• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dinamo e sotme, sunduese e dekadës së fundit

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
559
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Askush si blutë në 10 kampionatet e fundit s’ka arritur +15 pikë në 21 javë kampionat

Renditja e javës së 21-të në dekadën e fundit
2000-2001: Vllaznia 43, Tirana 41 (+2)
2001-2002: Dinamo 52, Tirana 49 (+3)
2002-2003: Tirana 51, Vllaznia 39 (+12)
2003-2004: Tirana 47, Partizani 42 (+5)
2004-2005: Tirana 53, Elbasani 46 (+7)
2005-2006: Elbasani 44, Partizani 40 (+4)
2006-2007: Tirana 46, Teuta 38 (+8)
2007-2008: Dinamo 42, Partizani 39 (+3)
2008-2009: Vllaznia 41, Tirana 40 (+1)
2009-2010: Dinamo 54, Besa 39 (+15)

Skuadra e Dinamos ka vazhduar dje përgatitjet për ndeshjen e javës së 22-të. Përballë do të jetë Apolonia, e cila në ndeshjen e fazës së parë i ka krijuar jo pak probleme në “Qemal Stafa” skuadrës së Shkëlqim Muçës. Do të mungojë Elis Bakaj, si pasojë e plotësimit në 3 të kartonëve të verdhë në sfidën e fundit ndaj Besës, por Dinamo ka një organikë të plotë.

Përpara ndeshjes me verdhezinjtë, dinamovitët, edhe pse nën zë deklaruan se luajnë për rekorde këtë sezon, distanca +15 pikë nga ndjekësi më i afërt është tepër e frikshme, ku vetëm pas javës së 21, kur duhen edhe 12-të të tjera për të mbyllur kampionatin e 71-të kombëtar, blutë janë “arratisur” dhe duken përpara kohe kampionët e rinj të Shqipërisë. Askush sa dinamovitët nuk e ka arritur diçka të tillë në 10 kampionatet e fundit për një afat 21-javor.

Duke e filluar “skanimin” e statistikave nga sezoni 2000-2001, deri më sezonin aktual 2009-2010, kur blutë janë +15 pikë të shkëputur nga Besa, distanca nga vendi i parë në të dytë gjatë javës së 21-të të 10-të kampionateve të fundit s’ka qenë kurrë kaq e madhe. Këto shifra të dhëna tepër dominuese, të cilat mund të mbyllin të gjitha “gojët e liga”, që deri tani kanë “përshpëritur” kundër Dinamos. Një shifre të tillë i është afruar skuadra e Tiranës gjatë sezonit 2002-2003, duke qenë në javën e 21-të e shkëputur +12 (Tirana 51, Vllaznia 39) nga Vllaznia e Shkodrës.

Ky rekord më vete duket se tashmë është mposhtur nga dinamovitët. Por blutë kërkojnë një tjetër rekord me anë të Kupës së Shqipërisë, ka më tepër se 10 vite që në Shqipëri një skuadër nuk bën “bis”, që nga sezoni 1998-1999, ku Tirana arrinte t’i fitonte dy trofetë brenda një aktiviteti futbollistik. Bardheblutë asokohe kanë fituar titullin kampion dhe më pas edhe Kupën e Shqipërisë. Të shohim nëse Dinamo do ta realizojë edhe këtë arritje, por përpara është Shkumbini i Peqinit, një ekip për t’u vlerësuar gjatë këtij sezoni futbollistik.

Sefa: Me këtë ritëm deri në fund

Pas javës së 22-të të superligës, skuadra e Dinamos vazhdon kryesimin e shkëputur. Blutë, tashmë me një diferencë prej 15 pikësh nga vendi i dytë, kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e kësaj fundjave, me Apoloninë. Sulmuesi lushnjar i bluve, Fatjon Sefa, në lidhje me përballjen e radhës, shprehet: “Pas fitores me Besën ne kemi filluar të mendojmë për ndeshjen e radhës, transfertën me Apoloninë. Pavarësisht objektivave të kundërshtarit ne do të shkojmë në Fier për të marrë maksimumin, pavarësisht se diferenca me Besën, që është edhe ndjekësja jonë më e afërt është 15 pikë.

Deri në fund të garës ne do të mbajmë këtë ritëm,” - pohoi fillimisht Fatjon Sefa. Pavarësisht se u aktivizua në pjesën e dytë në përballjen e luajtur me verdhezinjtë në “Qemal Stafa”, ai nuk kërkon që të bëjë replikë, por tregohet profesionist, duke thënë: “Dëshira ime, ashtu si e çdo futbollisti, është që në çdo sfidë të luaj titullar, mirëpo kjo nuk varet vetëm nga unë, edhe pse, gjithnjë sa herë jam aktivizuar, kam dhënë maksimumin. Pavarësisht se kam shënuar 9 gola deri më tani, besoj se deri në fund të garës do të shënoj akoma më tepër, në kampionat dhe kupë, sepse Dinamo është një skuadër që ta jep këtë luks.”



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

Dori

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2009
Postime
434
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Dinamo e sotme, sunduese e dekadës së fundit

Po e favorizojn albitrat shume kete dinamon :mad: Shum pik i ka marre fal albitrave . GJithsesi sduhet mohuar qe dinamo sivjet eshte ne forme te shkelqyer . POR TIRONA GJITHMON KAMPION :)
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,262
Pikët
0
Përgjigje e: Dinamo e sotme, sunduese e dekadës së fundit




Disa nga Legjendat blu, që gdhendën në Histori, emrin:

* DINAMO TIRANË *
 

BlueBaron

Kalorës i Lirisë
Anëtar
May 30, 2011
Postime
1,308
Pikët
0
Vendndodhja
Në Tironën e Ondrrave
Përgjigje e: Dinamo e sotme, sunduese e dekadës së fundit

Dive, m'vje keq, por duhet te te kundershtoj energjikisht !!!

Nuk ka pas Tirana, as Dinamo as Partizan.

Dinamo origjinal eshte Dinamo MPB.

Partizani origjinal eshte Partizani MMP.


Targa e busit te Dinamo eshte akoma Policia. -qesh-


ACAB !!!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
58,062
Pikët
113
Përgjigje e: Dinamo e sotme, sunduese e dekadës së fundit

Ishte deshira e saj e kuptueshme!
Pse ngrefeni ju si gjela....mer
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
58,062
Pikët
113
Përgjigje e: Dinamo e sotme, sunduese e dekadës së fundit




Disa nga Legjendat blu, që gdhendën në Histori, emrin:

* DINAMO TIRANË *
E njof klubin me sy mbyllur.
Asnjeri nuk me kundershton dot,per faktin qe aty tek aneksi luanim kaladibronce.
Nuk ka shance asnjoni.
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,919
Pikët
113
Përgjigje e: Dinamo e sotme, sunduese e dekadës së fundit

Akoma egziston emri Dinamo ne Shqiperi???
 
Top