• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dhjetë librat që kanë tronditur botën

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,275
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Dhjetë librat që kanë tronditur botën

Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por në shumë raste përgjatë historisë së njerëzimit, janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur polemika të forta, kanë shkaktuar ide publike të pavërteta apo nuk janë bazuar në fakte. Ka pasur raste, kur libra të ndryshëm kanë shkaktuar vdekje masive, shkatërrim dhe regjime të egra qeveritare. Ka dhe nga ata që thjesht kanë shkaktuar polemika të forta shkencore, por pasojat e tyre s'kanë pasur impakt mbi njerëzimit, vetëm mbi autorin. Në këtë listë paraqiten dhjetë librat më të debatueshëm për arsye të ndryshme.
Shumë prej tyre kanë pasur pasoja të rënda për njerëzimit, disa prej tyre nuk e kanë pasur këtë qëllim në momentin që janë shkruar, por më vonë janë përdorur nga njerëz të tjerë, të nxjerrë jashtë kontekstit. Një prej tyre është "Meine Kampf" i Hitlerit. Në "Mein Kampf", Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë. "Manifesti i partisë Komuniste" është gjithashtu në listë.
Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit. Pavarësisht faktit nëse ka pasur apo jo një shtet, i cili ka qenë një shtet i vërtetë marksist, ky libër ka frymëzuar shumë veprime të liga, të cilat e përfshijnë atë në një listë të kësaj natyre. Disa prej parimeve që gjenden në manifestin e partisë Komuniste, janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë.

"Mein Kampf"
Autor: Adolf Hitler, 1925
Arsyeja pse është në listë: Ndihmoi për shpërndarjen e gjenocidit anti-semit të Hitlerit, në atë kohë

Në "Mein Kampf", Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë.

Princi
Autor:
Niccolò Machiavelli, 1532
Arsyeja pse është në listë: Ka shërbyer si frymëzim i nxjerrë jashtë kontekstit për shumë tiranë, një ndër to është dhe Stalini

Machiavelli shpresonte të krijonte një revolucion në zemrat e lexuesve të tij dhe ai e arriti atë në një farë mënyre. Vetëm se në shumë raste, siç është rasti i shumë diktatorëve, jo në mënyrën më të mirë. Disa prej aplikusesve të teorive të tij kanë marrë fraza të shkëputura nga konteksti, si për shembull: "...nuk është e nevojshme që një princ të ketë të gjitha cilësitë e lartpërmendura (i mëshirshëm, besnik, human i ndershëm dhe besimtar), por është e nevojshme që të duket se i ka ato. Disa prej njerëzve të frymëzuar nga ky libër janë Stalini, Hitleri, Musolini etj.

Manifesti i partisë Komuniste
Autorë: Karl Marx dhe Friedrich Engels, 1848
Arsyeja pse është në listë: Mund të fitojë çmimin e parë, si libri më i lig i shkruar ndonjëherë.

Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit. Pavarësisht faktit nëse ka pasur apo jo një shtet, i cili ka qenë një shtet i vërtetë marksist, ky libër ka frymëzuar shumë veprime të liga, të cilat e përfshijnë atë në një listë të kësaj natyre. Disa prej parimeve që gjenden në manifestin e partisë Komuniste, janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë.

Kutia e zezë e Darvinit
Autor:
Michael Behe, 1996
Arsyeja pse është në listë: Është konsideruar nga komuniteti shkencor si i pabazë

Ky libër ka ndihmuar në nxitjen e idesë se evolucioni nuk ka ekzistuar ndonjëherë dhe se interpretimi i Librit të Zanafillës është e vetmja mënyrë se si bota është krijuar. Libri ka krijuar shumë polemika, pasi komuniteti shkencor e konsideron përmbajtjen e tij të krijuar dhe pseudoshkencë. Edhe pse, kur doli fillimisht libri kishte mjaft influencë, ai e humbi atë me kalimin e viteve pasi disa prej shembujve të dhënë nga Behe si fakte të kompleksitetit të pandërrueshëm kanë rezultuar të jenë të shpjegueshme vetëm me anë të mekanizmave evolucionare.

Protokollet e të Parëve të Zionit
Autor: Nuk dihet
Arsyeja pse është në listë:
Libër propagandistik i krijuar për të nxitur urrejtje raciste

Protokollet e të Parëve të Zionit është një broshurë që ka si qëllim të paraqesë një komplot nga hebrejtë dhe masonët, me synimin për të marrë kontrollin e botës. Pavarësisht faktit se broshura është thjesht mashtrim, ajo u shpërnda në gjithë botën dhe shumë evropianë menduan se bëhet fjalë për një ngjarje të vërtetë. Shumë njerëz, edhe sot e kësaj ditë mendojnë se bëhet fjalë për fakte. Ai shërbeu si instrument i përpjekjeve anti-çifute të Hitlerit në Gjermani dhe është përdorur pas Revolucionit Rus, për të krijuar urrejtje dhe dhunë në ndaj hebrenjve.

