• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Diamantet e përgjakur’, në dorë të policisë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
‘Diamantet e përgjakur’ të cilat Naomi Campbell i kishte marrë si dhuratë nga ish-presidenti liberian, Charles Taylor, i janë dhënë autoriteteve policore në Afrikën e Jugut.
Supermodelja britanike është paraqitur në Gjykatën e Hagës për të dëshmuar në rastin e Charles Taylor dhe akuzave ndaj tij për krime lufte. Campbell ka pranuar se ajo nuk e ka ditur se çfarë ishin këta diamante, të cilët janë përdorur për të financuar luftën në Sierra Leone.

Campbell ka pohuar se ajo me të pranuar këto gurë të çmuar nga lideri liberian, i ka dhënë ato për bamirësi tek organizata bamirësisë e Nelson Mandelas, më saktësisht ish-drejtorit të organizatës, Jeremy Ratcliffe.

Vetë Ratcliffe tani pohon se ai nuk i ka shfrytëzuar gurët e çmuar për shkaqe të pasigurisë në rast të ilegalitetit dhe tani ia ka dhënë diamantet policisë.
 
Top