerësoni. Rasti i parë është ai i vrasjes së Hasan Riza Pashës, mbrojtësit të Shkodrës i cili nga babai ishte irakian dhe nga nëna shqiptar. Ai me 1912-1913, qëndroi dhe e mbrojti Shkodren të rrethuar nga malazezët dhe serbët. Ai përpos që e mbrojti ju shkaktoj dëme të mëdha. Enciklopedia ushtarake Jugosllave thotë se në këtë betejë u vranë rreth 10 mijë ushtarë serb e malazez. Dhe në historinë e luftërave shqiptaro-serbe nuk ka varr më të madh për serbet se sa Shkodra. Malazezët pas një marrëveshje me fuqitë e mëdha hyjnë në Shkodër vetëm për ceremoni, por pasi përmes agjenturës influente organizojnë vrasjen e Hasan Rizës, lavdi pastë. Momenti i dytë është vrasja më 22 janar 1923, e Beqir Vokshit, nipit të Sulejman Vokshit, një patrioti të madh ku vrasës janë Azem Bejta dhe Ram Binakun. Nga dokumentet e kohës vërtetohet se si shkak të vrasjes janë përpjekjet e Beqir Vokshit për të ndal vëllavrasjen që po shkaktohej për interesat politike nga Zona Neutrale e Junikut, zonë kjo e garantuar nga fuqitë e mëdha. Ajo që ishte e interesuar në atë kohë për nxitjen e vëllavrasjes dhe për ta trazuar Zonën e Junikut ishte Serbia, që përpos kësaj, për kundërpeshë krijoj edhe të ashtuquajturën “Republikën e Mirditës” apo të Marka Gjonit (nëse nuk gabohem në emërtim). Këto trazira të cilat i ka iniciuar Serbia, bën që fuqitë e mëdha të suprimojnë Zonën Neutrale të Junikut dhe njëherit shërbyen si uverturë për luftën qytetare dhe rrëzimin e pushtetit legjitim të cilën çuditërisht historiografia e jonë e njeh si: “Revolucioni Demokratik i Qershorit”.
Tani, vrasjen e Zahir Pajazitit e ka marrë përsipër policia serbe, ndërkohë që vrasja e Ali Ukajt, Ilir Konushevcit, Ahmet Krasniqit, e të tjerëve, janë vrasje tipike të porositura nga kuzhina serbe por që janë realizuar përmes agjenturës influente e cila ka keqpërdorur djem të ri të cilët kanë pas qëllime të ndihmojnë çlirimin e Kosovës. Ata 700, agjentët e shërbimit të Millosheviqit, nuk bëjnë tulla qerpiçi. Unë me një shkrim timin i kam portretizuar si “kujdestar të patriotizmit” të veshur me petkun e intelektualit të varur e të pavarur, të biznesmenit, të aktivistit politik, të gazetarit që çdo dit nëpër televizione i shohim si kujdestar të patriotizmit, të veshur me veladonin kuq e zi e me zemrën prej akulli të Sibirit. Bile kjo kategori, kur ta lexojnë këtë intervistë do të jenë të parët që do të ngritën e të thonë: ky ka hak plumbin se po dëmton çështjen kombëtare. Këta njerëz çdo dit përmes autoritetit që kanë fituar nga suporti i shërbimit serb, influentojnë në personalitetet tona qeveritare, policore, arsimore, kulturore, sportive, fetare etj që marrin vendime të gabueshme, të bëjnë veprime të gabueshme dhe ndikojnë keq në jetën tonë shoqërore. Po të shikohet kredibiliteti i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare ai është përtokë, dhe kjo është vepër e pastër e naivitetit tonë dhe veprimit të 700 bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së..




“ATENTATI” I RAMË MARAJT NDAJ PRESIDENTIT RUGOVA NË TIRANË U PENGUA NGA POLICIA SHQIPTARE


Pyetje: Në kohën kur është vrarë Ali Ukaj, a ka qenë në Tiranë Hashim Thaçi?

F.Kajtazi: Për të qenë korrekt, një, dy ose tri ditë pas vrasjes, unë e kam dërguar në Aeroportin e Rinasit një mikun tim nga Gjermania R.G. Në ambientet e Aeroportit e kam takuar Thaçin të cilit i jemi afruar dhe jemi përshëndetur. Tani më është prezantuar me emrin Hashim, por që nuk i besova se është i vërtetë. Ai dukej i shqetësuar për të mos thënë i trishtuar. Normal se shprehu keqardhje për vdekjen e Aliut.


NATËN KUR ËSHTË VRARË ALI UKAJ, HASHIM THAÇI KA QËNDRUAR NË BURG NË TIRANË


Pyetje: Thaçi ka banuar me Ukajn në Tiranë dhe madje është mbajtur 24 orë në paraburgim. Thuhet se ka qenë ndërhyrja e Xhavit Halitit që e ka liruar Thaçin?

F.Kajtazi: Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, prapë duhet të jem më se i kujdesshëm. Është e vërtetë se Hashim Thaçi ka qenë duke banuar me Ali Ukën, këtë ma ka thënë vetë ai në Aeroport. Por është e vërtetë se ai pasdite është arrestuar nga policia në urën e Lanës me një çantë ku ka pasur një sasi të caktuar të armatimit dhe në natën kritike kur ka ndodhur vrasja Thaçi ka qenë i burgosur. Dhe mua, si njohës i rrethanave të asaj kohe, më lejohet të konstatoj me përgjegjësi se gjendja në të cilën ndodhej policia dhe shërbimi shqiptar, nuk ishin të konsoliduar për të realizuar ndonjë kombinim për ta likuiduar Ali Ukën. Dhe në këtë rast Thaçi nuk duhej të penalizohej, pa marrë parasysh versionet e shumta që kanë qarkulluar deri më tani. Nëse kryeministri Thaçi duhet të penalizohet për ndonjë gjë, së paku moralisht, janë vrasjet e mëvonshme në të cilat ai nuk ka gisht, por që ka pasur autoritet të pengojë agjenturën influente serbe që të mos krijojë klimë cytëse në subjektin e vet politik që djemtë e ri me qëllime të pastra si kristali të futen në krim dhe të realizojnë vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Tahir Zemaj, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Ukë Bytyçit, Ismet Rracit etj.



Pyetje: Në Tiranë keni takuar edhe “agjentë” të ndryshëm shqiptarë nga Kosova. Cili ka qenë roli i Ramë Marajt në atë kohë?

F.Kajtazi: Ai nga Kosova është larguar si pjesëtar i Ministrisë së Mbrojtjes, me funksion koordinator mes Shtabit të Përgjithshëm dhe shtabeve rajonale.

Pyetje: Cili ka qenë relacioni i juaj me Ramë Marajn në Tiranë?

F.Kajtazi: Fillimisht i mirë, unë nuk kisha ndonjë obligim institucional ndaj tij, dhe komunikonim normalisht si me çdo njeri. Ndërkohë që ky vazhdimisht tentonte të më fuste në rrjedhat e tij. Nga kjo u acaruam dhe e ndërpremë komunikimin, vetëm përshëndeteshim nga larg.


PSE NUK U REALIZUA TAKIMI ME PRESIDENTIN RUGOVA MË VITIN 1995 NË TIRANË?


Pyetje: Çka ndodhi më konkretisht, si rrodhën ngjarjet?

F.Kajtazi: Ka qenë fundi i nëntorit ose fillimi i dhjetori i vitit 1995, nëse nuk gaboj. Në banesën time erdhi I.B, i cili më tha se presidenti Rugova, në orën 20.00, po na pret dhe duhej të isha edhe unë. Vendosa të mos shkoj. Cimeri i im I.B. insistoi që të shkoja dhe kërkoi të di pse nuk po shkoja. Me gjithë dëshirën për t’u takuar me Presidentin, hezitimin për të mos shkuar në takim e bazoja në rrethanat për të cilat vlerësoja se janë të tilla që unë, dhe të tjerët si unë, nuk i hynim në punë Rugovës, përkundrazi e do të pengonim. Pas insistimit të I.B. mblodha vetën dhe shkova, te vila e Enver Hoxhës që ishte shndërruar në rezidencë qeveritare e ku zakonisht, kur në Tiranë qëndronte presidenti Rugova, vendosej aty. Kur mbërrita aty pashë se ishin grumbulluar rreth 30 persona dhe prisnin në një lokal para rezidencës. Në bisedë e sipër me Ramën kuptova se Presidenti nuk na e kishte ftuar në takim, por ky kishte insistuar. Pas një pritjeje prej afro dy orë kuptuam se Presidenti nuk do të na priste dhe unë u ngrita të shkoja në banesë, pas meje u ngrit edhe një grup, kurse Rama insistone që të hyhet me forcë te presidenti, çka unë e kundërshtova. Dhe nga aty u acaruam. Pas dy tri ditësh kam kuptuar se me pjesën e mbetur të njerëzve Rama ka tentuar të hyjë me forcë te Presidenti, të cilën gjë Policia Shqiptare e kishte penguar, dhe di që pas një jave gazeta “Politika” e Beogradit ka publikuar një lajmë se “në Tiranë ka pasur tentim atentati në Rugovën”


“Bota sot”: Jeni takuar më me Ramën në Tiranë?

F.Kajtazi: Mundë të jemi takuar, por nuk kemi komunikuar. Komunikimi i fundit ka qenë diku në korrik ose gusht të 1996. Ai ka qenë ulur në një lokal në afërsi të Parlamentit, ndërsa unë duke ecur dhe është ngritur dhe më ka zënë rrugën. Ka filluar të flasë në stilin e tij, dhe nga mospërfillja ime u acarua shumë saqë filloi të më kërconte dhe t’i çonte duart nga brezi. Në ndërkohë edhe unë fillova të përgatitëm për më të keqën, kur pa papritmas mes nesh hyri një njeri që nuk e njihja, por fliste me theks gjakovar dhe ai nuk la të eskalojë situata. Më vonë e kam kuptuar se ky ka qenë Ç.V. nga Gjakova.




“SIGURIMI I ATDHEUT” MUND TË JETË ORGANIZATË FIKTIVE E FORMUAR NGA SHIK-U OSE BIA



Pyetje: Kush e informonte Ibrahim Rugovën në atë kohë, Ju apo Ramë Maraj?

F.Kajtazi: Flas për kohën para lufte, në mënyrë direkte unë jo se jo, por e di mirë që as Rama. Edhe pse një pjesë e informacionit që ne grumbullonim kohë pas kohe në konferencat për shtyp Presidenti në mënyrë të modifikuar e përdorte, ai nuk ka shkuar direk nga ne, dhe ka qenë absurd për kohën sikur kjo të ndodhte.



Pyetje: Është folur dhe shkruar shumë për Sigurimin e Atdheut dhe si drejtues është përmendur Ramë Maraj?

Pyetje: Ai ka pasur OJQ, e cila është quajtur Institut për Hulumtime... blla... blla.. blla..., emërtim me të cilin ka dashur t’i përngjajë MOSAD-it, ai në gjuhën hebraike ka këtë kuptim. Kjo është e saktë ngase unë kam parë rastësisht në terren pyetësorë për një sondazh të lëshuar nga ky i ashtuquajturi institut. Ndërkaq sa i përket të ashtuquajturit “Sigurimit të Atdheut” mund të jap opinion ngase nuk mund të flas për ndonjë hulumtim, sepse nuk kam kompetencë ta bëj këtë. Kjo më tepër mund të jetë organizatë fiktive të cilën e ka formuar SHIK-u ose BIA. Di që në Serbi ekziston një organizatë me akronimin SIA e cila udhëhiqet prej njërit nga asët e SDB-së, e që në kohën sa ka punuar në SDB-në federative është marrë me shqiptarët. Në anën tjetër SHIK-ut kjo iu ka dashtë të jetë ashtu për të komprometuar njerëz. Në dosjen të cilën PDK-ja e ka dorëzuar në gjykatën e Gjilanit, me qëllim të komprometimit dhe penalizmit të njerëzve në mënyrë që të mos mund të jenë pjesë e institucioneve në formim e sipër, ka vendosur emra të ndryshëm. Një lidhje e vjetër operative më ka thirrur nga Vraja dhe më ka thanë: “Hej po shikoj se je bërë i madh, qenke pjesëtar i Sigurimit të Atdheut”




LDK NUK KA PASUR SHËRBIM TË VETIN INFORMATIV


Pyetje: Për kë ka punuar në fakt Ramë Maraj në atë kohë, për LDK-në apo për SHIK-un?

