• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dieta me Molla – Dieta Me 3 Molla Ne Dite

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum





Dieta me molla ose ndryshe si e quajnë dieta me tri molla në ditë (3 apple a day diet) është krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor në Gold’s Gym në Washington. Flynn ka zbuluar se kur njëri nga klientët e saj hante një mollë gjithmonë para ushqimit pa ndryshuar asgjë tjetër, ajo ishte në gjendje të humbte peshë më shumë se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me këtë qasje (një mollë para ushqimit) ndaj klientëve tjerë të saj dhe ka parë rezultate të pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram për 12 javë.


Dieta Me Molla – Bazat

Plani i dietës me 3 molla në ditë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt të ushqimit. Ideja qëndron në atë se fibra që gjendet në mollë të bën të ndihesh i ngopur dhe shuan apo kënaq dëshirën për të ngrënë më shumë.
Përveç ngrënies së mollave ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që është mjaft i ngjashëm me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht të vogël të marrjes së karbohidrateve dhe zvogëlimit të ndyrave të ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet të eliminohen krejtësisht (ëmbëlsirat e zakonshme) përderisa në anën tjetër rekomandohen karbohidratet me indeks të ulët të gliceminës.

Ata që bëjnë këtë dietë këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet të përmbajë edhe proteinë për shkak kjo ka treguar të zvogëloj apetitin dhe përmirësoj humbjen e peshëstv

Përveç ngrënie së tri mollëve në ditë ata që mbajnë këtë dietë gjithashtu këshillohen të konsumojnë edhe gjashtë servime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundëson që të zvogëloni sasinë e marrjes së kalorive pa përjetuar urinë.

Ushqimet që Rekomandohen

Molla, djathë me pak yndyrë, jogurt me pak yndyrë, vezë, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo të bardh), brokoli dhe lakër.

Dieta me molla – shembull

Mëngjesi
Mollë
Omlet me djath
1 filxhan me qull tërshëre

Meze e lehtë e mëngjesit
Gjysmë filxhani me djath
Gjysmë filxhani me jogurt pa yndyrë

Dreka
Mollë
2 filxhan me brokoli të avulluar
gjysmë filxhani oriz të kaftë

Meze e lehtë e drekës
Ndonjë pemë tjetër ose sallatë

Darka
Mollë
Salmon të pjekur në skarë
Sallat të gjelbër

Ushtrimet Rekomandohen

Rekomandohet një kombinimi i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshëngritjes. Libri përfshinë një program 12 javor të ushtrimeve për fillestarë.

Përparësitë

  • Me ngrënien e një molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesinë e ngopjes dhe zvogëlim të tendencë për të ngrënë më shumë se që duhet.
  • Mollat përmbajnë fibër që ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterinës.
  • Mollat përmbajnë falvonoid që ndihmon në parandalimin e sëmundjes së zemrës, goditjes në tru dhe disa kancereve.
  • Ushqimet balancohen me kombinim të proteinës, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
  • Sasia e lartë e të ushqyerit me proteina zvogëlon apetitin dhe mirëmban masën e muskujve përderisa mbani dietën.
  • Inkurajon të ushqyerit me fruta dhe perime të freskëta.
  • Është e lehtë për tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
  • Inkurajon ushtrimet.
Dobësitë

  • Ushqimet mund të mos ju eksitojnë dhe mund të ndodhë që dieta të të bëhet bajat.
  • Mund të mërziteni duke ngrënë çdo herë nga një mollë para secilit vakt ushqimi.
  • Eliminon shumë ushqime dhe nuk lejon mundësinë që të përfshini ushqimet favorit herë pas here.
  • Mund të jetë e vështirë për ata të cilët janë vegjetarian e kësi nuk kemi shumë ne mesin e shqiptarëve.
Në fundë….

Kombinimi i ngrënies së një molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund të zvogëloj apetitin dhe kështu ka gjasa të rezultojë në humbje të peshës për shumë ata të cilët mbajnë këtë dietë. Mollët janë gjithashtu burim i mirë i fibrës që ka një mori dobish shëndetësore.

Disa prej tyre që mbajnë këtë dietë (3 apple a day diet) pas pak mund të mërziten duke ngrënë 3 molla në ditë. Përveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon që të mashtroni dhe kështu mund ta bëjë këtë plan të vështirë për disa që ta inkorporojnë këtë si mënyrë të të jetuarit (stil jete).


Kliko Per te shkarkuar E-Librin 27 KESHILLAT SHENDETSORE QE DUHET TI DINI!

Dieta me Molla – Dieta Me 3 Molla Ne Dite

Poste te ngjashem:
  1. Dieta Per Lekur Te Bukur Nje pamje e shendetshme eshte gjeja me e vlefshme qe...
  2. 7 Ditë Në Peshën e Dëshiruar – Programi Më Efektiv Për Humbje Të Peshës Ky program është i qëlluar për ata që dëshirojnë të...
  3. Dieta Per Humbje Peshe – Si te Dobesohemi Zgjedhja e planeve të ushqimit tash është më e gjër...
  4. Sekreti i Lindjes se Femijeve Inteligjent eshte Dieta me Peshk Hulumtuesit nga Universiteti i Harvardit pohojne se nenat qe ushqehen...




Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Dieta me Molla – Dieta Me 3 Molla Ne Dite

Me kete diete qe ofrohet ketu, nuk eshte molla ajo qe te dobeson, por vete dieta.

Ka provuar njeri te haje nje koker molle dhe te mos i hapet oreksi me shume?!
Brockulla qe shiten me thes nga gjoja Golden Gym:


"Plani i dietës me 3 molla në ditë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt të ushqimit. Ideja qëndron në atë se fibra që gjendet në mollë të bën të ndihesh i ngopur dhe shuan apo kënaq dëshirën për të ngrënë më shumë.Përveç ngrënies së mollave ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që është mjaft i ngjashëm me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) .... :p :p :p

Blah blah blah...Cfare abuzimi qe i behet fjales MOLLE!!!
 
Top