• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Deri në fund të vitit 200 milionë njerëz në Twitter

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Nëse vazhdon ritmi i tanishëm i bashkëngjitjes së anëtarëve të ri në Twitter, deri në fund të vitit numri i anëtarëve të këtij rrjeti do të mund të bëhet edhe mbi 200 milionë.
Gazeta prestigjioze amerikane New York Times (NYT) shkruan se aktualisht janë 175 milionë llogari të hapura në shërbimin për mikro-blogje dhe rrjetin për shoqërim online - Twitter.

Gjatë periudhës prej nëntorit deri në dhjetor, nëse vazhdohet me këtë tempo, numri i përdoruesve të këtij rrjeti për shoqërim, siç kanë raportuar mediet, do të mund të arrinte në 197.5 milionë.

Zhvillimi i Twitterit ka sjellë deri tek riorganizimi i caktuar një udhëheqjen e tij, kështu që bashkëthemeluesi i rrjetit Evan Williams kohë më parë ka lënë funksionin e drejtorit ekzekutiv për t’iu përkushtuar menaxhimit të zhvillimit të produkteve.

Në pozitën e tij tani ka ardhur drejtori i tanishëm ekzekutiv Dick Costolo për të cilin vlerësohet se do të udhëheqë më mirë me të ardhurat e kompanisë.
 
Top