F.Kajtazi: E para, sa di unë, LDK-ja nuk ka pasur ndonjëherë shërbim dhe për të vërtetuar këtë shkoni e pyetni në zyrat e LDK-së, nëse dikush di t’ju thotë ndonjë gjë. LDK-ja ka themeluar institucione të cilat kanë funksionuar jashtë sferës partiake. E dyta unë ju thashë se kam parë Ramën duke ia dorëzuar një operativisti të SHIK-ut dokumentin e nënshkruar dhe të vulosur nga Ministria e Mbrojtjes. Tani vlerësoni ju dhe lexuesi juaj se për kë ka punuar ai.


Pyetje: Të kthehemi edhe një herë te relacionet tuaja me Bukoshin. Cili ka qenë qëndrimi i Bukoshit për Rugovën e Aganin?


F.Kajtazi: Nuk i duronte fare




Pyetje: Pse jeni prishur me Bukoshin dhe kur ka ndodhur kjo?

F.Kajtazi: Unë as nuk jam prishur, as nuk jam ndrequr, kam tentuar të bëj një punë të mirë në një fushë shumë deficitare, për të cilën shteti im ka harxhuar mjete derisa më ka aftësuar. E di që pas takimit Rugova-Kinkel, ky është acaruar shumë në Rugovën, dhe në takimin që unë kam pasur në zyrën e Kosovës në Tiranë ai shprehte mllefin hapur pse nuk kishte qenë pjesë e takimit. Ky ka qenë takimi i fundit me Kryeministrin. Dhe pastaj unë kam ndërprerë angazhimin.

Pyetje: Cili nga zyrtarët e Kosovës ka punuar me zemër e me sinqeritet në Zyrën e Kosovës në Tiranë e cili me dredhi?

F.Kajtazi: Nga ata që kanë udhëhequr Zyrën e Kosovës në Tiranë unë i kam njohur personalisht Skënder Zogajn, Anton Kolën dhe Ilaz Ramajlin. Tani më keni vendosur në një pozicion të vështirë ku më duhet të flas për këto personalitete ngase Skënderin dhe Antonin i kam shokë. Mirëpo ajo që është shumë e vërtetë është fakti se kur krahason këta tre burra, flas për të tre pa dallim, dhe kur shikon korin e tanishëm diplomatik të vjen të qash. Me gjithë ato probleme me të cilat është përballur kjo zyrë dhe këta tre burra, e të cilat i kanë shkaktuar të tjerët, që të tre detyrën e kanë kryer me përkushtim dhe me ndershmëri. E kanë prezantuar shumë më dinjitetshëm Kosovën nga që e prezantojnë sot një pjesë e madhe e diplomatëve të Kosovës të akredituar nëpër vende të ndryshme të botës. Ata kanë qenë në gjendje të japin llogari për çdo gjë, dhe nuk mund të gjejë askush që edhe një cent është keqpërdorur nga ta.


Pyetje: Cilët zyrtarë të Kosovës kanë qenë të lidhur ngushtë me SHISH-in e Shqipërisë?

F.Kajtazi: Këtë nuk mundem ta di dhe nuk ka qenë pjesë e interesimit tim ndonjëherë.

Pyetje: Pas largimit tuaj nga shërbimi ku keni qëndruar?
F.Kajtazi: Në gusht të 1997, së bashku me Aziz Lilën, në hollin e hotel “Dajtit” kemi takuar profesor Aganin dhe kemi debatuar gjerë e gjatë dhe në fund Ai na ka thënë që të dyve se duhet të largohemi nga Shqipëria. Azizi ishte këmbëngulës që të vazhdojmë të qëndrojmë, mirëpo Ai ishte i prerë dhe kështu unë shkova në Zvicër, kurse Azizi në Gjermani.

FATMIR REXHEPI E BAJRAM REXHEPI NUK KANË IDE SI NDËRTOHET POLICIA E KOSOVËS


Pyetje: Kur jeni kthyer në Kosovë dhe çka keni punuar pas lufte?

F.Kajtazi: Në korrik të 1999 jam kthyer në Kosovë, punën e parë që kam bërë i kam hyrë angazhimit për t’u martuar çka edhe ka ndodhur. Kam filluar të punoj në Komunën e Gjilanit deri më 2007, ku pas ndarjes së LDD nga LDK, gruaja ime u kërcënua nga kryetari i atëhershëm i Komunës dhe nga kryeshefi që të kalojë në LDD. Ajo nuk e bëri këtë dhe mua më hoqën nga puna. Bëra ankesë në gjykatë e cila më 2010 më ktheu në vendin e punës ku punoj sot.

Pyetje: Pse nuk u përfshitë në institucione duke pasur parasysh përvojën dhe njohuritë tuaja profesionale?

F.Kajtazi: Këtë nuk e di, ndoshta pse nuk di sa duhet.

Pyetje: A i jeni paraqitur ministrit të parë të Punëve të Brendshme, bashkëqytetarit tuaj, për punë?

F.Kajtazi: Sikur Bajram Rexhepi që nuk ka ide se çka është Ministria e Punëve të Brendshme, ashtu edhe Fatmir Rexhepi nuk ka pasur ide. Policia e Kosovës, e cila me ligjet në fuqi duhet të administrohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, është organi më problematik në Kosovë. Dhe kot e ka edhe Bajrami, edhe PDK-ja kur mendojnë se në radhët e kuadrit komandues të policisë i gjithë efektivi është PDK dhe ata i kontrollojnë. Mashtrohen keq. Është e vërtetë që për marifetet e tyre ata e përdorin dhe nganjëherë edhe e rrahin policin, por për ta kontrolluar e kontrollon dikush tjetër. Në radhë të parë (flas për shumicën e këtij efektivi, sepse edhe aty ka njerëz të ndershëm dhe të përkushtuar), një pjesë e tyre janë kuadër morbid për punën që bëjnë, këtë e ka vërtetuar edhe raporti i progresit i vitit 2010, së dyti gjatë rekrutimit janë rekrutuar njerëz me të kaluar kriminale, ky efektiv i takon, në pjesën më të madhe, atyre që PDK-ja i quan “tanët” janë ata që e rrahën VV; së treti, në rekrutim kanë marrë pjesë oficerë nga vende të ndryshme dhe nëse një oficer i ka rekrutuar së paku 10 pjesëtarë për Policinë e Kosovës, një e ka ndalur për vete dhe ky është rregull. Dhe së katërti implikimi i të 700-ve, ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit serb. Prandaj gjendja e sigurisë në Kosovë është hon-hon.




LIDHJET E RAMËS ME OPERATIVIN E SHIK-UT NIJAZI IDRIZIN

Pyetje: Kur e keni takuar për herë të fundi Ramë Marajn dhe në cilin vend?

F.Kajtazi: Në gusht të vitit 1999, së bashku me Lutfi Hazirin, Naser Latifin dhe Nehat Ibrahimin, kemi qenë në selinë e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë dhe kemi hyrë në zyrën e Ahmet Alishanit, me të cilin unë njihesha nga Tirana. Në zyrë ka qenë edhe Zaim Berisha. Duke pirë kafe, të cilën na ofroi Alishani, në zyrë ka hyrë Rama i cili sa më pa mua përshëndeti vetëm nga larg dhe në dorë ka pasur një dokument prej tre faqeve të cilin Zajmi ia ka nënshkruar dhe vulosur. Ai me atë dokument doli nga zyra dhe ne edhe për një kohë qëndruam aty. Pasi dolëm nga qeveria, kemi vazhduar me veturë deri te “Kurrizi” në studion e Naim Krasniqit, pasi Luta aty kishte një punë. Në kthim e sipër, në hyrje te kompleksi i banesave të “Kurrizit” e kam parë Ramën, kish dal nga vetura me dokumentin që e firmosi Zajmi dhe ia dorëzonte N.I., (Nijazi Idrizin –nën.ynë) operativ i SHIK-ut, tani deputet . Kjo ka qenë hera e fundit kur e kam parë, mund ta kem parë edhe herëve të tjera, por më nuk më ka bërë përshtypje.



PDK E AAK DUHET TË DENONCOJNË DHE TË SQAROJNË VRASJET E PASLUFTËS NË KOSOVË




Pyetje: Në Kosovën e pasluftës kanë ndodhur disa atentate e vrasje me motive politike? Jeni marrë ju me hetimin e rasteve të tilla?

F.Kajtazi: Jo nuk kam pas kompetenca.



NJË KUADËR I LARTË I PDK-SË SË GJILANIT, KA THËNË: “KUR PO JA NISMI EDHE NA NË GJILAN ME VRA”


Pyetje: Kush mendoni se i ka organizuar këto vrasje të veprimtarëve të LDK-së pas lufte, cila strukturë dhe cilët “emra”?

F.Kajtazi: Di që agjentura serbe ka influencuar që në LPK, e pastaj në PDK, dhe ka krijuar një klimë të tillë. E di mirë që kur është vrarë Ahmet Krasniqi, eksponent të LPK-së, kanë festuar në klubin “Përparimi” në Cyrih, gjithashtu pas vrasjes së Xhemajl Mustafës, një kuadër i lartë i PDK-së së Gjilanit, profesor universitar, në një kafene para teatrit të Gjilanit, në prezencë të katër burrave, ka thënë: “Kur po ja nismi edhe na në Gjilan me vra”. Tani vonë në shtyp u bë publike nga një polic dëshmitar në rastin Sekiraqa se më 2007, në Gjilan bombat në selinë e LDK-së, në veturën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe te zyrtarët komunalë e qeveritarë i kanë vendosur pjesëtarë të policisë dhe persona të afërt me PDK-në. Gjithashtu është vërtetuar se në atentatin ndaj aktivistit të LDK-së nga Malisheva Fetah Rudi, kanë marrë pjesë pjesëtarë të Gardës së TMK-së, pa hyrë në gjykimin që po zhvillohet për rastin Bllaca, kjo pak a shumë është tabloja e këtyre vrasjeve.

Pyetje: Pse nuk po hetohen seriozisht këto vrasje? Mendoni se ka ndikim politika aktuale në moszbulimin e këtyre vrasjeve?

F.Kajtazi: PDK-ja dhe AAK-ja duhet t’i denoncojnë dhe t’i sqarojnë këto gjëra, nëse nuk e bëjnë këtë në një të ardhme të afërt, ato do t’iu kthehen atyre. Falë maturisë së LDK-së, të 700-tit nuk kanë mundur të realizojnë skenarët deri në fund, këtë do ta bëjnë tani në mënyrën tjetër.

Pyetje: Flitet se në vrasjen e Xhemajl Mustafës ka dorë një deputet dhe një pjesëtarë i Policisë së Kosovës?

F.Kajtazi: Thash më herët se ata që janë të involvuar në këto gjëra nuk bëjnë qerpiç, por i gjen në këto hapësira.

NUK E DI KUSH E KA VRA BARDHYL AJETIN!


Pyetje: Meqenëse jeni nga Gjilani, kush mendoni se ka dorë në vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajeti?

F.Kajtazi: Nuk e di, përpos asaj që përmendi N. Miftari gjatë një video-incizimi e që e publikoi një medium kosovar.

Pyetje: Janë bërë edhe disa tentim atentate ndaj i Rugovës. Kush mendoni se kanë gisht në këto atentate?

F.Kajtazi: Të gjithë ata që janë vrarë pas luftës, vrasësit kanë qenë të cytur për të kryer aktin nga propaganda që është bërë kundër Rugovës se “Ai është me Serbinë”. Thashë më lart se këtë propagandë e ka bërë PDK-ja. Tani pse është bërë kjo propagandë dhe ky tentimatentat pyeteni Ukë Rugovën dhe Melihate Trmkollin, ndoshta për t’i zbuluar këto kanë dalë në kampin tjetër.

Pyetje: Si e vlerësoni nga pozicioni i sotëm kohor stafin e sigurisë së presidentit Rugova në atë kohë?

F.Kajtazi: Me përjashtime të vogla, ata asnjëherë nuk kanë qenë në nivel të detyrës, një pjesë e tyre me kalimin e kohës u lëshuan në veprime të këqija ku komprometonin presidentin. Thjeshtë aty qëndronin jo për ta ruajtur presidentin, por për ta zhvatur.


Pyetje: Në fushatën e parë zgjedhore në vjeshtën e vitit 2000 në Gjakovë dikush ia ndali mikrofonin Rugovës gjatë fjalimit. E kujtoni ju këtë rast?

