• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Depresioni deri në vitin 2030 do të jetë problemi kryesor shëndetësor

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Depresioni deri në vitin 2030 do të jetë problemi kryesor shëndetësor
Depresioni dhe problemet e ngjashme psiqike deri në vitin 2030 do të zënë vendin kryesor në listën e problemeve shëndetësore të cilat e prekin popullatën botërore, duke i lënë pas tyre sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet malinje, paralajmëruan shkencëtarët në Kongresin e Asociacionit Botëror Psikiatrik në Shën Petersburg.
Ky forum shkencor, i cili filloi mbrëmë, mban titullin "Tradita dhe inovacionet në psikiatri". Anëtari i Këshillit ekzekutiv të Organizatës botërore të shëndetësisë, profesori zviceran Norman Sartorius deklaroi se vlerësimet tregojnë se rreth 150 deri 200 milionë njerëz në botë vuajnë nga forma të ndryshme të depresionit. "Kjo patologji po fiton përmasa gjithnjë e më masovike, pa marrë parasysh sistemin ekonomik dhe social të kësaj apo asaj shoqërie", deklaroi Sartorius.

Në Rusi, këshillë dhe ndihmë nga shërbimi psikiatrik u nevojiten një nga gjashtë banorët, deklaroi anëtari i asocionit të Akademisë ruse të shkencave mjekësore, Jurij Aleksndobski.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Depresioni deri në vitin 2030 do të jetë problemi kryesor shëndetësor

Po keta thon do permbyset mi valle sna gjen gjalle 2030 lol boboobobo :S
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Përgjigje e: Depresioni deri në vitin 2030 do të jetë problemi kryesor shëndetësor

Sa me shume pune per psikologet :p
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
52,296
Pikët
113
Vendndodhja
🇦🇱
Me sa shikojme asaj rruge Po vete dhe studimi /artikulli eshte i sakte ..So far .
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
32,379
Pikët
113
Lun rrol te madh lufta, ushqimet jo bio qe jane me te medha qe kan munges vitamina thelbsore.
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
13,108
Pikët
113
nuk e di ne e dini, por ne lufte jemi per sa mendojme. ndryshojne vetem llojet e armatimit. kjo eshte arsyeja thelbesore e depresionit. :)
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,793
Pikët
113
S'njihni Meleqen juve sa depresioni do t'ju dukej lule qe ne 2020-ën...
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
7,238
Pikët
113
Ne luft me njerzit , ne luft me vetveten, ne luft me budallenjt , ne luft me psikopatet , ne luft me jeten, ne luft me vdekjen ect

Mqs jemi tek depresioni cfare mendimi kane psykologet ?
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,793
Pikët
113
Psikologet jane budallenj... ata cdo gje e sqarojne me shpirtin i cili ne fakt nuk egziston...


p.s. FAKT!
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
15,389
Pikët
113
Semundje moderne ti quash depresionin, burnout e shume nga ato semundje qe njeriu me pare nuk i ka njohur, e nuk i ka ditur dhe sa e sa ndoshta nje jete kane vuajtur pa patur ndihmen adekuate.

Depresionin une e dija, si diçka kur njeriu nuk e ka diponimin,vullnetin, perton te beje diçka, gje qe ne perditshmeri ndodhe te kete njeriu keshtu dite te mbrapshta.

Vitin e kaluar, pata rastin ta njoftoja dhe te argetoheshim e zbaviteshim ? bashke per 6 muaj ?

Qe nga ajo kohe, kam kuptuar qe depresioni nuk ishte vetem mungese disponimi, vullneti e pertacie, por diçka qe mund te prek secilin dhe ne fillim nuk e din njeriu ti sçaroj vetes se çfare po ndodhe me ty.

Ka gjasa te trajtohet me lehte, po e kape ne fillim. Kur e pyeta doktorken se çfare eshte kjo me pershkrimin e simptova qe i tregoja, diçka qe nuk e kisha hasur me pare. Me tha eshte disbalance e psikes me trupin. Eshte thote nendija e jote qe reagon dhe qe ka perjetuar gjendje shok.

Kisha fatin per trajtimin qe e pata qe nga fillimi dhe arrita ti le te kaluares si eksperience e keqe.
 
Top