• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dialog me murin.

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Thotë Ibnu Tejmije Zoti e mëshiroftë:”Një rob e ka të domosdoshme të vetmohet me veten e tij, të lutet, të përmendë Zotin, të falet, të meditojë, të bëjë autokritikë, të identifikojë të metat etj... të gjithë këto kanë nevojë për vetmi e cila mund të bëhet në shtëpi, xhami ose në një vend tjetër.”


Ndërkohë që një natë isha duke lexuar librin e Zotit, pashë që muri i dhomës ku ndodhesha pësoi një të çarë nga lart. U ngrita i shqetësuar dhe pasi vura dorën tek e çara fillova të pyes veten:”Shtëpia ime është e re! Çfarë ka ndodhur? Mos ishte ndonjë tërmet?!”
Në atë çast muri foli dhe tha:”A e din sa netë ka që unë e pres këtë çast? A e din sa netë ka që unë e pres këtë vetmi? Ku janë ato netë në të cilat ti lexoje librin e Zotit dhe komentin e tij? U bë një kohë e gjatë që je shkëputur nga kjo dhe nuk e di shkakun.”
Duke parë murin si i shastisur, i thashë:”Kam shumë mangësi përsa u përket detyrimeve që kam ndaj Zotit.”
Muri:”A nuk e din që çdo send mbi tokë do të dëshmojë për ty Ditën e Kijametit? Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:”Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit), kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!” Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj.” (Zelzele 1-4)
Prandaj vepro punë të mira që të dëshmoj në favorin tënd Ditën e Kijametit!”
Unë:”Po njerëzit e tjerë, a veçohen për të adhuruar Zoti, që të veçohem dhe unë?”
Muri:”Po, vetë i dërguari i Zotit veçohej në shpellën Hira derisa iu shpall zbulesa hyjnore. Atje, ai meditonte dhe adhuronte Zotin.”
Unë:”Cilat janë dobitë e veçimit dhe qëndrimit vetëm?”
Muri:”Po të them atë që thotë Sejjid Kutub Zoti e mëshiroftë:”Çdo njeri që dëshiron të ketë ndikim në realitetin e jetës njerëzore, që t’a ndryshojë në një drejtim tjetër, ai duhet të ketë shpirt të edukuar me vetmi dhe veçim, disa çaste dhe ndërprerje nga angazhimet dhe zhurmat e jetës, shqetësimet dhe hallet e njerëzve. Ky njeri duhet t’i nënshtrohet meditimit, përkushtimit dhe marrëdhënieve mes tij dhe universit të gjerë. Kështu, shpirti i tij vazhdon të rritet dhe e merr forcën nga ai burim i cili ka në dorë të bëjë ndryshimin e gjendjes.”
Unë:”Mesa kuptova unë, ju po thoni që ftuesit i shtohen fuqitë dhe energjia, sa më shumë që veçohet me Zotin e tij!”
Muri:”Po, kjo është ajo që dua të them. Një njeri i tillë furnizohet me dritën e Zotit dhe mëngjesin e ditës tjetër del me një shpirt dhe psikologji të re.”
Unë:”Po cilat janë dobitë e veçimit?”

Muri:
”E para, je i mbrojtur nga të metat e gjuhës.
E dyta, ke zemër të mbrojtur nga hipokrizia dhe syfaqësia.
E treta, ndjen ëmbëlsinë e adhurimit.
E katërta, ruajtja e shikimit.
E pesta, përftimi i bindjes dhe asketizmit.
E gjashta, qetësi e zemrës dhe e trupit.
E shtata, shtim i meditimit rreth madhështisë së Zotit dhe krijesave të Tij.