F.Kajtazi: Po unë isha aty, dhe jam befasuar dhe nuk kam mundur të besoj së gjërat kanë shkuar deri në atë nivel. Para ardhjes së Presidentit, kur filloi grumbullimi i qytetarëve, kam parë djem të rinj duke i grushtuar qytetarët dhe duke iu thënë pse kanë dalë në tubim. E kam pyetur dikë se çka po ndodhe më ka thënë “shuj se janë tipat e Ramushit”. Pasi erdhi presidenti, kori i burrave të Gjakovës intonoi himnin dhe presidenti doli në skenë. Me të filluar të flasë, dikush preu telin e agregatit që furnizonte me rrymë teknikën zmadhuese të zërimit. Ndërkohë fillojnë të shtëna kalashnikovi pas hotel “Pashtrikut”. Presidenti mbeti në skenë dhe kur shikova sigurimin e tij as njëri nuk ishte afër, të gjithë kishin zënë nga një vend afër veturave. I them njërit që të dalë në skenë afër presidentit, më thotë këtu kam vendin, i them tjetrit edhe ai më thotë të njëjtën gjë. Së bashku me Hafiz Gagicën dhe me dy shokët e mi Lushin dhe Rrustanin, e kemi tërhequr presidentin nga skena, i cili insistonte të qëndronte deri sa të lëshohet rryma.


AGJENCIONI I INTELEGJENCËS SË KOSOVËS, ENDE NË LOGJIKËN DHE KORNIZAT E PDK-SË!


Pyetje: Cili është mendimi i juaj për nivelin e AKI-së?

F.Kajtazi: Si të gjitha institucionet, edhe ky është një institucion që nuk ka kapërcyer, logjikën dhe kornizat e PDK-së.

Pyetje: A do të pranonit të ushtronit profesionin tuaj nëse shteti ju ofron një mundësi të tillë?

F.Kajtazi: Unë dhe shokët që njoh, kemi punuar dhe e duam këtë vend pa hile, dhe vazhdojmë ta duam edhe më tutje këtë popull dhe këtë vend, prandaj për të punuar në profesionin që ju thoni nuk më ngelet merak. Por nëse vendi do të ndodhet në ndonjë gjendje që i nevojitet ndihma ime, do ta bëja. Do të jem i lumtur nëse Kosova nuk do të ndodhet në situatë që do t’i nevojitet ndihma ime.


Pyetje: Edhe diçka z.Fadil. I dini të gjitha këto fakte, jeni “enciklopedi” e një periudhe të caktuar kohore. Si keni mbetur gjallë?

F.Kajtazi: Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të jem i sinqertë dhe i ndershëm, Zoti është i madh, e ruan robin e vet.


Pyetje: Edhe çka keni dashur të shtoni e që nuk është përmendur në këtë intervistë me Ju?

F.Kajtazi: Dua t’i falënderoj të gjithë ata me të cilët kam kaluar dhe punuar gjatë këtyre viteve të vështira, por të mira. T’u kërkoj falje nëse ndonjëherë i kam lënduar. Koha dhe rrethanat kanë qenë të vështira.

Këtu merr fund intervista apo rrëfimi i Fadil Kajtazit. Në këtë intervistë të gjatë në disa vazhdime, Fadil Kajtazi i ka zbardhur disa ngjarje “të fshehta” të panjohura për opinionin shqiptar në Kosovë.
Këto të vërteta “të fshehta” të Fadil Kajtazit mbase dikë kanë mundur ta “lëndojnë”. Por e vërteta, jo gjithherë është “e ëmbël”, e vërteta shpeshherë “vret” por e vërteta megjithatë një ditë del në shesh, shpërthen, shpërndahet në opinion.
Fadil Kajtazi e ka thënë të vërtetën e tij.
Pak me vonesë, por prapë më mirë vonë se sa kurrë

http://botapress.info/index.php/eks...fte-shërbimi-i-fshehtë-i-qeverisë-së-kosovës?
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

om2zqe2



Gega: Kur më intervistoi UDB-ja aty ishte edhe Buxhovi, shante vëllezërit Gërvalla



Gega: Kur më intervistoi UDB-ja aty ishte edhe Buxhovi, shante vëllezërit Gërvalla

Jusuf Buxhovi, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishte vetëm gazetar, politikan e historian, por sipas Hysen Gegës, një i dënuar politik nga pushteti serb, ai ishte edhe pjesë e ekipeve të hetimit të UDB’së.

Gega ishte arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit dhe hetimet penale kundër tij kanë zgjatur rreth 6 muaj.

“Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi, por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi.

Kështu ma kanë prezantuar atë”, deklaron Gega.

I pyetur nga Express, ai thotë se për Jusuf Buxhovin kishte dëgjuar më parë se ishte korrespondent i gazetës „Rilindja“ në Bon, por nuk e kishte parë kurrë me sy, para se të hynte në dhomën e intervistimit.

“Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet Sekretariatit në Prishtinë. Është ky Jusuf Buxhovi që e kam pa duke i promovuar ato librat “Kosova””, thotë Gega për Express.

Ai tregon që ta ketë takuar dy herë Jusuf Buxhovin.

“Herën e parë e takova në vitin 1981 kur hyri me ekipin hetuesve të UDB’së dhe një herë në vitin 1991 në lokalet e LDK’së në Prishtinë, pasi që në këtë takim më kishte ftuar Bujar Bukoshi.

Aty e pash Buxhovin dhe i thash që ke qenë pjesë e hetimeve kundër meje. Ai e mohoi, duke thënë se kam qenë duke e përcjellur Titon si gazetar.

Por, unë ia demantova duke i thënë se në lajmet për Titon në Rilindje nuk je nënshkruar ti”, thotë Gega për Express.

Ai tregon se në vitin 1981 Jusuf Buxhovi hynte në dhomën ku ai po intervistohej bashkë me hetuesit e UDB’së, por nuk i kishte bërë pyetje, vetëm se i kishte ofenduar vëllezërit Gërvalla.

Ai përshkruan edhe sjelljen e Buxhovit gjatë hetimit.

“Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellë atje në Gjermani dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. Më bënte presion psikik e m'i ofendonte shokët, vëllezërit Gërvalla e Ibrahim Kelmendin. Më thoshte se ata janë në rrugë të gabuar dhe se edhe mua më paskan hedhur në rrugë të gabuar “, thotë Gega.

Ai pohon se në raport me vëllezërit Gërvalla ka sharë me fjalë , që siç i kishte përshkruar edhe në intervista të më hershme Gega, Buxhovi përdori fjalë që “as me laps nuk shkruhen” në llogari të Gërvallajve.

Ai sqaron tutje në raport me vëllezërit Gërvalla e Jusuf Buxhovin. “Ai nuk më bënte pyetje në lidhje më vëllezërit Gërvalla, por thoshte se ata janë në një rrugë të gabuar, se ne kurrë s´kemi qenë më mirë (duke iu referuar shqiptarëve nën Jugosllavi)”, thotë Gega.

Gega: Mu kërkua likuidimi i vëllezërve Gërvalla- mu premtuan 100 mijë marka Megjithëse pranon që Jusuf Buxhovi nuk është i përfshirë në këtë pjesë, Hysen Gega thotë që UDB’ja atij i ka bërë ofertë për t'i vrarë vëllezërit Gërvalla.

“Kur më është bërë kjo ofertë ka qenë i pranishëm Mehmet Lumi, Dem Ibrahimi, Lorenc Selimi Vesel Krasniqi dhe një hetues i UDB’së me nacionalitet serb. Kjo ka ndodhur diku në muajin qershor 1981, kah mbarimi i hetimeve të mia, në zyrat e SPB-së së Prizrenit. Vetë Mehmeti më ka thënë, ashtu si edhe të tjerët se: “Do të lëshojmë prej burgut e do ti bëjmë të gjitha kushtet e mundshme, madje edhe armë do të japim-armë speciale, vetëm shko e likuidoj vëllezërit Gërvalla ose Ibrahim Kelmendin” më thanë ata dhe më siguruan se pos shpenzimeve do të më japin 100 mijë marka shpërblim”, thotë Gega.

Gega thotë se ka refuzuar këtë kërkesë dhe ka paralajmëruar , pas daljes nga burgu, shokët e tij të idealit se kokën e kujt po e lypte UDB’ja.

“Atyre u thash kështu: “I kam katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim.

M´i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepni automatikun. Nëse mund t´i vrasë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju.

“ Pas këtyre fjalëve inspektori serb intervenoi me fjalët se nuk duhet zgjatur më tej sepse ky njeri i ka tejkaluar të tridhjetat dhe pas kësaj moshe, sipas tij, bindjet politike po kalokan edhe në gene dhe s´paska forcë që t´i ndryshojë”, thotë Gega. (Gazeta Express)
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

Përpjekje për kthim triumfal të UDB-së

Pasi gazetari i KTV-së nuk e pyeti Mehmet Locin për disa gjëra tjera dhe as Loci nuk u deklarua në rrëfimin e tij, atëherë po e pyesim nga kureshtja se kush e dërmoi, ta zëmë, njërin ndër deputetët e Parlamentit të Kosovës në vitin 1985, Halit Krasniqin? Kush e vrau Xhemajl Blakën në vitin 1996? Pse Malë Morina u detyrua të vetëvaret? Pse Mehmet Loci ia mori personit XY pasaportën pas vitit 1986 për dy vjet radhazi, duke i bërë presion që ta vrasë një ish-të burgosur politik? Pse, për shembull, nuk e pyeti po të njëjtin se pse mbi të burgosurit politikë në të gjitha periudhat kohore u ushtruan rrahje e tortura aq të egra?

Pasi Jusuf Buxhovi më 22 janar doli për ta shpërlarë veten edhe në planin medial, në vazhdën e përpjekjeve për të botuar libra, si duket e ka parë të arsyeshme që pas një krijimi të një bagazhi letrar, e sipas tij edhe shkencor, tash ka nevojë edhe për anën propagandistike politike. Ai duke u munduar që ta arsyetojë diçka që është e pamundur, i ka vënë vetes detyrë që të vazhdojë luftën atje ku i ka mbetur në gjysmë. Prandaj akuzës së Hysen Gegës se Jusuf Buxhovi ka marrë pjesë, duke asistuar në marrjen në pyetje të tij nga UDB-ja, përpos mohimit verbal i kundërpërgjigjet, edhe me akuza të paqena se lëvizjet ilegale (shqiptare) në perëndim paskëshin qenë të orientuara kundër njëra-tjetrës, për të lënë për të kuptuar se ato e paskan luftuar njëra-tjetrën dhe se paskëshin qenë banda kriminale të kuqe, terroriste. Alibia që mundohet të ja veshë vetes Buxhovi, se në kohën për të cilën akuzohet paska qenë në Afrikë bashkë me Fadil Hoxhën, jo që s’e arsyeton, por më tepër e sforcon dyshimin. Buxhovi ka mundur të shkojë në Azi, edhe në Afrikë bashkë me Fadil Hoxhën, por as Fadil Hoxha e as Buxhovi nuk kanë mundur të qëndrojnë gjatë në Afrikë e në Azi si te dajtë. Rilindja atëherë kishte korrespodentë Jusuf Ferizin e Nehat Islamin. Çka ju paska dashur Fadil Hoxhës që ta merrte me vete Buxhovin? Janë të njohura tashmë format e veprimit të UDB-së, që pas ndonjë veprimi, t’u krijojnë mundësi njerëzve të vet për t’i humbur gjurmët. Kulmi i përverzitetit politik dhe mjerimit intelektual të Buxhovit është në rastin kur klubet shqiptare i quan si bordello. UDB-ja, vërtet ka qenë e interesuar që gjithkund t’i infiltrojë njerëzit e vet. Në këtë punë vërtet ka mundur që Buxhovi të mos marrë pjesë, sepse UDB-ja ka patur mjaft të tillë, kurse ky si intelektual ka mundur të ketë mision më të madh si ai i ndjekjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, si dhe i marrjes në pyetje të Hysen Gegës. Përderisa Hysen Gega ka bërë akuzë publike ndaj Buxhovit, përse Buxhovi nuk ka bërë akuzë juridike ndaj shpifjes së pretenduar të Gegës? Mirëpo, në këtë rast nuk është vetëm akuza e Gegës. Pos Hysen Gegës ekzistojnë dhe faqe të tëra të argumentuara bindshëm, nga dy libra të Ibrahim Kelmendit, ndërsa në listën e bashkëpunëtorëve të UDB-së, Jusuf Buxhovin e vendos edhe njëra ndër figurat kryesore të UDB-së maqedonase, Nafi Cegrani, i cili madje e akuzon atë edhe si pjesëmarrës në skenarin e likuidimit të vëllezërve Gërvalla. As ndaj tij Buxhovi nuk ka ngritur kurrfarë akuze për shpifje.

