• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Depp shpreh keqardhje për Angelina Jolie

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Johnny Depp ka shprehur keqardhje për bashkaktoren e tij në filmin “The Tourist”, Angelina Jolie, duke thënë se ai ka qenë dëshmitar i ‘ndjekjes’ së madhe që i është bërë aktores nga mediat gjatë kohës kur ata xhironin në Itali.
Dyshja hollivudiane luan së bashku në filmin e ri ‘triler’, ndërsa ata kanë kaluar disa muaj duke punuar së bashku në Venecia.

Depp ka pranuar se gjatë asaj periudhe ka parë anën absurde të të qenit i famshëm, pasi që ata vazhdimisht ishin ndjekur nga paparacit, ndërsa ishte dashur të ishin të kujdesshëm që të mos fotografoheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“E mjera ajo, e ndjekur nga paparacit, ajo, burri i saj Brad... gjithë fëmijët. Ka momente kur e kupton se sa qesharake është kjo jetë, sa absurde është. Largohesh çdo mëngjes nga shtëpia i ndjekur nga paparacit...”, ka thënë Depp për revistën Vanity Fair.
 
Top