• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Diamanti i vdekjes ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
DIAMANTI I VDEKJES
Diamanti Hope ose i quajtur ndryshe Diamanti i Vdekjes ruhet ne Institutin Smithsoniano ne Washington.Thuhet se vezullimet e tij blu burojne nga nje zemer e ftohte si akulli.Duket si jo sulmues por, kjo bizhuteri e ftohte dhe e shkelqyeshme mbart me vete histori gjaku dhe pasioni dhe eshte quajtur fajtor i me shume se 20 vdekjeve per bukurine e tij te patundur.Gjate tre shekujve , mbreter dhe lypsa, hajdut dhe fisnik, kane humbur arsyen nga pamja e tij.Sipas legjendes , per her te pare u be viktime nje prift hindu qe u tundua nga diamanti para rreth 500 vjetesh, pak me vone se diamantin ishte nxjerre nga lumi Kistnsi, ne veriperendim te Indise. Prifti guxoi ta vjedh nga balli i idhullit te tempullit ku ndodhej , por u zbulua dhe u torturua derisa vdiq.
Diamanti u shfaq ne Evrope ne 1642, ne duart e kontrabandistit francez Jean Baptiste Tafernier.Me shitjen e tij Taferner pati para te mjaftueshme per te blere nje titull fisnikerie dhe nje prone.Por i biri i tij u fut ne shume borxhe ne lojra sqe ai u detyrua te shes gjithe ç'kishte.I rrenuar u kthye ne Indi per te rifituar fatin dhe vdiq i sulmuar nga nje turm qensh te eger.
I GDHENDUR SERISH
Bizhuja u shfaq prape si prone e mbretit te Frances Luis XIV , qe urdheroi ta gdhendnin serish.Ne kete menyre u kthye ne nje gure prej 67,5 karat, ne vend te 112,5 qe kishte me pare.Nicolas Fouquet, funksionar i qeverise qe e mori borxh per te mare pjese ne nje feste zyrtare , u akuzua ne 1665 per shperdorim dhe u fut ne burg per reston e jetes .Mbreti Luis XIV vdiq i semure dhe i abandonuar , ne kohen qe mbreteria e tij po shembej si pasoje e nje sere komplotesh ushtarake. Gjithashtu vdiqen ne rrethan tragjike, tre pjestare te tjere te familjes mbreterore qe kishin ndjere perkedheljet e diamantit.Princesha e Lamballes,sapo ishte ndare nga diamanti u gjet e linçuar nga nje turme njerzish.Luisi XVI dhe gruaja e tij Maria Antonieta , qe e kishin trasheguar diamantin , vdiqen ne gijotin.
NE REVOLUCIONIN FRANCEZ
Ne 1972 ne turbulliren e Revolucionit Francez, diamanti u zhduk perseri :kete here per rreth 40 vjet, kohe ne te cilen u perhapen shume legjenda. Thuhej se nje argjendar francez , Jacques Celot, jetonte aq i mahnitur nga bukuria e tij saqe u çmend dhe u vetvra.Princi rus Ivan Kanitoisski ja dhuroi te dashures se tij por, me pas e vrau dhe me vone u gjet i vrare dhe vete.Gjithashtu thuhet se Katerina e Rusise kishte te vene diamantin para se te vdiste nga apoplegjia (damllaja) Diamanti u rizbulua prape kur nje argjendar hollandez e preu deri ne masen e tij aktuale 44,5 karat.Por i biri ja vodhi dhe e vrau te jatin. Guri kaloi gjithe Evropen nga nje pale duar te gjakosura ne te tjera dhe harriti tek Henry Thomas Hope, bankier irlandes shume i pasur qe e bleu per vetem 30.000 libra dhe i vuri emrin e tij te cilin e ka dhe sot.Vete Hope vdiq i rrenuar.
DHURATE FATALE
Ne 1908 sulltani i Turqise Abdul Qamil e bleu diamantin per 400.000 $.Ja dhuroi gruas se tij te cilen me vone e vrau me thike.Nje vot me vone humbi fronin. Diamanti harriti ne USA, ku Ned McLean , manjak tregetar, e bleu per 154.000 $. Ne 40 vitet e me vonshme i biri i tij Vincent u shtup nga nje makine; McLean u rrenua totalisht dhe mbylli ditet e tij ne nje spital psikiatrik; e bija e tij vdiq ne 1946 nga nje semundje e çuditshme dhe gruaja e tij u be manjake morfine .
Vetem argjendari Fiarry Winston, qe e bleu diamantin blu nga trashgimtaret e familjes McLean, shpetoi nga perndjekja e vdekjes. Ai ja dhuroi diamantin Institutit Smithsoniano ku gjendet dhe sot.
 
Top