Spasiqi në ndihmë të Buxhovit


Pastaj në skenë doli Bozhidar Spasiq, ish-agjenti i Shërbimit Informativ të ish-Jugosllavisë (UDB), në një intervistë për një televizion ballkanik që flet në mënyrë kontraverse për periudhën e funksionit të këtij shërbimi. Sipas tij “kreu aktual i Kosovës, duke filluar nga ajo piramida ku është Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, por edhe ministri aktual i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ai është profesor i shquar, ai me qejf jepte informacione për gjendjen në Universitetin e Kosovës”. Këtu aludimi është i qartë, jo vetëm te Thaçi, por edhe te personalitete tjera si Bajram Rexhepi, Xhavit Haliti...se paskëshin qenë vegla të Serbisë, ndërkohë që Thaçi është dënuar 20 vjet në mungesë nga gjykata serbe. Atëherë për çfarë informacionesh mund të flasë Spasiqi në këtë rast për Bajram Rexhepin, kur ai nuk ka qenë asnjëherë profesor Universiteti? Pastaj në Maqedoninë Perëndimore, vazhdon Spasiqi duke hedhur gjyle topi me tymnajë, se “atje është njëfarë lideri Ali Ahmeti dhe ai është i afërt me Hashim Thaçin,... dhe ai, Ali Ahmeti me dajën e tij ishte bashkëpunëtor i Shërbimit dhe tash ka dalë në opinion që ai ishte bashkëpunëtor i Shërbimit edhe pse ai thotë se nuk ishte. Dhe kjo do të dalë më vonë edhe pse Serbia po sillet në mënyrë korrekte dhe nuk po e hap këtë çështje, por kur të vijë koha do të hapet dhe do të shihet që disa që e udhëheqin Kosovën ishin agjentë të UDB-së”, - thotë Spasiqi. Kush mund ta hajë një çorbë të tillë të Spasiqit të zier në kuzhinën e UDB-së serbe? Kujt i ka shërbyer Spasiqi? Dihet, shërbimit sekret serb. Edhe sikur të supozonim për një moment se kjo që thotë Spasiqi është e vërtetë, shtrohet pyetja: për cilën arsye Spasiqi po i bën publike emrat e njerëzve që i paskan shërbyer dhe po i shërbyekan sigurimit serb? Cili shërbim dhe cili shtet shikon për t’i dëmtuar njerëzit e vet dhe mos t’i ruajë me fanatizëm ata? Cili do të ishte interesi i Serbisë për t’i bërë publike emrat që i paskan shkërbyer asaj? Më tej, në rrëfimin e tij kontraverz me qëllim kundërinformimi, Spasiqi deklaron edhe këtë: “janë rreth 150 njerëz nga të cilët për 50 prej tyre opinioni duhet të dijë se sa të këqija i kanë sjellë popullit serb, ata terroristë dhe ajo bandë rreth Thaçit. Dhjetë herë më shumë të këqija i janë bërë popullit shqiptar”. Duke pasur parasysh të gjitha këto që ka deklaruar Spasiqi si dhe faktin se kush ka qenë ai, vërtet kush mund dhe kush duhet t’i besojë Spasiqit?

Yryshi i udbashëve për rikthim në skenë

Pas këtyre veprimeve ofansive të Buxhovit e Spasiqit, po në KTV të datës 29.01.2014 në një emision të sërishëm “Rubikon”, nën udhëheqjen e të njëjtit gazetar, kësaj radhe ishin thirrur një profesor universitar, njëfarë Fadil Kajtazi i quajtur ekspert, si dhe udbashi i njohur me nam për të keq Mehmet Loci. Tema kishte të bënte përsëri me shërbimet sekrete dhe me UDB-në. Nga tërë ky emision, rezultuan tri gjëra: E para, Mehmet Loci pa e pyetur ia nisi të rrëfehej duke u munduar të paraqitej njeri i zoti, që ka mësuar teorinë dhe praktikën e konspiracionit, duke u munduar të hyjë edhe në parahistori, me qëllim për ta relativizuar veprimtarinë jo vetëm të tij, por edhe të gjithë udbashëve të tjerë, duke thënë se “sigurisht kemi bërë edhe gabime, por duke mos e përmendur asnjë, sepse ato sipas tij mund kenë qenë aq të vogla, sa që krahasuar me “punët e mira” që i paskëshin bërë as që ia vlen të përmendën. Thonë se e vërteta nuk është se si e quan njeriu veten, por si e trajtojnë të tjerët. E vërteta për një njeri, nuk mund të jetë asnjëherë sipas deklarimit verbal të tij, por sipas veprimeve të tij praktike në shoqëri. Se kush ka qenë Mehmet Loci më së miri mund të flasin të gjithë të burgosurit politikë të regjionit të Pejës, ku në mesin e rrëfimtareve publikë tregon edhe intervista e veprimtares së dalluar e çështjes kombëtare Hava Shala, në trupin e së cilës madje kanë fikur edhe cigare. (Shiko http://www.youtube.com/watch?v=byhTjwRItoo). Në këtë rast shtrohet pyetja, kujt duhet besuar: xhelatit apo viktimës? Përgjigjja dihet. Prandaj e kotë është përpjekja e të gjithë Mehmet Locëve për t’u viktimizuar, përkatësisht për ta luajtur rolin e viktimës, ndërkaq viktimat e djeshme të mundohen për t’i shndërruar në xhelatë të së sotmes. Së dyti, deklarimi i Mehmet Locit se paskëshin qenë katër deputetë të Parlamentit të Kosovës si bashkëpunëtorë të UDB-së gjatë vitit 1992, kjo për të sotmen nuk ka asnjë relevancë. Por kjo gjë sot thuhet qëllimisht, për të arsyetuar mosveprimin e të ashtuquajturit parlament i Kosovës, i cili kurrë, asnjëherë nuk ka funksionuar në asnjë mënyrë. Mosveprimi i këtij të ashtuquajturi parlament dhe loja për gjoja ekzistimin e tij, në fakt ishte përpjekje e vazhdueshme për ta mbajtur popullin në gjumë, duke e ushqyer me iluzione së çështja e Kosovës do të zgjidhej vetëm më rrugë paqësore. Koha ka dëshmuar, se nga qielli nuk kanë rënë kokrra gruri në Kosovë, prandaj edhe është shuar përfundimisht iluzioni se problemi i Kosovës, përkatësisht çlirimi i saj, do të bëhej vetëm me rrugë paqësore. Nuk do të ndryshonte asgjë në ketë drejtim, edhe sikur ata katër deputetët e atëhershëm të mos kishin qenë bashkëpunëtorë të UDB-së, siç thotë Loci. Ngase bashkëpunëtorët e Serbisë nuk kanë munguar as në kryesinë e atëhershme të LDK-së. Prandaj edhe ky tentim i Locit është i tejdukshëm. Së treti, në mënyrë perfide Mehmet Loci u mundua që të arsyetonte dhe mbronte Jusuf Buxhovin, duke e lavdëruar në njërën anë Hysen Gegën si njëri të vendosur, të mirë dhe veprimtar, kurse në anën tjetër, duke vënë dyshime në aftësinë e mbamendjes dhe perceptimit real të Hysen Gegës. Kjo sipas Locit do të thotë se, Hysen Gegës ka mundur t’i duket ashtu, diçka që në fakt nuk ka qenë. Pra për Locin, Hysen Gega ka pasur iluzione perceptive. Por interesante është të thuhet se çka e shtyn Mehmet Locin të deklarojë kështu për Buxhovin dhe Hysen Gegën, kur Hysen Gega nuk e thotë se Loci ka qenë në zyrë të UDB-së kur është marrë në pyetje nga të apostrofuarit. Por këtu Loci duket qartë se ka dalë që t’i bëjë një argat Buxhovit, me apo pa porosi të ‘stareshinave’ të tij të djeshëm, e ndoshta edhe të sotshëm.

Polifonia e Locit dhe isoja e Kajtazit

Pasi gazetari Adriatik Kelmendi nuk e pyeti Mehmet Locin për disa gjëra tjera dhe as Loci nuk u deklarua në rrëfimin e tij, atëherë po e pyesim nga kureshtja Mehmet Locin se kush e dërmoi, ta zëmë, njërin ndër deputetët e Parlamentit të Kosovës në vitin 1985, Halit Krasniqin, kush e vrau Xhemajl Blakën në vitin 1996? Pse Malë Morina u detyrua të vetëvaret? Pse Mehmet Loci ia mori personit XY pasaportën pas vitit 1986 për dy vjet radhazi, duke i bërë presion që ta vras një ish-të burgosur politik? Pse për shembull, nuk e pyeti po të njëjtin se pse u bënë rrahje e tortura aq të egra mbi të burgosurit politikë në të gjitha periudhat kohore? Kë tjetër dëshironte pos UDB-së ta rehabilitonte gazetari, qoftë edhe tërthorazi? Arsyet janë të qarta, sepse edhe babai i udhëheqësit të emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, Flamur Kelmendi kishte qenë prokuror në shumë procese, si në atë të Hava Shalës etj. (Dëgjo sërish dëshminë e H. SH. http://www.youtube.com/watch?v=byhTjwRItoo). Këtu Adriatik Kelmendi vërtet nuk ka asnjë përgjegjësi për veprimet e babait të tij. Ai ka të drejtë sot të krenohet edhe me ato veprime të djeshme të babait të tij. Kjo është e drejtë e tij. Por një gjë është e sigurt: Kjo ndodhi në vazhdën e sulmeve të sinkronizuara Buxhovi - Simiq që është paralajmërim se UDB-ja po dëshiron të kthehet triumfalisht, por që në këtë kthim do t’i thyejë vetë turinjtë. Pastaj siç tha me të drejtë Aleksandër Pirro për Fadil Kajtazin, “nga e ditka se kanë qenë 140 spinë në radhët e UÇK-së, se ku e mësoi se cilët janë në qeveri dhe parlament”? Përfundimisht ky emision pati rolin e amnistimit dhe relativizmit të bashkëpunëtorëve të Serbisë gjatë kohës së monizmit, përmes metodës së hapjes së dilemave të reja, pra përmes kundërinformimit. Në emision ishin tre veta që kënduan me një zë, zëri i profesorit gati s’u dëgjua fare në këtë këngë polifonike, kështu që mungesën e zërit të tij e plotësonte herë pas here udhëheqësi i emisionit. Zëri i parë që e kënduan këngën polifonike “e ngatërruam një formulë, pula vezë a veza pulë” ishte Mehmet Loci, kurse ison bajagi mirë ia mbajti Fadil Kajtazi, duke bërtitur gjatë tërë emisionit “ohohooo” pas çdo vargu që këndonte Loci. Defekti kryesor i këtij emisioni ishte se as kënga e as melodia nuk ishin shumë funksionale, sepse nuk ishin origjinale.
Postuar nga Lajmonline: 17:31; 05/2/2014
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

p4ep65t


Pas "ditës së zisë" që kaluam,

Për catarsis sipas arsyes racionale, jo konfrontim me mbetjet e UDB-së (1)

