• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Disa fakte qe deshmojne per ringjalljen e Krishtit

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Shumë njerëz dyshojnë dhe mendojnë se ringjallja e Krishtit është vetëm një përrallë ose një legjendë e shpikur nga njerëzit.
Në këtë faqe dua t’ju tregoj pse ne jemi dakord që Krishti ka vdekur dhe me të vërtetë është ringjallur. Por, bashkë me këtë, dua që të kuptoni pse ndodhën këto gjëra. Jezu Krishti ka ndryshuar jetët tona dhe mund të ndryshojë edhe jetën tënde.

Së pari, vdekja dhe ringjallja e Krishtit ishin parashikuar nga profetët. Qindra vjet para se të vinte Jezusi, ishte shkruar se Ai do të vinte dhe do të vdiste për mëkatet e njerëzimit, por prapë do të zgjasnin ditët e Tij dhe do të shikonte frytin e mundimit të Tij. (Shikoni: Psalmi 16:10 dhe Isaia 53:9-11).
Së dyti, Jezusi vetë e parashikoi vdekjen dhe ringjalljen e Tij, dhe kjo ndodhi krejtësisht siç e kishte parathënë Ai. (Shikoni: Luka 18:31-33).
Së treti, ringjallja është i vetmi shpjegim i pranueshëm për varrin bosh.
Çfarë ndodhi me trupin e Jezu Krishtit?
Shumë teori janë ngritur gjatë historisë, duke u përpjekur për ta hedhur poshtë ringjalljen, por nuk kanë një bazë historike ose logjike. Ja çfarë thonë disa njerëz të shquar.
“Unë nuk di për ndonjë fakt në gjithë historinë e njerëzimit që vërtetohet nga një provë më e mirë dhe më e plotë sesa vdekja dhe ringjallja e Jezu Krishtit.” (Tomas Arnold, Prof. i Historisë në Universitetin e Oksfordit)
“Duke mbledhur bashkë të gjitha provat, nuk e tepron të thuash se nuk ka asnjë ngjarje historike me mbeshtetje më të madhe sesa ringjallja e Jezu Krishtit.” (Bruk Fos Ueskot Akademik Anglez)
“Nuk ka asnjë grimcë prove letrare ose arkeologjike të zbuluar, e cila do të hidhte poshtë varrin bosh të Jezu Krishtit në mëngjesin e Pashkës.” (Pol Mejer, Prof. i Historisë së Lashtë në Universitetin e Miçiganit)
“Unë e di shumë mirë se ç’do të thotë dëshmi dhe ju them se një dëshmi të tillë si ajo për ringjalljen nuk është hedhur poshtë ende.” (Xhon Singellton Kopli, jurist i famshëm i Anglez)
Varri ku ata shtrinë trupin e Jezusit ruhej me vëmendje nga ushtarët romakë dhe ishte i mbyllur me një gur të madh. Në qoftë se, siç pretendojnë disa, Jezusi nuk ishte i vdekur, rojet dhe guri do të kishin penguar largimin e Tij dhe përpjekjet e dishepujve për ta shpëtuar. Gjithashtu edhe armiqtë e Jezusit nuk do ta kishin marrë kufomën e Tij, sepse mungesa e kufomës në varr do t’i shërbente nxitjes së besimit në ringjalljen e Tij.
Së katërti, ringjallja është i vetmi shpjegim për shfaqjet e Jezu Krishtit para dishepujve të Tij. Pas ringjalljes, Jezusi iu shfaq të paktën dhjetë herë atyre që e njihnin dhe në një rast e panë më shumë se 500 njerëz.
Së pesti, ringjallja është i vetmi shpjegim i arsyeshëm për fillimin e Kishës së krishterë. Më shumë së gjysma e predikimit të parë të krishterë, i përkiste ringjalljes (Veprat e Apostujve 2:14-36). Armiqtë e Jezusit dhe të pasuesve të Tij mund ta kishin mohuar këtë në çdo kohë, vetëm duke paraqitur kufomën e Tij.

Së gjashti, ringjallja është i vetmi shpjegim logjik për jetët e transformuara të dishepujve. Ata e braktisën Jezusin para vdekjes; pas vdekjes së Tij, ata u dekurajuan dhe u frikësuan. Nuk e prisnin që Jezusi të ngjallej së vdekuri (Luka 24: 1-11). Megjithatë, pas ringjalljes së Tij, këta njerëz të zhgënjyer u transformuan. Në emrin e Tij ata përmbysën botën. Shumë dhanë jetën për besimin e tyre, të tjerët u përndoqën tmerrësisht. Qëndrimi i tyre i guximshëm nuk ka kuptim i ndarë nga bindja e tyre se Jezu Krishti u ngjall së vdekuri.
Së fundi, gjatë gjithë historisë do të vini re se Jezusi dhe mesazhi i Tij kanë sjellë gjithnjë ndryshime të mëdha në jetën e njerëzve dhe të kombeve. Kudo që ka shkuar Krishti, atje janë njohur vlera njerëzore, janë hartuar ligje për mbrojtjen e fëmijëve, është zhdukur skllavëria dhe janë bërë ndryshime të shumta në të mirë të njerëzimit. Gjithashtu, jeta private e individit ka ndryshuar në menyre të jashtëzakonshme. Historiani i shquar Kenet Skot Laturet, ka thënë: “Ndikimi i Jezusit ka qenë shumë i gjerë dhe shumë i thellë në këto tre-katër brezat e fundit. Nëpërmjet Atij, miliona individë janë transformuar dhe kanë filluar t’i ngjajnë Atij. Lindja, jeta, vdekja dhe ringjallja e Jezusit duhet të jenë ngjarjet më të rëndësishme të historisë njerëzore dhe Jezusi vetë duhet të jetë personi qendror i dramës njerëzore.”
 
Top