• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dhuna ndaj femrave!

Xhenet

Amoureus ❤️♥️
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
4,533
Pikët
113
Vendndodhja
Ne mes endrrave dhe realitetit
Hasa ne kete imazh shokues dhe per fat te keq nuk eshte as e para as e fundit qe po perdoret dhuna ndaj gjinis femrore!

Qfar mendoni per dhunen daj femrave?

 

Xhenet

Amoureus ❤️♥️
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
4,533
Pikët
113
Vendndodhja
Ne mes endrrave dhe realitetit
Përgjigje e: Dhuna ndaj femrave!

Portreti shqetësues i një afgane të re me hundë dhe veshë të prerë, i bërë nga fotografja Xhodi Biber, e fitoi çmimin kryesor të konkursit të sivjemë “Uorld pres foto” për vitin 2010.

Tetëmbëdhjetë vjeçarja Bibi Ajsha nga provinca Uruzgan, e ka lënë burrin e saj për shkak të dhunës familjare. Një komandant i talebanëve dha urdhër që ajo të dalë para gjykatës së Sheriatit dhe për dënim burri i saj ia ka prerë veshët dhe hundën. E shpëtuar nga ushtarët amerikanë, ajo tani jeton në SHBA, ku iu nënshtrua intervenimit të sukseshsëm rikonstruktiv kirurgjik.

Fotografia u publikua në ballinën e revistës “Tajm” më 1 gusht. Biber e fitoi edhe çmimin e parë në kategorinë e portreteve dhe do të fitojë premi prej 10.000 euro në ceremoninë më vonë këtë vit.

Juria e konkursit më prestigjioz në sferën e fotoraportimit deklaroi se fotografia, edhe krahas asaj se është shokuese, është zgjedhur pasi që në formë dinjtoze e shpreh dhunën mbi gratë. Kjo fotografi e fuqishme dërgon porosi në botë, ku rreth 50 për qind nga popullata janë gra dhe shumë prej tyre ende jetojnë në kushte mizore, deklaroi juria.

Fotoagjencitë Getty Images dhe Panos fituan nga pesë çmime në kategori të ndryshme, Rojters – tre, Asoshieted pres dhe Frans pres nga dy. Gjithsej janë shpërblyer 56 fotografi nga 23 kombësi. Në garë ishin numër rekord i fotogravive – 108.059, të prezantuara nga 5.847 fotografë nga 125 vende.


nuk po mundem te postoj foton e avganes!
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Dhuna ndaj femrave!

Mendimi im esht se femra mendon shume *per familjen e saj. kur nje grua eshte dhunuar fizikisht nje here thote : kete here po e fal *sepse e dua . nese eshte dhunuar 2 here thote : po e fal per hatrin e femijeve . kur dhunohet tre here e me shume mendon : me duhet te ul koken sepse flasin bota .keshtu qe burri e kupton se e ka nenshtruar gruan e vet dhe e ben rruge. ne shqiperi megjithese kane ndryshuar sado pak koherat akoma ndeshemmi me mendimin se gruaja duhet ti neshtrohet te shoqit megjithese kjo nuk eshte aspak e drejte. nena mendon shume per femijet e vete keshtu qe i nenshtohet dhunes se bashkshortit te vet per te mos rritur femijen apo *femijet *pa baba . ne shqiperi nuk eshte perhapur shume organismat shteterore te cilat luftojne per te drejtat e gruas. shume e shume gra jane rrahur apo keqtrajtuar nga burrat e tyre dhe ato nuk kane folur me asnje . mendoj se burri tregon trimeri me gruan e vete sepse nuk i ben dot balle nje problemi qe mund te kete ne shoqeri ne pune apo diku tjter dhe i tregon forcen e tij dikujt qe eshte me i dobet se vetja : gruas se vet ( apo femijeve te vet ne disa raste) . une mendoj se gruaja nuk duhet te nenshtrohet dhe mos te mendoje aspak se cfare do te mendoje bota nese kjo e fundit do te divorcohet sepse nuk eshte bota qe ha drurin dite per dite , te shahet e te poshterohet dite per dite por eshte nje grua qe mendon dhe durron gjithe streset dhe dhimbjet e cdo dite qe vjen.

Rrugëzgjidhja kryesore është ndryshimi i kulturës dhe këndvështrimit të burrit përkundrejt femrës. Është e nevojshme që femra në shoqëri të vështrohet si njeri dhe në familje si një bashkëshorte e jetës familjare.
 

Grejs

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 18, 2012
Postime
43
Pikët
0
Vendndodhja
Larg...
Përgjigje e: Dhuna ndaj femrave!

E patolerueshme.. :) Poor judgment of a man..
 
Top