Boshti i civilizimit
Margaret Sanger, 1922
Arsyeja pse është në listë: Ka shkaktuar polemika të shumta pasi predikon përzgjedhjen e racës njerëzore

Ajo konsiderohet si një prej pioniereve të planifikimit familjar dhe lindjes së kontrolluar, por gjithashtu ajo është kritikuar për qëndrimin që ka mbajtur në librin "Boshti i civilizimit". Ajo ishte një prej aktivisteve të para për kontrollin e lindjes dhe të eugjenikës. Por në libër, ajo është kritikuar se teoritë e saj kanë të bëjnë me përzgjedhjen e racës nëpërmjet eugjenikës. Në librin e saj shkruhet: "...metoda drastike dhe spartane mund t'i imponohen shoqërisë amerikane nëse vazhdon të inkurajojë shumimin e rastësishëm dhe kaotik që ka rezultuar nga sentimentalizmi ynë budalla...".

Fëmijët dhe kujdesi
Autor: Benjamin Spock, 1946
Arsyeja pse është në listë:
Këshillat në libër kanë rezultuar të dëmshme për fëmijët

Shumë fëmijë janë dëmtuar prej këshillave të librit, për t'i vënë fëmijët të flenë në stomak. Spock besonte se fëmijët që flenë me kurriz mund të mbyten, por shkencëtarët kanë zbuluar se e fjetura me stomak bën më keq. Spock, gjithashtu ishte avokat i një metodë për rritjen e fëmijëve, që nuk kishte lidhje me metodat bazë. Më parë, ekspertët i kishin mësuar prindërit që të fëmijët duhet të flenë sipas një orari të rregullt dhe se nëse i marrin në krahë kur qajnë, ato mësohen që të qajnë më shumë dhe të mos flenë. Spock u këshillonte prindërve, të kundërtën e kësaj.

Të rritesh në Samoa
Autor: Margaret Mead, 1928
Arsyeja pse është në listë:
Shumë prej fakteve e historive janë të trilluara

Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane, e cila udhëtoi në Samoa për t'u dhënë përgjigje pikëpyetjeve seksuale, të ngritura në Amerikë në vitet '20. Libri ka shkaktuar shumë polemika dhe debatet e krijuara kanë qenë të ngarkuara ideologjikisht. Disa pretendojnë se studimi i Mead ishte i fabrikuara. Instituti i Studimeve Ndëruniversitare e ka përfshirë librin të parin, në listën e "50 librave më të kDemokracia dhe Arsimimi
John Dewey, 1916
Arsyeja pse është në listë:
Bindi gjithë botën se arsimimi nuk ka lidhje me faktet

Libri fokusohet në zhvillimit tradicional të karakterit dhe pajisjen e fëmijëve me njohuri që inkurajojnë aftësitë e të menduarit. Deri këtu s'ka asgjë të keqe, por këndvështrimi i Dewey-t përpiqet të transmetojë ide, të cilat nuk janë të bazuara në fakte dhe njohuri solide. Dewy ishte një prej tre themeluesve të shkollës filozofike të pragmatizmit - një shkollë mendimi që propozon se "e vërteta" bëhet dhe duke qenë kështu mund të ndryshojë. Libri konsiderohet si i denjë për listën duke qenë se bazohet në aspekte krejtësisht teorike, të cilat jo gjithmonë japin rrugën e duhur të njohjes.

Malleus Maleficarum
Autorë:
Heinrich Kramer
dhe Jacob Sprenger, 1486
Arsyeja pse është në listë:
Shkaktoi gjueti shtrigash
në gjithë Evropën

Çekiçi i Magjisë ishte një manual për gjuetarët e shtrigave dhe gjykatësit, të cilët donin të kapnin shtrigat dhe t'i demaskonin. Ky pamflet doli pak para reformimit protestant dhe ishte një prej librave më popullorë, në mesin e reformatorëve, të cilët kishin dëshirë ta hiqnin "të keqen" nga vendet e tyre. Ndërmjet viteve 1487 dhe 1520, libri u botua njëzet herë dhe 16 botime të tjera erdhën ndërmjet viteve 1574 dhe 1669. Ky libër mjaftoi për të shkaktuar nj gjueti shtrigash që vazhdoi për shekuj me radhë.
 