Ibrahim Kelmendi

Huazova nga “greqishtja e vjetër” fjalën catarsis (katarsis). Atëherë e përdornin për një si vetëreflektim, gjegjësisht pastrim shpirti. E huazova jo vetëm për t’u dukur snob që përdor panevojshëm fjalë të huaja, por sepse kohët e fundit kam lexuar se greqishtja e vjetër na qenkësh gjuhë e sajuar nga priftërinjtë pellazgë, që ta bënin sa më hyjnor besimin e tyre pagan (Roberd’Angely)! Kur invaduan dorianët semitë (nga hapësira e Egjiptit) e gjetën “greqishten e vjetër” gjuhë të formuar. Homeri la i pari dëshmi të shkruar për atë gjuhë, me folklorin e përmbledhur pellazgjik (Iliada dhe Odisea). Kështu duhet të ketë ndodhur atëherë dhe më vonë me gjuhë të sajuar (edhe me latinishten), sepse po i fole popullit në gjuhën që nuk e njeh, beson se po i flet me gjuhë perëndie. Siç thotë studiuesi francez Robert d’Angely, gjuha e vjetër greke ngjason më shumë me gjuhën shqipe, dialektin gegë sesa me gjuhën helene (“greqishten e re”).
Arsyeja racionale kulmin zhvillimor e ka pasur nga paraardhësi ynë i shquar, Aristoteli. Sipas tij, faktori njeri dhe shoqëria duhet të përcaktohen se cilin rend qeverisës duhet të përzgjedhin. Ai ka analizuar mbi 160 kushtetuta të qyteteve shtete, duke bërë krahasime mes tyre, cila është më e drejtë, më demokratike, më qytetëruese, më njerëzore. Fatkeqësisht, atë qytetërim e ngufati lindja e feve abrahimike (interesant, të gjitha e kanë burimin te popujt semitë), të cilat normat e sundimit në tokë i paraqisnin si të zbritura nga zoti dhe të drejtën e sundimit mbi njerëzi duhej ta ushtronin të deleguarit e Zotit (profetët, perandorët, mbretërit).
Pakuptueshëm nuk i dalim zot qytetërimit tonë antik. Sikur jemi pajtuar me përvetësimin monopolizues që i kanë bërë helenët, me ndihmën e “shkencës” filohelene. Të handikepuar nga robëria e gjatë, e cila ka prodhuar me tepri kompleks inferioriteti, sikur na vjen siklet të pranojmë me krenari se jemi pasardhës të pellazgo-ariano-albano-ilirëve, meqë shoqëria jonë gjatë shekujve të fundit është mbishtresuar me kulturë e fe të imponuara përdhunshëm nga pushtuesit. Vetëm gjuha jonë shqipe ia ka dalë ta ruajë më së shumti ngjashmërinë me gjuhë zanafillore, e cila padrejtësisht dhe për shkak të konvencionalizmit “shkencor” quhet indo-evropiane, në fakt do të duhej të quhej pellazgo-evropiane, siç do të duheshin të quhen të gjitha gjuhët që kanë të njëjtën origjinë gjuhësore.
Shembulli më eklatant është pengu aktual nga nacionalistët helenë për emrin e Makedonisë dhe sunduesve të saj të shquar. Do të mjaftonte vetëm vështrimi antropologjik i helenëve për t’u bindur se këta bastardë vetëm pasardhës të pellazgo-iliro-makedonëve nuk janë. Kurse ne shqiptarët heshtim dhe nuk e dimë tamam pse heshtim...
Për të mos e zgjatur më shumë me të tillë histori burimore, gjithsesi një si catarsisë i është dashur shoqërisë sonë, sidomos qëkur është çliruar Kosova. Prandaj duhet të ndodhë sa më parë.

Orkestrimi aktual i luftës speciale diversive nga specialistët e UDB-së

Kohët e fundit po përballemi me një luftë speciale diversive (përçarëse) lidhur me vrasjet politike dhe bëmat kriminale të ish-UDB-ashëve. Kjo po ndodh për dy arsye kryesore. E para, njerëzit e shërbimeve inteligjente serbe duan ta përçajnë shoqërinë tonë. E dyta, kjo po shpërdorohet edhe në kuadër të luftës partiake për pushtet. Sigurisht, mund të ketë edhe arsye të tretë dhe të tjerë, si ajo që shoqëria jonë të mos e ketë vëmendjen të përqendruar të problemet më madhore, aktuale.
Kulmi i politizimit ekstrem dhe i hidhërimit ndaj kësaj fushate u arrit kur ish-UDB-ashëve iu ofrua hapësirë mediatike, për të bërë spekulime për vrasjet politike, ende të pazbuluara. E ata, në vend se të jepnin ndihmesë profesionale, shpërdoruan rastin për të përhapur edhe më shumë shpifje, denigrime, insinuata, deri edhe akuza, sikur të mos kishin qenë vetë asnjëherë pjesë aktive e atij sistemi vrastar. U shquan Jusuf Buxhovi, Mehmet Loci, Fadil Kajtazi, të cilët sikur ia kaluan Bozhidar Spasiqit, ish-shefit të UDB-së federative, Drejtorisë për Luftë Speciale Diversive.
Edhe reagimet kundër tyre ishin goxha të rrepta. Konkretisht u shquan Dukagjin Gorani, Avdyl Gërvalla, Halit Krasniqi, Gëzim Mekuli e të tjerë (edhe pse ca konformistë paarsyeshëm po heshtin). Do të reagonin me mijëra të tjerë sikur të kishin hapësirë mediatike. Për këtë dëshmojnë rrjeti social Facebook dhe portalet e shumta.

Pajtimi e mirëkuptimi kolektiv i shoqërisë sonë për të kaluarën do të duhej të ndodhnin

Tashmë po duket se shoqëria jonë nuk paskësh qenë e pajtuar, siç dëshironim të shpresonim. Familjarët e të vrarëve, të përndjekurit politikë dhe të tjerë veprimtarë kishin heshtur deri tani, me shpresë se ndonjëherë vrasësit dhe përndjekësit do të reflektonin, pra do të bënin catarsis. Rezultoi se ata jo vetëm se nuk paskëshin reflektuar, por intensivisht qenkëshin marrë me luftën speciale diversive e denigruese, që shoqëria jonë të mbahet në tension të përhershëm, sikur qenkëshim vrarë vetëm mes nesh dhe jo nga struktura e regjimit monist e pushtues.
Meqë, fatkeqësisht, është kështu, them se pajtimi dhe mirëkuptimi do të duhej të ndodhnin, për hir të paqes sociale tani dhe për hir të ardhmërisë, gjithnjë më të mirë. Palët e konfrontuara në atë sistem monist e pushtues do të duhej të diskutonin e debatonin për të kaluarën dhe ta përmbyllnin njëherë e mirë me pajtim kolektiv, duke ua lënë institucioneve të drejtësisë t’i shqyrtojnë krimet konkrete individuale.

Pra, si do të duhej të përballemi me të kaluarën tonë të afërt?

Megjithatë na duhet të mendojmë se si duhet të përballemi me të kaluarën tonë, sidomos të qindvjeçarit të fundit, nën pushtimin serb dhe nën sundimin monist-jugosllav, gjithsesi të inkriminuar.
Fati ose fatkeqësia u ka takuar paraardhësve tanë të jetojnë në këtë hapësirë të tkurrur, që ishte udhëkryq i interesave e pushtimeve, kryqëzim i kulturave e feve. Luftërat e gjata pushtuese romake duhet ta kenë sfilitur popullin tonë deri buzë zhdukjes. Kufiri i ndarjes së Perandorisë romake, në atë Perëndimore dhe Lindore, kaloi përmes territoreve tona. Invadimi i popujve sllavë, fraksionizmi i fesë kristiane në katolike e ortodokse dhe luftërat e përgjakshme mes tyre, tragjeditë më të mëdha i zbrazën mbi paraardhësit tanë në këtë hapësirë. Tani ne revoltohemi pse, ta zëmë, shtatorja xhuxhe e Car Llazarit, i cili doli i fituar ndaj sundimtarëve bizantinë, u vendos në Shkup. Sidomos na irriton pse është vendos nga qeveritarë të një populli surrogat, i cili veten e quan makedon, pasardhës të makedonëve antikë, por marrëzisht krenohet me gjuhë e kulturë sllave. Pra, Car Llazari luftoi kundër Bizantit pushtues, ai pushtoi popuj e toka deri atëherë të pushtuara nga Bizanti, ndërsa neve na duket sikur ai ka pushtuar e gjakosur popullin e trojet tona të çliruara.
Pason pushtimi osman dhe prapë ka nga ata bastardë shqipfolës që e lavdërojnë si shpëtimtar të mbijetesës sonë kombëtare. Pasojnë luftëra të reja fetare, për primat fetar mbi popujt e kësaj hapësire. Populli ynë reziston pushtimin e asimilimin, duke e sfilitur veten e tij deri buzë tjetërsimit në “myslimanë”.
Në shekullin e 19 u rizgjua vetëdija jonë kombëtare, ndodhi rilindja jonë!
Kur po i vinte fundi sundimit pushtues osman, popullit tonë nuk i mjaftuan vetëdija kombëtare e forcat fizike për t’i çliruar territoret e veta. Për arsyet që tashmë dihen, nuk e kishte përkrahjen e duhur as të Fuqive të Mëdha, tepër të domosdoshme për fitore. Vetëm gjysma e territoreve ia doli, me sakrifica të mëdha, të pavarësohej. Hapësirën e Dardanisë, një pjesë e së cilës në ndërkohë u emërtua Kosovë, e ripushtuan serbët, siç u pushtua po nga serbët edhe një pjesë e Makedonisë ilire, e quajtur ndërkohë Makedonia e Vardarit.
Ndodhi Lufta e madhe botërore, e Dyta, nga e cila Evropa e pësoi rëndë. Pushtuesit nazifashistë “çlirojnë” hapësirën tonë nga pushtimi serb. Po, po, pushtimin nazifashistë e vlerësojnë ca injorantë trutredhur si çlirim. Si gjithherë, edhe kësaj radhe gjenden kolaboracionistë të pushtuesve. Angazhohen forcat tona për ta çliruar gjithë hapësirën e banuar në shumicë me shqiptarë. Sërish nuk u mjafton forca, sërish mungon përkrahja ndërkombëtare. Fuqitë e Mëdha sërish njohin pushtimin serb, të cilin në ndërkohë e quanin jugosllav.
Ripushtimin e ri populli ynë e rezistoi me përpëlitje për mbijetesë. Sërish shfaqen kolaboracionistët e pushtuesve të ri, të tipit Fadil Hoxha, Ali Shukria e soji i tyre. Zë fill mbijetesa evolucioniste, herë-herë e shoqëruar me ndonjë përpjekje të vockël çlirimtare, meqë forcat pushtuese konsoliduan fort sundimin e tyre. Në kuadër të kësaj mbijetese evolucioniste zë fill rritja e autonomisë së Kosovës. Asaj i duheshin strukturat dhe institucionet qeverisëse. Pushtetin monist e ushtronte Partia Komuniste, e cila në ndërkohë riemërtohet në Lidhje Komuniste. Angazhimet evolucioniste e revolucionare çojnë deri te rritja e autonomisë, për ta fituar Kosova statusin e saj kushtetues në vitin 1974. Barazia e plotë me popujt e federatës jugosllave nuk u arrit dot, sepse mungonte vullneti gjithëpërfshirës kombëtar dhe nacionalizmi serb e pengoi.
Bëra këtë paraqitje telegrafike, që të dimë se si duhet t’i qasemi së kaluarës sonë, sigurisht, vetëm me arsye racionale dhe shqiptarisht. Po e njohëm mirë të kaluarën tonë, po e patëm vullnetin e mbështetur në arsye racionale, besoj fortë se do t’ia dalim.
Mbase një pyetje në dukje provokuese e irracionale, do të na binte se nuk e kemi edhe aq lehtë për ta përpunuar të ardhmen e afërt: cili patriot aktual do të mund të vepronte ndryshe nga, ta zëmë Fadil Hoxha, dhe të mos përfundonte i vrarë si Rifat Berisha!? Do të çliroheshim sikur edhe Fadil Hoxha të vritej për përcaktime kombëtare? Jo! Siç rezulton, shpesh grindemi kot edhe për këtë të kaluarën tonë të afërt. Mirë do të kishte qenë sikur të gjithë shqiptarët të ishin për një përcaktim, të luftonin kundër pushtuesve vetëm në një front çlirimtar. Megjithatë, pushtimi do të ndodhte, sepse ashtu kishin vendosur Fuqitë e Mëdha (në Posdam e Jaltë). Kjo është tragjedia e popujve që i shkel rrota historike, siç thuhet figurativisht. Megjithatë, jemi të detyruar të pajtohemi, edhe pse realitetin e ndodhur historik nuk mund ta ndryshojmë. Arsyeja racionale dhe interesi për të ardhmen më të mirë janë motivimi më i mirë për pajtim gjithëpopullor! (VIJON)
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

Pikerisht ky siper eshte i dyshuari kryesor per vrasjen e Vllezerve Gervallaj edhe Kadri Zekes ,si duket kjo puna e UDB-seshte sikur dy kurva shtyhen se cila i thote e para tjetres kurve.
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

pa72awm

GËZIM MEKULI
SPIUNI (SUPOVCI) MEHMET LOCI DHE GAZETARIA E KEQE
GËZIM MEKULI
Oslo, 03. 02. 2014 - Unë e kam përjetuar "hafijen e Serbisë", Mehmet Loci. Po, po, e kam përjetuar keq, tmerrësisht shumë keq. Dhe jo vetëm unë, por e tërë familja ime u traumatizua dhe helmua nga UDB'ashi Mehmet Loci. Mehmet spiuni ishte i frikshëm, i fortë, i egër, i pjekur në moshë, ishte shtazë e uritur, i pangopshëm dhe i pamposhtur! Spiuni Mehmet Loci e kishte Serbinë atdhe dhe, ajo i qëndronte pranë, e ushqente këtë. E unë isha i dobët, frigohesha shumë, i butë e i thyeshëm. Unë „s’kisha“ atdhe! Atë e kisha larg! Atdheu po ribëhej e nuk po më qëndronte pranë… Unë kisha 18 vjet, isha student e me shpresa shumë, e ai, UDB-ashi pejanë, ishte (ashtu me dukej mua) „Hitleri me prejardhje nga Peja“.

