• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dieta kundër hipertensionit, parandalon gurët në veshka

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
New York, 21 shtator - Numri i njerëzve që kanë gurë në veshka ka ardhur duke u rritur në Shtetet e Bashkuara gjatë 30 viteve të fundit. Ndërsa mjekët nuk janë të sigurt përse ka ndodhur kjo rritje, një studim i ri ka gjetur se një dietë e njohur për të ulur presionin e gjakut duket se zvogëlon edhe rrezikun ndaj gurëve në veshka, raporton VoA.
Dieta kundër hipertensionit është e pasur me fruta, perime, arra e bulmet, dhe përmban pak mish dhe pak pije të ëmbla. Të dhënat e mëparëshme kanë treguar se kjo lloj diete ndihmon në uljen e tensionit, ndërsa studimi i tanishëm tregon se ky kombinim ushqimesh mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga gurët në veshka. Guri i veshkave është një grumbull grimcash kristalore dhe i shkatojnë pacientit dhimbje mjaft të mëdha.

Në studim morrën pjesë mbi 3 mijë e 400 persona me dhe pa histori gurësh në veshka. Gjatë studimit u vu re se megjithëse të gjithë pjesmarrësit kishin pirë të njëjtën sasi lëngjesh, ata që ndoqën dietën kundër hipertesnionit, urinuan më shumë dhe kishin më shumë përqëndrime citrati. Citrati është një lloj kripe që parandalon formimin e gurëve në veshka. Autorët e studimit mendojnë se shkalla e ulët e gurëve në veshka mund të jetë rrjedhojë e ditetës kundër hipertensionit. Ushqimet e kësaj diete kanë përmbajtje të lartë uji.
 
Top