Elina

V.I.P
Anëtar
Feb 4, 2013
Postime
2,472
Pikët
113
Vendndodhja
Ne lotin e gezimit.
Përgjigje e: Dhjetë librat që kanë tronditur botën

Princesha, Jean Sasson



Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

Koment nga autorja


Sapo vendosa t'i hyja punës për të shkruar këtë libër, fillova t'i lexoja e stërlexoja faqet e ditarëve që Sulltana më kishte besuar. Ndërsa përzgjidhja aventurat e jetës së saj të jashtëzakonshme, provoja po atë ndjesi drithëruese që përjetojnë detektivët. Mbi të gjitha, ndjeja të më rëndonte mbi supe pesha e përgjegjësisë së madhe për të shmangur ato ndodhi, që nëse do të përfshiheshin në libër, me siguri do të mbillnin gjëmën në pragun e familjes së saj. Fjalët janë të miat, por historia që përshkruhet këtu është e saja. Të faleminderit Sulltana që pate guximin t'i tregosh botës historinë tënde. Duke marrë këtë hap të guximshëm, ti ke ndihmuar që populli arab, i cili shpesh shihet me sy të keq nga Perëndimi, të reflektojë ndaj vlerave e të drejtave njerëzore. Unë shpresoj, që duke zbuluar jetën tënde intime me të gjithë dhimbjen e madhështinë e vet, ti do të ndihmosh që shumë nga ato modele negative me të cilat barazohen njerëzit e vendit tënd në mbarë botën, të zhduken. Lexuesit e historisë tënde do të arrijnë të kuptojnë se ashtu sikurse në çdo vend tjetër të botës, edhe në vendin tënd ka të mira, ashtu siç ka edhe të këqija. Ne, njerëzit e Perëndimit, kemi dëgjuar vetëm për vlerat negative të Arabisë Saudite. Ashtu si ti, edhe unë e di që pavarësisht zakoneve primitive, që në menyrë të përbindshme përçudnojnë jetët e grave në tokën tënde, ka edhe shumë arabë të cilët meritojnë respekt e admirim për përpjekjet e tyre kundër mendësisë së prapambetur shekullore. Fragment nga libri Kishte rënë muzgu. Disku i zjarrtë i diellit po zhytej dalëngadalë në horizont. Për besimtarët muslimanë kishte ardhur koha për lutjen e katërt të ditës. E ulur në ballkonin e dhomës së gjumit, shihja tim shoq e tim bir tek largoheshin nga oborri i madh i pallatit tonë në drejtim të xhamisë. Me ta u bashkua edhe një grumbull tjetër burrash që u përshëndetën me njëri – tjetrin shumë përzemërsisht. Nuk ia shqita sytë djalit tim që e doja si sytë e ballit, derisa pashë të futej në xhami bashkë me të atin, por pa mua. E të mendosh që ai ishte mish i mishit tim, gjaku i gjakut tim! Atë çast u ndjeva krijesa më e vetmuar e rruzullit tokësor. Lindjet e meshkujve janë të dokumentuara në regjistrat familjarë apo në ato të fiseve, por nuk gjen as edhe një të tillë për femrat. Emocioni i zakonshëm që shprehet në rastet kur lind një femër është keqardhje ose turpi. Shpesh e kam pyetur veten: Përderisa ardhja dhe largimi ynë nga kjo botë nuk regjistrohet askund, mos ndoshta kjo do të thotë se ne gratë e shkretëtirës nuk ekzistojmë? Më shumë se padrejtësitë e jetës, ishte pikërisht pyetja e mësipërme ajo që më shtyu të ndërmarr këtë hap të rrezikshëm për t'ju treguar historinë time. Komente mbi librin "Zemërcopëtues... Problemet që analizon kjo grua me kurajo të admirueshme mbeten në zemrën e lexuesit për një kohë të gjatë, pasi ai ka mbaruar librin." Betty Mohmoddy, autore e librit "Nuk iki pa vajzën time" "Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe." Oxford Review "Në këtë libër tregohen tmerre që do t'ju lenë pa frymë... Cilido lexues që është i ndjeshëm ndaj të drejtave njerëzore do të mbetet pa mend." Detroit Free Press "I paharrueshëm... Magjepsës... Një libër që do t'ju ngashërejë në lot kur ta lexoni..." Fay Weldon Mbi autoren Jeason Sasson, ka lindur në vitin 1947, në Alabama. Vepra e saj i dedikohet kryesisht grave në Lindjen e Mesme. Në vitin 1978, nga Amerika udhëtoi për në Arabinë Saudite dhe shërbeu si koordinatore për çështjet mjekësore në spitalin e Mbretit Faisal në Riad. Qëndroi në Arabi, pranë familjes mbretërore deri në fillimin e viteve '90. Njohja e afërt me Princeshën Sulltana, u bë shkak që të shkruajë "Trilogjinë e Princeshës", vepër tronditëse që e bëri të njohur si shkrimtare në mbarë botën. Jeton në Atlantia, Georgia.
Titulli: Princesha
Origjinali: Princess
Gjinia: Roman
Autori: Jean Sasson
Shqipëroi: Ivana Goga
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2012
Fq. 338
Pesha:0.43 kg
ISBN: 978-9928-06-051-8
 

thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
36,508
Pikët
113
Përgjigje e: Dhjetë librat që kanë tronditur botën

Tora/bibla/kurani
 
Top