Ato kombe e shoqëri që kan mbetur në "gjysmë të rrugës", por edhe shoqëritë përparimtare, kanë nevojë për media të shkolluara dhe gazetarë „të lexuar“. Përgjegjësi e mediave është që këto t'i shërbejnë në mënyrë të shëndosh popullit.

Mediat shqipe në Kosovë janë në garë, se kush do të fiton më shumë shiques, dëgjues e lexues. Pra, kush do të ketë më shumë reklama e para.

A e kanë „harruar“ mediat rolin e tyre në shoqëri?

Së voni gazetari i nderuar i KTV-së, Adriatik Kelmendi, ftoj, si musafir në studio, UDB'ashin e Serbisë, Mehmet Loci. Do të jem i drejtëpërdrejtë; Unë mendoj, se kjo ftesë ishte e parakohshme, e ngutshme dhe aspak profesionale.


Mehmet Loci, ky UDB'ashi i Serbisë - "Hitleri me prejardhje nga Peja"!

Gazetaria jonë ka „një problem“: Nuk mund të dalloj „sferën private“ nga „sfera publike“. „Hapësira private“ të takon ty, është e jotja dhe ti je ai që e strukturon dhe e udhëheqë atë. Ndërsa „hapësira publike“ është krejt tjetra; nuk është e jotja, ti nuk ke të drejtë të imponosh dëshirat, qëllimet dhe intereset e tua private. „Hapësira publike“ është e të gjithëve, është interes i përgjithshëm. P.sh. Musafirin e „shtëpisë tënde“ nuk mund ta ftosh si musafir edhe në median publike. Këtu janë shumë faktorë që determinojnë vlerat e një ndodhie, interesi apo një ngjarje, e që kjo të klasifikohet e të shpërthej në hapësirën publike si lajm për interesin publik. Pra, duhet „të sheshohet“, nëse lajmi dëmton, çorienton apo e lehtëson jetën e qytetarëve. E pra, të bëhesh gazetar, duhet të kesh aftësinë dhe ndjenjën intelektuale që „të shohësh edhe pas bregut“.

Spiuni Mehmet Loci dhe gjuha e tij në RUBIKON

Gjuha, fjala e shkruar, si kurrë njëherë më parë, është shndërruar në një mjet të fuqishëm për të ndikuar e drejtuar proceset politike. Ca do të thonë se kjo nuk është asgjë e re. Kjo punë dihet! Por, si as dhe njëherë më parë gjuha, teksti dhe fotografia nuk kanë pasur mjetin dhe mundësinë për të depërtuar edhe atje ku më parë as që mund të ëndërrohej. Duke parë këtë përparësi shumëdimensionale, UDB-ashi e spiuni i Serbisë Mehmet Loci, shfrytëzoj fjalën, pra rrëfimin e tij, për të "ndryshuar" dhe zbukuruar realitetin e jetës dhe të punës së tij si spiun në UDB-në e Serbisë, dega në Pejë.

Më duhet të pranoj, se „gazetaria e luksit“, këto ditë, „më vrau“. Pas plot 29 vitesh mu rikthyen pamjet e rënda; pamje që dëshiroja ti mos i kujtoja asdhenjëherë.

Si ndodhi kjo?

Në këtë gjendje të rëndë, e në këtë zezonë më riktheu fjala, fotografia dhe gjuha e manipuluar e punëtorit të sigurimit jugo'serb, i njohur në Pejë e rrethinë, si UDB-ashi Mehmet Loci. Shqetësimi im ishte i thellë, sepse „po pastrohej“ moralisht e politikisht UDB-ashi famëkeq Mehmet Loci. E kush po e “rehabilitonte?“; Gazetaria e keqe shqipe.

Nuk dua fare të përqëndrohem në ate se çfarë kam dëgjuar për këtë “supovc”. Këtu dua të shprehë zemërimin dhe dëshprimin tim si qytetar. Dua botërisht ta tregoj zhgënjimin tim për rolin jo human e mjegullues të gazetarisë sonë shqipe, dhe rrugën kah po shkon kjo.

Unë e kam përjetuar „hafijen e Serbisë“, Mehmet Loci. Po, po, e kam përjetuar keq, tmerrësisht shumë keq. Dhe jo vetëm unë, por e tërë familja ime u traumatizua dhe helmua nga UDB-ashi Mehmet Loci. Mehmet spiuni ishte i frikshëm, i fortë, i egër, i pjekur në moshë, ishte shtazë e uritur, i pangopshëm dhe i pamposhtur! Spiuni Mehmet Loci e kishte Serbinë atdhe dhe, ajo i qëndronte pranë, e ushqente këtë. E unë isha i dobët, frigohesha shumë, i butë e i thyeshëm. Unë „s’kisha“ atdhe! Atë e kisha larg! Atdheu po ribëhej e nuk po më qëndronte pranë… Unë kisha 18 vjet, isha student e me shpresa shumë, e ai, UDB-ashi pejanë, ishte (ashtu me dukej mua) „Hitleri me prejardhje nga Peja“.

Të gjitha këto përjetime u ringjallën tek mua dhe tek familja ime pasi që pamë në „hapësirën publike“ mbeturinën e SUP-it nga Peja. Fjala e tij e mbështjellur me gënjeshtra e shpifje, sigurija e tij në karrikën e studios, të shqëtësonte e të nervozonte. Gjuha e tij e mbushur me propagandë sllave, dhe lufta e tij speciale, e menduar mirë, dhe e lansuar përmes medias shqipe, „të vriste“. Fotografia e tij, e „pa kohë“, të „pushkatonte“, poashtu.

Ҫoroditja dhe tërbimi pas lakmisë, karierës dhe shkëlqimit të pamerituar, bëri që spiunët dhe torturuesit e rinisë shqiptare, të jenë aktorë politik, dhe fjala e tyre të zë vend në publik. Po, ne jemi të interesuar për debatin dhe lajmin e orientuar mirë, e që i sjellë shëndet e të mira popullit, por nuk jemi për lajmin e debatin e njerëzve që dhunuan, rrahën, torturuan, përgjakën dhe burgosën me qindra mijëra shqiptarë.

Pse?

Sepse besonin në të qenurit shqiptarë. Ja, ky ishte “mëkati“ politik!

„Gazetaria e lakmisë“ më frikësoj, jo për veten time, por më shumë më frikësoj për faktin, se në ç'drejtim po shkon gazetaria jonë, kah po orientohet debati ynë, si po shpërqëndrohet vëmendja e opinionit.

Këtu më duhet të ngrisë një pyetje:

- A ka njohuri gazetaria jonë për fuqinë e fjalës dhe shqetësimin që „fotografia e shëmtuar“ sjellë tek mendja e kujtesa e një populli. Pyes përsëri këta gazetarë, se si do të reagonin hebrenjët, francezët, anglezët, rusët, pra viktimat e Gjermanisë naciste, sikur në televizionet e kohës, do të ftoheshin si „mysafir“ spiunët dhe bashkpunëtorët e „Geheime Staatspolizei“ (policisë sekrete të Gjermanisë Naciste, 1933-1945). A e dini se si do të reagonte populli dhe viktimat e këtij regjimi?

Unë e di!

Sa isha i burgosur dhe në hetuesi, spiuni i Serbisë Mehmet Loci, gjatë hetuesisë agresive për aktivitetin tim politik; "agjitacion dhe propagandë nacionaliste, kundërrevolucion, irredentizëm dhe nacionalizëm shqiptar", me zë të lartë e me përplasje të grushtave mbi tavolinë, zakonisht në orët e hershme të mengjezit, më çjerrej dhe më ulurinte:

- "A e din ti se Kosova është midisi i Serbisë",

- "A e din ti, se Beogradi është shpija jonë".

Me kujtohet, se si më torturonte dhe përsëri vazhdonte:

- "Ti don me shkru kundër Serbisë, more pis, more nacionalist. Ti don Republikë, aaaaaa?",

- "Ty të ka marrë në qafë familja jote",

- "Ku e ke famljen tash, hëëëëë?“,

- "Na kemi me ju vjerrë për së gjalli".

Dhuna që ushtroj spiuni i JugoSerbisë me shokët e tij është «e përshkrueshme», por e papërshkrueshme është pamja vizuele dhe gjuha e tij në mediat shqipe! Në vend se këto „mbeturina të UDB-së“ të izolohen e të gjykohen nga gjykata e gjykatës të pavarur, për krimet ndaj njerëzimit, këta edhe po nderohen dhe po rrespektohen nga gazetaria e keqe. Gazetaria e UNMIK-ut, tanimë, po tregon edhe prodhimet dhe sukseset e saja. Suksesi i kësaj gazetarie është kontrrolli i debatit dhe «sajimi» i «shqiptarëve të ndershëm». (posteni albanci, gj. serbe).

Unë «s’pata kondicion» të kyqem në „debatin“ me UDB'ashin, Mehmet Loci. Sepse nuk pata fuqinë që ta përcjellja propagandën e tij kundër shqiptarëve. Unë nuk pata durimin të shoh një UDB'ash, në median shqipe, i cili prej aty, përsëri dhe pa frikë, në ofanzivë mbronte intereset e çetnikëve të Beogradit.

Pata shumë qefë që ta kujtoj këtë spiun, se çfarë përjetova, sa isha „në dorën e tijë“, gjatë hetuesisë në burgun famkeq të Pejës.

- Tani pata nevojë ti them, se unë jam i fortë, e ti i dobët!

- Pata dëshirë ti them, se tani unë kam Atdhe, e ti je pa të!

- Pata lazëm ti them, se tani unë kam familje, e ti s’ke!

- Pata dëshirë ti them se unë, ideja ime, bindja ime janë të pamposhtura.

Sepse unë dhe populli e ndërtuam Republikën e Kosovës! (E, nuk do të ndalemi deri tek rindërtimi i Shqipërisë së Bashkuar).

Dhe për fund disa fjalë prindërve të mi të mëdhenjë: Babi e Mami, (Ty mami që nuk je më në këtë botë, e që rëndë e përjetove burgosjen time), u jam borxhli e faleminderues për edukatën, kulturën dhe brymosjen me idealet më fisnike që i duhen një njeriu: sinqeritetin, atdhedashurinë, moslakminë dhe guximin.

Qofsha edhe unë si ju!

Pastë Noka fatin tim!
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove


Llap , e lexova dikun se po me njef .. kush po del udbash ?
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

Llap , e lexova dikun se po me njef .. kush po del udbash ?

po normal qe te njofum
dhe se shpejti do ta pash veten ne listen e UDBA-shave
vetem po e presim te miratohet ligji ne kuvend
jo vetem ti por edhe me bab e babgjysh kini qen argat te shkaut
e ti ende je anktive puntor i zellshem i BIA-se te shkieve.
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

pvrdfr2


Halit Krasniqi: UDB'ashët xhelat janë ringjallur



Nga Express | 06 Shkurt 2014 10:21


Deputeti i PDK'së, Halit Krasniqi e ka vazhduar debatin për njerëzit që kanë pasur pozita në Shërbimin Sekret Serb.

Ai ka thënë se UDB'ashët janë ringjallur dhe po shesin moral.

"Janë ngritur në këmbë, teveqelët, të cilët i kanë bërë dëm të madh këtij vendi. Nuk kam mundur ta merrja me mend se do të ringjalleshin xhelatët që nuk i ka prek, nuk i ka anatemu në këto 15 vjet pas luftës, me mendimin se do të reflektojnë dhe do të struken në jetën e tyre familjare", ka thënë Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në pikën e rendit të ditës për deklarime të deputetëve.

