• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dell lanson tabletin Streak

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Duke filluar nga 13 gushti, pajisja shumë interesante e quajtur Dell Streak do të jetë në treg.
Përdoruesit do të mund të bëjnë para-porositë e tyre për pajisjen, duke filluar nga dita e premte në dell.com/mobile, dhe të marrin më pas pajisjen e tyre në ditën e nesërme.

Fillimisht, Dell e zbuloi pajisjen e bazuar në sistemin Android gjatë muajit Maj, mirëpo kompania ka hasur në vonesa për lansim në treg, edhe përkundër kërkesave të konsumatorëve për të blerë një të tillë.

Edhe pse po tregtohet si një tablet, Dell Streak posedon një ekran me vetëm pesë-inç dhe është e aftë për të bërë thirrje telefonike, që në të vërtetë mund të shihet si një “smartphone” i madh.

Streak përfshin gjithashtu lidhjen Wi-Fi, Bluetooth, dhe 3G, përmes së cilave krijohet qasja për e-mail, SMS, mesazhe të çastit (IM), thirrje me zë dhe shumë funksione tjera të avancuara.
 
Top