Unë:”O Zot! Të gjithë këto janë vlera të nevojshme për mua dhe për çdo njeri.”
Muri:”Po, për këtë unë u gëzova shumë kur të pashë që u ule duke lexuar Kuran, saqë u çava për shkak të gëzimit.”
Unë:”A është kusht që veçimi të ndodhë vetëm natën?”
Muri:”Kjo është më e mira. Por ti mund të vetmohesh edhe para dite, në kohën kur fal namazin e duhasë.”
Unë:”Përse vetmia natën është më e mirë?”
Muri:”Për shkak të qetësisë, për shkak se njerëzit flenë. Thotë Bishr El-hafi:”Trofeja e besimtarit është shkujdesja e njerëzve ndaj tij dhe mosnjohja e vendit ku është vetmuar.
Prandaj unë të këshilloj të vetmohesh qoftë dhe një orë të vetme çdo muaj. Ishte Ja’la ibnu Umeje ai që kishte një orar çdo ditë, ku vetmohej në xhami me nijet itikafin. Po ashtu ishte dhe Ahmed ibnu Hanbel, Zoti e mëshiroftë. Djali i tij Abdullahu tregon:”Babai im ishte njeriu më i durueshëm në vetmi.”
Gjithashtu ai thotë:”Askush nuk e ka parë babanë tim përveçse në xhami, në një kortezh varrimi ose duke vizituar një të sëmurë.”
I tillë ishte virtyti dhe dashuria e tyre për Zotin dhe fenë. Prandaj kapu fort pas traditës së tyre, pasi t’u ngjasosh këtyre heronjve është nder dhe lavdi.
Unë:”Por, cili është shkaku që disa ftues – dhe unë jam një prej tyre – e kanë neglizhuar këtë vlerë dhe adhurim shumë dobiprurës?”
Muri:”Shkaku është boshatisja e shpirtit dhe zemrave të tyre nga e mira dhe e virtytshmja. Diçka të tillë e ka konfirmuar dhe doktori i zemrave, imami Ebu Hamid Gazzali, i cili thotë:”Njeriut i del qejfi vetja, atëherë kur i mungon e virtytshmja. Kjo bën që të shtohen kontaktet me njerëzit dhe mërzinë e kalon duke ndejtur me ta.”
Unë:”Të vërtetën ke thënë o mur! Por më trego programin që duhet të ndjek kur të vetmohem!”
Muri:”Programet dhe aktivitetet që mund të zbatosh gjatë vetmisë, janë të shumta. Prej tyre është leximi i Kuranit, tefsirit, leximi i librave të hadithit dhe shpjegimet e tij. Gjithashtu, mund të lexosh dhe libra doktrinar, me tematikë moralin, mund të përkujtosh Zotin e madhëruar, të dëgjosh një kasetë, ose thjesht të meditosh mbi madhështinë e Krijuesit dhe të krijesave të Tij.
Thotë Ibnu Tejmije Zoti e mëshiroftë:”Një rob e ka të domosdoshme të vetmohet me veten e tij, të lutet, të përmendë Zotin, të falet, të meditojë, të bëjë autokritikë, të identifikojë të metat etj... të gjithë këto kanë nevojë për vetmi e cila mund të bëhet në shtëpi, xhami ose në një vend tjetër.”
Unë:”Zoti t’a shpërbleftë me të mira për këto këshilla dobiprurëse! Ah sikur të çaheshin të gjithë muret e shtëpisë nëse do më bënte dobi në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.”
Muri:”Kam dhe një këshillë tjetër për ty.”
Unë:”Cila është ajo?”
Muri:”Dije o rob i Zotit se ashtu siç sprovohet fiziku, ashtu sprovohet edhe zemra. Trupi sprovohet me sëmundje dhe vuajtje, kurse zemra sprovohet me sprova. Thotë Zoti në Kuran:”zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim.” (Huxhurat 3)
Prandaj tregohu i mençur dhe me urtësi në marrëdhëniet me veten dhe nefsin tënd. E lus Zotin që të të udhëzojë drejt më të mirës dhe shfrytëzimit të vetmisë në dobi të besimit dhe përkushtimit të Zotit.”
Më pas, duke më përshëndetur për herë të fundit, muri shtoi:

Si pretendon urtësi dhe mençuri
Kur çdo epshi i ke hapur derën ti?!”
 
Top