Si gjithmonë, Halit Krasniqi e ka lënë në gjysmë fjalimin. Ka kërkuar kohë shtesë nga Kryetari i Parlamentit, por kërkesa e tij s'është plotësuar.
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

Llap, i MADH je pasha neren !
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

ovrxx7j


Jakup Krasniqi: Prokuroria të hetojë se kush po punon ende për UDB'në

Nga Express | 06 Shkurt 2014 10:57


Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të nis hetimet për të zbardhur emrat e njerëzve që ende punojnë për Shërbimit Sekret Serb.

"Edhe Komisionet parlamentare, edhe Prokuroria është dashur dikush ta sheh përgjegjësinë dhe për të ditur se kush janë ata sot, pas 15 vjetëve të punojnë për ndonjë shërbim të huaj. Për një shërbim që e dijmë të gjithë se çka kanë bërë gjatë 45 vjetëve në Kosovë", ka thënë Krasniqi.

"Kjo çështje duhet të merret parasysh. Ata njerëz duhet t'i japin ata emra. Opinioni publik në Kosovë duhet ta dij se kush po spiunon Kosovën dhe shqiptarët", ka shtuar ai.

Krasniqi ka thënë se dalja në publik e agjentëve të UDB'së, të cilët përmenden edhe shifra dhe institucion se ku janë spiunët, është shqetësuese.

"Deklarimi i tre ish-agjentëve të Sigurimit të Shtetit të Jugosllavisë, edhe sot, në Qeverinë e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës dhe në Universitetin e Kosovës ka qarqe që spiunojnë Kosovën te Sigurimi i shtetit të Serbisë, për mua është shqetësuese. Është shqetësuese se si Kosovës ende s'e kemi Ligjin për t'i ndaluar spiunimet ose vënien në shërbim të organeve të ndryshme të sigurimeve të huaja në Kosovë", ka shtuar ai.
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

pxzjzj9


(Pjesa e nëntë)
UDB-ashët dhe tadhëtarët në zonën kufitare

Çka eshte tradhtari, cka eshte spiuni?


Tradhtar, Ai qe del kunder atdheut, popullit, duke u bashkuar me armikun, duke bashkepunuar me te ose duke bere punen e tij, ai qe behet armik kunder popullit te tij...
Spiun, Ai qe mbledh dokumente sekrete ne nje vend per llogari te nje shteti tjeter, ai qe merret me spiunazh...
Njeri i vene nga dikush qe te ndjeke dhe te gjurmoje veprimtarine e te tjereve, ai qe kallzon per fjalet e veprimet e nje tjeteri...

Sipas dokumentave arkivore te kohes, Alekander Rankovici, Minister i Puneve te Brendshme te Jugosllavise, te asaj kohe, shpeshhere e kishte vizituar Verrinin dhe krahinen e Lumes. Aleksander Rankovici, i njohur si xhelat dhe kasap i shqiptareve, gostitë i kishte bere te hoteli i Vermices. Hoteli, me mjete serbe ishte ndertuar tamam si ne Parajse, ne mes pemeve te loj-llojshme, gjelbrim te pafund, rreze te Pashtrikut plak, ku buronte uji bilur dhe pak hapa me tej gjarpronte Drini i Bardhe, perballe qendron Koretniku, qe jane deshmitare te te gjitha krimeve dhe spiunelliqeve kunder kombit te shumevuajtur shqiptar. Per te kaluar Drinin, qe lidh Lumen me Hasin, qe Drini eshte kufiri natyror, ishte ndertuar nje ure e gjate prej derrasash.
Alekasnder Rankoviqi, ishte betuar qe ne kokat e shqiptareve te kesaj ane te leshoje kosen e vdekjes dhe asnje shqiptare te mos ekezistoje ne faqen e dheut dhe qe te dominoje populli serb.. Krejt me qellim per hakmarrjen e kesaj ane, sepse ushtria serbe e udhehequr nga gjenerali, Bozhidar Jankovic, i la kockat e 12.000 ushtareve ne vitin 1912. Ky kasap, Rankovici, poashtu kishte thene: Ky populli eshte gjarper i zi dhe sa here qe duket shtypnjani koken...“
Ky bir kurve, Zhurin e kishte vene ne shenjester, qe kishte marre pjese ne masakren kunder kryqit te kalbur serb, dhe bashkepunetoreve te Hasan Prishtines dhe shume heronjeve tjere... (Lexo librin e autorit „Verrini neper luftera“ , me faximile). Mu per kete kishte formuar rrjetin e spiunazhit tamam si te marimanges. Nuk e kishte zor te madh, zagaret, spiunet, sepse listen per argatin e tyre e kishte qe nga koha e kraljevines. Sipas deshmitareve te kohes dhe te percjellur brez pas brezi, kur kishte ngordhur krajli, Gutajt kishin mbajtur zi dhe morte duke i qitur ne koke kapucin e zi si futa. Ranki, qe mbante emrin perktheles „Leka“, sa here kishte ardhur te hoteli, i kishte ftuar tradhtaret per t´i bere hyzmet, dhe jo vetem per te ngrene e per te pire. Sic thote Miftar Kadriu, peshkatar i njohur te kesaj ane, qe kishte sherbyer bashke me Musen, i sillnin gra per te shfryre epshet shtazarake dhe pastaj benin gosti me violine dhe harmonike; ngeke, ngeke, ngeke dhe zagaret zgerdhiheshin si kuaj te tredhur dhe kur largohej amshuri, langojt lepinin eshtrat qe kishin mbetur ne tepsi...
Çuditerisht, ky soj qe nga koha e krajl Nikolles e deri me sot kurre nuk nderruan rruge. Devotshmerisht i sherbyene pushtuesit serbian, bile me fodullek. Ishin dhe mbeten pergjithmone me gjaksoret serbiane. Degjonin edhe frymarrjen e atdhetareve. Duke i vrare shqiptaret me krisma pushkesh, me sakice prapa kraheve, i therrnin me hanxhare ne palcë, i merrnin ne mesnate dhe kurre nuk i kthenin diten, i humben PA SHEJË E PA NISHAN!
Vrasjen e pare afija serbe e beri ne mullirin e Vermices me plumb pas koke, krejt me qellim per t ´ia futur friken ne palce popullates te kesaj ane. Aleksander Rankoviqi, ne zonen kufitare, vendosi Gojko Popoviqin, shqiptarurrejtes, qe kishte shperblyer cdo afije per vrasjen e cdo shqiptari. Ne UDB dhe OZNA, i kishte vendosur: Drago Drogovic dhe Stanko Cucurovic, kriminelet me te deshmuar, qe kush kishte hyre ne doren e tyre askush nuk kishte dalur i gjalle.

Spiunet: Dalip Elezkurtaj. Dalipi, me i besuari serb, merre pjese ne vrasjen e kurthin e patriotit, Hasan Alia-Remniku. Hasan Remniku, shendene pragut te shtepise me 9 tetor 1951. Me 10 tetor 1951, diten e merkure, arrine ne bjeshket e Kabashit, mbi Korishe. Vdekjen e kishin pergatitur kesi soji: E kishin hapur nje grope, e kishin mbuluar me drunj. Grupit i printe Dalip Elezkurtaj-Dalip Zeza. Kur afrohej prane gropes, udbashet japin shenje me drite. Dalip qeni kercen ne grope dhe pushkaxhinjte derdhin plumbat e vdekjes ne Hasan trimin dhe grupin e Tij. Ashtu i bere shoshe, kercen ne grope dhe e kape per fyti Dalip Zagarin. Dalipi, pas nje kohe vdes nga lynxhyra – frika. Kete e deshmojne edhe sot deshmitaret e gjalle te gjitha tjerat bien ne uje. Kufomat i morren dhe i derguan ne „Shatervan“ dhe mbi kufoma serbianet dhe tradhtaret vallezuan „zhikinakolen“, ne shenje perbuzje... Ata qe jane te ineresuar kete ta ndjekin me hollesisht ka deshmitare te gjalle. Andaj mos u lodhni kote me thashetheme...

Hisen Rakipi, Ali Islami, Azem Kurtaj, Bajram Islamaj dhe Sahit Selman Begaj, ishin me te besueshmit e Serbise dhe krahu i djathte i Gojko Popoviqit dhe krimineleve; Dragovic e Cucurovic. Kjo bande kriminelesh kishin per qellim qe cdo shqiptar qe kalon kufirin, te arrestohet dhe te vritet dhe kufoma te perbuzet para popullit. Ishin ne ndjekje edhe te shkrimtarit te njohur dhe patrioitit, Sylejman Krasniqit. Personalisht, ishin te dekoruar nga Rankoviqi. Shef i spiunave ishte kryespiuni Sahit Selman Begaj.
Luteni me vemendje te lexoni faksimilet origjinale, mjerisht ne gjuhen serbe. Dihet boterisht edhe spiun Ibishi qe punonte ne Dogane dhe klyshi serb Brahim Hoxha, qe ne vorrim te tij morren pjese, serbet me Helikopter... Bashkepunetor i Rankoviqit, ishte edhe Miftari i Asllanit, lexo librin e autorit i theksuar me larte. Ne cdo fshat kishte kesi zagare te pushtuesit...
Pra, UDBASHET, TRADHTARET DHE BASHKEPUNETORET SERBIANË JANE:

Dalip Elezkurtaj
Hisen Rakipi
Azem Azem Kurtaj
Bajram Islamaj
Brahim Hoxha,
Ibish Fanaj dhe shefi i spiuneve dhe tradhtarev ishte kryetradhtari
Sahit Selman Begaj
Mifail Ajazaj, drejtor i burgut, ka pergjegjesi per vrasjen e zhurianeve me 28 mars 1989, ne Zhur, per vrasjen e Xhemali Berishes, ne burgun e Prizrenit, rrahe patriotin Mehe Rame Uka, ne dhomen 30, Reshat Badallajn, kurthi ishte pergatitur, keshtu: Gardiani serb, Srecko, nxjerre nga kthina autorin kinse per te pastruar dicka, dhe del Mifaili dhe pa nje pa dy me sulmon. Shtrohet pyetja: Si ndodhi pikerisht ne kete kohe dhe ne ate vend? Ky kriminel, dy gardiane i bene tebdil dhe i dergon ne Prishtine, per te arrestuar, Tasim Badallajn, qe kishte ikur nga burgu. Pasi arrestohet dergohet ne Beograd dhe e vrasin per se gjalli. Tani Tasimi eshte i semur mental. Mifaili, lajmron me shkrim e me vule UDB-ne, qe para avokatit tim Sali Duja, deshen te mi heqin mustaqet, sepse udbashi Xhemali Shasivari tha ketu je ne burg dhe nuk je jashte se na e dime se ne ilegelalitet e ke patur pseudenimin LUIGJ GURAKUQI. Lexoni faksimilin origjinal, se cka i shkruan udb-se dhe ne sa ora...
Durmish Kocinaj, gjyqtar. Eshte e teperte te shkruhet per kete sahanlepires serbian. Sepse nuk ka shqiptar qe nuk e njeh kete tradhtar qe ne procesin e Simbolit te Rezistences Shqiptare, Adem Demacit. Jo pse e ka denuar, por shikoni se cka shkruan kunder shqiptareve...
Sylejman Limani, gjykates hetues, nga Opoja, me banim ne Prizren. Ky tradhtar ,jo perse kerkoi denimin me vdekje per mua, por shikoni faksimiklin origjinal se cka shkruan, kunder kombit tone...
Skender Morina, prokuror publik, ky bir kurve, po e perseris ky bir kurve, ne seancen kunder meje, nuk u pajtua me denimin tim tete vjete, por kerkoi denimin me vdekje, fyente tejmase kombin tone.
Pjeter Pergjoka, gjyqtar. Ky tradhtar i kombit, vullnetarisht merrte proceset kunder shqiptareve. Denon autorin, Tasimin, Ruzhdiun, Remzi Ademajn-komandant Petritin...
T´i lem denimet, por lexoni fyerjet kunder kombit tone...

