• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dielli, shëron dhimbjet e barkut

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113


Jo më kot njerëzit thonë se barku vendos. Tani edhe mjekësia po u jep të drejtë. Truri i dytë i njeriut gjendet në bark. 100 milionë qeliza nervore mbështjellin zonën e tretjes në bark duke formuar një shëmbëlltyrë të trurit ku llojet e qelizave, lëndët vepruese dhe marrësit janë po të njëjtit që gjenden në tru. Proceset fizike janë më tepër të lidhura me sistemin e tretjes nga sa mendohej deri më sot. Truri i barkut luan një rol të madh për ndjenjat e gëzimit dhe vuajtjes. Qendra operative e makinerisë së tretjes nuk merret vetëm me analizimin e përbërjes së ushqimit, nivelit të kripës dhe përqindjes së ujit apo vetëm me bashkërendimin e mekanizmave të përtypjes dhe tretjes. Përveç këtyre ai mban nën kontroll edhe baraspeshën e përsosur tek lëndët bazë të nervave, hormonet që mund të stimulohen dhe sekretet që duhen ruajtur. Përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë. Trurit të barkut i del për detyrë të analizojë me miliona lëndë kimike dhe të mposhtë miliona helme apo rreziqe të tjera të ardhura me ushqimin, punë të cilën ai arrin ta bëjë me një shkallë të lartë inteligjence. Zorra është organi me imunitetin më të madh në trupin e njeriut në të cilën gjenden më tepër se 70 për qind të qelizave mbrojtëse.

Funksioni

Barku dhe koka janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Atë që ndodh në kokë e merr vesh përnjëherë barku. Kur ndonjë helm arrin të depërtojë në trup truri barkor e ndjen rrezikun dhe dërgon sinjale alarmi për në kokë dhe truri i kokës dërgon sinjale në drejtimin e kundërt për poshtë. Truri i kokës zbut të ndjerit keq. Po të ndjenim më tërë fortësinë e tyre tërë ato që ndodhin në bark do të ndjeheshim shumë keq. Midis të tjerash nuk do të ishim në gjendje të flisnim ndërkohë që do të hanim. Kur njeriu ka kaluar përgjatë një periudhe me stres të qëndrueshëm atëherë ky ka mbetur akoma jo vetëm në tru por edhe në bark. Barku midis të tjerash furnizon edhe katalogun e madh të ndjenjave dhe mendimeve që gjendet në tru dhe të cilin e shfletojmë kur duam të marrim një vendim mbi një rrethanë të ngjashme me një që kemi përjetuar më parë.

Kurat

Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjeve të barkut. Mjekët rekomandojnë, që në dietën e përditshme të mos mungojë asnjëherë ushqimet të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Dhe në rast se dhimbjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Hurmat, janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut Për kurimin e sëmundjes së barkut në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër dhimbjes së barku si dhe anemisë. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi dhe në mënyrë të veçantë nga të gjithë ato persona që kanë probleme me jashtëqitjen.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
52,294
Pikët
113
Vendndodhja
🇦🇱
Përgjigje e: Dielli, shëron dhimbjet e barkut

Dielli i kontrolluar/jo i tepert... sheron shume gjera.... eshte forma me natyrale jo e kushtueshme e kurimit.

Une kam mungese vitamine D.... prb qe eshte ne mase, k'tej ku jetojme. S'jell shume c'rregullime ne trup , dhe para ca ditesh po ndiqja 1 program qe edhe foshnjet lindin me mungese vitamine D, per k'te nuk isha shume ne dijeni.
 
Top