• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Diaspora përgatitet për lansim!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Diaspora, është një rrjet social i cili planifikon të konkurrojë me Facebook.com.
Kjo faqe synon të shndërrohet në një rrjet social e cila kontrollohet nga vetë përdoruesi, e cila ka kod të hapur, me anë të së cilit përdoruesi mund të krijojë versionin e vet personal.

Tani, ka ardhur koha që Diaspora të dal në shesh, siç edhe ishte paralajmëruar kohë më parë. Sot, përfaqësuesit e këtij rrjeti social kanë bërë edhe një lajmërim sa i përket faqes së tyre, ndërsa qëllimi i themeluesve të faqes është të grumbullojnë 200 mijë dolarë, nga 6500 burime të ndryshme.

“Sot po e paralajmërojmë kodin e hapur të Diaspora. Tani, kjo faqe është një projekt shoqëror dhe zhvillimi i kësaj faqe është e mundshme nga çdokush që ka ekspertizë teknike që ta ndajë vizionin e tij me rrjetin social në krijim.

Në këtë kohë, ne po punojmë së bashku me komunitetin ta përmirësojmë dhe ta forcojmë rrjetin e përbashkët social” thuhet në postimin e fundit në blogun e Diaspora’s.
 
Top