• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dhimbja e befasishme në ije

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy


Disa dhimbje të cilat i konsiderojmë të padëmshme, shpesh mund të jenë shenjë e ndonjë sëmundjeje serioze. Dhimbja e befasishme në ije nganjëherë përcillet me ënjtje.
Ekziston mundësia që të bëhet fjalë për të ashtuquajturin torzion (përdredhje) testikular. Testikujt janë të lidhur me organizmin në dy mënyra: me anë të kanaleve që përcjellin spermën që hyjnë në abdomen dhe me anë të lidhjeve trupore në afërsi të skrotumit (qeses së herdheve). Mirëpo, ndonjëherë ndodh që këto lidhje të mos zhvillohen. Krahas kësaj njëri nga tubet e spermës përdridhet duke ndërprerë kalimin e gjakut në testikuj.

Nëse paraqiteni te mjeku brenda 4-6 orëve, testikuli mund të shpëtohet, ndërsa nëse vonoheni më shumë se 12 orë, testikuli duhet të largohet kirurgjikisht. Shkaktari tjetër i mundshëm i dhimbjes në pjesën e poshtme të ijës është infeksioni i fshikëzës së spermës.

Krahas ekzaminimit mjekësor është mirë që të bëhet edhe një ultrazë. Infeksionet mund të mposhten me antibiotikë. Por çfarë të bëhet nëse tubet e spermës janë përdredhur? Këtë gjë do ta rregullojë kirurgu, i cili pastaj do ta lidh sërish skrotumin për trupi. /Telegrafi
 
Top