UDBASHET:

Vesel Krasniqi, Drenovc i Malisheves
Mehmet Maliqi, Prizren, babai i Shkelzen Maliqit
Ladif Dulla me djalin Glauken, Korishe
Daut Morina, Fortese
Bashkim Kacamaku, Prizren
Zenel Celina, Prizren
Xhemali Shasivari, Bresane, Opoje
Vesir Sela, Zym, Opoje
Emin Uka, Opoje
Bashkim Braha, Has
Bashkim Hisari, kryetar i Komitetit, s´ka fare dyshim si bashkepunetor serb, eshte njohur edhe si kurvar i felliqur. Eksiston dyshim i bazuar, per vrasjen e Patrioteve Jusuf e Bardh Gervalla dhe Kadri Zeka. Me urdher te Beogradit, neper Evrope shperndane njerzim me besnik dh me te deshmuar kunder kombit tone.
Hysen Prushi, ky emer shpeshhere permendej si spiuni me i rrezikshem, kunder shqiptarev. Ky tradhtar, permendej se vinte si perforcim nga Gjakova. Kete spiun mund ta gjeni duke klikuar ne google. Nderkaq, spiuni Musa Prushi, doli keto dite publikisht duke mbrojtur kriminelin serb, Selim Broshen, duke quajtur enciklopedi, vetem e vetem perse vrau dhe maltretoi shqiptare per ineresa serbe. Tradhtari, Musa Prushi, Akedemikun Rexhep Qosja, e quajti derr. Per kete tradhtar do te shkruajm enkas se shpejti...

SPIUNET E UDB-es DHE TE KOMITETIT:

Ymer Azem Kurtaj, eshte djali i tradhtarit te kombit Azemit. Spiun ne shkollen e larte ne Gjakove, bashkepunetori me i ngushte serbian, lidhje te drejtperdrejta me ushtaraket me te rrezikshem serbiane, gjate ushtrimeve ne kufi, cdo detaj sekret ia tregonte serbise, naten e tere ushtria flinte ne shkolle. Dekorohet per tradhti nga krimineli serb, gjenerali Blagoje Haxhiq, me tv. color. Boterisht bashkpunetori me i ngusht i Beogradit, me cdo caush te milicise ne Zhur kishte kumari, pjesmarres ne vrasjen e zhurianeve me 28 mars 1989. Me i dalluari kunder „nacinalizmit, shovenismit, irredentizmit... shqiptar“ Bashkepunetor i Zhelko Rzhnjatovic Arkanit...
Shume shqiptare ka futur ne dore te milicise dhe UDB-se serbiane...
Per te gjitha keto luteni te lexoni faksimilet serbiane ne gjuhen shqipe dhe serbe dhe do te binduni vet. No coment!

Nijazi e Fadil Elezkurtaj, vellezer te dy djemte e Dalip Elezkurtaj. Tere jeten kunder kombit shqiptare. Tradhetare te deshmuar. Se vertet eshte keshtu, lexoni vetem ata vet se cka e shajne aq turpshem kombin tone. Merreni me mend, shkojne aq larg, saqe kerkojne te edukohet popullata shqiptare ne frymen e patriotizmit jugosllave. Poashtu lexoni faksimilet se cka deklarone ata vete...

Reshat e Rizan Begaj, vellezer. I pari, punetor ne shitoren „Liria“, per cdo dite viente udbashi, Bashkim Kacamaku, Ç´mendoni ju, perse ka ardhur udbashi ketu? Me siguri jo per te blere kripe. Ky udbash shkonte edhe ne zyren e vendit te Ruzhdi Hoxha. Rizan Begaj, ishte vizitor i udbes e komitetit. A eshte e vertete kjo? Faksimilet origjinale..

Mejdi Omaj, spiun. I njohur si jugosllav i deshmuar kunder kombit shqiptar. Bashkepunetor i ngushte i UDBses. Me veturen e tij, „Zastava 101“, per cdo dite banden e spiuneve e dergonte ne UDB-ne e komitet. Fyen shume rende kombin tone edhe Arkanit i´a kalon shume here. Lexoni dhe binduni vete...

Naim Hoxha, ky spiun jo vetem qe ka qare me ze para nxenesve per vdekjen e Titos. Eshte pune e tij. Por, fyene kombin shqiptar dhe vajton me lot krokodili perse ne Zhur nuk vijne mesuesit serbe dhe nuk zhvillohet gjuha serbe ne Zhur. I shkruan UDB-se, Komitetit. Faksimili...
Shefik Rame Susuri, Ky spiun ishte rojtar i fabrikes, klysh i kryetradhtarit SAHIT BEGAJ. Sic tregon Miradin Hajdin Ajazaj, gjellberes ne stacionin e milicise ne Zhur: Erdhi nje leter nga UDB-ja, jugosllave, teper sekret per birin e kurves Sahit Begajn. Qe te percillet cdo hap nacionalisti me i rrezikshem RESHAT BADALLAJ. Si gjithmone, hija e Reshatit (LUIGJ GURAKUQIT), te jete Shefik Susuri, sepse i PUNA E TIJ KA PATUR SUKSES. Shefi qeni, ishte i vjeter, me tirqi ekoporan, bile edhe me plis te bardhe lumjane. Me thoshte: "Hajde patriot te dalim ne fotografi dhe fotografine tene do ta ve ne dhome... foton e beme ne dasmen e Kadriut, fqinji im. Deshmitari, Miradini eshte gjalle dhe me vone shume i dalluar ne UCK. Kete ma rrefeu vellau i tij Enveri, qe eshte me te qendrueshmit e hetuesise. Te rralle ka burra qe kane qendruar ne thonjte gjakpires. Te isha une ne vend te djalit te tij, do t´ia nxjerrja eshtrat nga varri dhe do t´ia hudhja qenve ose sorrave per mercine...

Tahir Meta, i johur si Tahir Dajaki, komandant ne Zhur. Bashkepunetor serbian. Ka maltretuar deri ne vdekje shqiptaret...

Rrustem Ramosaj, nga Cerabregu i Decanit, komandir i milicise serbiane, spiun i deshmuar. Per vrasjen e zhurianeve dhe arresatimin e autorit, Reshat BADALLAJ, drejtperdrejt Kryetari i kryesise se Jugosllavis te asaj kohe, BORISAV JOVIC, e dekoron me Medalje per Trimeri. Dhe ka bere gosti te madhe per kete Medalje...
Per te gjitha keto krime, ne hotelin „POJATA“, hotel i burgut, kane bere gosti tere naten duke shtire me revole ne ajer. Mirepo, Zoti i Madh, i ka lene si do qene me njolle tere jeten.

CILAT ISHIN LIDHJET FAMILJARE TE TRADHTAREVE...?

Ali Islami e ka dhender Abedin Shasivarin, spiun i deshmuar, merr pjese ne Gazimestan ne pritjen e Milosheviqit. Lexo: „Epoka e re“. Djali i Abedinit eshte Xhemali Shasivari, UDB-ash, ne Sherbimin e Sigurimit Shteteror Serb. Azem Azem Kurtaj, i besuar i Rankoviqit e Gojko Popovic, babai i Ymer Kurtajt, dhender e ka bere djalin e Ali Islamit. Mifail Ajazaj, ka lidhje farefisnore me Durmish Kocinajn, nip...
Pra, nuk mjafton t'i thuhet njeriut; tradhtar, spiun... pa fakte. Duhet dhene fakte nga burimet me te sigurta qe te mos kete medyshje. Pra, luteni shume qe ndonje boshllek ta plotesoni, por te vertetuar mire. Do t´iu jam mirenjohes!
Nderkaq, per kete shkrim une mbaj pergjegjesi morale e penale...
Nder keta emra tradhtaresh, zagare te pushtuesit dhe qen serbiane, shqipfoles, ka gjyqtare,prekurore... le te ngrene padi penale edhe per ata qe i quajta bir kurve. Kam emer e mbiemer, ne Zhur me konak dhe me quajne: RESHAT BADALLAJ
 
Përgjigje e: Re: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

Nuk e di sa eshte autentik dhe i vertete ky dokument,mirepo po bene buje neper FB.

1620466_226676034184409_162854043_n.jpg
Pushtetaret e sotem ne Ks dhe Ilirid jon produkt e pjell e UDB-s.Kosova dhe Ilirida jon duke u mbajtur peng i zhvillimit si rezultat i ksaj politike udbashe dhe e sherbimeve ruso franceze.
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

ka pas njerez qe kan punuar per serbin vetem kur pashe qe ne lista kishin vendos edhe emra te personaliteteve te asaj kohe shkrimtar me ze dyshova ne vertetsin e asaj liste.
Pastaj kur pashe se gjithe kete e ka bere nje person qe kishem po mbledhi emra te njerezve pa pike fakti e konsideroj si ncitje te urrejtjes.
 
Përgjigje e: Re: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

Pushtetaret e sotem ne Ks dhe Ilirid jon produkt e pjell e UDB-s.Kosova dhe Ilirida jon duke u mbajtur peng i zhvillimit si rezultat i ksaj politike udbashe dhe e sherbimeve ruso franceze.

Mund ta akuzosh per qka te duash Ali Ahmetin vetem te akuzosh per bashkepunim me serbin ncuk.

Vazhdojne shpifjet /
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

1011265_724660100891818_493640836_n.jpg



Agjentë të BIA-së serbe ish-UDB e kan aktivizuar rrjetin e tyre në fazën e nivelit me të larët këto ditë në Kosovë me të vetmin qëllim, që ta rrëzojnë sa më parë shtetin e Kosovës, në stilin e Shqiperis 1997. Burime të sigurta të faktorit ndërkombëtar kanë bërë të ditur se një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të intelegjencës serbe BIA ish-UDB, shqip-folsa këto ditë po përpiqen ne forma të ndryshme të krijonë turbullira në Kosovë. Ata përveç në Prishtinë janë shpërndarë edhe anembanë Kosovës për mobilizim te njerzve duke i mashtruar per protesta paqësora, për të matur “pulsin” e opinionit dhe për të “provokuar” një situatë të rrëzimit sa më të shpejtë të shtetit të Kosovës, dhe turpërimin e saj para bote. Veq është siguruar transporti, janë shpërndar më shumë se 100 mij euro për këtë qellim. Një ushtrim parapergaditore është duke ndodhe ne Bosne, mirëpo qëllimi është Kosova. Nga burim thuhete se në skenar janë dy parti opzitare të Kosovës, që thirrën në djathtizem dhe në bashkimin kombetar,(për ne dyshohet në LDK dhe Lëvizjen VV). Do të tentohet që përmes femijëve, duke i qitur në rrugë, mbylljen e shkollave, reduktimine ujit, reduktimine rrymës dhe forma të tjera që popullata të provokohete në pakanqësi. Gjithë se si rol për këtë operacion veq kanë marr disa media në Kosovë, si KTV, Bota Sot etj.
 
Përgjigje e: Debati rreth pjesëtarëve shqiptar te UDB-se, ne Kosove

PYKË E DJALLIT

(Ibrahim Rugovës)

Ti qe një thes i qymyrit, Ibrahim,

Dhe nga ky thes s'del pluhur i bardhë,

Pemë e tharë, e hidhur, pa frut...

Robërinë e kombit e quaje: "behar".

Ti qe një vrimë e madhe në anije...

Dhe doje në det ta fundosje,

Dimrin e quaje: "pranverë të butë..."

Asgjë nuk le në tenxhere,

Asgjë popullit s'i le në lugë.

Ti qe një " gjeneral" i vetëzgjedhur,

Po që ushtri tënde s'doje...

Ti s'qe veçse një papagall i hedhur

Dhe bijtë e popullit pareshtur i haje.

Ty, miop i verbuar, arrogant i humbur,

Të rrihte zemra veç për kolltuk;

Aq, të bënte vajë e gjak i popullit,

Farë e keqe, ti tartakut!

Ti qe, vërtet, një "arkitekt", Ibrahim;

"Arkitekt" i turpit e i nënshtrimit...

Armikut përherë i thoshe: "Peqe!"-"Amin!"

Përballë dhunës e poshtërimit.

Ti s'i doje as fjalët: "luftë", "revolucion",

S'i doje trimat, që për liri dolën në mal,

Të mjaftonte të quheshe mbret pa ushtarë në FRON...

E kishe për ndot të quheshe shqiptar.

Doje me SHALL të na mashtroje...

Sikur kishe ndonjë "sekret" a "strategji",

Doje popullin në agoni, ta hipnotizoje,

Ta mbaje të gjallë titizmin përsëri.

Dhe vërtet qe "arkitekt" Ibrahim,

Pykë e djallit në mes Shqiptarisë...

As në "atë botë" s'do kesh shpëtim-

-E ke vulën e tradhtisë.

Xhemë Gjura
 
Back
Top