• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Deklasifikohet dosja e Dom Shtjefën Kurtit : U dënua me vdekje sepse pagëzoi një fëmijë

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,206
Pikët
113
Shtjefen.jpg

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka deklasifikuar dosjen e Lumi Dom Shtjefën Kurtit, i cili u dënua me vdekje sepse pagëzoi një fëmijë.

Dom Shtjefën Kurti është vetëm një prej klerikëve të krishterë që janë ekzekutuar në komunizëm dhe ende pa varr.
I ardhur nga Kosova më 1930, në shtator 1943 lajmëronte Arqipeshkvinë se po pagëzonte hebrenj, me gjasë për t’i shpëtuar nga nazistët, sepse me pagëzimin merrnin emra të rinj e pasaporta shqiptare.

U arrestua për herë të parë më 28 tetor 1946 për agjitacion e propagandë dhe u dënua me 20 vjet burg. Ai kishte refuzuar të shkëputej nga Vatikani dhe e çuan në Burrel, por nuk u dorëzua as mes torturave. E çuan të hapte varrin e tij, por nuk e pranoi akuzën. E kthyen në qeli, ku natën e Krishtlindjeve dëgjohej të thoshte meshën, i përlotur. Dikur e liruan nga burgu. Kishat ishin mbyllur dhe e dërguan në Gurrëz (Milot), ku e lanë të punonte magazinier në kooperativë.

U arrestua përsëri më 11 qershor 1970. Gjyqi për të zhvillohej në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë në Gurrëz, godinë e kthyer në vatër kulture pas prishjes së vendimit të diktatorit për të ndalur besimin fetar. U dënua me vdekje “in odium fidei”, pse pagëzoi ilegalisht një fëmijë. Një ditë të trishtë vjeshte, 20 tetorin e vitit 1971, u mor nga qelia dhe u vu para togës së pushkatimit. Kur e pyetën nëse i vinte keq për jetën, ai tha: “Më vjen keq që po ma merrni ju”. Akuza zyrtare kishte qenë sabotim.

Në vitin 2011, nipi i tij, Nikolin Kurti, ka mundur të takojë prokurorin që kërkoi dënimin, Hajredin Fuga, dhe gjykatësin që mori vendimin, Jani Vasili. Të dy i kanë lënë një ndjesë të shkruar me dorë, për çfarë ka ndodhur me meshtarin. Nikolin Kurti i ka botuar letrat në janar 2019, duke respektuar dëshirën e Fugës e Vasilit që letrat të publikoheshin pas vdekjes së tyre. Hajredin Fuga dhe Jani Vasili kanë ndërruar jetë pak vite më parë. Pas rënies së sistemit komunist, ata vazhduan karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, duke arritur deri në Gjykatën Kushtetuese. Në letrën e tij të ndjesës, Fuga ka thënë se çështja për Dom Shtjefnin pati nisur me pak drithë të vjedhur në kooperativë, derisa në të përfshinë edhe emrin e priftit. Në letër ai vëren se atë kohë çështja iu hoq Krujës dhe e mori Ministria e Brendshme, por shtonte se sipas vartësit të tij që kishte qenë i pranishëm, ekzekutimi ishte bërë natën. Vetë Fuga nuk kishte dijeni për të dhëna që mund të ndihmonin në gjetjen e eshtrave. /ata/
-----------------
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,577
Pikët
113
Te thuash eshte e tmerrshme t'ja heqesh lirine, te burgosesh te torturosh nje prift se ka pagezuar aq me teper hebrenje per t'i shpetuar nga nazistet eshte e pamjaftueshme! Edhe nje tjeter nga Kosova i masakruar nga vet Shqiptaret.

Pastaj te ja maresh jeten se paska vjedhe hither? Edhe sikur te ishte e vertete!

Nuk ju revolton juve kur degjoni gjera te tilla? Se shikoje te shkruhet shume.pak ne tema te tilla ku nuk hapen nga une. Se ne ato tema merreni me mua dhe jo temen!

Si mund te presesh perparim nga nje vend qe lejon keta kriminel qe kan lyer duart me gjak te pafajshem shqiptare te jene pjese e Gjykates Kushtetuese mbas '90?!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,401
Pikët
113
Te thuash eshte e tmerrshme t'ja heqesh lirine, te burgosesh te torturosh nje prift se ka pagezuar aq me teper hebrenje per t'i shpetuar nga nazistet eshte e pamjaftueshme! Edhe nje tjeter nga Kosova i masakruar nga vet Shqiptaret.

Pastaj te ja maresh jeten se paska vjedhe hither? Edhe sikur te ishte e vertete!

Nuk ju revolton juve kur degjoni gjera te tilla? Se shikoje te shkruhet shume.pak ne tema te tilla ku nuk hapen nga une. Se ne ato tema merreni me mua dhe jo temen!

Si mund te presesh perparim nga nje vend qe lejon keta kriminel qe kan lyer duart me gjak te pafajshem shqiptare te jene pjese e Gjykates Kushtetuese mbas '90?!
Sikur ta dija qe do VIJE.
Masanej ky FSHATARUCI ka kosova eshte me vonese.
I kena KQYRUR me VREMENA.....``fumato``
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,737
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Sistemi qe shpali hero te kryengritjes fshatare talebanet e Haxhi Qamilit,i kishte tmerr katoliket. Me direktiva nga Beogradi kleri dhe komuniteti katolik u masakrua ne menyre qe as osmanet nuk e kishin bere. Me sebepin se gjoja ishin te prapambetur dhe punonin per Vatikanin. Jo rastesisht neper filma emri i tradhetarit ishte shpesh nje emer katolik si Gjon,Jak,Marrash, dhe prifti djabolizohej kudo.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,401
Pikët
113
Mua me behet qejfi qe kisha katolike ka pranuar.............pedofiline.
Hap i mbare.
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
4,523
Pikët
113
edhe me kondrabande ebrenjsh jane marre keta priftat?

p.s. ata kishin parà se shqipot kane qene krype
 
Top